Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 117
  1. #41
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Po ti vetem me emrin qe ke vene na tremb mor lal. Une shikoj emrin tend ne nje forum shqiptar dhe me ze lemeria, bile sigurohem qe s'kam shoke te tjere te huaj afer se pastaj do thone qe shqiptaret jane te tillet e te atillet. Pse s'ke vene nje emer shqiptar por na ke vene nje emer arabik atehere? Apo je dhe ti prej atyre? Si ta shpjegoj une e gjora kete?
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #42
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    A egziston rreziku islamik per shqiperine? Duke qene 70 % muslimane (pa shqiptaret e Kosoves, me ta behemi 90-95% musulmane), dmth shumica une them qe nje rrezik i tille nuk egziston. Sepse shumica eshte muslimane, ne europe tjeter puna, muslimanet jane pakice, atje ka rrezik.
    Rrezik ka per shqiptaret katolike e ortodokse, ketu po! ky eshte evident. Sidoqofte ata jane pakica dhe si e tille duhet ti "nenshtrohen" shumices ose te jetojne nen terrorin psikollogjik te saj i cili sa do te vije do te rritet.
    Mirepo te moderuarit si dhe ata qe s'pranojne ti shohin kurre gjerat ne sy, mendojne e me duket besojne me naivitet, qe ne Shqiperi kane egzistuar historikisht tre fe ne paqe, pa pat kurre lufte ndermjet tyre. Mirepo a perben ky argument nje SIGURI qe kjo s'mund te ndodhe kurre. Une them JO! ngaqe fenomenet pothuaj gjithnje i tejkalojne deshirat tona.
    Gjithashtu do te dua te sqaroj, tre fe ne paqe kane qene NEN TURQI dhe jo nen Shqipni. Turqia e epokes ishte superfuqi si SHBA sot, ku ne paqe jane jo tre, por 30 fe te ndryshme.
    Shqiperia ( e cila lind nga renojat osmane) periudhen me te madhe te saj e kaloj PA fe, sepse xhaxhi (me te drejte) i hoqi, duke na "detyruar" te jetojme ne paqe.
    Per rrjedhoje pyetja e dyte pas kesaj te temes vjen: A ka fundamentalizem ne shqiperi?
    Une them KA! te dyja besimet e tjera ortodokse dhe katolike duke qene ne minoritet e per rrjedhoje te arsyeve tashme te shpjeguara me lart; trysnia, frika, pafuqia, keto i bejne fundamentaliste, pra agresive e te rrezikshme per paqen e pergjithshme.
    Keto dy pakica per kete qellim si dhe duke qene se shqiperia eshte shtet laik, kane formuar edhe partite e tyre politike (demokristiane per katoliket si dhe ate "te te drejtave te njeriut" per orthodoksit), me qellim shtrirjen me gjere te rrenjeve te tyre ushqimdhenese, vetmbrojtese, e per te dominuar.
    Vetem muslimanet nuk kane parti te tyren politike, sepse ata per momentin "jane" shumica siē e thame, prandaj s'e shohin te arsyeshme te dalin hapur ne skenen politike.
    Pyetja e trete e rradhes: a jane muslimanet shqiptare shumica? Une them JO!
    treēereku tyre jane te pa fe, ateiste, si puna ime qe s'falen ne zot, keta veē ne llogaritjet tendencioze te botes llogariten si muslimane.
    Pra ē'ndodh! ne fakt dhe besimi musliman eshte ne minoritet ne krahasim me popullsine ateiste qe ka per moto te saj vetem LEKUN!
    Duke i pasur tre besimet fetare tona ne minoritet, ato qe te TREJA jane forca fondamentaliste qe kerkojne te dominojne me ēdo kusht rivalet e tjera.
    Neqofte se situata vazhdon keshtu e me kete ritem, LUFTA civile FETARE ne SHQIPERI eshte e PASHMANGESHME.
    Pike!


    ps; Shqiperia do te jete Libani i ardheshem i ballkanit, sot kjo mund t'ju duket si enderr, por neser?! si dihet.

  3. #43
    Perjashtuar Maska e ABUJIHAD
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    jug
    Postime
    18
    nuk e di nese e ke me mua apo jo ,por po te pergjigjem se emri im ka nje kuptim shume te gjere pavarsisht se eshte ne arabisht,at qe jane muslimane e kuptojne,por ti me cqellim ke vene kete nick angeldust,ckuptim ka dhe cdo te thote ajo piktura qe qendron ne te majte te monitorit tek mesazhet e tua,me duket shume banale dhe jo serioze per temn rreth te ciles debaton,mbase ty te intereson vecse te besh nje paraqitje sa me pompoze apo snobiste...por nese eshte keshtu e ke gabim,ok lal,nese ti vertet mendon se ne jemi rreziku i shqiperise de i shqiptareve,jemi pengese per ndryshimet qe duhet te beje vendi per tu intergruar ne perendim,e ke gabim,sepse nuk eshte islami dhe muslimanet pengesa e qeveriase per te cuar vendin ne familjen evropiane, me kujton ato fjalet e arta te majkell xheksonit i cili deklaronte "If u want to make the world a better place,take a look at urslef first and lets make a change"

    Nese do qe ta shnerrosh boten ne nje vend me te mire,hidhi nje sy vetes tnde e pastaj ndrysho!

    Ne te vertete majkell xhekson e zbatoi idene e tij edhe tek vetja e tij,por ne vend qe te ndryshonte karakterin dhe moralin e tij,ai ndryshoi qenien e tij dhe u shnderrua ne zombi,dhe asgje nuk ndryshoi ne moralin e karakterin e tij,por mbeti nje pedofil mnjak pesimist.Keshtu eshte edhe ceshtja juaj angeldust,ju doni te beni ndryshim ne vend por e keni nisur gabimndryshoni njiher vetet tuaja pastaj te nderhyni ne ceshtjet e muslimaneve e te fese islame ....ok!a,.....nese ke deshire qe te shofesh terrorizmin e vertet te muslimaneve mbare boten,te sugjeroj ti hedhesh nje sy faqes http://www.ummah.com/inewsletter/massacres/
    te keshilloj qe ti shohesh me vemendje te gjitha seksionet e me pas me thuaj pergjigjen tende !Pa kurrfare simpatie,Abdurrahman Albani !

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-11-2002
    Postime
    6
    A ja vlen barra qerane te debatojme per prkatesine tone fetare?
    Te paret e nje pjese prej nesh e nderruan ate thjesht per te pasur perfitime ekonomike.Nje pjese prej nesh po e nderrojne (ose po nderrojne emrat)ne Greqi per shume e pak.Sikur shtetetku duam teshkojm te benin dallime ne dhenien e vizave
    besoj se kishat e shqiperise do te rregjistroni rekord pagezimesh .


    p.s. Ne debatin nese Skenderbeu ishte sllav ose shqiptar(Vojsava ishte sllave) Noli thote se meqe e ka nderruar disa here fene kjo tregon se Ai eshte shqiptar

  5. #45
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    AbuJihad, ta gezosh emrin e ri :-), por s'bie pak erė lufte nė tė?

    Persa i perket asaj qe thua se po shpallim lufte myslymaneve
    shqiptar me ben te besoj se nuk i ke lexuar me vemendje shkrimet e kolegeve. Kunder-pergjigjen do ta gjesh aty.
    Gjithashtu mos harro se nga ana statistikore, 70-80%
    e anetareve te ketij forumi jane myslymane, pra s'kane
    si ti shpallin lufte vetes se tyre, por shqetesohen per
    manipulimet qe behen nen emrin e tyre nga disa
    qe u ka marre flake koka dhe duan te distancohen prej
    tyre.

    Per sitin drejt te cilit na drejton vertet pamjet jane shokuese por kjo nuk eshte vetem faji i jo-myslymaneve. Pamja me femijet skeletike mesa me kujtohet eshte nga Iraku; do benin mire qe ne krah tyre te vinin dhe fotografite e derrave te majmur te kastes se Sadam Huseinit qe me leket e naftes nderton rraketa e arme
    kimike.

    Shendet e te mira!
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  6. #46
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Ishin parafolesit me te shkathet se mua dhe te dhane pergjigje.

    Une do shtoja se atje duhet te vinin dhe disa fotografi nga lufta ne Kosove (qe na perket shume me teper ne shqiptareve), ku mgjths. shumica muslimane (jo fondamentaliste) dhe duke vuajtur, ishin po keto shtete "so called civilized" qe i shpetuan. Kjo tregon se Perendimi nuk ka inat Islamin, por Islamin terrorist, ose regjimin diktatorial/terrorist te cfaredo lloj feje qofte, si psh. Kuben (katolike), Bashkimin Sovjetik (orthodoks) ne luften e ftohte, Milloshevicin, Gjermanine ne WWII(protestante/katolike) etj. Dhe jane ata njerez te tille qe po i japin nje imazh te keq neper bote fese islame, keshtu qe une nuk do sulmoja Perendimin. Ketu nuk ka se si te sulmoje njeri fene islame ne Shqiperi, ne vetem po themi se s'duhet te futet nje fryme e tille me ndikim fondamentalist arab ne vendin tone, sepse i kemi hoxhat shqiptare te vjeter qe jane shume njerez te paqem dhe te mire.

    Nje gabim i USA ndoshta ka qene njefare simpatie Izraelite (mgjths. nuk jam shume e informuar per kete). Ai eshte nje konflikt teper i nderlikuar.

    Une e di qe emri yt ka dicka te beje me lufte te shenjte(apo do thuash qe nuk perkthehet ashtu se ne arabisht fjalet jane ndryshe, me qafsh!). Kurse sa per masken time po deshe hap nje teme ne "Argetim dhe zbavitje" ku shkoj ndonjehere dhe une, dhe po deshe flasim.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  7. #47
    Perjashtuar Maska e ABUJIHAD
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    jug
    Postime
    18
    me inatosen se tepermi ato mesazhet tuaja varfanjake,qofte te tuat roni... apo te angeldustit,perse ju me fjalen jihad nenkuptoni vetem luften,ju sugjeroj qe per te gjetur kuptimin esencial te termit jihad ,te shfletoni librin e Mewdudit "Perpjekje ne rruge te All-llahut",ua sugjeroj qe ta lexoni me vemendje,dhe nuk e pranoj ate tezen tuaj se gjoja une e paskam mendjen vetem per lufte,ky eshte budallallek,sajti qe ju sugjerova ishte mjaft i gjere dhe ne te kishit mjaft evidenca per terrorizmin e muslimaneve ne mbare boten,te cilet ju po i ndani ne dy blloqe te medha,1-ata qe aspirojne nje islamizem arab,me kushtetute Kur'anore,apo sic i karkterizoni neper gazeta me emrin wehabi(qe ju s'e keni idene cka domethene),2-muslimanet emoderuar qe jargosen pas perendimit dhe jan konsensual para konflikteve qe kane te bejne me fene islame apo me islamin ne teresi,ti angeldust je raciste-naziste,qe une ata si puna jote i urrej se teprmi,sepse jane njerez qe nuk i japin kuptim jetes porse zbaviten me neprkembjen dhe insultimin e perkatesive te te tjereve,mos u bej qesharake,si guxon te thuash ti qe ne muslimanet qenkemi te prirur te ndjekim islamin e atyre evgjiterve arabe qe vijne nga shkretetira,qenke fare epapjekur,

    nuk ka islam 2 ne shqiperi,feja islame eshte e kompletuar katerciperisht dhe kete e verteton All-llahu I Lartesuar dhe I Lavderuar ne Kur'an ne suren Maide,ajeti 3 :"Sot persosa per ju fene tuaj ,zgjodha per ju Islamin fe..."nuk ka nevoje islami apo muslimanet per ideologjite tuaja apo kushtetutat tuaja,ne e kemi kushtetuten tone dhe nuk pranojme te nenshtrohemi kundrejt disa ligjeve boshe te hartuara prej disa njerezve te papergjegjshem...muslimanet kane nje kulture te pasur dhe shume vjecare e cila nuk ka nevoje per shtesa apo per revizionime ,muslimanet nuk kane kulture krejtesisht spirituale ashtu si indianet (nirvana),as kulture krejtesisht mistike sic e kane kinezet (budistet),as kulture krejtesisht filozofike sic e kane pas greket ,dhe as kulture krejtesisht materialiste sic e kane perendimoret,kjo eshte kultura e muslimaneve te cilet nuk kane nevoje qe te huajzojne kulturen apo ideologjite boshe te tehuajve,ju perkundrazi vazhdoni te na konsideroni arkaike e primitive,apo njerez shpellash,barbare apo shtypes te femrave !

    sa per nduhmen qe i ka dhene amerika dhe evropa muslimaneve ne kosove apo diku gjetke,une ju them mois u nxitoni,ky nuk eshte justifikim ,a e keni harruar masakren e srebrenices ne sarajeve ku 8000 muslimane u maskruan me duar te xhveshura nga serbet nen hunden e ushtareve hollandeze te cilet kishin marre persiper protektoratin e tyre prej OKB,ky eshte turpi i perendimit,nje OKB qe kur e kujton te vjen per te vjelle

  8. #48
    Perjashtuar Maska e ABUJIHAD
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    jug
    Postime
    18
    une ju them se rreziku i vertete qe i kanoset shqiperise eshte perhapja ne mase e injorances mes shqiptareve,dukuri e cila rrjedhimisht shkakton shthurje totale te karakterit dhe moralit te njerezve,servilizem,degjenerim,korrupsion,burokrac i,homoseksualizem,incest familjar e shume dukuri te felliqura te cilat sapo jane inauguruar ne epoken e re ne te cilen hyri shqiperia ne shek 21,epoka e paradokseve do ta quaja une,pasi lame pas epoken e tranzicionit te mundimshem,ju keshilloj edhe ju qe te mos i pasoni keto rryma te reja dhe te mos beheni te papergjegjshem,ju them se muslimmanet jane larg ketyre veseve apo dukurive,

    kur isha ne institut fetar,ne diten e pare te shkolles ,na deklaruan profesoret tane se ardhja jone ne ate nuk ishte per turizem apo per zbavitje,por per te marre dije qe te nxirrnim prej veteve tona injorancen dhe xhahilitetin tone,dhe me pas ate dije tua transmetonim njerezve ne menyre qe t'i largonim edhe ata prej injorances dhe padijes....

    por ju vazhdoni akoma te llapni lart e poshte terrorista e fondamentalista,nje gje eshte e sigurte,ju keni frike prej se vertetes.....Abdurrahman Albani !

  9. #49
    Perjashtuar Maska e ABUJIHAD
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    jug
    Postime
    18
    edhe dicka tjeter angeldust,fjala hoxhe per mua eshte krejt e huaj dhe nuk e kam hasur ate ne asnje literature islame,dhe me duket se vine prej turqishtes,dhe ska asnje lidhej me muslimanet ne shqiperi,sa per .at hoxhat qe me thua ti,ata jane disa batakcinje ,teqexhinje qe e kane felliq fene me ato bestytnite dhe dogmat e tyre per te rrjep xhepat e popullit injorant,

    islami i vertete eshte ai i burimit....Kur'an dhe Sunnet,

    perroi e ka ujin e paster ne burim i thone ndryshe !

  10. #50
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    AbuJihad, perfundimisht je i parespektueshem. Ne nje teme te sapohapur prej teje, qe sapo e lexova pashe se kishe vene fotografine e Bin-Ladenit!!!

    Nuk kam sesi te replikoj apo tu ve me veshin "mendimeve" te
    tua. Je idhtar i nje krimineli, e kupton apo jo rendesine?
    Nqs jo atehere ne vend qe to ndotesh forumin e Albasoulit shko
    vizitou.
    Shko thyej zverkun ne shkretetirat e Arabise se u be mendja
    jote e indokrinuar me perralla me mbret te gjykoje kulturen
    e Perendimit. Nqs s'te pelqen rri atje ku ke bere kete shkolle
    qe te ka shnerruar ne "gjeni" saqe shperfill ē'do kend qe
    si pershtatet kallepit tend. Njeri pa vlere, por shume
    i rrezikshem per imazhin e myslymanit shqiptar (nqs do quaj
    te tille ata qe kane trasheguar emra turko-arab nga "populli vella").

    A se ke kuptuar mor trung se myslymanet e Shqiperise
    nuk jane arab, nuk e kane lekuren e zeze qe te kene komplekse
    inferioriteti qe shnderrohet ne urrejtje organike ndaj Perndimit.
    Femrat shqiptra jane te bukura dhe jo si grate e tyre qe aq te
    shemtuara i kane sa i mbulojne me thes. Pra e keni beteje te
    humbur. S'ka "myslymane" ne Shqiperi tu vije pas. Dhe nqs
    filloni te beni idotsira me vrasje e bomba atehere keni
    firmosur denimin tuaj me vdekje. Kujdes ....

    Dhe diēka, nqs mundesh, dhe ke deshire te mbrosh "fene" tende,
    beje tek hapesira e feve. Te pakten atje shkojne vetem ata
    qe kane deshire te lexojne perrallat e Kuranit e Bibles. Tek
    temat shoqerore s'ka vend per propogande fetare dhe nuk
    e kuptoj sesi mundesh ti kalosh syrit te moderatoreve (qe jane
    shume vigjilent ndaj ateisteve qe fusin hundet ne temet
    e hapesires fetare)!!!
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  11. #51
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Cfare na ka gjetur o njerez! Gjer me sot ne kete forum nuk e kisha idene qe kishim fondamentaliste ne Shqiperi, ose me mire kisha degjuar perralla por te pakten nuk kisha pasur kontakt drejtperdrejt me ndonjerin prej tyre. Jo Jihad, nuk kam pare muslimane kaq agresive sa ty ne Shqiperi, dhe mes tyre jam rritur, edhe ju kam vajtur ne shtepi per Bajram disave prej tyre qe kam pasur shoqeri. Ti nuk perfaqeson asgje rrenjesisht shqiptare! Dhe sa per muslimane, shqiptaret kane dhe Bektashinjte qe jane shume te nderuar ne shtetin tone!

    Shqiperia e ka pasur dhe e ka vendin e saj ne Perendim, ashtu sic edhe eshte ne mes te Evropes. Ti po deshe ik ne s'te pelqen!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  12. #52
    Perjashtuar Maska e ABUJIHAD
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    jug
    Postime
    18
    po ti mor lal cpate,a nuk te pelqeu fotografia e postuar ke ceshja nderkombetare?pse mor lal cka deshe ti qe te postoja une ndonje foto sadiste te stilit evropian apo ndonje portret te ndonje homoseksuali "HERMAFROJDIST",cka nuk te pelqen ty mor vlla, a e lexove mire mesazhin tim,qellimi i vetem i imi per postimin e asaj fotografie ishte qe te njallja nje indinjate persiative qe ju t pakten te vinit te pune ndergjegjjen tuaj te ndryshkur...sepse ne nje ngjarje qendrojne dy aspekte apo dy qendrime te kunderta,dhe nuk mjafton te tregosh interes vecse per ate cka propagandojne me te fuqishmit...por duhet te dish se cka pretendojne kundershtaret...

    ti me duket se i mbushe....me kete reagimin tend prej anormali,ose me shqip prej rrugaci,kur pe ate foto,

    nese je ateist ,mbaje per veten tend ateizmin por cfare dreqin kerkon ti qe te demonizosh islamin dhe muslimanet,me duket se edhe tema per te cilen po diskutoj per kete ceshtje ben fjale apo jo?Une mor vlla jam filoshqiptar,flas shqip me paster se ty po te duash dhe vete mbaj emrin e shqiperise mbi krye, ALBAN
    e une nuk jam as arab e as turk mor ti profan i gjore,e as levantin si puna juaj qe shkoni jashte tokes shqiptare dhe me pas e injoroni vete perkatesine tuaj,kulturen apo gjithcka qe ka te bej me vendin ku keni lindur,e nderroni emrin pa pike turpi ne emra te shemtuar gjysmekafsheror te tipit sllav apo ku di une,
    une nuk po polemizoj per ndone interes te imin personal aspak,as per te bere figure ne forum,porse ti me dukesh se je nje soj xhahili qe nuk merr ere nga qytetaria apo nga morali qytetar...

    une te sugjeroj qe te largohesh prej kesaj teme dhe te shikosh me mire per ndonje teme qe ka te beje me anatomine a seksit apo te ndonje teme per adoleshente...

    hajt djale i mbare...behu burre !

  13. #53
    Perjashtuar Maska e ABUJIHAD
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    jug
    Postime
    18
    ej angeldust,sa per dijeni une vertet jam fondamentalist,por ju cka do te thoni tani qe une kam ndonje lidhje me ndonje grup integralist ė?Mos u beni qesharak ju lutem,une po i permbahem tes qe po trajtohet duke mos kaluar ne apologji per binladenin...
    a nuk po i lexoni mire ato cka po shkruaj,ju qenkeni te verber fare...
    ty angeldust te paskan bere lavazho truri amerikanet,prandaj flet keshtu ti?Une pstova mesazhin tim te pare ne forumin shqiptar pikerisht tek kjo teme dhe ju drejtova pergjithesisht se perse perben rrezik islamizmi per shqiperine dhe shqiptaret...e nuk hyra direkt ne loje...cka nuk ju pelqen?Pse sekelldiseni?Keto fjale qe thua ti me bejne per te qeshur...

    "Shqiperia e ka pasur dhe e ka vendin e saj ne Perendim, ashtu sic edhe eshte ne mes te Evropes. Ti po deshe ik ne s'te pelqen!"

    Me ler te pyes,perse pas luftes se dyte boterore,ne te cilen shqiptaret luftuan njekohesisht kunder fashizmit e nazizmit,duke dhene nje kontribut shembullor si nje shtet i vogel qe ishte perkrah shteteve evropiane e amerikes qe luftuan kunder pushtimit nazist,pas mbarimit te,luftes,u la ne ne kthetrat e komunizmit sllav,perse nuk u kujdes evropa dhe amerika per shqiperine ne shenje mirenjohjeje per luften qe bene shqiptaret,te cilet ishin te shkaterruar e te mjeruar prej saj,ashtu sic vepruan me greqine ?

  14. #54
    Perjashtuar Maska e mirseld
    Anėtarėsuar
    03-09-2002
    Vendndodhja
    fier
    Postime
    9
    Angeldust Dhe Ronisotiri Ju lutem te jeni me te Sjellshem me anetarin tone te forumit ,personalisht nuk e njof por mendoj se cdokush ka mendimin e vet ne kete forum>Ronisotiri do te doja qe te takoheshim nese je ne shqiperi Gjithashtu edhe Ty Abujihad,Me pelqejne temat qe ti poston Ndaj do te doja qe te flisnim nga afer,Persa i perket shkretetires Ronisotiri Provoje nje here te shkosh vete sepse tema ishte A perben rezik islami ne shqiperi, ,dhe me fjalen islam une Per vete kuptoj nje besim dhe jo Rrezik per jeten e shqiptareve,dhe nese doni ta pranoni apo jo ne shqiperi mbi 50% e popullsise eshte muslimane .Ndaj folini mendjes se nuk jeni as te vegjel,Mendoj se jeni te zotet e mendjes,mos u beni kunder dikujt vetem per te terhequr vemendjne e te tjereve,Me falni per nderhyrjen time.........Ju uroj gjithe te mirat.

  15. #55
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    angeldust as ti nuk ke emer shqiptar mos duhet te ikesh dhe ti nga forumi ??

  16. #56
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    Re: Kercenimi islam per Shqiperine

    Postuar mė parė nga Enri
    Si infiltruan grupet ekstremiste dhe si u shnderrua vendi ne fole te terroristeve. Roli i Bashkim Gazidedes dhe nderhyrja e CIA-s amerikane. Nje pasqyre e plote e rrjetit radikal islamik dhe rreziku qe nuk eshte zhdukur akoma. Sepse rrenjet jane te thella...

    Teksti i meposhtem, qe po botohet nga revista Klan, eshte shkeputur nga "Fjalori boteror i islamizmit", pjesa qe ben fjale per Shqiperine. Ai eshte pergatitur nga gjashte studiues te njohur ne kete fushe dhe eshte publikuar pese muaj me pare ne France, pikerisht ne nje kohe kur krejt rruzulli eshte perfshire nga debatet qe shperthyen pas ngjarjeve te 11 shtatorit. A perben islamizmi nje rrezik boteror? Si duhet dalluar islami i vertete nga islamizmi qe tenton te krijoje kombe myslymane, qe perjashton integrimin, qe kerkon te islamizoje ose riislamizoje ambientin shoqeror, familjar ose profesional ne te cilin zhvillohet?

    Nje debat ka nisur se fundi edhe ne Shqiperi lidhur me situaten ne te cilen gjendet sot feja myslymane ketu. Po flitet per dy rryma qe synojne te shtien ne dore kontrollin e bashkesise islamike shqiptare. Njera, qe eshte ne frymen e myslymanizmit tradicional shqiptar, dhe tjetra, me frymezim arab, kryesisht e huazuar nga islami qe praktikohet ne vendet e Gjirit. Perfaqesues te komunitetit myslyman shqiptar i kane pergenjeshtruar zera te tille, por thuhet se ata kane qene te detyruar ta bejne kete ne emer te unitetit fetar dhe se kontradiktat ne gjirin e myslymaneve shqiptare jane thelluar se tepermi.

    Ne tekstin e meposhtem, gjashte autoret e specializuar ne ceshtjet e islamit, sjellin fakte dhe deshmi qe sipas tyre provojne nje tendence te kahershme, kryesisht te vendeve arabe, per te ngjallur besimin islamik radikal ne te vetmin vend myslyman te Europes. Ato depertuan ne Shqiperi nen petkun e organizatave joqeveritare dhe fondacioneve bamirese, me qellimin per te hequr qafe islamin shqiptar dhe per ta zevendesuar ate me nje islam sipas konceptit uahabit. Duke sjelle per pasoje krijimin e disa vatrave dhe cerdheve per elemente radikale dhe terroriste. Sipas autoreve, gjithcka ka ndodhur gjate qeverisjes se Partise Demokratike dhe me bekimin e presidentit te atehershem, Sali Berisha. Megjithese teksti qe flet per Shqiperine mund te ngjalle reaksion dhe kundershtime, mund te cilesohet si i pavertete apo pjeserisht i vertete, ne fund te fundit ai eshte nje fragment i vizionit qe te huajt kane krijuar per vendin tone.

    Ne Shqiperi, nje vend i cili ne histori me shume njihet per nacionalizmin e tij te rrepte se sa per problemet fetare, islamizmi perkufizohet ne kohe si nje fenomen shume i vonshem. Popullsia e Shqiperise ndahet ne myslymane (70%) dhe te krishtere (30%). Myslymanet ndahen ne sunite (gati 2/3) dhe pjesetare te bashkesive, nder te cilat me e njohura eshte ajo e bektashinjve. Ndersa te krishteret ndahen ne ortodokse (25%) dhe katolike (5%).

    Shqiperia ka Veriun dhe Jugun, te cilet i ndan lumi i Shkumbinit. Veriu ne pjesen e tij me te madhe perbehet nga myslymane dhe udhehiqet nga ligjet zakonore, ndersa Jugu, eshte me shume i krishtere, me i hapur dhe u bindet ligjeve moderne. Feja myslymane perben per shumicen e shqiptareve nje shenje te rendesishme identifikuese, e cila gjithesesi nuk ndikon ne aspektet e tjera si nacionalizmi, gjuha dhe kultura. Ne saje te tyre, shqiptaret munden t'i shpetonin zgjedhes se Perandorise Otomane, ku Shqiperia bente pjese deri ne vitin 1912 si dhe Greqise. Nacionalizmi shqiptar ishte ne themel te krijimit te Shqiperise se Madhe ne vitin 1941 nga Gjermania, fakt i cili solli si rrjedhoje krijimin, ne prill te vitit 1944, te divizionit SS Skenderbej, ashtu si emri i heroit shqiptar te shekullit te XV-te.

    Pas luftes dhe ardhjes ne pushtet te komunisteve te Enver Hoxhes, Shqiperia i mbylli kufijte dhe me 27 dhjetor 1967 u shpall Shtet ateist: u dogjen dhe u shkaterruan rreth 2.200 kisha dhe xhami. Ne vitin 1991, pasardhesi i Enver Hoxhes, Ramiz Alia, u perpoq te forcoje pushtetin e tij duke lejuar lirine e besimit si dhe duke i kthyer disa xhami komunitetit islamik (1.700 ishin shkaterruar qe ne vitin 1946).

    Partia komuniste, e shnderruar ne Parti Socialiste, fiton zgjedhjet e para te lira ne vitin 1991. Por zgjedhje te reja pasuan ne vitin 1992. Kete here, ishte Partia Demokratike, e themeluar ne vitin 1991, ajo qe fiton dhe se bashku me te vendoset edhe islamizmi ne Shqiperi.

    Strukturat shteterore te vendit pothuajse u shperbene pas renies se regjimit komunist ne vitin 1992. Per rrjedhoje, Shqiperia ushtronte nje force te madhe terheqese per aktivistet dhe OJQ-te islamike. Ata shihnin ne kete rast mundesine per te ngjallur besimin islamik ne te vetmin vend te Evropes- duke lene menjane rastin e vecante te Turqise, ku pjesa me e madhe e popullsise ishte myslymane, megjithese ne pjesen derrmuese jo praktikante. Si zone kaosi politik, Shqiperia do te behet edhe nje zone strehimi per nje numer islamistesh radikale, sidomos egjiptiane. Keta perfitojne nga mbeshtetja e OJQ-ve uahabite, si per mireseardhjen, ashtu edhe per te ardhurat e mepasme te qendrimit.

    Presidenti i ri Sali Berisha, myslyman sunit, qeveris ne menyre autoritare, duke patur si perparesi forcimin e pushtetit te tij. Per kete, ai ben aleance me islamin, te cilin e fut ne lojen politike shqiptare. Me 2 dhjetor 1992 Shqiperia hyn ne Organizaten e Konferences Islamike. Pervec kesaj, presidenti Berisha kthehet nga Arabia Saudite per mbeshtetje financiare dhe nga Turqia per mbeshtetje ushtarake. Ky hap sjell si pasoje nje orientim te ri te islamit shqiptar drejt atij qe praktikohet ne Vendet e Gjirit. Ky islam ndryshon konfigurimin e pamjes: nga njera ane, qe ketej e tutje, per te qene shqiptar, duhet te jesh myslyman dhe nga ana tjeter, Shqiperia duhet te mbaje marredhenie prioritare me boten myslymane. Artizani i ktheses islamike te vendit quhet Bashkim Gazidede, nje keshilltar i Berishes, i cili behet shef i sherbimeve sekrete ne vitin 1992 dhe mban marredhenie te privilegjuara me sherbimet sekrete arabe dhe iraniane. Socialistet dhe te krishteret reagojne ndaj ketyre ndryshimeve dhe e akuzojne Berishen se kerkon te vendose ne Shqiperi nje Shtet islamik, nderkohe qe pozita ne fuqi mbeshtetet gjithnje e me shume ne bazen e saj ne veri te vendit dhe vetem ne komunitetin myslyman, duke e vene ne nje pozite te veshtire konsensusin tradicional te shqiptareve. Mes islamisteve te pare te mberritur ne Shqiperi regjistrohet edhe Mohammad Al Zavahiri, i vellai i Ayman Al Zavahirit, udheheqesi i Xhihadit Islamik egjiptian dhe krahu i djathte i Osama Bin Ladenit. Ai mberrin ne Shqiperi si inxhinier i Kompanise International Islamic Relief Organization, OJQ saudite, e cila u ngarkua me vone qe te ndihmonte anetare te tjere te Xhihadit Islamik, per te gjetur vende pune prane "organizatave te bamiresise qe ndertonin xhami, jetimore dhe qendra kurimi" ne Shqiperi.

    Kjo marreveshje e fshehte do te shohe driten e diellit gjate hetimit te bere nga sherbimet amerikane dhe shqiptare, hetime keto qe do te sjellin si pasoje shperberjen e kesaj strukture ne korrik te vitit 1998. Ne janar 1993, Mohamed Al Zavahiri rekruton Mohamed Hasan Titan, arkitekt dhe anetar i Xhihadit egjiptian, per te punuar edhe ai ne kete organizate. Ai i ve detyren qe te mbledhe 20% te rrogave te anetareve te Xhihadit te punesuar nga OJQ-ja. Ne mesin e viteve '90, njesia e Tiranes numeronte deri ne gjashtembedhjete vete. Nga ana e tij, Tita, pret nepermjet OJQ-ve islamike Cauki Salama Atijan, nje instruktor me pervoje ne kampet e Afganistanit ne vitet '80 dhe specialist i dokumentave te fallsifikuara. Ai mberrin ne Shqiperi nen emrin Maged Mustafa dhe fillon pune ne nje jetimore te organizates me nje rroge mujore prej 700 dollaresh. Nje tjeter rekrut i Titas eshte Ahmad Osman Saleh, i kerkuar nga autoritet egjiptiane per implikimin e tij ne vrasjen e mbetur ne tentative kunder kryeministrit Atef Sedki ne vitin 1993. Ai arrin zyrtarisht ne Shqiperi si drejtues i nje jetimoreje si dhe per t'iu mesuar njerezve Kuranin. Se fundi, ne vitin 1997, nje fare Nagar vendoset ne Tirane ku ze nje pune ne gjirin e OJQ-se Al Haramein. Nagar, sic do te zbulohet me vone, ishte krahu i djathte i Atijase dhe te dy mbanin lidhje te drejtperdrejta me Ajman Al Zavahirin, i cili nderkohe ishte bashkuar me Bin Ladenin ne Afganistan.

    Ne te njeten periudhe, Shqiperia behet vend tranzit per shume te ardhur nga Algjeria, Sudani dhe Afganistani. Ne vend gelojne sherbimet sekrete te shume vendeve myslymane. Nderkohe, mafia shqiptare ushqen, nder te tjera, edhe kasafortat e UCK-se ne Kosove. Ndihma e Arabise Saudite e inkurajon Berishen ne riislamizimin e vendit, i cili behet ne menyre sistematike nepermjet predikuesve dhe OJQ-ve islamike. Para se gjithash, predikuesit kane si synim heqjen qafe te islamit shqiptar, per ta zevendesuar ate me nje islam me te afert me konceptin uahabit. Per kete arsye nxitet edhe mesimi i arabishtes me ndihmen e mjeteve te fuqishme financiare. Islami, ne formen e tij me radikale, predikohet si feja e vetme e vertete ne kete bote, ndersa toleranca konsiderohet nje shenje dobesie. Ne kete vend krenar per nacionalizmin e vet, predikuesit imponojne vizionin e kombit myslyman (uma), nderkohe qe urrejtja ndaj Perendimit ngrihet ne nivel dogme. Ne kete periudhe, OJQ-te islamike shumohen si lepujt. Ato ndertojne xhami- 200 te tilla vetem OJQ-te saudite- si dhe veprojne ne fushen humanitare, ekonomike dhe shoqerore. Mbreti Fahd i Arabise Saudite ofron nje milione Kurane ne gjuhen shqipe. Tridhjete OJQ dhe shoqata islamike punojne per te arritur nje qellim, te cilin nuk u munduan kurre ta fshehin: riislamizimin e Shqiperise. Trembedhjete mes tyre mblidhen ne gjirin e Keshillit te Koordinimit te Fondacioneve Arabe. Ato me radikalet mbajne lidhje te ngushta me Libine dhe Sudanin. Arabia Saudite paraqet Haramein dhe Muvafaqin (me qender ne Britanine e Madhe). Irani vepron permes Xhihadit te Ndertimit dhe Fondacionit Saadi Shirazi. Turqia mjaftohet vetem ne kuadrin e aktivitetit politik dhe ushtarak, por partia Nexhmetin Erbakanit, Refah Partisi, siguron OJQ-ne e saj. Te gjitha kane te perbashket perdorimin e ndihmes humanitare si mjet proselitizmi dhe presioni per te krijuar nje shoqeri islamike sipas kritereve, ne me te shumten e rasteve uahabite. Ndikimi i Iranit u forcua edhe nga bektashinjte. Ne fakt, bashkesia vendosi nje rishikim te organizimit te saj, gje qe e vuri ate ne linjen e islamit shiit iranian. Kleri bektashi behet ne kete menyre promotori kryesor i ndikimit iranian ne vend. Ky sulm islamik provokon reagimin e se djathtes greke, te mbeshtetur nga kleri, e cila kerkon me force pjesen e jugut te Shqiperise, qe sipas saj perben Epirin e Veriut.

    Ne muajin shkurt te vitit 1997, gjendja financiare e Shqiperise perkeqesohet. Shoqerite piramidale, te cilat financonin presidentin dhe partine e tij, rrenohen. Ne Jug shperthejne revoltat e armatosura. Paqja civile sigurohet vetem ne saje te ndihmes nderkombetare. Italia, Greqia dhe Franca nderhyjne ne kuadrin e "Operacionit Alba" (prill 1997). Ne vere te po atij viti, organizohen zgjedhjet qe sollen fitoren e Partise Socialiste: Rexhep Mejdani zgjidhet president dhe Fatos Nano, nje i krishtere ortodoks, i cili njohu burgun ne kohen e Berishes, behet kryeminister i vendit.

    Me te ardhur ne pushtet, socialistet marrin ne dore ceshtjen e islamit ne shoqerine shqiptare. Per ta, identiteti myslyman, ashtu sic eshte paraqitur para syve te tyre nga islamistet, eshte i papajtueshem me identitetin evropian. Kujdestaria qe imponon FMN-ja ne fushen e finances dhe Evropa ne fushen e sigurise, ndihmon per te zvogeluar ndikimin e islamisteve. Socialiste dhe intelektuale laike perpunojne nje teori te "komplotit islamik", e cila implikon Berishen dhe vendet arabe. Ne fakt, sherbimet sekrete shqiptare dhe CIA arrestojne ne qershor te vitit 1998 tre islamiste egjiptiane te kerkuar per aktivitete terroriste. Arrestime te reja pasuan edhe ne shtator te vitit 1998, pas atentateve kunder ambasadave te Shteteve te Bashkuara ne Najrobi dhe Dar Es Salam (gusht 1998).

    Lufta ne Kosove permban ne vetvete rrezikun e destabilizimit. Partia Demokratike deklaron se eshte e shqetesuar per ate qe po ndodh ne provincen jugosllave, nderkohe qe, per Partine Socialiste, kjo lufte nuk ka te beje me te. Por gjithesesi, uniteti i shqiptareve mbetet i kercenuar.

    Ne korrik 1998, Partia Demokratike terhiqet nga Parlamenti. Ajo nxit nje grusht shteti pas vrasjes se nje prej deputeteve te saj dhe hedh poshte kushtetuten e re te miratuar me referendum ne 22 nentor 1998. Ne mars 1999, Nato e shnderron Shqiperine ne prapavijen e nderhyrjes se saj ne Kosove, duke i shmangur ne kete menyre nje krize te mundshme vendit te shqiponjave. Ardhja e refugjateve kosovare (450.000 ne vitin 1999) nuk ndikon shume ne gjendjen e brendshme te Shqiperise. "Rreziku islamik" mbetet i dobet, megjithe perpjekjet e islamisteve. Gjendja nuk ka gjasa te ndryshoje persa kohe qe socialistet qendrojne ne pushtet dhe perendimoret ushtrojne ndikimin e tyre ne Shqiperi. Por ne saje te Berishes, islamistet kane hedhur rrenje te forta ne kete vend. Ne nje periudhe afatgjate, keto rrenje mund te shnderrohen ne nje problem te madh per mbarevajtjen e unitetit te vendit.

    (Marre nga Dictionnaire Mondial de l'Islamisme)

    Kush jane autoret

    "Fjalori boteror i islamizmit" doli ne drite ne gusht te vitit 2002 nga shtepia botuese franceze, Plon. Ai eshte cilesuar si nje veper ambicioze dhe pa precedent ne historine e analizes dhe botimit, qe trajton nje fenomen teper te vjeter dhe te komplikuar. Ky botim voluminoz u pergatit nga gjashte studiues te njohur te botes islame. Ata jane:

    Khattar Abou Diab, politolog, studiues i marredhenieve nderkombetare dhe strategjike, autor i disa librave mbi ceshtjet e islamit.

    Patrick Karam, doktor i shkencave politike, specialist i gjeopolitikes. Autor i shume artikujve dhe veprave studimore.

    Richard Labeviere, kryeredaktor i Radio France Internationale. Autor i disa librave.

    Julien Lariege, politolog, studiues prane Qendres se Studimeve te Larta mbi Afriken dhe Azine Moderne si dhe Qendres se Studimeve dhe Reflektimeve mbi Lindjen e Aferme.

    Olivier Roy, drejtor i studimeve ne CRNS. Autor i shume veprave studimore.

    Antoine Sfeir, gazetar, drejtor i redaksise, Cahier de l'Orient, president i Qendres se Studimeve dhe Reflektimeve mbi Lindjen e Aferme. Autor i disa studimeve mbi fene islame.

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-10-2002
    Postime
    66
    Ja ku doli dhe shoku i Sale trimit njeriut qe futi Shqiperine ne Konferencen Islamike. Orku, poshte Amerika, rrofte Arabia he. Me ngjan si Sala ne 96'. Iku Enveri dolen keta te tjeret. Ca bicim populli jemi ne?????

  18. #58
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    waveney per kuriozitet nuk e kam shkrujt une shkrimin lart...hahaha......se ca jane kto tjeret nuk e di por ti e di qe je popull kercimtar..sidomos kur cpohesh

  19. #59
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Ok, njerez, e kam thene dhe po e them dhe njehere... Me titullin e temes une nuk kuptoj islamin ne pergjithesi, por islamin te tipit Binladenist-terrorist. Nuk e kuptoj se si mund te adhurosh Bin-Ladenin me shoke...

    Nuk e kuptoj se si guxuan disa djem te vegjel shqiptare ne kohen e Sales, qe vinin ne kurs me ca muslimane arabike ne Korce, shkuan ne kisha me afreske te Onufrit ne Voskopoje dhe i gervishten afresket barbarisht. Kjo andej rrotull nga '96-ta. Banoret e Voskopojes apeluan ne polici qe ata njerez te mos vene me ne fshati i tyre, dhe jo ne fshat, por as afer tij mos duken, dhe policia jua pranoi kerkesen.

    Nuk e kuptoj se si guxuan njerez te tille te shkojne ne kisha e Ristozit e shekulit te 16-17te ne Mborje te Korces, dhe hoqen njady gure te medhenj nga themelite e asaj kishe te mocme qe mezi mbahet ne kembe. Bile edhe hoxha i Korces e denoi rende kete akt, keshtu qe keto nuk jane frymezuar nga thjesht muslimane shqiptare.

    Nuk e kuptoj se kush vuri bomba ne te vetmen kishe Orthodokse te qytetit te Shkodres ne 1998 dhe e hodhi ne ere duke demtuar keq.

    Edhe jo, Amerika mua nqs. me ka influencuar me ka bere njerri me tolerant, se Amerika eshte vend ku bashkejetojne njerez te gjitha racave dhe feve, dhe nqs. bejne ndonje avaz si keto qe permenda me lart, i pret burgu i perjetshem ose denimi me vdekje. Se te me kishe takuar me perpara se te vija ne Amerike, ndoshta s'do kisha qene kaq e sjellshme ne kete teme. Edhe pse se kam nickun shqiptar, te pakten e kam prej nje vendi qe shqiptaret kane qejf te kopjojne, po c'e do se me keto mend qe kemi, dhe me kete milet, kam frike se s'do t'ia dalim dot kurre ta bejme Shqiperine vend per te qene.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  20. #60
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Ah, po, dhe per ate pyetjen e vogel te Jihadit, per te njejten gje ankohen dhe polaket, ceket, sllovaket, dhe gjithe njerezit e Evropes Lindore, dhe pergjigjja e pelqyeshme apo e papelqyeshme per ty eshte se ne si shtet e kishim zgjedhur rrugen tone pro-sovjetike komuniste dhe komunizmi s'perputhet me idealet e Perendimit. Edhe gjithe keto nacionalitete qe permenda me lart kane dhene dhe nje kontribut shume me te madh se Shqiperia kunder nazisteve ne WWII. Edhe e di nje gje te tille nga vete njerez te erdhur ne Amerike nga keto vende me te cilet kam patur rastin te takohem. Pothuaj gjithe Evropa Lindore (nuk e di Rusia) ankohet qe nuk u perfshi ne planin Marshall ashtu sic ishte Gjermania perendimore... Vazhdo ti me te kaluarat e Perendimit, se mua me paska perrallepsur Amerika dhe me paska kthyer ne zombie.

    Po ty ne cfare te ka kthyer Arabia? Apo per ate pune jane shume te mire ata, nuk ju bejne njerezve lavazh truri, dhe nuk ju perrallepsin perralla se si te mbajne Sadamin ne krye, ashtu sic nuk na perrallepsej dhe ne ne Kohen e Enverit.... Ehuuuuu, sa me lart jane Arabiket se Amerikanet....., sa me te zhvilluar dhe te emancipuar....., kot qe flasim....Po le bre, Arabiket jane bota vete, c'e zgjat muhabetin o byrazer...!

    Plus, se po permendje hollandezet dhe Bosnjen. Nje miku im hollandez ketu ne shkolle, me tha se ishte nje turp per qeverine e asaj kohe ne Hollande, dhe qeveria vete pa i thene njeri, kur u be ai turp, qeveritaret pushtetuesse ishin te paret qe thirren per zgjedhje te parakohshme ne Hollande dhe hoqen dore nga pushteti VULLNETARISHT. Ja si eshte Perendimi..., qe kur ma tha ai kete gje une mbeta me goje hapur. Ja se c'njerez me mendje te haput dua une qe te ndjeke Shqiperia si shembull. Por paska ca njerez tani ne mijevjecarin e ri ne Shqiperi qe duan te dalin me te zgjuar se qyteterimi Evropian dhe duan te na shpikin formula te reja per te permiresuar gjendjen ne Shqiperi, ose me keq, duan te kopjojne formulat arabike qe jane shembull i gjalle dhe aktual i deshtimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 07-03-2003 mė 16:41
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Jezuiti italian qė adhuronte Shqipėrinė
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •