Me te vertete qe eshte per te ardhur keq per situaten e qarkullimit rrugor ne Shqiperi. Autostradat jane burim i sigurte vdekje. Nuk mbeten mbrapa dhe rruget dytesore apo ato te qyteteve. Tirana eshte nje KAOS TOTAL. Pothuajse ne 90% te rrugeve te qytetit mungon sinjalistika horizontale dhe vertikale. Krahet e preçedences kam pershtypjen se asnje nuk e di si fuksionojne. Ndersa pjesa me e madhe e fajit i mbetetet policise rrugore me neglizhencen dhe maskarallikun qe tregon. Keto punonjes policie kthehen nga mbrojtes te jetes ne ndihmes te vdekjes.
Shoferet as nuk ja kane haberin fare rregullave te qarkullimit. Edhe kur i shef neper Evrope makinat me targa shqiptare habitesh si qarkullojne. Para disa ditesh kur kthehesha nga puna me qelloi te shikoja nje makine me targa Durrsi qe kishte ngaterrua rrugen. Shoferi me "inteligjencen" e tij, perpiqej te manovronte mbrapsht per t'u kthyer ne rrugen e duhur, ne kohen qe fluksi i trafikut drejt tij ishte i hapur. Si nuk i mori ne qafe familjaret vetem Zoti e di. Mjaft mire mund te vazhdonte rrugen e gabuar dhe te kthehej mbrapsht ne kthesen e pare qe do te gjente ne favor te tij.
Krijoni Kontakt