24 Maj 2011 - 16:02 | Shqiperi
Durrës, fuoristrada përplas për vdekje 12-vjecaren
DURRËS- Një 12-vjecare ka humbur jetën tragjikisht teksa është përplasur për vdekje nga një automjet mesditen e sotme.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrashbull të qytetit të Durrësit.
Nga hetimet paraprake të policisë njoftohet se 12-vjecarja me inicialet G.M po ecte pranë rrugës ndërkohë që është pëplasur për vdekje nga një automjet tip fouristradë.
Nga përpasja e rëndë 12-vjecarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe është dërguar menjëherë në morgun e spitalit të Durrësit, ndërkohëqë policia ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit Eugen Cela.
(e.m/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt