Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 115 prej 115
  1. #101
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,652
    Postimet në Bllog
    18
    Durres-Kukes, rruge e re mbi tunel

    Blerina Hoxha
    E Diele, 29 Nentor 2009

    Kompania qe punon per hapjen e tunelit te rruges se re Durres-Kukes, ka marre persiper te beje te kalueshme per automjetet rrugen siper malit te Thirres ku kalon tuneli. Kompania po shtron me cakull te 15 kilometrat qe bashkojne autostraden mbi tunel dhe me pas, pritet te beje riveshjen e saj me shtrese te holle asfalti. Keto sherbime po behen per te lehtesuar levizjen e pasagjereve dhe automjeteve, te cilat edhe pse tuneli eshte bllokuar, nuk i shmangen rruges se re. Furgonat dhe foristradat kalojne mbi qafen e malit duke perdorur nje rruge provizore qe kompania "Bechtel-Enka" e ka perdorur per nevojat e saj gjate punimeve. Kjo manover e automjeteve te transportit, ka rritur dukshem cmimet e biletave nga Kukesi ne Tirane duke i cuar biletat e automjeteve mbi 1 mije leke te reja nga 6 mije qe ishin bere kur tuneli ishte funksional. Mbyllja e tunelit duket se nuk ka krijuar pasoje vetem per transportin e pasagjereve, por edhe per ate te mallrave. Pasi burimet nga porti i Durresit pohojne se, volumi i mallrave qe transportohen me konteniere ne drejtim te Kosoves, ka rene 8-10 here. Pas hapjes se tunelit te Thirres, biznesmenet grosiste nga Kosova nisen t'i importonin mallrat e tyre me konteniere, si nje metode moderne dhe me e lire ne kosto. Rruga e re Durres-Kukes, ka rritur ndjeshem vleren e pasurive te paluajtshme ne zonat ku ajo kalon. Aktualisht cmimi i nje dynymi toke kushton 2 milione leke ose 3 here me shume se, para se te fillonin punimet. Madje ka pronare qe me gjithe cmimin e lakmuar, nuk pranojne ta shesin me shpresen e rritjes se metejshme te tij, pas perfundimit te autostrades. Vetem per shpronesimin dhe kompensimin e pronareve te tokes ku do te kaloje autostrada ne segmentin Morine- Kukes-Kalimash, jane shpenzuar nga buxheti i shtetit 281 milione leke, fond qe ka sherbyer per kompensimin si per tokat bujqesore, ashtu dhe per banesat dhe bizneset private. Ky proces tashme ka perfunduar dhe jane zgjidhur pothuaj te gjitha problemet e shpronesimit. Ne segmentin e ri rrugor kane punuar 8 firma private. Punimet kane te bejne, jo vetem me ndertimin e urave, po edhe te trasese se rruges dhe tunelit. Autostrada do te jete gati 45 km me e shkurter se rruga ekzistuese drejt Kosoves dhe koha e udhetimit do te reduktohet me dy ore, nga gjashte ore te tanishme. Rruga e re eshte shume e rendesishme per Shqiperine, sepse shume turiste qe vizitojne vendin jane nga Kosova ose Maqedonia.

    Afatet, tunelet gati per veren 2010

    Tuneli ne rrugen Rreshen-Kalimash do te jete gati ne fillim te veres. Gjate kesaj periudhe do te rehabilitohet shembja qe ka ndodhur ne tunelin. Nje nga menaxheret e objektit tha se po punohet me ritme te shpejta, duke njoftuar se kontrata me qeverine eshte deri ne fund te veres. Tuneli ne autostraden e re Durres-Kukes, eshte mbyllur pa afat pak kohe me pare. Shkak jane bere rreshqitjet e dherave si dhe punimet per ndertimin e ketyre tuneleve, qe nuk kane perfunduar ende. Burime nga punonjesit qe po punojne ne tunel, shpjegojne se tuneli nuk do te funksionoje per disa muaj. Per shkak se rregullorja teknike e ndertimit per nje veper te tille, kerkon qe pas perfundimit tunelet nuk duhet te frekuentohen nga automjetet. "Fjetja" e tunelit eshte domosdoshmeri per qendrueshmerine e strukturave, njoftojne te njejtat burime. Mirepo perdorimi i parakohshem i tij eshte bere gjate periudhes se veres, per te krijuar me shume lehtesi per turistet nga Kosova, te cilet mund te arrinin ne plazhet shqiptare per vetem 3 ore. Por nje nga arsyet se pse eshte bere mbyllja, mesohet se jane punimet ne tunelin tjeter qe shtrihet paralel me tunelin aktiv. Kalimi i automjeteve sidomos atyre te renda ne tunelin aktiv, krijon dridhje ne strukturat e tunelit te ri, ndaj dhe mbyllja e tunelit per disa kohe vjen si domosdoshmeri vec te tjerash edhe per perfundimin e krahut tjeter te tunelit. Per te garantuar nje siguri maksimale per udhetaret qe frekuentojne tunelin, qeveria ka miratuar edhe ngritjen e policise antizjarr, e cila do te atashohet pergjithmone prane tunelit, per te shmangur zjarrin ne rast aksidenti.

    KJ
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-12-2009 më 18:36

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Tuneli ne autostraden e re Durres-Kukes, eshte mbyllur pa afat pak kohe me pare. Shkak jane bere rreshqitjet e dherave si dhe punimet per ndertimin e ketyre tuneleve, qe nuk kane perfunduar ende. Burime nga punonjesit qe po punojne ne tunel, shpjegojne se tuneli nuk do te funksionoje per disa muaj. Per shkak se rregullorja teknike e ndertimit per nje veper te tille, kerkon qe pas perfundimit tunelet nuk duhet te frekuentohen nga automjetet. "Fjetja" e tunelit eshte domosdoshmeri per qendrueshmerine e strukturave, njoftojne te njejtat burime. Mirepo perdorimi i parakohshem i tij eshte bere gjate periudhes se veres, per te krijuar me shume lehtesi per turistet nga Kosova, te cilet mund te arrinin ne plazhet shqiptare per vetem 3 ore. Por nje nga arsyet se pse eshte bere mbyllja, mesohet se jane punimet ne tunelin tjeter qe shtrihet paralel me tunelin aktiv. Kalimi i automjeteve sidomos atyre te renda ne tunelin aktiv, krijon dridhje ne strukturat e tunelit te ri, ndaj dhe mbyllja e tunelit per disa kohe vjen si domosdoshmeri vec te tjerash edhe per perfundimin e krahut tjeter te tunelit. Per te garantuar nje siguri maksimale per udhetaret qe frekuentojne tunelin, qeveria ka miratuar edhe ngritjen e policise antizjarr, e cila do te atashohet pergjithmone prane tunelit, per te shmangur zjarrin ne rast aksidenti.

    KJ[/QUOTE]

    Perfundimi; duhet te marrim perseri "Rrugen Nostalgjike" apo gjarpnore...

    "Shkak jane bere rreshqitjet e dherave si dhe punimet per ndertimin e ketyre tuneleve, qe nuk kane perfunduar ende. Burime nga punonjesit qe po punojne ne tunel, shpjegojne se tuneli nuk do te funksionoje per disa muaj. Per shkak se rregullorja teknike e ndertimit per nje veper te tille, kerkon qe pas perfundimit tunelet nuk duhet te frekuentohen nga automjetet. "Fjetja" e tunelit eshte domosdoshmeri per qendrueshmerine e strukturave, njoftojne te njejtat burime. Mirepo perdorimi i parakohshem i tij eshte bere gjate periudhes se veres, per te krijuar me shume lehtesi per turistet nga Kosova, te cilet mund te arrinin ne plazhet shqiptare per vetem 3 ore."
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 01-12-2009 më 19:38
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #103
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    www.balkanweb.com

    Ndertuesit: Qeveria te ndale sulmin e te na ktheje borxhin


    TIRANE- Shoqata e ndërtuesve i ka bërë thirrje qeverisë të ndalë “sulmet e paprincipta mbi biznesin e lirë”. Shoqata e ndërtuesve reagoi sot në një prononcim për median, e shqetësuar pas sulmeve të artikuluara te kryeministrit Berisha, ku sipërmarres të vecantë të ndërtimit janë etiketuar nga kreu i qeverise si mafioze dhe puniste.

    “Përfaqesuesve të vecantë të biznesit po u bëjnë etiketime të ndryshme për interesa të klimës së acaruar politike dhe jo në rrugë korrekte, administrative e ligjore. Mungon dëshira për dialog për zgjidhjen e probleme të cilat më shumë se tonat janë probleme ekonomike të vendit.

    Kërkojmë të ndërpritet arbitrariteti, dhe në mënyrë të prerë qëndrimi ndaj biznesit të jetë vetëm ligjor. Etiketimet politike dhe jo ligjroe, dëmtojnë rëndë biznesin e klimën e tij, aq më tepër në kushtet e krizës reale”- deklaroi Maksi Muci Kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve

    Ata paralajmëruan se nese qeveria nuk merr masa atëherë puna do të ndërpritet në të gjitha kantieret ku ndërtohet.

    “Në rast të mospërmbushjes së kërkesave, i propozojmë që shoqata të ndërmarrë masa për ndërprerjen e punës për një muaj në kantierët e anëtarëve të saj dhe si rrjedhojë mosderdhjen e asnjë detyrimi për këtë periudhë”- paralajmëroi Muci.

    Ndërtuesit kërkuan gjithashtu që borxhi i prapambetur i këtij viti si rezultat i detyrimeve të papaguara nga ana e qeverisë të merret në konsideratë për ndërtimin e objekteve të reja në 2010. Ndërtuesit kërkuan gjithashtu funksinonimin Këshillave të Rregullimit të Territoreve nëpër Bashki si dhe miratimit e planit urbanistik të Tiranës.

    (s.g/BalkanWeb)

  4. #104
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,652
    Postimet në Bllog
    18
    “Rruga e Kombit” hapet javën tjetër

    Tuneli i Kalimashit përfundon javën tjetër. Nuk është parashikuar ceremoni zyrtare për nisjen e qarkullimit

    Tuneli i Kalimashit do të hapet në datën 21 maj, ashtu si është parashikuar. Kjo është java e fundit e punimeve dhe më në fund galeria do të jetë e hapur për udhëtarët.

    Punimet

    Asfaltimi gati ka mbaruar, ndërsa disa specialistë italianë janë në fazën e fundit të lyerjes. Elektricistët, nga ana e tyre, po montojnë edhe llambat e fundit dhe kamerat, ndërsa specialistë të tjerë po merren me sinjalistikën. Ndërkohë, zjarrfikësit që do të mbikëqyrin trafikun në tunel po trajnohen në Kukës prej shumë ditësh për të qenë gati të premten e javës tjetër. Nga ana tjetër, burime të besueshme të pushtetit vendor në Kukës tregojnë se nuk do të bëhet asnjë ceremoni zyrtare në ditën e hapjes së tunelit. Thjesht njerëzit do të kalojnë nga një epokë në tjetrën pa pompozitet. “Njëherë është inauguruar tuneli, nuk do të bëjmë dy inaugurime për një vepër”, thonë burime konfidenciale në institucionin e Prefekturës së Kukësit. Deri tani ende nuk ka një njoftim zyrtar për manifestim te tuneli, por mijëra njerëz nga Kukësi, Kosova dhe Maqedonia kanë paralajmëruar se do të udhëtojnë në tunel.

    Rruga e vjetër

    Pikërisht për shkak të vështirësisë për ta përshkuar rrugën e vjetër, të ndërtuar si rrugë të ashtuquajtur “strategjike”, ku nuk mund të udhëtonte dot armiku, kjo rrugë u bë shkak që rajoni i Verilindjes të mbetet i veçuar nga zhvillimi i pjesës tjetër të vendit. Ndërsa Kosova dhe Shqipëria mbetën larg integrimit ekonomik. Në stinën turistike mijëra kosovarë kanë udhëtuar drejt bregdetit duke kaluar nga Maqedonia, ndërsa çdo lidhje tjetër ka qenë thjesht virtuale, përjashtuar rajonet e varfra kufitare. Ndonëse dy pjesë të të njëjtit komb, Shqipëria dhe Kosova kanë pasur nivelin më të ulët të marrëdhënieve ekonomike në të gjithë rajonin e Ballkanit. Po të shihen statistikat e viteve 2000, nuk ekzistojnë statistika marrëdhëniesh ekonomike, madje dhe pas luftës së Kosovës, niveli i shkëmbimeve mbeti tepër i papërfillshëm. Gjatë gjithë vitit, Dogana e Morinit mund të arrinte të regjistronte shkëmbime mallrash ndoshta pak më shumë se sa mund të regjistrohej brenda një dite të vetme në Kakavijë apo në Vlorë. Rruga e vjetër për më tepër ka shkaktuar dhjetëra të vdekur çdo vit nga aksidentet, çdo kilometër i saj është i mbushur me lapidarë tragjikë.

    Bllokimi

    Për disa muaj që funksionoi një nga galeritë e tunelit të Kalimashit, ndonëse me turne dhe me kufizim lëvizjeje në orët e natës, shkëmbimi i njerëzve dhe mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës ishte shumë i madh dhe i paparashikuar. Gjatë gjithë kohës kur mbeti e hapur galeria e përkohshme e inauguruar në prag të zgjedhjeve elektorale të qershorit të vitit të kaluar, ritmi i lëvizjes së mjeteve ishte mesatarisht nga 14 deri në 23 mijë në një ditë. Kosova mbylli përkohësisht kanalet e furnizimit nga Maqedonia, Vojvodina, Serbia e Bullgaria dhe u orientua drejt Shqipërisë dhe tregjeve të Europës Perëndimore për naftën dhe për shumë mallra të tjerë jetikë për ekonominë. Mbyllja e galerisë veriore në fund të vjeshtës 2009 pezulloi gati çdo fluks të mundshëm të shkëmbimit të mallrave dhe lëvizjes së lirë mes dy vendeve, gjithçka u kthye si më parë. Në të dyja anët e kufirit bëheshin apo nuk bëheshin 100 apo 150 mjete gjithsej, kryesisht emigrantë që shkojnë e vijnë, si edhe dy-tre autobusë, të cilët udhëtojnë në cikël 24 orësh nga Prishtina në Tiranë dhe anasjelltas. Ndërsa Kosova iu rikthye sërish tregjeve lindore.


    Shqip

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    .....po ky eshte nje lajm i mrekullueshem!!!!
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Me ne fund !!!

    Si ka mundesi qe sdo te bejne ceremoni per hapjen e rruges ?

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga kleos Lexo Postimin
    Me ne fund !!!

    Si ka mundesi qe sdo te bejne ceremoni per hapjen e rruges ?
    hajdutet kane frike se i ze brenda tuneli :P

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520
    akoma vazhdon ajo ODISE e kalimashit

  9. #109
    Kurre me,ne kete FORUM Maska e woodstock
    Anëtarësuar
    13-04-2004
    Postime
    560
    Citim Postuar më parë nga kleos Lexo Postimin
    Me ne fund !!!

    Si ka mundesi qe sdo te bejne ceremoni per hapjen e rruges ?
    Sepse kane planifiku se me 22 Maj prap do rrenohet... Se kjo nuk eshte Finale
    I vetmi hero i kombit Adem Jashari

  10. #110
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anëtarësuar
    21-11-2009
    Postime
    216



    Kalimi nëpër Tunelin e Kalimashit do të jetë me pagesë

    Publikuar: Sot, më 11 shkurt 2011


    Kukës, 11 shkurt - Tuneli i Kalimashit do të jetë me pagesë, por kjo do të aplikohet pas zgjedhjeve vendëse të 8 majit. Tarifat e kalimit nëpër tunel do të llogariten në bazë të tonazhit të automjeteve. Në dy hyrjet e tunelit ka përfunduar instalimi i peshoreve elektronike që do të përcaktojnë peshën e automjeteve që do të hyjnë në tunel. Kohë më parë në tunelin e Kalimashit janë instaluar edhe trarët elektronikë si pjesë e instalimeve elektronike që do të shërbejnë për pagesën në tunelin e Kalimashit.
    Burime nga kompania “Savronik”, e cila menaxhon tunelin e Kalimashit kanë bërë të ditur për “Kohën Ditore” se ka përfunduar instalimi i peshoreve elektronike në të dy hyrjet e tunelit si në Thirrë dhe në Kalimash. Peshoret janë të lidhura me sistemin e kontrollit në sallën qendrore duke shmangur mundësinë për çdo lloj abuzimi për paratë që do të paguhen për kalimet në tunel.
    “Çdo automjet që hyn në tunel regjistrohet në mënyrë elektronike me pamje dhe peshën përkatëse, kështu që mundësia për abuzime është zero”, shprehet një punonjës i sallës qendrore të kontrollit të qarkullimit në tunel.
    Pagesa në tunel do të jetë vajtje–ardhje, më konkretisht një automjet që udhëton nga Prishtina në Tiranë do të paguajë në hyrje në portalin verior në Kalimash, ndërkohë që automjeti që udhëton nga Tirana në Prishtinë do të paguajë në hyrje në portalin jugor në Thirrë. Përfaqësuesit e “Savronikut” nuk kanë dhënë ndonjë shifër që ka të bëjë me tarifat e pagesës në tunel, por kanë deklaruar se këto tarifa do të përllogariten në bazë të peshës së automjeteve. Sipas këtyre përfaqësuesve, përcaktimi i tarifave është kompetencë e Ministrisë së Financave dhe asaj të Transporteve.
    Megjithëse ka përfunduar instalimi i peshoreve elektronike, qarkullimi në tunelin e Kalimashit bëhet pa pagesë. Përfaqësuesit e kompanisë “Savronik” nuk pranojnë të prononcohen rreth afatit kur do të fillojë aplikimi i pagesës, por sipas një burimi që nuk pranoi të identifikohet, kjo do të ndodhë pas zgjedhjeve vendëse të 8 majit që do të mbahen në Shqipëri. Pagesa në tunelin e Kalimashit është paralajmëruar nga gazeta që në tetor të vitit 2009. Atëbotë, kryeministri Sali Berisha, ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, si dhe ish zv.ministri i Financave, Florian Mima, mohuan faktin se tuneli do të jetë me pagesë.
    Ndërkohë, ish zv.ministri tjetër i financave, Sherefedin Shehu, aktualisht deputet në Parlamentin e Shqipërisë, nuk e ka mohuar faktin e pagesës në tunelin e Kalimashit. Deputeti Shehu, në rolin e ekspertit të financave, është deklaruar për domosdoshmërinë e pagesës në tunel, për shkak të kostos së lartë të mirëmbajtjes së tunelit. Qeveria e Shqipërisë ka lidhur një kontratë dyvjeçare me kompaninë turke “Savronik” për menaxhimin e tunelit të Kalimashit. Në dispozicion të kësaj kompanie është akorduar një vlerë prej 22 milionë eurosh që do të përdoret për një periudhë 2-vjeçare për menaxhimin e plotë të tunelit të Kalimashit.

  11. #111
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    krejt normale qo pune..

    hyjn e dalin kloso-qosistet me bemewera.. neper tynel qe shkojne neper hotel bordelet qe kan ndertuar ne bregdetin shqiptar.. e mallkojne ate qe e beri tynelin.. e i japin kurajo falanges anti-rrug .. pra barbareve te 21-shit..

    taksirat qe do paguajm dhe ne qe e mbeshtetem kte rruge e qe skemi bemewera e as hotele e pallate ne prishtin apo golem..

  12. #112
    Krejt normale me duket dhe mua taksa qe eshte vene.

    Ne te gjith boten ne rruge te tilla behet pagese.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  13. #113
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    eh

    veq kur kujton se ke shmangur qafen e malit i jep me te dy duart taksat e tunelit..i ke fituar veten ne karburant ato pare qe do i japesh..te eshte ulur koha e vajtjes ne tiran me 3 fish..te eshte hequr stresi i qafave pafund here me bore e here me shi...me shkurt asgje e tepert nuk eshte kjo takse..

    shume e bukur fotoja loti..ne fakt me shume ishte per kosoven kjo rruge dhe ky tunel..por seq e bajatos ai flamur kete rruge.valla krejt pa shije..aty duhet te valoje flamuri kuq e zi pasi eshte flamuri i te gjithe shqiptareve..eshte edhe i atyre dy apo tre vetave qe po e mbajne ne dore..nejse...
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 11-02-2011 më 12:18
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  14. #114
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Jam dakord qe tuneli te behe me pegese sepse ne gjithe boten ashtu eshte nqs nuk te leverdis nga tuneli ka rruge tjera per te skruar ne Kosove
    Nuk jam dakord me milionat qe jan vjedh aty
    Ndryshuar për herë të fundit nga *Babygirl* : 11-02-2011 më 12:27
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  15. #115
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    ok dakort per pagesen pasi do mirembajtur ai tynel por me ben pershtypje se perse eshte sipas peshes ,kudo qe kame kaluar neper tynele ,ura apo autostrada asnjehere nuk ka qene me peshe, nejse shume mire ja bejne se kosovaret kur shkojne ne kosove dhe anasielltas i mbushin makinat sikur kane vjedhur

    dhe tjetra perse kompanie turke apo do jete ndonje minister mbrapa kesaj kompanie se nuk ka mundesi

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •