Postuar mė parė nga
Rugova
Grepi,
Sė pari, unė nuk jam Naser Rugova, prandaj ti edhe Shpetimi luteni qė kėtė njeri ta leni tė qetė nė punėt e tija.
Sė dyti, gjuha dhe fjalori qė pėrdorė ti bashkė me Shpetimin, tė cilin e paske thirrur nė ndihmė, ndaj gjithė atyre qė kanė mbiemrin Rugova, janė plotė helme, urejtje dhe fund e krye shpifje tė trilluara, gjė qė i mbyllė derėn ēdo debati midis nesh. Me gjuhėn qė flitini ju ndaj rugovistėve, unė nuk do e kisha pėrdorur as ndaj armikut, e lėre mė ndaj shqiptarėve, pa marrė parasysh se ēfarė mendon pėr ta. Tėra ngjarjet e historive shqiptare kanė vetėm njė tė vėrtetė, por mjerisht ato janė manipuluar dhe monopolizuar keq, pikėrishtė nga dhunuesit tė cilėt nuk pajtohen me aktorėt dhe bėrėsit e saj. Ndaj, me ata tė cilėt manipulojnė dhe shtrebėrojnė historinė dhe ngjarjet qė u kanė ndodhur shqiptarėve gjatė shekullit 20-tė, bisedat marrin fund.
Insistimi juaj i vazhdueshėm se e drejta dhe e vėrteta e shqiptarėve janė vetėm nė anėn tuaj, pa dyshim dhunon dhe shkel brutalisht tė drejtėn e tjetrit deri nė pafund, prandaj aty ku ka dhunė, nuk ka liri, aty ku ka sharje nuk ka demokraci as debat. Kėtu nė Forumin Shqiptar nuk jemi nė tryeza shkencore as seminare ku debatohet dhe gjykohet pėr historinė dhe ngjarjet e saj, kėtu jemi nė njė Forum ku ne nuk njihemi nė mes veti, pra qė tė gjithė jemi me nofka, prandaj si mund ta akuzojmė njėri tjetrin derisa nuk i dimė biografitė e tjetrit. Kjo mėnyrė e debatit ėshtė e pa pranueshme dhe ne shqiptarėt duhet tė mėsohemi tė debatojmė pėr ēėshtjet dhe jo pėr individėt.
Mos i akuzoni tė tjerėt pėr tradhėti, sepse shqiptarėt janė tė vetmit nė botė qė ende nuk kanė themeluar kritere dhe platformė unike se ēfarė veprash bien nė kategorinė e tradhėtisė. Madje, shumė heronj i kanė shpallur tradhėtarė, dhe shumė tradhėtarė i kanė bėrė heronj. Prandaj, as sot nuk dihet se kush dhe nė tė vėrtetė cilit grup i takon, sidomos ata tė cilėt mendojnė se historia shqiptare fillon dhe mbaron me ta. Historisė shqiptare kurrė nuk i dihet, apo jo ti Grepi?!
Krijoni Kontakt