Faktori Rhesus eshte nje proteine ne membranen e eritrociteve ( qelizave te kuqit te gjakut). Ajo qe njihet dhe takohet me shpesh eshte Rhesus D -/+ (ka edhe pese perfaqesus te tjere te sistemit Rhesus (C,c, D, E, e) ) .
Psh nqs te dikush mungon faktori Rhesus D, atehere thuhet se eshte Rhesus negativ dhe pershkruhet ne formen „Rh(D)−“, „Rh−“, „rh“ .
Kur faktori Rhesus D eshte i pranishem atehere cilesohet si Rhesus pozitiv dhe shkruhet „Rh(D)+“, „Rh+“, „Rh“.
Ne trup ka funksione te tilla si ruajtja e vleres se pH konstante ne gjak, funksione ne trasportin e amoniakut dhe te joneve amonium, etj. Nje tjeter funksion i rendesishem eshte roli i keti faktori gjate shtatzanise, qe besoj duhet te jete i njohur. Njihet si paperputhshmeria e faktorit Rhesus dhe ka te beje me faktin qe, nqs nena eshte rhesus negativ dhe fetusi(femija) rhesus pozitv, mund te ndodhe qe nena te prodhoje antitrupa kunder rhesusit te femijes( dmth trupi i nenes e sheh si dicka te huaj dhe e sulmon, nocioni i antitrupave ky) , gje qe con deri ne vdekjes e femijes.
Krijoni Kontakt