Postuar mė parė nga
Aikido
Qyteti i Tiranės
Nr. Zonat Vlera mesatare e shitjes lekė/m2 sip.shfrytėzimi
1 1/1 90 000
2 ½ 67 500
3 2/1 160 000
4 2/2 120 000
5 2/3 105 000
6 2/4 115 000
7 2/5 80 000
8 3/1 77 500
9 3/2 62 500
10 4/1 67 500
11 4/2 62 500
12 5/1 175 000
13 5/2 112 500
14 5/3 100 000
15 5/4 82 500
16 6 67 500
17 7/1 117 500
18 7/2 117 500
19 7/3 85 000
20 7/4 65 000
21 8/1 102 500
22 8/2 87 500
23 8/3 67 500
24 9/1 130 000
25 9/2 102 500
26 9/3 80 000
27 10/1 140 000
28 10/2 130 000
29 10/3 120 000
30 11/1 85 000
31 11/2 70 000
32 11/3 65 000
Rritjet artificiale prej tatimit 10%
Tabelat e EKB-s e heqin njoll en e ēmimeve arbirtrare t e Udh ezimit
Nga kėto krahasime dalin dy pėrfundime: E para: Ka njė rritje tė ndjeshme tė ēmimit tė apartamenteve kryesisht nė Tiranė, por edhe nė Durrės, (pėr tė cilin Ministria e Financave thotė se nuk vjen edhe nga aplikimi i tatimit 10%) dhe pėrfundimi i dytė: Kėto tė dhėna tė reja tė sjella nga EKB duan tė provojnė dhe tė mbėshtesin tezėn zyrtare, se ēmimet referencė tė vendosura pėr pasuritė e paluajtshme sipas zonave tė Tiranės nuk kanė qenė tė ekzagjeruara, por madje, mė tė ulėta se ato tė tregut. Pohim ky qė kundėrshtohet pjesėrisht nga noterėt, personat kompetentė qė merren me shitjet. Sipas tyre, ka rritje artificiale tė ēmimeve pėr shkak tė aplikimit t e tatimit 10%, por mė sė shumti, tatimi i ka penguar transaksionet, nj e indikator i t erthirt e q e tregon se rritja ėshtė e papėrballueshme nga gjithnjė e mė tepėr njerėz.
Shembulli 1
Zona 2/1 (qė pėrfshin zonėn e Bllokut, liceun dhe njė pjesė tė rrugės sė Elbasanit) e ka ēmimin e rishikuar tė tregut 160 000 lekė/m2, kurse ēmimin e caktuar pėr taksim 152.500 lekė/m2. Pra, nėse njė qytetar ka njė apartament 100 metra katror, tė blerė disa vite para 7 milionė lekė, tė cilin do ta shėse, ai nuk mund ta shiste mė pak se 15.250. 000 lekė tė reja sipas udhėzimit tė shkurtit, ndėrsa sipas shifrave tė nxjerra nga Enti Kombėtar i Banesave nė muajin gusht, shitėsi nuk e shet banesėn 100 metra katror tek Liceu mė pak se 16.000.000 lekė tė reja. Nė kėtė rast, nėse ky ēmim do tė kalonte nė rishikimin e udhėzimit, atėherė qytatari qė e ka blerė shtėpinė x vite pėrpara 7 milionė, do tė tatohej pėr diferencėn 9 milionė lekė (16 milionė- 7 milionė), pra do t i paguante shtetit 900 mijė lekė tė reja.
Shembulli 2
Njė shtėpi tek Pallatet Agimi me sipėrfaqe 100 m2, qė ėshtė blerė pėr 5 milionė lekė x vite pėrpara, me rishikimin e ēmimit tė tatueshėm mund ta shesė shtėpinė jo mė pak se 11 250 000 lekė tė reja (rreth 1 milionė tė reja mė pak se me udhėzimin e shkurtit). Pra, ai do tė tatohej pėr diferencėn 11.250. 000- 5.000.000, dhe do tė paguante 10% tė saj, pra 625 mijė lekė tė reja tatim.
Rritjet e habitshme tė periferive pa uj e dhe drita
Ndėrkohė, vihet re se ēmime mė tė larta Enti i Banesave i ka adresuar edhe zonave periferike, tė cilat kanė probleme infrastrukturore. Pėrveē uzinės sė Autotraktorėve, ka rritje edhe tek Bregu i Lumit, zona nga Unaza e Re, tek kthesa e Kamzės, tek Misto Mame tek ish-Kombinati i Mishit etj. Ndėrkohė, sipas Bankės sė Shqipėrisė, ēmimet e shtėpive nė Tiranė kanė pėsuar njė rritje mė tė ulėt gjatė dy viteve tė fundit pėr shkak tė rėnies sė kėrkesės e cila nga ana e saj ka dy arsye tė tjera: rėnie tė dėrgesave tė emigrantėve dhe rėnie e lėvizjes demografike tė popullsisė. Ndėrkohė, sipas agjencive imobilare tė kryeqytetit, ndėrsa nė disa zona tė preferuara vazhdon rritja galopante e ēmimeve, nė zona periferike ato kanė rėnė kryesisht pėr shkak tė problemeve nė furnizimin me ujė dhe energji tė ndėrtimeve pa plan urbanistik. Kėshtu, tek ish-Kombinati i Drurit Misto Mame, mund tė blihet dhe shitet njė apartament pėr 45-55 mijė lekė/m2, ndėrkohė qė kjo zonė (6) nė udhėzim konsiderohet se nuk mund tė ketė shitje shtėpish nėn 61 mijė lekė/m2. Dhe akoma mė tepėr, me ēmimet e rishikuara nga EKB, qytetari me shtėpi nė Misto Mame nuk e shet atė mė pak se 67.500 lekė/m2. Noterėt vazhdojnė tė thonė se ēmimet referuese tė konsideruara minimale nuk janė gjithnjė minimalet e shitjeve, madje nė disa raste, nuk janė as ēmimet mesatare tė shitjeve.
Paradoksi
Kontratė e rregullt apo e paligjshme?
Nė rastet kur ēmimi i shitjes pėr m2 i pėrcaktuar nė kontratė, ėshtė mė i ulėt se ēmimi minimal i pėrcaktuar nė shtojcat e udhėzimit, zbatohen kėto tė fundit pėr efekt tė tatimit. Pėrcaktimi i vlerės nė blerje, bazohet nė kontratėn paraardhėse tė blerjes, thuhet nė njė nga pikat e udhėzimit. Ky moment lė pėr tė kuptuar se ėshtė e pranueshme, qė tė ketė edhe kontrata tė tilla, por nga ana tjetėr, udhėzimi u tėrheq vėmendjen noterėve, se, nėse nuk u pėrmbahen ēmimeve referencė, penalizohen pėr shkelje tė masave administrative. Noterėt e kontaktuar nga Ballkan pohuan se nuk u kishte kaluar ky moment konfuz nė udhėzim. Nga ana tjetėr, ata thanė se, tė penalizosh noterin pse pranon tė kalojė njė akt pronėsie me ēmimin qė qytetarėt deklarojnė, duke e detyruar tė imponojė njė ēmim tjetėr, ėshtė nonsens qė cėnon tė drejtėn mbi pronėn.
Ēfarė janė ēmimet referencė
Ēmimet referencė nuk do ta lejojnė qytetarin tė bėjė shitje me ēmim mė tė ulėt se referenca. Madje, njė shitje e tillė nuk do tė pranohet si dokument i rregullt pėr noterizim e pėr rrjedhim, as hipotekimi nuk mund tė kryhet. Pra, tė themi, nėse ēmimi referencė i njė apartamenti nė njė lagjje tė Tiranės ėshtė 700 mijė lekė tė vjetra metri/katror dhe apartamenti 100 metra katrorė, sipas kėsaj reference, duhet shitur jo mė pak se 70 milionė lekė, nėse qytetari e shet mė pak se kaq, shitja do tė quhet e parregullt, jo-reale, pasi nuk ka asnjė mekanizėm qė tė provojė vėrtetėsinė e vlerave tė kėsaj shitjeje qė ai ka realizuar. Nė kėtė mėnyrė, shteti vendos ēmime dysheme pėr shit-blerjen e apartamenteve dhe tė pronave tė tjera tė patundshme. Kurse ēmimin tavan e di vetė qytetari. Por, natyrisht, qė tė gjithė do tė deklaronin si vlerė tė shitjes, atė dysheme, pasi vlera mė e lartė do tė korrespondonte me njė vlerė mė tė lartė tė tatimit 10%.
Por, a ėshtė nė tė vėrtetė, shit-blerja e shtėpive njė aktivitet fitimprurės?
Nuk ka ndonjė statistikė, qė tė na tregojė, se sa familje shqiptare kanė vetėm nga njė shtėpi dhe sa prej tyre kanė nga dy dhe mė tepėr me letra, (pra, me hipotekė). Por, nėse qeveria do qė ta saktėsojė kėtė gjė, ėshtė e verifikueshme nga kontrolli nėpėr rregjistrat e zyrave tė hipotekave.
Ēfarė del nga kjo?
Atėherė, nėse njė qytetar shet njė shtėpi, e cila ėshtė shtėpia e vetme e tij, ky nuk ėshtė njė biznes, pra nuk ėshtė njė aktivitet fitimprurės pėr tė cilin tė tatohet. Pasi, qytetari e shet njė shtėpi pėr tė blerė njė tjetėr, nė njė lagjje a qytet tjetėr, sipas nevojave tė tij., shpjegon ekonomisti prof. as. Siri Hanaj. Pra, me paratė e shitjes sė shtėpisė sė parė, qytetari ka ndėr mend tė blejė njė shtėpi tjetėr, ndoshta edhe mė tė madhe, duke e kompensuar me njė shumė parash tė tjera.
Ndėrkohė, nuk mungojnė individėt, qė shit-blerjen e apartamenteve e kanė biznes tė tyren. Duke blerė nė njė kohė dhe duke shitur nė njė kohė tjetėr, ata fitojnė nga diferenca e rritjes sė ēmimit nė njė treg qė shkon gjithnjė duke u shtrenjtuar. Natyrisht, ky kontigjent qytetarėsh duhej tė tatohej pėr kėtė lloj aktiviteti, sikurse tatohet ēdo shitės apo tregtar tjetėr. Pėr kėtė mjafton tė verifikohet fakti, nėse kjo ėshtė e vetmja banesė qė qytetari ka, apo ai ka edhe njė tė dytė apo mė tepėr.
Sipas ekonomistit prof. Siri Hanaj, shitblerja e apartamenteve pėr shumicėn e popullatės nuk ėshtė aktivitet fitimprurės dhe nuk duhet tė tatohet (Qytetarėt duhet tė paguajnė vetėm taksėn e hipotekimit pėr shėrbimin qė ofron zyra) dhe kėshtu do tė jetė, derisa njerėzit tė mos kenė gjetur njė mėnyrė tjetėr pėr tė jetuar: bie fjala, tė shesin shtėpinė dhe tė jetojnė prapė nė shpella, thotė ai. Natyrisht, jo tė gjithė do tė blejnė njė shtėpi tjetėr. Ka prej atyre, qė u duhen paratė pėr tė emigruar dhe, nė kėtė rast, nuk u duhet mė njė shtėpi nė Shqipėri. Tatimi edhe nė kėtė rast ėshtė i palogjikshėm, pasi as kjo lloj shitjeje nuk mund tė klasifikohet tek aktivitetet fitimprurėse.
Krijoni Kontakt