Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 167
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228

    Kujtesë për ngjarjet e '97-ës

    KUJTESË

    Çdo ditë e më shumë në Shqipëri, kohët e fundit, po konstatojmë se opozita shqiptare kërcënon në forma të ndryshme për hapjen e kutive të votimit, 28 qershor 2009 dhe po paralajmëron se do të sjellë vitin 1997 duke kujtuar firmat piramidale që shkatërruan demokracinë e brishtë shqiptare. Thuhej se kishte dorë ndërhyrja greke. Sa vjen dhe po bindemi se po përsëritet i njëjti skenar nga socialistët që përsëri janë në opozitë. Ata nuk mund të durojnë më shumë se një legjislaturë pa komanduar, kupto shkatërruar Shqipërinë. A thua, përsëri ideatorët janë fqinjët grekë, se e nxorrën kokën disa filogrekë-shqiptarë emigrantë të manipuluar nga Edvin Rama e ndonjë deputet socialist inkonjito ose hapur. Kohët e fundit u grumbulluan në Greqi në një demonstratë para selisë ku zhvillohej mbledhja ku merrte pjesë dhe Ministri ynë i Jashtëm, z. Ilir Meta?!
    Këtu poshtë po jap disa mendime të ish presidentit Sali Berisha dhe të medjave të ndryshme botërore për ngjarjet e vitit 1997. Dëshiroj që lexues të kësaj rubrike të shprehin mendime të paanshme në mënyrë që të kuptojmë ç’po bëhët në këtë Shqipëri të vogël në prag të heqjes së vizave për të qarkulluar lirshëm nëpër Evropë.

    Viti 1997 shënoi majën e krizave në Shqipëri. Me 8 mars 1997, presidenti Berisha në një intervistë i kërkoi popullit shqiptar të tregonte maturi përndryshe harta e vjetër shovinise dhe nacionaliste e Epirit të Veriut ishte pothuajse gati për t’u zbatuar dhe me 20 mars 1997 presidenti Berisha shpjegoi përpara deputetëve ngjarjet e rëndësishme gjatë kohës së tij si president, “Incidenti i organizuar nga Nikolas Gage dhe lobit grek gjatë vizitës time në SHBA në shtator të 1995, dhe Berisha vazhdon me komentin; si dhe ndikimi i lobit grek në politikën amerikane ka qenë armiku im më i rrezikshëm” (Krasniqi, 1997: p 189, 221).

    “Ngjarjet e vitit 1997 ishin një rebelim i komunistëve dhe i instalimit të platformës së dhunës dhe terrorit më të eger në Evropë”, - tha Berisha në përkujtimin e 15-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.

    Gjatë vitit 1997, Shqipëria pati rënë në një anarki të plotë. Me 8 mars 1997 “Zevendes Sekretari i Jashtëm grek, Yiannos Karanidiotis, përfundoi një vizitë dyditore në jug të Shqipërisë, ku ai u takua me përfaqësues të minoritetit grek, autoritete lokale dhe përfaqësues të Komiteteve Qytetare ose Komiteteve të Shpëtimit në Gjirokaster” (Hellenic Republic, Ambasada Greke, 20 Mars 1997). Së pari, takimi me Komitetet e Qytetarëve ose të ashtuquajturit “Komitete të Shpëtimit” konsideroheshin si grupe jo ligjore, të cilat nuk bënë asgjë përveç se dogjen dhe shkatërruan çdo gjë të rëndësishme në qytetet jugore shqiptare. Një takim me grupe të tilla do të thoshte dhe tregonte që një bashkëpunim i këtyre grupeve me shtetin grek ishte një knspiracion që Greqia kishte për të shkatërruar dhe coptuar Shqipërinë.

    Në fund të marsit 1997, ish Drejtori i SHIK-ut (Shërbimi Informativ Shqiptar), Bashkim Gazidede, në një fjalim në Parlamentin shqiptar, bëri akuza direkte për të gjithë atë çfarë kishte ndodhur. Ai i adresoi akuzat e tij si më poshtë, “Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare Kiço Mustaqi, i cili po u shërbente Sherbimeve Sekrete Greke, duke u dhënë informacione të rëndësishme rreth ushtrisë dhe lokalizimin e pikave të rëndësishme ushtarake shqiptare (Krasniqi, 1997: 224-227).

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Mire eshte ti rikujtojme ca gjera...

    Nga Benjamin Gjergji

    Nuk jam gazetar të rëndis bukur fjalët, megjithatë po ju drejtohem me lutjet për ta bërë publike shqetësimin tim që më gërryen përbrënda prej kaq kohësh.
    Jam një pjesmarrës në demonstratat e para të shkurtit të viti 1997. Atëherë edhe unë si shumë të tjerë bërtisnin nëpër rrugët e Vlorës Duam paratë tona, Poshtë qeveria, Poshtë Berisha. Kam qënë në protesta dhe me 26 janar të vitit të kaluar. Sot ndjehem tepër i fyer nga ato që bëra ato ditë. Tani do të shprehem si për të lehtësuar shpirtin tim.

    Me datën 25 Janar 1997, në mesditë, më ka kapur Robert Brokaj në Skelë duke më thënë që: Nesër do të bëhet e madhe në Sheshin e Flamurit. Në Lushnje dje i kanë djegur të tëra. Sot ka plasur Berati dhe Fieri. Nesër do ta shohin këlyshët e Saliut se çdo të bëjmë... Do t'u... nënën në vërë të tërëve. Hajdutët e ***** që na vodhën paratë...Pak a shumë edhe unë ashtu shava atë ditë me Bertin, e shumë ditë më pas deri sa kaluam edhe zgjedhjet. Berti më tha ato ditë që udhëheqja të ka caktuar ty përgjegjës për lagjen Partizani. Sot do të merresh me organizimin që nesër të dalim sa më shumë në Sheshin e Flamurit. Jevgjitët do të na bëjnë shumë punë, ka thënë Edi, po t'u premtohen paratë. Paratë do t'i jap unë t'ua shpërndash atyre që janë më kapot dhe ata do të ndihmojnë për nxjerrjen e njerëzve në shesh.
    -Po sikur të më kapë policia e Beratit, si do t'ia bëj i them?
    -Mos e çaj kokën fare për policinë-më tha-se i kemi marrë masat.
    Mulosmani për dy ditë do të hiqet nga Vlora. E ka marrë këtë punë në dorë Edi me ca te PD-së që janë tanët.
    -Hik tani më tha-se s'duhet t'i dish të tëra. Shko tani, paratë do t'i jap në orën 4 tek kinemaja.
    Pasi u ndamë shkova në lagje dhe fola me shokët e mi për detyrën që kisha marrë, dhe se për këtë do të na shpërblente Berti. Para një viti ai më pati bërë një nder me dy veta që i nisa për në ltali dhe s'më mori para. Në fakt edhe unë e kam ndihmuar disa herë me njerëzit deri sa i ndodhi ajo fatkeqësia në det me djalin e Fatmir Hanxharës në skaf.
    Filluam menjëherë duke u ndarë në drejtime të ndryshme. në orën 4.00 Berti më solli 2 milion lekë. I thashë që janë pak o Berti.
    -E, e, e se jevgjitët gënjehen edhe me një shishe vaj... Shiko këtu më thotë,-gjeni disa djem që të futen në Bashki.Duhet ta djegim se, përndryshe nuk kemi gjë për vijë. Mos kini frikë se jemi bërë gati shumë djem që ti vëmë zjarrin bashkë me Gëzim qenin.
    -Mos çani bythë-më tha-se kemi edhe armë me vete.

    Të nesërmen, ne filluam që në orën 9. 30 në Sheshin e Flamurit. Erdhi më vonë edhe Eduard Alushi me Arben Malajn dhe Medin Xhelilin. Ishin me ta, edhe Platon Arapi, Niko Veizi, Liza Hoxha, e Theodhori Shija. Ne bërtisnim së bashku një grup djemsh: Eja mblidhuni këtu, këtu dhe Duam paratë tona. Përballë meje ishte Liza Hoxha, dhe sa filloi të thërriste Qeveri hajdute dhe Poshtë qeveria ne e shoqëruam të gjithë me një. Edi me një artopolant në dorë po shante qeverinë Meksi dhe Berishën, që i vodhën paratë e popullit. Paratë u'a vodhi Gëzim Zilja-tha Edi-prandaj të gjithë të protestojmë para Bashkisë. Ata na vodhën votat, ata na vodhën edhe paratë, prandaj siç jemi t'i shporrim që andej hajdutët. Vlora është e jona...

    Arben Malaj fliste me një celular, dhe ne na jepte siguri kjo duke menduar se, nuk ishte pa përkrahje.
    Me thirrjen : Vlora është e jona, Poshtë qeveria, Duam paratë tona, shkuam tek sheshi para Bashkisë. Para ndërtesës ishin rreshtuar policë dhe Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë të Vlorës. Kur pamë se me policët ishte oficeri Hasan Hasani më zuri frika. Kur ai ishte shef rendi më pati futur një herë në birucë dhe ta mbaja mend. Ai nuk të falte për ligjin. Krenar Cekerri më pati thënë një herë në dhjetor (l996) që e ka marrë përsipër Qerim Vrioni për ta hequr nga Vlora Hasanin dhe Mulosmanin. Qerimi ishte shef i zjarrfikseve në komisariat, po i shkonte fjala shumë si i persekutuar në Partinë e Ballit.
    Ai nisej nga pozita që kishte si i persekutuar Qerimi, dhe nga miqësitë që ai mund të kishte me deputetë të PD-se. Megithatë unë kisha frikë. Thonë se Mulosmani nxirrte njerëz që filmonin. Thuhej që njerëzit më të besuar të tij i caktonte me kamera.
    E ku ta shkoja unë po të më kapnin kamerat?
    E haja burgun dhe s'kishte njeri që të më nxirrte që andej. Mulosmani kishte arrestuar të kunatin e tij e ku pyeste ai për njeri tjetër...
    Rreth gjysëm ore kemi bërtitur para Bashkisë me thirrjet që kishim ardhur nga Sheshi i Flamurit. Disa nga djemtë tanë i çuam të marrim gurë në parkimin aty pranë dhe filluam të qëllonim policinë me gurë. Pashë në krye të njerëzve nga ana e pallatit Eduard Alushin që e ngritën në supe një grup djemsh. Ai fliste me një autoparlant, por unë nuk dëgjoja se çfarë thoshte nga thirrjet e shumta të njerëzve. Dikush pak më tutje thërriste: E dëgjuat, futuni në Bashki më pas pati shumë që thërrisnin:-futuni, futuni. Ata ishin afër Edit dhe unë u binda që Berti për ata që më kishte thënë kishte mbështetjen e Edit. Filluam të shtyjmë njerëzit që kishim përpara për të çarë rreshtin e policëve që ishin me skafandra dhe shkopinj gome. Jepnin me kolpo duke bërtitur ooop-ooop, dhe në një moment i çamë dhe i futëm brenda. Me zor shpërthyem portën e hyrjes që e kishte mbyllur dikush, dhe kishte vënë prapa shumë tavolina.
    Kur hymë në koridor u ndodha afër një djali nga Kota, që e quajnë Halim Hoxha.
    E njoh se kemi patur disa llogari për hashashin.
    Çfarë të bëjmë-i them Halimit.
    -Çfarë të mendosh,-ma ktheu si me të bërtitura dhe me vrap ai u ngjit shkallëve në katin e dytë.
    Se çfarë bëmë më pas më vjen turp nga vetvetja sot. Thyenim karrige, tavolina, dikush hidhte kolltuqe dhe letra nga dritarja. Ishim aq shumë brënda sa nuk lëviznim dot nga njeri-tjetri. Të tërë bënim si të babzitur.
    Dikush më ra nga mbrapa me një shkop dhe më ndau frymën.
    Kur shikoj ishte një polic i kriminales që godiste pa pushim mbarë ç'gjente përpara.
    Më tutje shikoj Sokol Bizhgën, që goditi me grusht një djalë të lagjes tonë, që e quajnë Emiliano.
    Kishte dhe policë të tjerë që goditnin me shkop si në derra, po s'i kam fiksuar dot me emra. U shmanga si munda pa marrë goditje tjetër dhe zbrita në shkallë. Nga një zyrë dilte shumë tym. Me sa duket i kishin vënë zjarrin, mendova të kthehem edhe një herë tjetër, por pata frikë se njerëzit përplaseshin me njëri-tjetrin, duke ikur nga shkopinjt e policisë. Një djalë ishte gjakosur në fytyrë dhe po e, zbrisnin nga shkallët dy veta. Një natë më parë atij i kisha dhënë 10 mijë lek, kur më tha se do të më shohësh nesër se kush jam unë...
    Më erdhi keq për të por edhe më hyri inati dhe u ktheva për ta ndihmuar ata që po ndesheshin me policët në korridorin e katit të dytë të bashkisë. Sa ngjita disa shkallë pashë Ilir Kuçin, që i kish te marrë përpara disa djem. I godiste sa me shqelma, sa edhe me një këmbë karrigeje që kishte në dorë.
    Kur pashë llirin vendosa të dal jashtë. Ai ishte shefi i Inspektorëve të kriminales. E pata provuar në kurriz se ç'qe ai, kur ishte komandant i fordit kur më kapën në Ujin e Ftohtë me dhjetë bidona me benzol. Benzolin ma patën sekuestruar dhe mua më patën futur 12 orë në birucat e policisë.
    Duke zbritur shkallëve me turmën e njerëzve, dikush më qëlloi me shqelm nga prapa. Pa kthyer kokën mirë më ra me grush në nofull.
    Ishte një oficer që e quanin Gjergji. Për të thuhej se ishte nga Tepelena dhe e kishte marrë që andej Mulosmani si të besuar. Dikush thoshte se Mulosmani, e kishte marrë nga Tepelena, se e kishte njeriun e tij, ndërsa të tjerët thoshin se e ka marrë për oficer të zotin e të pakompromentueshëm. Unë di që ne në Vlorë kemi patur frikë prej tij. Skafistët e dinë mirë se sa benzol kanë humbur e sa njerëz janë kapur prej tij dhe policëve të furgonit.
    Një herë në mesnatë thonë se ka kapur pilotin dhe shoqëruesin e skafit të Rahim Micit. Masi u kishte marrë radion kishte komunikuar me rojet e skafit në det e se kapi dot.
    Skafin e kishte bllokuar në pikën e policisë në Radhimë.
    Kur kam marrë vesh që këtë oficer e kishin djegur në Sarandë pata folur keq për të, ndërsa sot ndjej pendesën...
    Në një rast tjetër thonë se Tozo i pati premtuar 15 milion, që të bashkëpunonin me skafin e tij dhe për këtë shkak thonë, se i pati dhënë Tozos një mësim të mirë me shkop gome në Skelë.

    Si munda dola përjashta përmes njerëzve që shtypnin kush e kush të dalë më parë, e tu shpëtonte shkopinjëve të policisë. Në oborr një polic me zorrën e zjarrfikëses po shuante një zjarr që ishte ndezur në shesh.
    U largova që aty dhe ndenja afër ish hetuesisë. Krenar Cakërri me një grup djemsh pak më tutje filluan të thërrisnin Drejt Komisariatit, drejt Komisariatit.
    Shumë shpejt u mblodhën dhe të tjerë dhe filluam të lëvizim drejt Kapeles dhe dolëm në rrugën e re. Gjatë rrugës me ne u bashkuan shumë të tjerë që po iknin po për në shtëpi. Në kor bërtitnin Eja mblidhuni këtu, këtu, Duam paratë tona, Poshtë qeveria, Qeveri hajdute.
    Kur dolëm në rrugën e gjyqit të vjetër e shkuam para Komisariatit gjetëm policë me skafandra e shkopinj gome, që kishin bllokuar rrugët ndërmjet pallateve që të çonin në Komisariat. Prapa murit rrethues të Komisariatit, afër zyrës së patentave dukeshin disa policë që mbanin helmeta në kokë. Mbi taracën e burgut nga dy roje që bënin shërbim zakonisht ishin 6 policë me armë e helmeta që kishin zënë pozicione në distancë nga njeri-tjetri. Oficerët që kishin bllokuar rrugën me policë, dëgjonin radiot e dorës dhe u flisnin diçka policëve. Një grup pak më tutje vendit ku isha unë filloi të bërtiste: Lironi të burgosurit, lironi të burgosurit, Do të nxjerrim të burgosurit. Me këto thirrje u bashkuan pjesa më e madhe e njerëzve që ishin aty. Mund të ishin 2-3 mijë veta në rrugë, nga lokali i Kamberit deri tek Ura. Pjesa më aktive ishin para lokalit të Shezos. Nga kurioziteti se ç'farë thuhej në radio ju afrova një oficeri të kufirit, emrin e të cilit s'dua ta them meqë e kemi në radhë miqësie.
    -Çfarë thuhet i thashë, dhe i zgjata dorën për t'i marrë radion.
    -Largohu që këtu se do të hash ndonjë ***** plumbi-më tha ma vuri në vesh radion pa e lëshuar nga dora e tij. Dikush po fliste me zë të lartë dhe munda të kap këto shprehje: ...ua bëni të qartë njerëzve që Komisariati mbrohet me armë. Vlonjatët e dinë mirë se këtu ruhen kriminelë të rrezikshëm, që kanë bërë vrasje dhe grabitje. Kush të guxojë të futet në komisariat do të qëllohet me armë...
    Ky që fliste mësova që ishte Mulosmani, kur tha që jam 04 dhe urdhëroi 40-tën, që të dilte dhe të instruktonte rojet për përdorimin e armëve të zjarrit për mbrojtjen e burgut e të komisariatit...
    Kaq munda të dëgjoj, se ma hoqi radion miku im. E more vesh tani. Në atë kohë turma filloi të bërtiste poshtë Mulosmani, poshtë Mulosmani ; Të burgosurit janë me ne, Policia është me ne. Lëviza që aty për të qënë pak më larg, filluan të largohen njerëzit. Kish shumë që iknin, shanin e bërtisnin hikni se do të na vrasë ai maloku i qenit. Për ndonjë çerek ore aty sikur nuk kishte patur njeri. Mbetën vetëm policët dhe oficerët me radio që i mbanin në vesh.
    Dikush prej tyre ndonjë herë fliste. Më shpesh fliste Sokol Bizhga që ishte i krimëve, dhe një oficer që e quanin Kristaq, një jevg i shkurtër që kish detyrën e shefit të policisë. Atë ditë në darkë më vjen miku im, që kisha oficer me kufirin dhe më thotë i shqetësuar, që të largohesha nga Vlora, se do të më arrestonte policia. Atë pasdite Mulosmani paska mbledhur oficerët e krimëve dhe disa të plotfuqishëm në laboratorin e kriminalistikës, dhe kanë parë dy kaseta të filmuara tek Sheshi i Flamurit, para Bashkisë dhe para komisariatit. Aty ishin përgatitur listat me emrat që do të arrestoheshin. Më pas Mulosmani, kish thirrur në zyrën e tij Sokol Bizhgen, shefin e policisë Limoz Fallani, Ilir Nuren, Oficerin e Fordit që e quanin Gjergji, një oficer që quhet Enver dhe një tjetër që ishte marrë me objektet me emrin Andrea. Se ç'planë ishin bërë në zyrë ky nuk i dinte por tha që Ai është egërsuar fare nga djegia e Bashkisë dhe ka lëshuar urdhër për forcimin e rojeve në të gjitha institucionet dhe mbrojtjen e tyre me zjarr.
    -Ruani kokat, të keqen nëna, se ai ndoshta është çmendur-i thotë mamaja.
    Çdo tê bëjmë. E ku pyet njeri ai. Mbrëmë i shkuan në zyrë të gjithë deputetët e PD-s. Oficeri i rojës, kish dëgjuar në oborr, kur ky kish ngritur zërin: Unë jam shef komisariati dhe përgjigjen për luftën kundër krimit dhe sigurimin e objekteve. Ju punoni me njerëz që të zbatojnë rregullat e demostratës dhe të mos sulmojnë institucionet.-Unë s'jam vlonjat, por institucionet e Vlorës do t'i mbroj qoftë dhe me armë.... Aty është debatuar shumë dhe vonë kanë ikur deputetët me prefektin e disa të tjerë. Atë natë shkova dhe i strehova në shtëpinë e tezes, ku ndenja disa ditë. U tmerrova. Përditë dëgjoja për arrestime. U arrestuan dhe Eduart Alushi e Medin Xhelili. Pas 4-5 orësh djali i tezes më thotë se është bërë keq fare.... Thuhej që atë ditë e kish nxjerrë nga zyra Adhurimin, kur ky i kish kërkuar lirimin e një djali të lagjes tonë që quhet Edison.
    Më pas ngjarjet e rrokullisën përmbarë siç e mendoja atëherë, ndërsa tani më vjen turp nga vetja. Më vjen turp që jam vlonjat për të gjítha ato që ndodhën në Vlorë.

    Unë kam qënë shumë aktiv jo vetëm vitin e kaluar, por që në pranverën e vitit 1996, që PS të vinte né pushtet. Unë kisha fituar shumë, kish fituar edhe Myzaferi nga ne që na linte të lirë (Myzafer Zaloshnja, shef policie i komisariatit në vitet 1994-1995). Po ato para që bëra nuk më hynin në sy kur më thonin se po të fitojë PS, mua do të më çonin në doganë. Tani unë jam rrugëve si mos më keq. Dy kushërinj m'u vranë në fund të muajit mars. Ato ditë në Vlorë thuhej se po vrasin bandat e Saliut. Unë e dija se kush ishin vrasësit. Ata ishin kapot që rrinin me Eqerem Osmanin, si mbrojtës të qytetit. Njëri prej tyre, sot është në polici dhe për këtë shkak, pa kaluar shumë kohë do të shlyej detyrimet që ka për atë që ka bërë.

    Më vjen turp që jam vlonjat, se shkatërruam gjithçka për të çuar në parlament qorrin me syze të lagjes tonë, vjedhësin e veprave të kulturës së vjetër Vladimir Fejzon, revizorin e firmës Cenaj, ku humba 80 mijë dollarë, lajkatarin e Llakatundit Arben Malajn, Liza Hoxhën mashtruesen, që miliona lekë ju ka marrë njerëzve në Vlorë, gjoja për tregëti, dhe nuk jua ktheu prej disa vitesh. Ne shkatërruam jetën tonë, për mandatin e Skënder Gjinushit, që vinte në Çole dhe hanin e pinin me Zanin e Arben Latifin, tërë natën. Për turpin tim, unë ato ditë bëja roje në Çole. Roje të Zanit kanë qënë dhe burra më të mirë se unë, që sot i kemi në krye të shtetit. Me ne ishte atëherë Vladimir Fejzo, deputeti i ynë i nderuar.
    Ladit besoj se kujtonte një çast kur ne ishim me Zanin e Arbenin në Skelë afër Bolonjës, dhe një grup gazetarësh italian donin të filmonin njerëzit e Zanit me kallash në dorë. Arbeni nuk pranoi të filmohej, ndërsa Ladi Fejzo, qe i pari i gatshëm për t'u filmuar. Pas tij u afruan dhe të tjerë nga ata që ishin me ne. Ladi në atë kohë ishte një ushtar i mirë i Zanit, ndërsa sot i ka ardhur radha të bëjë ligje në parlament.

    Më mirë të isha unë sot në parlament se të paktën ndjej pendesën, për ato që kemi bërë, ndërsa këto shëmtira që janë sot, atëherë na rrinin si pula, kur ne nuk i kishim punët në rregull me Gaxhain. Po të mos ishim ne nuk do të kishte Vlora sot, këta deputetë e ndoshta do t'u kishte ardhur disa të tjerëve për të vjedhur Vlorën, por këtyre jo, këto ditë unë sillem rrugëve dhe mallkoj veten time, që u shërbeva si i verbër këtyre që sot janë të pangopur me mbushjen e xhepave të tyre.

    Doganën e ka bllokuar Liza Hoxha, Arben Malaj e Eduart Alushi me njerëzit e tyre.
    Sabit Brokaj ka privatizuar policinë. Ai solli Gjon Abazin, jo për të vendosur rendin por për të siguruar mallrat kontrabandë, që vijnë me anije si dhe transportimin e hashashit nga lumi i Vlorës në bregdet dhe hedhjen me motoskaf në Itali. Këta janë morrat e Vlorës, që po e shtupin Vlorën me një varfëri ekstreme, për mbushjen e valixheve të tyre me para të pista. Vlora sot është katrahurë. Policia as që ndjehet fare. Ata që janë tani në polici, e kanë mendjen të vjedhin për vete. Po në vitin 1996 u mbush Vlora me pashaporta me çmime zyrtare. Atëherë thuhej që zyra e pashaportave kontrollohej me kamera nga Mulosmani. Pati bërë bujë, atëherë kur nga kamera Mulosmani pati zbuluar mbesën e Elham Sharrës, që merrte para mbi çmimin e shtetit dhe për këtë e pati pushuar nga puna. Këto histori tani në Vlorë kujtojnë si një ëndërr e largët, dhe pak shpresa kemi, që ndonjë herë të rikthehet ai rregull që kishim. Tani Gjon Abazi, ka çuar çmimin e një pashaporte nga 15 mijë në 800 mijë! Gjithë kjo para e madhe kalohet në tre duar. Gjoni me pashaportat ka vënë polic Lamçen që e ka nga fshati(Tërbaçi) dhe Asqeri Alijan, mikun e tij nga Bolena. Para një viti këta nuk ndjeheshin të gjallë, ndërsa sot të shtypin me këmbë! Po nuk tunde 800 mijë, nuk e merr dot pashaportën. Kjo ndodh edhe kur e takon vetë drejtor Gjonin.
    Gjoni vuri para të madhe, këto muaj në Vlorë. Thonë që pati humbur 25 milion në firmën Gjallica. Tani ato i ka harruar sepse shumë herë ka marrë me një dorë shumë më tepër se kjo vlerë nga transportimi e cigareve kontrabandë. Ky qe shkaku që ai rrahu me grushta nën/drejrorin Mejtim Meçe, shefin e kuadrit Vladimir Zanaj dhe shefin e inspektoriatit rrugor. Kur ata i hynë në pjesë, ky nuk j'ua kurseu dhe pas i nxorri në lirim. Në fakt nuk i liroi Gjoni. Por Ministri i Mbrojtjes Sabit Brokaj, me të cilin i ndajnë paratë. Sabiti nuk e solli drejtor policie në Vlorë Gjonin, vetëm pse është miku i Hysni Kapos. Ai e solli sipas garancisë që i dha Lili (Ilirjan Brokaj) se me Gjonin do të dilnin mirë. Lili, Pëllumbi, Berti dhe Aljosha, që shanin e mallkonin Mulosmanin, që u kishte sekuestruar 20 skafe e gomone, tani hanë e pijnë në lokale të shtrejta me Gjonin. Nuk jam i sigurtë nëse i japin gjë Gjonit, dhe fitimet e skafëve apo majmen me shpërblimin e mbajtjës në atë detyrë.
    Në Vlorë të gjithë e dinë që kjo është koha e tyre, jo thjesht për t'u pasuruar, se ata të pasur u bënë me vitet që shkuan, por për të siguruar me para edhe ata që s'kanë lindur akoma. Kur sjell ndërmend situatën e një viti më parë, sot duhet t'i luteshim zotit, që të na rrojë PS-ja, antarë i së cilës kam qenë, dhe veçanarisht Frrok Çupi, Skënder Gjinushi, Neritan Ceka, Vlajdimir Fejzo, Bashkim Fino, soj e sorollopi i tyre që ishin me ne gjashtë muaj të tërë, me thirrjet kundër Berishës. Sot të gjithë këta dhe Fatos Nano, që na mashtroi se do të na jepnin paratë e firmave, kanë harruar ato, që i thanë popullit të Vlorës në Sheshin e Flamurit: Tani ne shajmë Berishën, ndërsa ata po mbushin valixhet!

    Njëherë kur më kishin futur në dhomat izolimit të policisë kisha dëgjuar në korridor një oficer me mustaqe, që u thoshte shokëve të tij: Ju vlonjatët gjithmonë keni nxjerrë ushtarë të mirë, ndërsa ne tepelenasit oficerë të mirë.

    Kjo shprehje e atij oficeri, më ka mbetur në mendje. E kam kujtuar me qindra e mijëra herë, kur bëja shërbim në Çole, për të ruajtur Zanin e ata që sot i kemi dëputet e ministra. E kam kujtuar me dhjetra herë kur këta shijonin trupin e vajzave, që i sillnin forcërisht aty. E kujtoj dhe sot kur sillem rrugëve, ndërsa këta janë bërë të mëdhenj e lëvizin me makina luksoze, e ruhen me roje. Vlora sot zjen. Përplasen varfëria e jonë me luksin e pasurinë e këtyre motërq... (shkurtim i redaksisë).
    Këta qenër nuk goxojnë të vijnë me ne në Vlorë, po edhe ne duam dru që i besuam. Para një viti kërciste peshku e karkaleci në të gjitha lokalet e Vlorës deri në Llogara. Askush nuk llogariste shpenzimin, ndërsa sot djathin e blejmë me gram! Para dy ditësh pritëm që të vinte për të festuar, Presidenti e qeveria. Unë nuk dola për festë se tani nuk kam me se të ushqehem në shtëpi po si kureshtar. Mungonin gjeneralët tani! Ata që folën nuk kursyen furçat për popullin e Vlorës që bënë histori.

    Ne vërtetë bëmë histori: U ngritëm si lugetër dhe bëmë katrahure gjithçka që të hipnin në poste morrat e Vlorës.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Thone qe Arben Imami ka hypur ne tyte te tankut.Sa e vertete eshte!?
    Nese po atehere kjo dhe ata qe e hypen ne tyt te tankut e kane bere dhe minister te mbrojtjes qe te na ruaj kufijte.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Edhe une jam vlonjat,bile ne ato muaj te veshtire kam banuar ne Cole,dava dhjetra metra nga nga vendi ku ky zoti Benjamin bente roje si qen per te ruajtur Zanin dhe miqte e tij pisanjoz,Skender Qenushin,Frrok surratmutin,V Fejzo korcarin te birin e shefit te armatimit te deges se punve te brendeshne Tare Fejzos e plot legener te tjere.Dy here jam kercenuar per te me vrare nga vellai i Zanit Balili,sepse muk ju isha bindur te beja sherbim garnizoni ne pallat.Pse ne do te mbrojme me thote kunati i Zanit Luan mustaqja nga Kanina!Nga kush me ruani ju mua i thashe.Nga Saliu.Beni mire te ruani veten tuaj dhe S Qenushin ,Srrokub & Co e mua mos me ruani nga Berisha i thashe.Me kete legen qe ha dhe sot dhe e ka lene beronje gorrishioten ta mbaje me dore kisha pak muhabet.E merrja si kasap qe me therrte qingjat qe blija dhe si shperblim hante te gjalla si qen shpretken dhe temthin.Edhe mund te me vrisnin por si duket kishin urdher mos te kruheshin ne lagje,sepse lagja i mbronte ata muter.Kete Benjaminin qe nuk e ka emer por nick duhet te njhemi,sepse gjithe ushtaret e bandes i njihja me emer,sepse rrinin si laro neper kembet tona.
    Bert Brokaj nga Centralja (10 korriku) eshte skafisti i pare i Vlores se bashku me te vellezrit te udhezuar nga Sabiti dhe i vellai i tij burri i kurves(ish sekret i kom partise Vlore) jane udheheqsit e rebelimit komunist ne Vlore.Berti dhe disa skafiste te tjere paguanin pare cdo dite per evgjitet per te dale tek monumenti gjersa turma filloi te rritej.Ata jae inisiatoret qe shtyne disa debil si komunisti Agim Azizi(ish shofer i Naftes) qe sulmuan me arme SHIK-un e Vlores fare prane shtepise se tyre.Agimi e mori pergjigjen,sot iken me paterica.Per mos ta zgjatur me Brokajt jane otganizatoret e shkaterimeve ne Vlore.Me manovrimet qe ka bere Zabiti ka pare me thes dhe nje hotel ne Dhermi te dashur miq.Paret e tij vinin nga trafiku njerezor dhe nga perfitimet si minister gjersa u kap me breke neper kembe ne zyren e tij dhe u pushua nga puna nga Nanua.Me vone u be deputet i LSI.Dua te flas pak per disa figura qe Benjamini permend.S Mulosmani-nje djale teper trim dhe mjaft i zoti ne kryerjen e detyres.I pakorruptueshem.Bllokoi ne gjhirin e Pasha Limanit mbi 180 skafe gjersa u kalben.Njeri i pakompromis me krimin.Sokol Bizhga nje djale ********** dhe i korruptuar.Njeri i dhunshem,kriminel.Gjergji nga Tepelena i djegur ne qafe Gjashte te Sarandes ,ish oficer ushtrije.Nje person kryeikorruptuar.E njoh ne nje rast personal kur shkoi dhe hodhi permbys shtepine e nje mikut tim sepse nuk i kapi dot ata qe mbollen hashash e i kishin premtuar t'i jepnin pare.
    Kur e mora vesh qe e poqen thashe se mire ja bene qenit,por u deshperova kur qeveria e korruptuar e saliut e beri deshmor dike qe nuk e meritonte.Jo se une kisha probleme me te por sepse ishte njeri kryeikorruptuar.
    Behet fjale kur ish shef krimesh ne Tepelene.
    Eduart Alushi shok imi i feminise,i biri i Bari Alushit me shtepi ne Karabash nje karrierist e i paafte.Komunist i devotshem brez pas brezi.Me tha nje here pse nuk behesh anetar i PS?Pergjigja ime ishte se e kam urryer gjithmone komunizmin dhe partine e punes.Liza Hoxha nga Terbaci nje shemtire kriminele qe rruhej si burre.Nje grua mushke, e cila i thithi gjakun oficerit te SHIK-ut te plagosur para studenteve te greves se urise tek universiteti i Vlores(Grevistet ishin vajza dhe djem te njerezve te rebelimit komunist) .Kjo putane si mushke me nje fytyre te zeze e me qime si burre e zemer me katran u shperblye nga komunistet e ardhur ne pushtet me puc me 1997.U be drejtoreshe e Postave te Shqiperise.Ne ato vite qe ajo ishte si drejtoreshe e postave te gjitha dergesat vidhedhin e te gjitha letrat hapeshin.Viktime kam qene vet une qe po shkruaj keto rreshta ne tri raste.I shkrova nje leter ku ajo me kthente pergjigje se nuk ish ashtu sic mendoja une.Kur lexova emrin e saj ne fund te letres i shkrova perseri duke i thene se ti je ajo Liza e Komiteteve te Varrimit qe vodhe e dogje banken e Vlores e nuk e ke per gje te hapesh pakot qe dergojme ne per te afermit tane.Edhe kjo neperke komuniste e provoi qeline per nja tre vjet ne mos gaboj me 2005.Eqerem Osmani komshiu im me ka deklaruar ne shtepine e tij (ish oficer i liruar) se ish ai qe kish hapur depot e armeve qe ndodheshin tek Fabrika e Cimentos.(I instalova nje marres satelitor aso kohe.Nje njeri pa pike personaliteti.Kur une isha duke punuar e bija dhe e shoqja rrinin me shale hapur kur une isha duke punuar per instalimin e aparatit e as qe e rruanin nga ai.Merreni me mend se cfare burri ishte.(Jam njeri i pa nder nqse ju genjej!)
    Ndersa Arben Malaj eshte djali i tezes se Zan Caushit.Se bashku me te perpos te tjerave ai ishte organizatori i nisjes se Katerit te Rades qe shkoi drejt vdekjes me 83 femije e gra ne fund te detit.Paret i merrnin duke mbajtur hapur gryken e nje thesi,pa i numeruar.Malaj eshte menaxheri i firmave piramidale.Sot ai po mban nje qendrim anti Rama dhe duhet pershendetur.Por dijeni se ai eshte ushtar besnik i Nanos.
    Ndersa surratmutin,Skender Qenushi e kam gjetur aso kohe duke pire ne nje tavoline ne cep te lokalit qe kish vellai i Zanit,posht pallatit perballe shtepise se tij,duke pire me Zanin,Arben Latifin(krimineli qe u ekzekutua sa kalon rrugen Transballkanike qe te nxjerr tek Kinoteatri ose ish Bufe rinia),Frrok Cupin e dy te tjere e nuk i njoha.Jam dakord ne pergjithesi me ato qe thote zoteria ne shkrimin e tij,por dua te ndalem pak tek Arben Imami dhe roli i tij antishqiptar me 1997.A e meriton qe ky legen qe e quajti veten gjeneral te forcave te jugut kunder Berishes te jete minister.Roli i tij ka qene antishqiptar.a ka marre pjese ne djegjen e Shqiperise .Vendi i tij duhej te ishte ne burg jo minister i mbrojtjes.Une mendoj se ne ate cmenduri popullore humbi vetem populli ai qe u vra e u pre,ndersa udhehqsit e rebelimit komunist dualen te fituar.U majmen pra me gjakun e idjotve qe vrane njeri tjetrin.Sali Berisha humbi vetem pushtetin,por para nuk humbi,femijet e tij nuk i vrau njeri.Edhe ky eshte i njejte me kete qe pershktuam me siper.Ai eshte pergjegjesi kryesor per ngjarjet e vitit 1997.Pra edhe ai duhet ta kete vendin ne burg,sepse me sjelljen e tij eshte gati te na sjelle nje '97 te dyte.Kriminela surratmuter si G ruci jane gati te bejne nje katrahure tjeter.Po ta dije ky kriminel,se do ta paguaje shume shtrenjte po guxoi.Vetem po te jemi te marre qe te bejme nje 97 tjeter!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin

    ---------------------------------------------------------------

    Te pergezoj per ket rrefim te sinqert
    vazhdoni te pershkruani gjithqka qe dini ne histori dhe ngjarje duhet te shkruhet secili detal asgjë te mos jet pa u shkruar

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Me kujtohet viti 1996.
    Pavaresisht nga vinin parate, ne Shqiperi ishte nje periudhe e arte.
    Lokalet ishin plot dhe neper lulishte kishte pak njerez(uleshin neper lokale).
    Pothuaj nuk gjeje lypsa neper rruge. Njerezit hanin me teper fruta se buke.
    Filluam te mendojme se e aritem Boten perendimore.
    Papritur nje dite degjuam se do te hapeshin depot tek tre rrapet.
    E morem si me te qeshur e si gallate kur e degjuam. Por te nesermen u hapen vertet dhe kam qene duke punuar diku nga kinostudio, kur nga dritarja pashe nje kembezbathur e flokpakrehur qe kalonte poshte me 3 kallashnikove ne krah e filloi te qellonte ne ajer.
    U cudita dhe u fsheha pas mureve se mos haja ndonje plumb qorr.
    Kur shkova ne shtepi ne lagje vinte era barot e krismat nuk kishin te pushuar.
    Rreth ores 21 ne darke , sapo kishim mbaruar se ngreni , kur tere pallati u drodh nga gjemimi i nje 12,7 qe paskesh qene vendosur ne tarace te pallatit.
    Djali im vetem 1 vit e gjysem atehere, u drodh e u drejtua nga une per mbrojtje. Te them te drejten edhe une u trondita, por e mblodha veten per ti dhene kurajo familjes. Aroplani te keqen babi , i thashe djalit per ta qetsuar.
    Ai me shikoi i habitur e i friksuar , por si duket u bind se pas pak u qetesua. Kur gjemonte perseri(dhe kjo pune per cdo 15 minuta, ) vinte e me thoshte, - Babi, aroplani.
    Qellonin nga te gjitha anet e lagjes me mitraloz e nuk e kuptonim se kujt i gjuanin dhe perse.
    Te nesermen takova nje shok qe kish qene tek depot dhe kishte mbushur makinen me arme dhe i bleva nje automatik e nja 500 fisheke.
    ehhhh .... nje here tjeter do vazhdoj kete histori.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Barbaret ne Vlore

    Njeriu që shihni në foto është Lekë Qoku. Është njeriu i masakruar në revoltat e Vlorës. Fotografia që tregon një sëpatë që bie mbi një njeri të thotë se kjo sëpatë ra në trupin e Lekës. Ai bashkë me Besnik Hidrin ishin oficera të Shërbimit Informativ. Cili ishte krimi i Lekë Qokut? Kë vrau, madje kë shau? Ai ka lënë një fëmijë. Duart që masakrojnë votojnë ligje në Parlament. Ishte 28 shkurt si sot. Ndërsa në gjithë muajin shkurt të vitit 1991u vranë ata që morën titullin e dësmoritsi Artan Lenja, Spartak Deliu, Mikel Laro, Lulëzim Basha, pëllumb Tahiri, Ismail Çapari. Atëherë ishte qeveria e Nanos në pushtet. Kur u vra Leka dhe Besniku po vinte drejt pushtetit Nano.

    Vrasjet e shkurtit janë të rënda, makabre. Janë vrarë djem të rinj që u përkasin kohrave të reja, idealeve të reja. Gjithë shqiptarët kanë fiksuar në kujtesën e tyre emra tepër të rëndëpërnga bëmat e tyre kundër popullit. Ne dimë shumë emra njerëzish që kanë torturuar, apo çuar nëpër burgje dhjetra njerëz e qindra fate njerëzore. Kush i preku ata me dorë? Kush prej tyre u qëllua me një pëllëmbë, pale të masakrohej e t'i pihej gjaku. Një mashtrim i madh ka ndodhur në Shqipëri, e po ushqehet me jetë njerëzore, me një çmim të lartë kombëtar. Po gënjeshtrat do të mbarojnë një ditë, do të mbarojnë një çast edhe vrasjet e shkurtit.
    Vetë Zoti ka zgjedhur këtë muaj që të jetë i shkurtër për të paksuar vrasjet, që të jetë i shkurtër për vrasësit. Shihni këtë fotografi dhe gjeni një fjalë të vetme për të fyer këtë njeri, pale për të vrarë, masakruar, pale për të pirë gjakun!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Kisha nje debil me 4 vjecare ne pallat.Me mitroloz gjuante kot,kafshe asocial i lindur.
    Perse,tmerron te tjeret or komshi( e pyeta).
    Neve,tha ky qyrrsi sot.
    Merre si te duash,vazhdoi viktima neser..
    lg
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gjirfab..

    me vjen mire qe ka djem si ty atdhetare andej nga gjirokastra..

    a do ti japim shanc barbareve ta perserisin 97 ten?

    gati jane falangat edviniste..

    tu themi STOP..
    po qysh..

    ===

    ???

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Me kujtohet viti 1996.
    Pavaresisht nga vinin parate, ne Shqiperi ishte nje periudhe e arte.
    Lokalet ishin plot dhe neper lulishte kishte pak njerez(uleshin neper lokale).
    Pothuaj nuk gjeje lypsa neper rruge. Njerezit hanin me teper fruta se buke.
    Filluam te mendojme se e aritem Boten perendimore.
    Papritur nje dite degjuam se do te hapeshin depot tek tre rrapet.
    E morem si me te qeshur e si gallate kur e degjuam. Por te nesermen u hapen vertet dhe kam qene duke punuar diku nga kinostudio, kur nga dritarja pashe nje kembezbathur e flokpakrehur qe kalonte poshte me 3 kallashnikove ne krah e filloi te qellonte ne ajer.
    U cudita dhe u fsheha pas mureve se mos haja ndonje plumb qorr.
    Kur shkova ne shtepi ne lagje vinte era barot e krismat nuk kishin te pushuar.
    Rreth ores 21 ne darke , sapo kishim mbaruar se ngreni , kur tere pallati u drodh nga gjemimi i nje 12,7 qe paskesh qene vendosur ne tarace te pallatit.
    Djali im vetem 1 vit e gjysem atehere, u drodh e u drejtua nga une per mbrojtje. Te them te drejten edhe une u trondita, por e mblodha veten per ti dhene kurajo familjes. Aroplani te keqen babi , i thashe djalit per ta qetsuar.
    Ai me shikoi i habitur e i friksuar , por si duket u bind se pas pak u qetesua. Kur gjemonte perseri(dhe kjo pune per cdo 15 minuta, ) vinte e me thoshte, - Babi, aroplani.
    Qellonin nga te gjitha anet e lagjes me mitraloz e nuk e kuptonim se kujt i gjuanin dhe perse.
    Te nesermen takova nje shok qe kish qene tek depot dhe kishte mbushur makinen me arme dhe i bleva nje automatik e nja 500 fisheke.
    ehhhh .... nje here tjeter do vazhdoj kete histori.

    per cfare periudhe te arte flet ti -mashtrim i arte thuaje

    e si ndodhen duke ngren dhe duke pire dhe papriture ne darke u hapen depot -ku ke qene kohe me pare ate dite je kthyer nga kurbeti
    i harrove protesta,ste kujtohet se para se te hapeshin ne TR vlora kishte dale jashte kontrollit

    po eshte e vertet se nuk kishte lulishte se e kishin zaptuare lokalet por jo nga kamja por ngaqe shteti nuk fuksiononte dhe nuk fuksionon akoma per nga ana e infrastruktures
    mua me kujtohet dhe kjo qe varrezat e makinave ishte plot pasi njerzit me lire ju binte ta blinin te re makinen sesa ta rregullonin mbas ndonje perplasje

    ndersa une vete andej nga rrapi i treshit nga ishin ato repartet dhe ngaqe makina nuk shkonte deri ne vend mbaj mend qe kemi bere nje pjese rruge ne kembe

    cfare me cudit tani eshte se ja ngecin komunisteve ,nejse kane dhe te drejte nga kjo ane pasi komunistet kemi akoma ne krye,kur na dilte SALA ne TV dhe na fliste per leket e shqipetareve ,lekte me te pastra ne bote

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •