Litari kėputet prej sė holli, zullumi kėputet prej sė trashi
30/09/2009 07:56:00
Shpėtim Pollozhani
I madhi Kadare nė veprėn e vet "Kronikė nė gur pėrshkruan rastin kur andartet greke bėnin masakra nė rrethin e Gjirokastrės nė kohėn e luftėrave ballkanike. Pėr tė tėrhequr vėmendjen e popullatės shqiptare nga dhuna dhe terrori i ushtrive tė huaja, grekėt pėrhapėn lajmin se nė njė stere (stere ėshtė rezervuar uji, ku grumbullohet uji i shiut) ėshtė paraqitur njė vajzė me pamje monstrumi. E gjithė popullata e rrethit fliste pėr kėtė vajzė. Flitej se dikush e ka hedhur dobiēin e vet aty. Me kalimin e kohės, kopili u rrit dhe tani vajza monstrum doli nga stera. Populli e hėngėr kėtė ēorbė. Tė gjithė flisnin kush e lindi, kush e hodhi dhe kush e ushqeu derisa u rrit
Nė kėtė shtet qė i thonė Maqedoni, 20 vjet me radhė po realizohet po ky skenar. Projekti i zhbėrjes sė shqiptarėve nga kėto troje. Qė tė realizohet ky projekt duhet tė bindet opinion i brendshėm dhe ai i jashtėm se shqiptarėt i kanė populluar kėto territore me dhunė dhe mund tė pėrdoret edhe dhunė pėr ti pėrzėnė. Kopja e thjeshtė e Akademisė sė Shkencave Serbe tė fillimit tė viteve tė 80-a dhe tė kohės sė Millosheviqit. Serbia dhe ky shtet qė i thonė Maqedoni janė akorduar si dy telat e ēiftelisė nė realizimin e projektit tė Garashaninint, Ēubrilloviēit, Gligorovit, Cėrvenkovskit e mė nė fund Gruevskit. Qeveria e Gruevskit dhe ato tė tjerat qė pėr gjithė veprimet e veta kanė pasur mbulesė pjesėmarrjen e shqiptarėve nė qeveri. Edhe kjo paēavure enciklopedi u bė edhe mė paratė e shqiptarėve. U blenė 20 helikopterė ushtarakė, dhe 200 autoblinda BTR me kalibėr 30 mm. Kėto armė nuk janė blerė pėr tė gjuajtur rosa ose derra tė egėr. Kjo punė i ngjan vitit 2000 kur Lubēo Georgievski bleu 100 tanke B34 tė prodhimit rus. Pėrse Gruevskit i nevojiten helikopterė sulmues dhe autoblinda? Ai gjoja gjithė ditėn vajton NATO dhe BE. Ai e di se me hyrjen nė NATO gjithė kėto armatime do shkojnė te tanket e Lupēos pasi nuk i plotėsojnė standardet e NATO-s. Ky e ka njė qėllim dhe thotė ishalla bėhet. Njėlloj si Nastradin Hoxha kur mbėrrini nė Strugė. Sa mbėrrini Nastradini nė Strugė e pa liqenin shumė tė madh para vetes. Aty pėr aty i lindi ideja ta bėjė liqenin kos. Ēdo ditė hidhte nga njė gotė me kos pėr ta nxėnė liqenin. Dhe kur njerėzit i thonin, o Nastradin nuk bėhet liqeni kos. Nastradini ua kthente, edhe unė e di se nuk bėhet, po nė u bėftė ama. Edhe maqedonasit e dinė se janė 800 000 pėrballė 8 milionėve, por duan tė provojnė ta bėjnė ēorbė liqenin. Nė ēdo periudhė kur nė vend rritet kriza sociale, dhe kur shqiptarėt fillojnė ta intensifikojnė luftėn pėr tė qenė njerėz, qeveria pjell njė Ladorisht dhe fillon procedura. Popullata merret me rastin. Maqedonasit rrisin krenarinė. Qeveria formon komision anketues. Raport pėrfundimtar nuk u dha asnjėherė. Kaloi ky rast, sulmohet Universiteti i Tetovės. Vritet njeri. Pėrsėri komision anketues. Ska raport pėrfundimtar. Nė radhė vjen masakra e Gostivarit. Vriten dhe torturohen njerėz tė pafajshėm. Branko Cėrvenkovski fėrkon Duart dhe shpėrblen me revole Kolt forcat policore. Pėrsėri shqiptarėt merren me vetveten. Pėrsėri faji hidhet andej nga e orientuan shėrbimet sekrete nė tė cilat nuk ka asnjė shqiptar. Edhe kėtė ēorbė e hėngėr shqiptar ziu. A ish fajtor kryetari i atėhershėm i Gostivarit. A ish PDSH ose PPD. Edhe nė rastin e Gostivarit u bė njė komision anketues. Edhe ky komision kryetar e kish njė shqiptar. Edhe ky nuk dha asnjė raport pėrfundimtar. Edhe nė Gostivar u vranė njerėz tė pafajshėm. Mandej pason masakra e Bitpazarit ku Frēko "demokrati" dhe "pedagogu" ishte ministėr i punėve tė brendshme tė kėtij shteti qė i thonė Maqedoni. Shqiptarėt nė lagjen e Ēairit gjuheshin si lepujt qė gjuhen kur hapet sezoni pėr gjueti. Kėtė mund tua tregojnė mė mirė anėtarėt e familjes Morina, Hoxha dhe shumė tė tjerė. Edhe me kėtė rast ne u morėm disa muaj dhe si gjithnjė raport nuk ka, asnjė pėrgjegjės e pėrgjegjėsi nuk ka. Pas konfliktit tė vitit 2001 dhe pasi gjenerali shqiptar dorėzoi armėt e UĒK-sė, Branko Cėrvenkovski deklaroi: "nuk do tė lėmė gurė mbi gurė derisa tė likuidojmė tė gjithė terroristėt qė i kemi nė listė. E tė dashur shqiptarėt e mi, hidhni njė sy prapa dhe do tė shihni se Branko e mban fjalėn. Inskenimi i rastit tė Sopotit ėshtė ēorbė nga kuzhina BIA (shėrbimet inteligjente serbe) dhe trashėgimtarėt e UDB-sė kėtu nė vend. Rastin e Brodecit, Gruevski e realizoi pėr ta varrosur PDSH-ne. Aksioni u krye derisa funksionarėt e PDSH-sė flinin, mirėpo tė nesėrmen u kish dal gjumi qė ta lexojnė komunikatėn e shkruar nga Ministria e Punėve tė Brendshme se atje u vranė terroristė nga policia mutietnike. Mos valle ndonjė budalla mendon se puna e Nerezit ishte punė tifozėsh. Jo more vėllezėr edhe Nata e Kristaltė e shqiptarėve tė Manastirit nė vitin 2001, edhe Luboteni e Nerezi, tė gjitha janė ēorba tė gatuara nga BIA dhe mbeturinat e UDB-sė tė servuara me garnin tė partive shqiptare nė pushtet. Gruevski para se tė paraqitet nė skenėn politike nė Maqedoni, ishte kėshilltar nė qeverinė e ish kryeministrit tė vrarė serb Zoran Gjingjiq. Merreni me mend Serbia paska nevojė pėr njė 25 vjeēar ti bėhet kėshilltar. Edhe sot e kėsaj dite, Gruevski ėshtė mik i ngushtė me zėvendės kryeministrin serb Xheliē. Nė vitin 2001 Lupēo Georgievski kėrkoi nga Arkani qė nė Maqedoni ti formojė njėsi paramilitare dhe parapolicore. I njėjti shabllon si nė Bosnje dhe Kroaci. Mirėpo pasi e hėngėr shkopin nga ndėrkombėtarėt, ndėrroi mendje. Me ngjarjet qė po zhvillohen pas vitit 2001 duket se me BIA i bėjnė punėt tinėz pa shumė publicitet. Qeveritė ndėrrohen edhe nė Serbi, edhe nė Maqedoni, por projekti vazhdon me ndėrrim taktikash. Edhe qenit mė tė egėr i hedhin nė oborr njė bushtėr e cila ndėrzehet dhe qeni merret me bushtrėn, hup vėmendjen pėr territorialitet. Tė gjithė nė kėtė moment merren me bushtrėn- Enciklopedinė. Kush ėshtė duke folur kėto ditė pėr Komisionin e Lustrimit, pėr shkurtimin e mjeteve tė UT-sė, pėr vjedhjen e inventarit tė UT-sė dhe transportim nė Universitetin e Shtipit. Kush flet pėr nėpunėsit e ngratė shtetėrore, qė nuk kanė as karrige e as zyra. Nuk kanė as njėrėn as tjetrėn se vendet e tyre tė punės nuk janė paraparė me rregulloret pėrkatėse pėr sistematizimin e vendeve tė punės. Kush flet pėr gjimnazin e Strugės qė Gruevski me vėllezėrit e vet shqiptar zinj e hodhi nė Veleshtė. Njė milion euro ndau brenda natės. Projekti ėshtė gati. E gjithė kjo ndodh se ndonjė mjeran do ta fitoje tenderin pėr ndėrtim, ndonjė tjetėr do hap ndonjė divan ose ndonjė kioskė nė oborrin e shkollės. Kush flet pėr gėrmimet nėn xhaminė e Manastirit tė cilat mund ta shembin objektin 500 vjet tė vjetėr. Kush flet pėr xhaminė e djegur tė Prilepit e cila ėshtė monument kulture dhe nuk u meremetua as 10 vjet pas djegies. Edhe kisha e Leshkės nė Tetovė u dogj nė vitin 2001, por u ndėrtua pėr 6 muaj. Faktori ndėrkombėtar pėr ndėrtimin e kėsaj kishe ishte shumė aktiv. Kush flet pėr vuajtjet e shqiptarėve, nxėnėsve tė Manastirit, ato tė shkollave tė mesme tė Shkupit, pėr nxėnėsit shqiptar tė Velesit, pėr familjet e dėshmorėve dhe invalidėve tė luftės tė vitit 2001. Edhe kėsaj radhe ne e hėngrėm ēorbėn e gatuar nga BIA dhe Shėrbimet Sekrete tė vendit. Nė vitin 2005 nė Palestinė, Intifada ishte nė kulmin e vet dhe shteti Izraelit e kishte pisk. Mirėpo nė kėtė moment shumė delikat pėr Izraelin, njė parti doli nga koalicioni pėr arsye se nuk po e realizonte programin e vet. Pas kėsaj ra qeveria e Izraelit, dhe mu nė kėtė zjarr Izraeli organizoi zgjedhje tė reja. Ne kėtė aspekt, tė gjitha partitė shqiptare qė kanė qenė nė pushtet me mos kėrcėnimin dhe mos prishjen e koalicionin kur vriten dhe dhunohen shqiptarėt, ia kanė shkruar tallkinin vetit. PPD ngeli me njė deputet. PDSH me pesė. BDI do ngelė me tre. Enciklopedia- bushtra do tia haje kokėn kėsaj tė fundit. Dhe pėr fund, njė konstatim dhe dy anekdota. Kau ėshtė i forte sa 15 meshkuj, mirėpo njė fėmijė ia vė kėrpeshin. Kau ka forcė, ska mend. Mali i ankohej sėpatės, pėrse po mė pret. Sėpata ia priti, unė pa bishtin qė ma ke dhėnė ti jam vetėm njė copė hekur. Filozofisė popullore duhet me ia vėnė veshin, e ajo thotė: litari kėputet prej sė holli, zullumi kėputet prej sė trashi.
Krijoni Kontakt