OK elinokton, po ta sqaroj meqe po kembengul. Nxirr makinen llogaritese po nuk besove.
Sipas numrit te popullsise:
Sipas tabeles se Instat qe kisha sjelle une, ne Shqiperi trafiku shkakton 384 vdekje ne vit.
Sipas shifrave qe solle ti, ne SHBA trafiku shkakton 42.000 vdekje ne vit (shifer e rrumbullakosur).
Shqiperia ka 3 milion banore. SHBA ka 300 milion banore.
Dmth, raporti eshte:
384/3.000.000 per Shqiperine dhe 42.000/300.000.000 per SHBA-ne.
Pra raporti eshte i njejte pak a shume per te dy vendet, rreth 0.00013 vdekje ne vit per banor.
Sipas numrit te automjeteve:
Edhe Shqiperia edhe SHBA-ja kane rreth 0.00013 vdekje ne vit per banor.
Shqiperia ka rreth 350,000 makina, ose afersisht 0.11 makine per banor.
SHBA-ja ka
62 milion makina - shiko Wikin ose 0.23 makina per banor, nje shifer dy here me e larte se e Shqiperise.
Dmth, Shqiperia me gjysmen e numrit te makinave, ka numer te njejte aksidentesh per banor me SHBA-ne.
E kuptove tani sa skandaloze eshte gjendja ne Shqiperi???
Kjo ne kushtet kur SHBA-ja eshte kryq e terthor me autostrada me 16 korsi terthor te cilat sjellin me shume aksidente, ndersa Shqiperia ka vetem ca rruge te nacionale relativisht te ngushta.
SHBA-ja nderkohe nuk rri duarkryq si ne po ka rregulla shume te rrepta per shpejtesine, alkoolin, perparesine e kembesorit, etj.
(Llogaritjes se Italise nuk po i hyj se kam pune. Atje mund te jete me e ngjashme me ne gjendja se italianet njihen per shofere te terbuar.)
Krijoni Kontakt