ARTIKUJ VITI V - 15 JANAR 2003
--------------------------------------------------------------------------------
Viktima e dyfishtė, Tahir Zema
Shkruan: Shqiptar Oseku
Thonė se pėr tė ndjerin duhet folur vetėm mirė. Nė rastin e Tahir Zemės, kjo ėshtė njė detyrė bukur e zorshme. Pas vrasjes sė tij pasoi njė ritual i neveritshėm, me tė cilin s'kam arritur tė mėsohem ende, pėrkundėr tė gjitha evenimenteve tė numėrta prej luftės e kėtej. Gjysmė tė vėrtetat u gėrshetuan me rrena, pėr ta krijuar (edhe) njė idhull tė ri nė mendjet e shqiptarėve.
Nė kėtė situatė, interesi i publikut kėrkon mė shumė tė thuhet e vėrteta, se sa tė folet mirė pėr tė ndjerin me ēdo kusht. Kurse e vėrteta, cilado qė tė jetė ajo, doemos qė do tė jetė e hidhur. Kjo pasi jeta dhe vdekja e Tahir Zemės ngėrthejnė shumėēka qė ne deri sot kemi refuzuar me ngulm t'i shohim, t'i dėgjojmė, e t'i folim.
Pėr ta inventuar listėn e tė dyshimtėve me motiv e mundėsi, mjafton ta shohim njė ēikė jetėshkrimin e tė ndjerit. Njė jetėshkrim ky qė s'ishte aspak monoton, e qė ofron njė bollėk tė tė dyshimtėve tė mundshėm.
Tahir Zema u shkollua nė akademinė ushtarake jugosllave, ku unė pėr ndonjė arsye s'do tė kisha patur gjasa ta fus as kėmbėn, e shėrbeu me vite si epror karriere nė ushtrinė jugosllave. U dėnua nga gjyqi ushtarak jugosllav pėr afera droge nė ushtri por u lirua pas krejt pak kohe, pėr arsye qė s'dihen. U martua dy herė me serbe. U transferua nė Kosovė bashkė me familjen nė njė kohė kur ushtarakėt tjerė shqiptarė transferoheshin jashtė prej Kosovės.
Kėto tė gjitha do t'i faleshin, ashtu siē i janė falur shumėkujt tjetėr, po ta kishte treguar veten nė luftė. Mirėpo ai zgjodhi jo tė futet nė shėrbim tė UĒK-sė, po t'i prijė njė fraksioni tė krijuar prej Bujar Bukoshit nė ekzil, gjė qė de facto e pėrēante rezistencėn. Dhe Tahir Zema priu fort mirė, deri nė ditėn e zorit. Asaj dite, pėr dallim prej tjerėve, ai vendos ta braktis fushėn e nderit e te arratiset matanė kufirit, njė turp ky madhor pėr kėdo ushtarak karriere qė ka dy gisht fytyrė.
Jo qė kjo e pengoi tė kthehet nė Kosovė, pėrkundrazi. Pas luftės, Zema u brohorit si hero nga LDK-ja, e cila vuante e vazhdon tė vuajė nga njė mungesė kronike e epoletave luftarake nė radhėt e veta. Tė shkuara tė harruara ishin grindjet e Bukoshit me Rugovėn, i shkuar i harruar dezertimi. Tahir Zema u ripagėzua brenda natės nga LDK-ja si Heroi Institucionalist, qė e nisi (!) luftėn nė kalė tė bardhė, po qė u pre nė shpinė nga "katundarėt e Drenicės". Episodi i mbramė i tij para se tė vritej ishte t'i del dėshmitar "katundarėve" qė e nisėn luftėn, e qė nga ndėrkombėtarėt u dėnuan me dekada burg pėr "krime kundėr shqiptarėve".
Tri motive tė mundshme
Nėse e eliminojmė edhe nė teori mundėsinė qė Tahir Zema tė jetė vrarė me pahir, atėherė ekzistojnė vetėm tri motive tjera. E para, ai mund tė jetė vrarė pėr motive politike. Nė atė rast, ėshtė afėr menē qė dikujt mund t'i ketė plasur kur Tahir Zema u doli dėshmitar nė gjyq ish krerėve tė UĒK-sė. Nė kėtė verzion, atentati kundėr tij ngėrthen, pra, nė vetvete njė deklaratė politike: "Deri kėtu shkojnė gurėt e megjės, asnjė hap matanė! Ata qė u dalin nė gjyq luftėtarėve tani e tutje, le ta masin bythėn."
Nėse ėshtė ashtu, del se atentatorėve u ėshtė mbushur mendja se janė trashėgimtarė tė UĒK-sė. Ata besojnė fuqishėm se lufta e UĒK-sė ka qenė luftė e shenjtė ēlirimtare, e se asnjeri - e aq mė pak njė Tahir Zemė - s'ka tė drejtė morale t'i del dėshmitar luftėtarėve. Pėr ta, lufta s'ka marrur fund ende. Ata besojnė, sigurisht, se janė duke e mbrojtur nderin e UĒK-sė dhe tė kombit shqiptar nga njollosjet qė ia bėjnė tė huajt e "kolaboratorėt" vendas, pa u kujtuar se mos po i bėjnė shėrbim tė keq mu idealeve tė veta.
Por motivi mundet qė ėshtė edhe krejt tjetėr. Imazhi post mortem qė po krijohet pėr tė ndjerin lė mėnjanė qė ai kishte njė shoqėri tė nduarduart e me interese tė ndryshme. Pėr shembull, ėshtė sekret publik se ai kishte shoqėri tė vjetėr edhe me disa nga narkotrafikantėt mė nė zė shqiptarė.
Narkotrafiku si motiv s'para u pėlqen ta kujtojnė apologjetėve tė Zemės, meqė ata ngulmojnė ta imagjinojnė tė ndjerin nė format tė Skėnderbeut. E as i pėlqen tamam revolucionarėve fanatikė, meqė edhe ata duan doemos t'i japin atentatit njė karakter politik, nė kėtė rast karakter tė protestit anti-LDK. Por e vėrteta shpesh herė ėshtė politikisht jokorrekte deri nė skaj. Trafiqet e paligjshme janė sot industria e vetme efikase nė Kosovė, kurse pėr njė kriminel ordiner s'ka mė mirė se sa kur faji pėr krimin lypet tjetėrku.
Motivi i tretė mund tė jetė ai qė si duket e kanė harruar tė gjithė. Vrasja e Tahir Zemės mund tė jetė kryer prej agjentėve serbė. Pėr kėtė s'kam asnjė fakt, pos asaj se unė do ta kisha vrarė dora vet Tahir Zemėn po tė kisha qenė agjent serb. Merreni me mend ju lutem, se ē'rast i rrallė pėr t'i vrarė tri-katėr miza me njė tė rėnė: ta nxjerrėsh inkompetent UNMIK-un menjėherė pas njė gjykimi senzacional, t'i armiqėsosh blloqet politike nė Kosovė, t'i shfaqėsh veteranėt si shtresė kriminele e shoqėrisė, e mundėsisht edhe tė parandalosh me kohė zbulime tė ndjeshme.
Kėso idiotėsira ndodhin kur prioritetet e ligjit t'i pren i huaji. Nga 11 344 tė vrarė e tė zhdukur gjatė luftės, e 1.075 qė mungojnė ende, UNMIK-u zgjedh apostafat ta hetojė rastin e katėr (4) personave te vrarė prej ish UĒK-sė. Ndėrsa asnjė serbi tė vetėm pėr be s'i ėshtė rrumbullakėsuar ende procesi pėr njato 11 344 viktima qė s'hanė mė bukė ndėr ne, UNMIK-u prioriton qė pėr kėta katėr (4) vetė ta hedh njė bombė nė ēatinė e Kosovės, duke e ēuar vendin buzė luftės civile.
Se kush e pse e vrau Tahir Zemėn, unė pėr vete s'kam shpresė ta mėsoj sė shpejti, e ndoshta s'do ta marr vesh kurrė. Por e di qė pėr ta ēuar tė ndjerin nė rendez-vous me vdekjen konspiroi bashkė me atentatorėt edhe natyra e tij. E se ai gjer nė vdekje mbeti viktimė e dyfishtė, shėnjestėr e preferuar e armiqve tė tij personalė dhe therror i preferuar i njerėzve qė i konsideronte miq.
Unė pėr vete shpresoj forcėrisht qė Tahir Zema s'do tė bėhet sėrish viktimė e dyfishtė edhe pas vdekjes. E, para sė gjithash, shpresoj se vdekja e tij s'do tė krijojė viktima tė reja.
--------------------------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt