Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 56 prej 56
  1. #41
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Lutja që shëron

    Kur nuk mund të besosh se të janë falur mëkatet – tek brejtja e ndërgjegjes


    Mëkatet që i kemi pranuar në rrëfim na janë falur, por shumë shpesh mbesin plagët, që i bartim në kujtesë. Ato na shqetësojnë pastaj një kohë të gjatë.
    Përsërite shpesh ditë pas dite: “Besoj në faljen e mëkateve” (Besojma).

    “O Zot, unë besoj në ty”.


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #42
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kur mendon se je i pa aftë!



    Tek kompleksi i inferioritetit, kur mendon se je i pa aftë për punë, për familje, për martesë etj, tek demoralizimi....!

    Mënjano çdo nynykatje ndaj vetes.

    Bëje këtë derisa të zhvillohet dhe të filloj qe të rritet feja jote, besimi se Zoti të don dhe Ai te ka krijuar.

    Vetëdijesohu dhe binde vetveten se: “Zoti më ka krijuar”.

    Përsërit shpesh, shpallja shpirtit tënd se: “Zoti është i Gjithëpushtetshëm”. Bëje këtë derisa shpirti yt të hapet per Zotin.

    Ose:

    Vërej: “Zoti m’i ka plotësuar dëshirat, pritjet, perspektivat”.

    Vërej: “Zoti po ashtu ma ka dhënë forcën që ta plotësoj dëshirën time”.

    Pandërprerë përsëritja vetes: “Besoj në aftësitë e mia qe mi ka dhënë Zoti dhe e di se mund t’i zhvilloj”. Bëje këtë derisa të ndjesh se je i gëzuar.


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #43
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Në raste të ndryshme gjatë jetës!


    Për gëzim dhe kundër ndjenjës së pakuptimësisë

    Përkujto çdo imtësi në jetën tënde me falënderim.
    - Falëndero Zotin për çdo gjë, për çdo gjë materiale, çdo ditë, çdo fazë të jetës sate. Do të ndjesh se çdo imtësi ngjall dhe shëron.


    Në raste të vështira të jetës sate, te ndjenja e fajësisë, në situata pa kuptim dhe pa qejf, kur nuk je i aftë që të vendosësh raporte me të tjerët

    Lute Ati ynë ngadalë pikë për pikë:
    Ati ynë, që je në qiell,
    u shenjtëroftë emri yt,
    ardhtë Mbretëria jote,
    u bëftë vullnesa jote:
    si në qiell, ashtu në tokë!
    – Bukën tonë të përditshme
    na e jep sot.
    Na i fal fajet tona,
    si i falim ne fajtorët tanë.
    E mos na lër të biem në tundim,
    por na liro nga i Keqi.
    Amen.
    Shiko Zotin, prano mëkatet, fal, moho, prano kryqin.


    Për të gjitha plagët dhe sëmundjet:

    Kalo me Jezusin të gjitha çastet e jetës sate që nga ngjizja e deri më sot dhe shiko se si Jezusi e vendos dorën e vet në plagët tua, shëron ndjenjën e fajësisë, streset, shokun, sëmundjen.

    Vetëdijesohu: “Jezusi ka qenë me mua, ai ka qenë mbrojtja ime, ai më do”. Fal. Falëndero Zotin.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #44
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kur të bren ndërgjegjja



    Brejtja e ndërgjegjes shkakton, në mes tjerash, sëmundje të rënda, p. sh. kancerin. Ajo shpesh përsëritet kur je i dobët. Le të të bëhet shprehi para rrëfimit që të bësh sa vijon:

    Foli shpirtit tënd gjithmonë dhe përsërite: “Besoj në faljen e mëkateve” kujto thënjen e Jezusit; "të janë falur mëkatet". kujtoje "Besojmë-en" dhe perserite disaher atë. Bëje këtë derisa të mos e ndjesh më brejtjen e ndërgjegjes, derisa të jetë zhdukur krejtësisht. Në rrëfim Jezusi t’i fal të gjitha mëkatet. Të gjithë i fal.

    Ose:
    Shiko në kryq dhe në Krishtin. Thuaj: “Mëkatet dhe fajësia ime janë te ti, në kryq. Ti i ke marrë mëkatet e mia në kryq. Më shpëto. Kryqi është vdekja e vdekjes sime.” Lëri në kryq çdo gjë që të mundon. Ndjej se si të pastron nga mëkati dhe fajësia gjaku i Jezu Krishtit. Lejoji që të pastrojë mirë.


    Ose:

    Fshihu në plagët e Jezusit si fëmija në barkun e nënës.
    Atje nuk mund të të ndodhë asgjë e keqe. Plagët e Jezusit janë krenaria jote, mbrojtja jote, shëndeti dhe dashuria (ky ishte bari i Shën. Bernardit nga Clairvaux). Plagët e Zotit janë shenjë se të janë falur mëkatet.


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #45
    Urime toni per kete postim te bukur qe ke bere siper
    PS Shiko ne kryq me pelqen me shume me te vertet te lehteson se mendimet te gjithve na mundojne
    une do e bej kete lutje edhe pse nuk kam bere keq ne ndonje nejri...
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  6. #46
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Urime toni per kete postim te bukur qe ke bere siper
    PS Shiko ne kryq me pelqen me shume me te vertet te lehteson se mendimet te gjithve na mundojne
    une do e bej kete lutje edhe pse nuk kam bere keq ne ndonje nejri...
    Respekte "Helen of Troy", më vjen mirë qe lexoni në këtë temë ku na mëson dhe na ikurajon qe të lutemi. Lutja është bisedë me Zotin. Lutja është sherim i plagëve. Lutja është sherim i shpirtit dhe i trupit. Me lutje mund të realizohemi, por lutja pa besim është sikurse celulari pa bateri, është lutje e kotë. Lutja me besim e ndryshon boten tonë, boten per rreth nesh dhe boten në tërsi.

    Lutu
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 04-05-2010 më 19:36
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #47
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Që të lirohesh nga depresioni!



    Vërej se si Zoti ngadalë po të lëshon në tokë. Për të gjitha që i bën në tokë, nuk je përgjegjës para njerëzve por para Zotit. Bëje atë që ai pret prej teje. Ai t’i ka dhënë aftësitë, kualitetet jetësore dhe individualitetin. Prandaj je krejtësisht i lirë dhe nuk je i varur prej asgjëje, sidomos jo nga ato që të tjerët mendojnë dhe flasin për ty. Vetëm Zotit i përgjigjesh.

    Ose:
    Përsëritja vetes, thuaj shumë herë në ditë: “Zoti më do!” Fjala e Zotit duhet të depërtojë thellë në ty, arsyeja nuk guxon të jetë pengesë për të, duhet ta pranosh me zemër. Ajo duhet të mbijë në ty. Shpirti tani hapet për të vërtetën dhe ajo bëhet realitet. Thuaj shpesh me zë të ulët, ashtu që shpirti yt të mund të dëgjojë. Ashtu si thonë psalmet: “Lavdëroje Zotin, shpirti im!”

    Ose:
    Nëse ofendimet e njerëzve të bëjnë depresiv, nëse dikush të shpifet, flet kundër teje, ka diçka kundër teje, të është antipatik, është i zemëruar në ty... është shumë më mirë që të mbrohesh nga ofendimet duke u përgjigjur me lutje mbrojtëse.

    Kur ofendimet kanë ndodhur, është shumë më vështirë që të shërohen plagët e tyre.

    Thuaj vetes: “Njerëzit më duan. Thellësitë e të gjithë njerëzve më duan”. Në thellësinë e çdo qenieje banon jeta e Zotit, Shpirti i Zotit... Zoti i ka dhënë çdo njeriu Shpirtin Shenjt, e ka hukatur në secilin, prandaj edhe tek më i keqi gjendet ndonjë shkëndijë e të mirës. Ajo shkëndijë të do. Prandaj askush nuk mund të të lëndojë. Ti e mund të keqen, e ai tjetri me kohë do të bëhet miku yt.


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #48
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kur nuk mund të besosh që Zoti të do


    kur nuk mund të pranosh veten,

    kur nuk mund ta falësh që të ka krijuar, e s’të ka pyetur


    Duhet ta falësh Zotin, veten dhe të tjerët.

    A mund ta falësh Zotin? Ai vetëm të do, e ti hidhërohesh në të. Nuk ke mundur të zgjedhësh gjininë as kombin, as trupin, dhe asgjë tjetër. Madje edhe profesionin tënd e kanë zgjedhur të tjerët për ty. Zoti t’i ka dhënë të gjitha pa lejen tënde.

    Shiko Jezusin, rrezitu në të, thuaj: “Po, po të fal, e ti më fal mua. Tani jemi përsëri miq të mirë.”

    Pranoji të gjitha veçantitë tua: kombësinë, trupin, gjininë, të afërmit, miqtë, bashkëshortin dhe të tjerat. Thuaj: “Kur ti më dhuron diçka, atëherë ajo duhet të jetë e mirë. Më e mira për mua”. Provo të shohësh veten si dhuratë të Zotit. Shpirti Shenjt do të vijë kur të heqësh barrikadat. Vetëm atje ku nuk është Shpirti Shenjt, është keq. Përndryshe nuk ka njeri i cili nuk do të ishte i bukur dhe i mirë.

    Fale veten. Thuaje emrin tënd dhe fale veten që turpërohesh. Thuaj p. sh. se i pranon gjymtyrët e tua ashtu si janë. Ky mund të jetë rast që të shërohesh. Thuaj vetes: “Mirë është që ekziston” (shqiptoje emrin tënd). Bëje këtë aq gjatë, derisa të jesh i gëzuar dhe i qetë.

    Falëndero Zotin për çdo gjë të veçantë që vëren në vete (trupin, shpirtin, kohën, rrethinën, ardhmërinë).

    Kundër frikës është efektive sidomos që të thuhet: “Ti, o Zot, je i gjithëpushtetshëm, prandaj askush nuk mund të më bëjë gjë të keqe. Mund të fal dhe të mohoj çdo gjë, sepse ti je Zotëria im”. Lute Jezusin për Shpirtin Shenjt.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #49
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Lutja e shpërbimit (e shpagimit)



    Nëse dikënd e ke mashtruar, orientuar në rrugë të këqija, nëse gabimisht i ke edukuar fëmijët e tu


    Shpesh vuajmë sepse të tjerët i kemi orientuar në rrugë të gabuar ose fëmijët i kemi edukuar gabimisht, u kemi ngarkuar aq barrë të rënda saqë tani ikin edhe prej nesh edhe prej Zotit.

    Shpesh të tjerët vuajnë sepse i kemi pikëlluar ose kanë humbur shumë me fajin tonë. Ndoshta dikush e ka humbur edhe jetën, është sëmurë ose ka bërë vetëvrasje.

    Ndoshta ka ndodhur që fëmijët e kanë urryer seksualitetin për shkak të prindërve dhe ashtu janë bërë homoseksualë ose lezbi. Nëse babai me djemtë ose nëna me vajzat kanë qenë shumë të rreptë, ata mund të anojnë kah masturbimi.

    Fëmijët e tillë mund të lirohen prej kësaj nëse nënës ose babait ja falin plotësisht dhe luten që Zoti ta zhdukë atë fuqi negative në ta. Nëse ti vuan nga kjo, lute Jezusin që ta përmirësojë atë dëm dhe ta fshijë fajësinë. Jezusi bën çdo gjë të re – siç shkruan në letrën Efesianëve dhe në veprën e Shën Ireneut: Zoti çdo gjë vë “nën kryesinë e Krishtit” (Ef 1, 10) .

    Nëse i ke bërë dikujt diçka keq, qëndro para Jezusit dhe kërko falje.

    Lutu: “Jezus, më shpago tek ai njeri!” Kjo do të thotë: “Përmirësoje atë që unë kam gabuar”.

    “O Zot, më shëlbo me gjakun e Jezusit. Shpirti Shenjt le ta përmirësojë gjendjen në atë njeri dhe le t’i ndreqë gabimet”.


    Me mëshirën, dashurinë dhe forcën e Jezusit ai njeri mund të kthehet në rrugë të drejtë, mund të shërohet, mund të kthehet në jetë.

    Lutu derisa të ndjesh se tani është çdo gjë në duart e Jezusit.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    te gabosh asht e natyres njerzore... ta perseritesh gabimin asht diqka qe nuk falet as nga njeriu edhe ndoshta as nga zoti ...
    toni77_toni , te lumt edhe zoti ta shperblevt mundin te cilin po e ban per ti orientue njerzit ne rrugen e drejte..

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,529
    Po e falenderoj dhe une,jo vetem qe po orienton njerezit ne rruge te drejte,por po i çon drejt rruges te drejte e normale....

  12. #52
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    busavata dhe SERAFIM DILO, falemnderit qe na vizituat, poashtu falemnderit edhe per rreshtat qe shkruat, u jam mirnjohes.

    Pasi qe na vizituat dhe shkruat në kete temë të lutjeve, u inkurajoj qe të lexoni në këtë temë pasi qe mund të jetë shumë rendesishme per ju.

    Pa tjeter se dua të them dy fjalë extra per ju te dy miqt e mi:
    Jeta është si lumi i ditëve dhe i kohës. Ai lumë që është ndarë nga burimi i tij, nuk rrjedh më, është shterur. Edhe jeta jonë është e tillë. Njeriu që është në armiqësi dhe i ndarë me Zotin, nuk jeton më. Ai vetëm vegjeton, funksionon vetëm trupi i tij. Shpirti është i vdekur, e vdekja shpirtërore është më e rrezikshme se sa ajo trupore. Prandaj, Jezusi ka ardhur që ta mundë këtë vdekje dhe të na kthejë jetën. Nga ne kerkohet vetem vullneti per Jezusin dhe ti besojmë Atij.

    respekte
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  13. #53
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Me lutje mund t'i ndihmosh dikujt, mund t’i kthesh të tjerët!


    Si mund t’i kthesh të tjerët, si mund t’i ndihmosh dikujt që jeton në lajthitje ose në mëkat, që jeton jetë shkandulluese, që është larguar nga Kisha!

    Nëse je vetë gyp kalues për mëshirën e Zotit, mund ta ndërrosh dhe ta kthesh çdo njeri. Mund t’i ndihmosh alkoolistit, atij që është i varur nga droga, atij që urren, shkatërron kurorën, grindet, është bërë i keq, nuk mund të besojë më.
    Mos heq dorë, qëndro dhe lutu derisa Zoti të bëjë diçka.

    Nëse je me të i afërt, prano lëshimet tua në lidhje me të, kur e ke kritikuar, gjykuar, murmuritur kundër tij, marrë në gojë, ke qenë kundër tij.

    Qëndro krejtësisht i hapur para Zotit.

    Fale nga zemra atë njeri, jo vetëm me gojë. Duaje atë njeri me dhembshuri, si fëmijën e sëmurë.

    Ai është i sëmurë. Falëndero Zotin për atë njeri dhe për vullnetin e tij me të, që e çon nëpër atë sëmundje. (Mos e falëndero për sëmundje, kjo do të ishte gabim.) Zoti do t’ia heqë sëmundjen ose do t’i japë forcën e vet që të mund të jetojë përkundër sëmundjes, të jetojë edhe më i lumtur. Kurrë mos e braktis askënd, mos heq dorë prej tij. Të besosh do të thotë: të kalosh edhe nëpër luginën e vdekjes, por të dish: Nuk frikohem, Zoti im është me mua, e keqja është e dobët.

    Zoti është i gjithëpushtetshëm.

    Dikush që është i vrazhdë, proteston, ikën prej shtëpisë, nuk dëshiron që të dëgjojë asgjë për Kishën... ai është i plagosur. Ai nuk e bën këtë nga shpirtligësia, prandaj nuk ka dobi që t’ia tërheqësh vërejtjen. Vetëm me dashuri mund të vijë në vete. Me dashurinë tënde mund t’ia sjellësh forcën e Zotit, prandaj: fale, duaje, falëndero Zotin për të.

    Lutu: “O Atë, bekoje atë njeri.”



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  14. #54
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Nëse dikush vuan nga skizofrenia ose është depresiv!


    Duhet që të sëmurit t’i sillet dashuria e Zotit.

    Mos analizo, mos e merr në pyetje se si ka qenë në fëmijëri, sepse me këtë do ta shkatërrosh. Vetëm tregoji si do të dalë nga ajo gjendje. Lutu për dhuratën e njohjes që nga simptomat, me Mëshirën e Zotit, të kuptosh se si dhe kur është sëmurë, kur ka vuajtur, kur ka qenë i vetmuar.

    Luteni së bashku, ngadalë, lutjen klasike të shërimit, me shumë durim dhe shpesh. Lejo që dashuria e Jezusit të depërtojë në jetën e tij që nga ngjizja e këtej. Falëndero Jezusin. Ndihmoji që të falë.

    Është me rëndësi që të mësosh nga psikiatri se për çfarë sëmundjeje është fjala, sepse në raste të tilla duhet që të lutet shumë dhe për një kohë të gjatë. Në të shumtën e rasteve i sëmuri nuk dëshiron që ta pranojë se është i sëmurë fare. Është zhytur thellë në depresion dhe atëherë zakonisht nuk mund të bëhet më asgjë. Na mbetet vetëm shumë durim dhe dashuri.

    Fale, duaje, falëndero Zotin për të.
    Falëndero Zotin që ke forcë të qëndrosh.



    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  15. #55
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Si mund ta përmirësosh situatën e keqe, si mund të lutësh për paqe, sidomos për paqe në familje, si mund të ndikosh për të mirë!




    Bekoji njerëzit që të shqetësojnë, madje edhe ata që të shqetësojnë me praktika okultiste ose me magji. Krijo rend në imagjinatën tënde dhe imagjino se si do të duhej të jetë në familjen tënde, mendo se si mbretëron mes jush paqja, harmonia, dashuria dhe mirëkuptimi. Ti mundesh vetëm të dëshirosh, e Zoti mund ta bëjë atë.

    Lutu: “Eja, o Shpirt Shenjt dhe realizoje atë tani!” Kur Zoti ka krijuar botën dhe ka shqiptuar fjalët “le të bëhet”, Shpirti Shenjt ka qenë mbi ujërat dhe fjala e Zotit është realizuar. Shpirti Shenjt, shpirti yt dhe shpirti i keq realizojnë atë që “shohin” sytë e tu, imagjinata jote dhe mendimet e tua.

    Kur e “sheh” të keqen, vijnë forcat e këqija, kur “sheh” të mirën, pozitiven, nëse edhe lutesh, vjen Shpirti Shenjt, dhe dëshirat tua realizohen. Atëherë vërtetët bëhesh kreativ. Falëndero Zotin, lavdëroje. Falëndero Zotin për të gjitha ato që dëshiron të ringjallësh në zemrën tënde, për të gjitha gjërat materiale që të rrethojnë ose të takojnë dhe për të gjitha të tjerat. Falënderohu edhe atëherë kur e ke vështirë, kur je i sëmurë, kur nuk të shkon për dore ajo që dëshiron. Falëndero Zotin për vullnetin e tij me ty në çdo situatë. Ai i di të gjitha, dhe kur e falënderon, ai të gjitha i kthen në të mirë (Rom 8). Nëse falënderohesh, nëse e do Zotin, ai të gjitha do t’i shpie nga vdekja në jetë. Mos u falëndero për sëmundje, fatkeqësi, vështirësi, ajo do të ishte gabim.


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  16. #56
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Nëse të tundon frika dhe dyshimi ne mossuksese!



    Nëse gjithmonë përjeton mossuksese, . sh. në punë, në planet e martesës, në zgjedhjen e profesionit, nëse je gjithmonë i bllokuar dhe mendon: “Unë do të doja, por nuk shkon” ......!

    Mendo pozitivisht. Ndërroji mendimet tua, qëndri-min tënd. Bëhu i vendoosur dhe ndrysho. Luftoje at qendrim dhe kundershtoje. Le të ndodhë kjo në imagjinatën tënde dhe thuaj me zë: “Martesa ime do të shpëtojë, apo do te kam sukse....., do të kem sukses në atë punë, fëmijët do të shkojnë rrugës së drejtë”. Apo nëse je sëmuar dhe perjeton friken e mossherimit, beso dhe thuaj me zemer dhe me zë: "Zoti do të më sheron. unë nuk jam i/e semuar, unë dua të jam në dorene Zotit dhe Ai e din se unë dua te sherohna". Bindu se Zoti e respekton lirinë tënde. Shpirti yt përgatit çdo gjë që është në mendimet tua dhe në imagjinatën tënde: qoftë pozitive apo negative.

    Barte me vete - mende dhe shpirt vetëm fotografinë e mirë të çdo gjëje. Ti beson aq gjatë sa e bart atë fotografi. “Feja është një mënyrë pasjeje të sendeve që shpresohen, mjet të njihen sendet që nuk shihen (Heb 11, 1).

    Pyete veten në çka beson:
    në të mirën apo të keqen,
    Në Zotin apo në djallin?
    Çfarë je?
    Kontrolloje zemren tënde nëse ke urrejtje dhe padrejtesi ndaj dikujt, kontrolloje veten nëse mendimet dhe veprimet tua janë në vullnet te Zotit apo në vullnetin dhe ndikimn e djallit,
    A je i suksesshëm, i lirë, i frikësuar?
    Si e sheh veten?
    Çka dëshiron të bëhesh?
    A dëshirosh të bëhesh shenjt?


    Të gjitha besoja Jezusit. Përcaktohu: “Zoti është i mirë dhe unë dua ti besoj Atij, prandaj nuk dëshiroj që në vete të kem asnjë gjë negative, as të vogël as të madhe, prej të tjerëve, prej vetëdijes, prej gazetave etj. Nuk dua të di asgjë për atë. Më mirë kafsho gjuhën, se të thuash diçka negative.

    Mënjano nga imagjinata jote të gjitha të këqijat, të gjitha mossukseset, ndjenjat, fjalët, dhe mbushu me të m irën, suksesin, pozitiven.

    Gjithsesi mendo ne porosinë e Jezusit; "Mos ja bë dikujt atë qe nuk deshron ta bëj dikush per ty" !

    Lutu me besim dhe siguri te Zotit, beko. Zoti është më i fortë se e keqja, më i fortë se të gjitha gjërat negative.



    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 28-09-2010 më 06:35
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •