Rent, or Marathonomak!
- Perktheu F.Noli
Rent, or rent, rent e u thuaj
Se u ēthur ordi e huaj,
Se betejėn e fituam
Dhe qytetin e shpėtuam!
Rent, or rent,
Rent, or Marathonomak!
Kap njė degė prej dafine
Dhe vėrtitesh ndaj Athine,
Nėpėr fush' e brek mi brek
Kėmba tokėn as t'a prek,
Hip' e zbrit,
Petrit, Marathonomak!
Ke njė plagė, po s'e the,
Djers' e gjak pikon pėr-dhe;
Do qė ti tė jesh i pari,
Pėr triumfin lajmėtari
Flamur-gjak,
Kuqo, Marathonomak!
T'u tha gryka, po s'tė pihet,
T'u mpi kėmba, po s'tė rrihet,
Se mileti po tė pret,
Ankthi zėmrat ua vret,
Vrer e tmerr,
Shpejt, or Marathonomak!
Kurrė kaqė s'dogji djelli
Dhe si plumb s'rėndovi qjelli,
Kurr' aq ėmbėl' e bukur s'ftoj
Hij' e lisit edhe kroj;
Turru tej,
Tutje, or Marathonomak!
Vapa mbyt e pluhri nxin
Ferra ējerr e guri grin
Afsha gjoksin pėrvėlon
Syrin avulli verbon;
Ur' e prush,
Furr', or Marathonomak!
Gryka si gjyryk tė ēfryn
Prej Vullkani flag' e tym
Se ē'vėngon e se ē'gulēon,
Zėmra brinjėt t'i ēkallmon
Me tokmak,
Mbahu, or Marathonomak!
Nėna, motra, nusja dalin,
Ngrehin krahėt tė tė ndalin,
Mos, se s'janė veē Najada
Magjistrica dhe Driada;
Lark, or lark,
Lark, or Marathonomak!
Hajde, ja Akropolia,
Ja qyteti e njerėzia
Qė tė pan' e qė tė ēquan
Dhe fuqinė t'a rishtuan
Ha dhe pak,
Hajde, or Marathonomak!
Ja, arrive, ua the:
Ē'gas e ē'helm qe kjo myzhde!
"E fituam!", brohorite
Dhe pėr tok' u-pėrpėlite;
Vdiq, or vdiq!
Vdiqe, or Marathonomak!
Rent kudo, dyke bėrtitur,
Nėpėr shekuj faqe-ndritur,
Se i vogli shtrin viganin
Dhe i shtypuri tiranin,
Veē e tok,
Tok, or Marathonomak!
Krijoni Kontakt