Postuar më parë nga
Brari
sonush.. je sic te kam pikturuar une..
shiko se me cilet puthesh ne mendime e urrejtje..
me enveristet.. si ki drituku..
se ashtu je ne fakt..
--
ja te shohim pak sharllatanin dhe kryecubin enverist por dhe kryehajdut.. edvin ramen.. se kush eshte.. si "urbanist"..
----
Premtimet e prezantuara nga Bashkia për qendrën e Tiranës nuk janë të projektuara në planin belg
Zbardhen 9 mega-mashtrimet e Ramës në Sheshin "Skënderbej"
Paligjshmëritë e planit belg për qendrën e Tiranës nxjerrin në pah një sërë mashtrimesh të kryetarit të Bashkisë, Edi Rama lidhur me prezantimin e këtij projekti përpara qytetarëve. Në planin belg janë fshirë plot 9 premtime për projektin e sheshit që Rama propagandonte. Megjithëse, sipas planit, asnjë nga ndërtesat ekzistuese nuk do të shembet, monumenti Skënderbeu në kalë, Teatri i Operës dhe i Baletit, Muzeu Kombëtar, Banka e Shqipërisë dhe Xhamia do të jenë të gjitha aty, lehtazi konstatohet se në krah apo pas këtyre ndërtesave, Rama ka projektuar ngritjen e kullave të larta, ndërtuesit e të cilave do të jenë njerëz të afërt të tij. Kullat që Ramës i interesonin që të ngriheshin prapa Pallatit të Kulturës, në krah të 15-katëshit apo edhe në vendin ku 20 vite më parë qëndronte busti i diktatorit famëkeq Enver Hoxha, bënë që të miratohej ky plan i jashtëligjshëm. Plani i Ramës proklamon ta shkëpusë trafikun nga sheshi dhe të krijojë një shesh këmbësorësh me konstruksione të reja, por e vërteta është se ky plan dhe ndërtimi i këtyre kullave do të rëndojë trafikun dyfishin e atij ekzistues. Plani belg ndryshon në mënyrë të çuditshme skemën e qarkullimit të planit francez, i cili iu shit shqiptarëve pikërisht duke ofruar një infrastrukturë të re, atë të tramvajit. Çuditërisht Bashkia hoqi dorë nga kjo infrastrukturë, çka ngre dyshime të arsyeshme që nuk ishte ky qëllimi i planit francez, por ishte vetëm mënyra për të fituar besimin e qytetarëve në atë kohë. Sipas planit belg, në sheshin qendror do të ndërtohet edhe një kullë, e cila bllokon bulevardin apo ndan Bulevardin "Zogu I" me Sheshin "Skënderbej" dhe e shndërron atë në një rrugë qorre, nga një bulevard me hapësirë madhështore. Ndërtimi i një kulle qytetare që nënkupton Bashkinë e qytetit dhe që parashikohet të ndërtohet ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar dhe hotelit 15-katësh, mbyll hapësirën e Bulevardit "Zogu I" që është hap fatal i këtij projekti. Mbyllja e hapësirës së bulevardit të madh konsiderohet nga specialistët e mjedisit dhe urbanistikës një atentat kundër qytetit. Projekti parashikon që sheshi para monumentit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të gërmohet 9 metra për të bërë të mundur krijimin e dhomës teknike me pompat e ujit. Vendosja e këtyre pompave fshin projektin francez të trumbetuar nga Rama, i cili parashikonte parking dhe trafik nëntokësor. Ndryshimet nga plani francez janë të thella me planin belg dhe, për më tepër, ato janë kryesisht klienteliste.
Elis KUÇI
Premtimi për godinat 9-katëshe u zëvendësua me ato 25-katëshe
Plani francez i Ramës parashikon moslejimin e godinave të banimit më të larta se 9 kate. Në atë kohë Rama u premtoi qytetarëve të Tiranës se me zbatimin e planit francez nuk do të lejohet ngritja e godinave më të larta se 9 kate. Sipas planit belg, Sheshi "Skënderbej" do të rrethohet nga 13 kullat e biznesmenëve të Ramës, do të pajiset me një seri tiparesh ujore të përbëra nga pellgje të shkëputura me pamjen e disa njollave reflektuese. Projekti belg për Sheshin "Skënderbej" fsheh barbarinë e ndërtimit të disa kullave 25-katëshe që do të minojnë hapësirat për qytetarët. Qendra e Tiranës është konceptuar si një park ose si një shmangie e kaosit, siç e cilëson Bashkia e Tiranës përmes planit belg. Por, faktet paraqesin një situatë krejt të kundërt, sipas të cilave, fati i sheshit kryesor të kryeqytetit do të shkojë drejt bunkerizimit.
Nuk planifikohet futja e trenit urban në sistemin e transportit
Plani francez parashikonte futjen në sistemin e transportit publik të një treni urban (tramvaje), me dy-tri vagonë, tepër ekologjik për ambientin. Plani belg ndryshon në mënyrë të çuditshme skemën e qarkullimit të planit francez, i cili iu shit shqiptarëve pikërisht duke ofruar një infrastrukture të re, atë të tramvajit. Çuditërisht, Bashkia hoqi dorë nga kjo infrastrukturë, çka tregon qartë se qëllimi i planit francez të trumbetuar nga Rama ishte vetëm mënyra për të fituar besimin e qytetareve në atë kohë. Plani belg nuk ka asnjë studim për organizimin në qendër të lëvizjes së automjeteve dhe të këmbësorëve për shkak të moscenimit të interesave klienteliste të Ramës. Projekti parashikon që sheshi para monumentit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të gërmohet 9 metra për të bërë të mundur krijimin e dhomës teknike me pompat e ujit. Vendosja e këtyre pompave fshin projektin francez të trumbetuar nga Rama, i cili parashikonte parking dhe trafik nëntokësor.
Zbehja e vlerave të monumenteve të kulturës
Me planin ligjor gjen zgjidhje edhe ndërtimi i xhamisë për Komunitetin Mysliman, duke krijuar kështu bashkë me Katedralen Ortodokse dhe atë Katolike, një trekëndësh të të tria religjioneve. Sipas planit, asnjë nga ndërtesat ekzistuese nuk do të shembet. Monumenti Skënderbeu në kalë, Teatri i Operës dhe i Baletit, Muzeu Kombëtar, Banka e Shqipërisë dhe Xhamia do të jenë të gjitha aty. Me zbatimin e planit belg konstatohet se në krah apo pas këtyre ndërtesave, Rama ka projektuar ngritjen e kullave të larta, çka do të zbehë vlerat e këtyre monumenteve.
Plani aspak aksesibël për këmbësorët, minon hapësirat e gjelbra
Rama trumbetoi se plani francez parashikonte që Sheshi "Skënderbej" do të jetë aksesibël vetëm për këmbësorët, me shumë gjelbërim dhe hije për qytetarët. Në shesh u jepet përgjigje hapësirave social-kulturore. Krejt e kundërta ka ndodhur në planin belg që po vihet në zbatim nga Bashkia e Tiranës. Plani belg, që i është përshtatur interesave të kryebashkiakut Rama, parashikon rrethimin e sheshit me 13 kullat e biznesmenëve të Ramës, i cili do të pajiset me një seri tiparesh ujore të përbëra nga pellgje të shkëputura me pamjen e disa njollave reflektuese. Ndryshe nga sa u është premtuar qytetarëve, plani për Sheshin "Skënderbej" nuk synon aspak të jetë aksesibël vetëm për këmbësorët, me shumë gjelbërim dhe hije për qytetarët.
Zhduken projektet për ndërtimin e parqeve
Plani francez parashikonte formimin e Parkut të Madh në qendër të Tiranës, që do të vijë nga shkrirja e Parkut Rinia dhe Parkut të Namazgjasë, si dhe ndërtimin e parkut matanë Stacionit të Trenit. Krejt e kundërta është menduar nga Rama në planin belg. Premtimet për shumë parqe ishin thjeshtë fasada e radhës e kreut të Bashkisë, që nuk synon gjë tjetër veçse të mbulojë gjoja premtimet false për hapësira relaksuese për qytetarët e kryeqytetit. Dukshëm, plani belg lë të nënkuptohet mungesën e hapësirave të blerta, të cilat mbeten të shkruara vetëm në letër pasi në pamjen që vet Bashkia ofron për sheshin e "së ardhmes", qendra është totalisht e zhytur në beton dhe e sinkronizuar nga ndërtime shumëkatëshe. Në plan nuk projektohet asnjë park, asnjë lulishte apo ambient në shërbim të qytetarëve.
Devijimi i projektit për unazën e vogël
Ndër të tjera, plani francez i kishte detajuar të gjitha ndërtesat dhe rrugët e kryeqytetit. Ndërsa me zbatimin e planit belg, Rama ka devijuar unazën e vogël për interesa të ndërtimeve aktuale. Sipas planit belg, unaza e vogël kalon përpara pallatit të ngritur mbi rrugë nga kunati i Dash Pezës. Kalimi i rrugës do t'i shtojë vlerën objektit të paligjshëm të Dash Pezës. Plani belg nuk ka asnjë studim për organizimin në qendër të lëvizjes së automjeteve dhe të këmbësorëve për shkak të moscenimit të interesave klienteliste të Ramës.
Mungesa e studimit për rehabilitimin e trafikut
Plani francez kishte parashikuar të zgjidhte trafikun me disa rrugë të shkurtra. Plani francez kishte bërë një studim mbi trafikun në kryeqytet. Në planin belg nuk është parashikuar devijimi i trafikut. Plani i Ramës parashikon që të gjitha makinat e qendrës së Tiranës të kalojnë mbi dy korsi të unazës së vogël. Plani belg nuk ka asnjë studim për organizimin në qendër të lëvizjes së automjeteve dhe të këmbësorëve. Në planin belg merren si të mirëqena ndërtimi i tre unazave në kryeqytet, ndërkohë që aktualisht Tirana ka vetëm një unazë funksionale.
Betonizohen hapësirat hyrëse dhe dalëse me rrugët qendrore
Plani francez nuk e parashikonte ndarjen e Bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Sipas planit francez, ndarja e bulevardit nuk përshtatej me qendrës si nga ana estetike, edhe nga ana mjedisore. Sipas planit belg, në sheshin qendror do të ndërtohet edhe një kullë, e cila bllokon bulevardin apo ndan Bulevardin "Zogu I" me Sheshin "Skënderbej" dhe e shndërron atë në një rrugë qorre, nga një bulevard me hapësirë madhështore. Ndërtimi i një kulle qytetare që nënkupton Bashkinë e qytetit, që parashikohet të ndërtohet ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar dhe hotelit 15-katësh, mbyll hapësirën e Bulevardit "Zogu I", që është hap fatal i këtij projekti.
Zona e ish-Bllokut pa rrugë pedonale
Në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë së Tiranës, Rama u shpjegoi anëtarëve të këtij këshilli disa nga pikat kyçe të planit francez për qendrën e kryeqytetit. Sipas Ramës, plani francez do të konservojë me pak ndryshime zona e ish-Bllokut, e cila do të bëhet aksesibël vetëm për këmbësorët, si dhe zona e vilave në Rrugën e Elbasanit. Ky ishte mashtrimi i radhës i Ramës, pasi në planin belg nuk parashikohet që blloku të jetë rrugë pedonale. Madje, Bashkia me zbatimin e planit belg e sheh urën e Shallvareve aktualisht të bllokuar, si pikë kuçe për trafikun në kryeqytet. Plani belg, i cili mbrohet me fanatizëm nga Rama, parashikon zhbllokimin e rrugës të zënë nga miku i tij Kokëdhima në zonën e ish-Bllokut.
RD
Krijoni Kontakt