Vallja e sorkadhes.
Ngrihuni merrjani valles
ne fusha e lugina,
vallen e sorkadhes
ne male dhe lendina.
Hajde merrja valles
une do te ndjek pas,
tunde dhe shamine
me buzen ne gaz
Oh sa bukur eshte
kur te gjithe kercejne,
shamine kur e tundin
gezimin kur e ndiejne.
Gra tundeni shamine
burra merrjani kenges
vajza si trendeline,
jepini jete zemres
Grua qe kercen bukur
edhe kur tund shamine,
e hijshme porsi flutur
rrobat te rrine.
Te mos harrojme burrat
qe valles ia marrin,
se me fustanellat
sjellin dhe beharin
Valle, valle hidhni
plot gezim e hare,
kurre mos u lodhni,
kur kendoni me ne.
Krijoni Kontakt