Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Astrit Delvina

    Dhe u bukura nuk u zgjua

    ASTRIT DELVINA


    Ben Ramoni, i biri i Ben Hose de Santojamės, i kishte tė gjitha tė mirat qė natyra mund t'i dhurojė njeriut. Tė mėdha dhe heroike ishin bėmat e familjes sė tij, e gjyshėrve dhe stėrgjyshėrve nė luftėn e pa ndėrprerė pėr lirinė e Spanjės. Njė stėrgjysh i tij kishte luftuar me trimėri tė pashoqe kundėr trupave pushtuese tė Napoleonit, gjyshi i tij kishte ngritur zėrin kundėr pushtimit tė Marokut, i ati, Ben Hose de Santojama kishte mėrguar nga Frankoja dhe Ben Ramoni ishte rritur nė Francė, ku kishte marrė tri diploma. Ishte njė djalė me bukuri tė rrallė, njė Apollon i shekullit tė 20-tė, me njė shpirt mė tė bukur se hijeshia e tij fizike, i pajisur me tė gjitha prirjet, i aftė pėr tė qenė gjithēka nė ēdo fushė tė dijeve dhe tė artit.

    Ishte kompozitor i madh, muzika e tij rrethonte lėmshin, ishte poet, dramaturg, romancier, shkencėtar i njohur pėr studimet e tij nė lėmin e gerantologjisė, tė shkencės qė merret me zbulimin e shkaqeve tė pleqėrisė, ishte arkitekt i mbaruar, skulptor, piktor, mjek, inxhinier-ndėrtues aparatesh elektronike, robotėsh tė pajisur me ndjeshmėri si te njeriu. Njė mjeshtėr i kibernetikės qė kishte ēuar mė tej studimet e Venerit, shkurt, njė gjeni universal, njė Leonardo da Vinēi nė fuqinė e tretė. Ishte edhe sportist i pėrkryer, atlet olimpiadash, ku kishte fituar tri medalje ari, nė not 5000 m, nė vrapime maratonike dhe nė akrobaci.

    Ky njeri i jashtėzakonshėm, ylli i shekullit 20-tė nė tė gjithė botės, ky div me bukuri superapollonike, pėr tė cilin ėndėrronin bukuroshet e gjithė globit, vetėm njė gjė i mungonte - nuk kishte gjetur dashurinė e vėrtetė. Sipas tij, shekulli i atomit ishte shekulli qė kishte vrarė dashurinė, ishte shekulli i shthurjes dhe i epsheve shtazarake seksuale; dashuria e trembur ndofta ishte zhdukur nga planeti, ndofta gjallonte nė ndonjė zemėr

    tė thjeshtė e tė pastėr qė edhe nė ravgimet e tij tej e mbanė botės, nuk e kishte gjetur.

    Ben Ramoni dashuronte me dhjetėra zemra dhe nuk kishte gjetur akoma njė krijesė ku tė derdhte tėrė thesaret e tij shpirtėrore. I neveritur nga dėfrimet boshe, i vetėm nga pėrkėdheljet e femrave bukuroshe, po pa shpirt tė dlirė, i lodhur nga zhgėnjimet qė pėsonte nė ēdo pėrpjekje qė bėnte pėr tė gjetur vlerat e vėrteta shpirtėrore, ai udhėtonte nėpėr botė me shpresė se mos gjente partneren e tij. Por ato qė ai dashuronte ishin tė futura nė mbretėrinė e pėrrallave, ai dashuronte Biankonevėn, krijesat e bukura tė pranverės sė Botiēelit, Hirushen. Shkurt, ato qė nuk ishin tė kėsaj bote.

    Njė ditė, nė udhėtimet e tij nė Florida njohu tė ėmblėn Manuela, njė meksikane qė lėshonte nga sytė e saj rrezatime radioaktive. Manuela ishte njė perėndeshė e qeshur, e gėzuar ishte ajo - kėshtu e gjeti, kėshtu e la.

    -Je e bukur Manuela, por je shumė e gėzuar dhe gėzimi yt nuk u shtua aspak nga dashuria ime, dhe po ky gėzim nuk u shua nė sytė e tu plot kaltėrsi kur unė njė ditė ika prej teje duke tė thėnė: "Lamtumirė vashė krenare, zemra ime nuk mbetet me ty".

    Dhe njė ditė tjetėr ai njohu tė trishtuarėn Dolorez, nė ishujt havajane, njė tjetėr bukuri marramendėse:

    -Dolores, -i tha djaloshi. -Je shumė e trishtė, nuk mundem tė tė dashuroj sepse trishtimi yt nuk u pakėsua nga dashuria ime dhe nuk u shtua pasi unė ika prej teje. Lamtumirė, o vashė, ideali yt ishte mė i madh se unė, zemra ime nuk tė nxė dot.

    Dhe Ben Ramoni i dėshpėruar vazhdoi ravgimet e tij nėpėr botė. Mijėra bukuroshe digjeshin pėr tė, por zemra e tij ishte kthyer nė akull.

    "Ju s'mė doni mua, ju doni famėn time."

    Dhe mendoi se vasha, qė do tė dashuronte si i marrė e qė do tė dashurohej prej saj me tė njėjtėn forcė, ishte e bukura e fjetur nė pyll prej qindra vjetėsh e qė priste atė qė do ta dashuronte me tė vėrtetė, Princin e Kaltėr. Kėtė do tė kėrkonte tani Ben Ramoni dhe i rifilloi udhėtimet e tij duke hulumtuar nė tė gjitha skutat e globit pėr ta gjetur. Puthja e tij do ta kthente nė jetė tė vdekurėn e bukur, dashuria do ta mposhtte vdekjen dhe Ben Ramoni do tė gjente lumturinė e vėrtetė.

    Dhe njė ditė, buzė njė liqeni tė kaltėr si njė qiell i dytė qė kishte rėnė mbi tokė, ai pikturoi njė krijesė me bukuri jashtėtokėsore.

    "Vasha e fjetur nė pyll". Njė peri e shtrirė, qė duket sikur ėshtė e kapluar nga njė gjumė i thellė. Qerpikėt e gjatė lėshojnė hije tė lehtė, faqet trėndafili, hunda e vogėl e derdhur mbi ca buzė si kuti tė vizatuara me mjeshtėri nga natyra, qė dukej sikur prisnin puthjet e zjarrta tė dashurisė sė madhe qė tė gjalloheshin. Prisnin puthjet e ėndėrruara prej mijėra vjetėsh, qė do tė hapnin sytė e saj tė bukur pėr tė pėrflakur mbi kėtė botė tė mjeruar valėt e dashurisė sė madhe pėr njerėzimin qė ka luftuar dhe lufton pėr njė jetė mė tė bukur. Kėta sy prej zafiri do tė derdhin nė ēdo shpirt ėmbėlsinė, kėta sy do tė zbutin dhe kafshėt mė tė egra, si muzika e lirės orfeiane. Kėta sy tė mahnitshėm, qė ishin tė mbuluar nėn qepalla gati tė tejdukshme, duhej t'i hapte dashuria pėr t'i kthyer nė burim dashurie pėr gjithēka tė bukur dhe fisnike nė kėtė botė tė pėrēarė nga mosmarrėveshje shekullore, nga moskuptime fatale, nga urrejtje tė kobshme. Kėta sy do ta kthenin skėterrėn nė parajsė. Kėta sy duhej tė hapeshin, pėrndryshe ēdo gjė do tė merrte fund, globi do tė ēahej mė dysh dhe gėrmadhat do tė mbulonin gjithė planetin pas njė katastrofe apokaliptike.

    Ben Ramoni, si njė Pigmalion i ri, bėri dhe statujėn e Bukuroshes sė fjetur nė pyll, me kėmbėt duke shtrirė krahėt pėr tė pėrqafuar gjithė njerėzimin, statujėn e madhe tė dashurisė. Pastaj, Bukuria e Perisė sė fjetur nė pyll u hodh nė muzikė, muzikė qiellore e gėrshetuar me harmoninė dhe meloditė mė tė ėmbla, qė s’i ka dėgjuar gjer mė sot vesh njeriu.

    Dhe kėtė perėndeshė, atij, nuk do t’ia ngjallte Zeusi i vjetėr, por dashuria e tij. Dhe papritur, njė ditė ai u gjend nė pyllin ku flinte e bukura prej mijėra vjetėsh.

    E pa tė shtrirė mbi njė shtrat trėndafilash hyjnorė, e pastėr, rrezatuese bukurish tė pashoqe. Zemėrdridhur u afrua, u gjunjėzua pranė saj dhe buzėt e tij cikėn lehtė buzėt e ftohta tė vashės. Sytė e saj vazhduan tė qėndrojnė tė mbyllur edhe pas puthjesh tė tjera mė tė zjarrta dhe kėshtu mbetėn, edhe pse fytyra e saj u mbulua me puthjet e djaloshit.

    E bukura nuk u zgjua dhe Ben Ramoni u shemb pėrdhe dhe vdiq.





    Seks a dashuri?



    Tė pashė njė ditė pranvere

    Nga kurmi yt rrezatonte bukuria.

    Sytė lėshonin aroma ėndrre,

    Flokėt t’i dallgėzonte puhia,

    Qė frynte me ėmbėlsi

    Dhe nė zemėr mė lindi

    Ēfarė?! Unė nuk e di!

    Seks apo dashuri?

    Seksi ėshtė dėshirė e zjarrtė

    Epsh i fortė pėr ēdo bukuri,

    Po ē’i mbetet tė jetė dashuria?

    Admirim, adhurim

    I bukurive q’i sheh ēdo sy,

    Po dhe zbulim

    I tė fshehtave bukuri,

    Qė rrinė tė heshtura nė thellėsi,

    Qė i sheh vetėm njė

    I dashuruari sy!



    Zemėr e ēmendur!



    Mė punove qindin dhe tė dua pėrsėri,

    Pėr ty harbon kjo zemėr e marrė,

    Thuamė, ē’ėshtė kjo ēmenduri

    Dashuri e parė?

    Mė merr me tė mirė e harroj ēdo gjė

    Dhe kujtoj se kėshtu do t’jesh gjithmonė

    Dhe ti mė pėshpėrit me tė butin zė:

    S’ka si dashuria jonė



    Po nė krah tė njė tjetri tė pashė njė herė,

    Dhe tė t’urreja s’pata fuqi

    Si re do tė zhytem nė skėterrė,

    Tė mbledh zemėrim, vrerė e furi.



    Zemrėn e dobėt tė mbushė me egėrsi,

    O fuqi e valėve tė egėrsuara

    Pushtoje shpirtin tim tė sfilitur,

    Tallaze, shkreptima, forca tė tėrbuara

    Vėrshoni me vrull nė zemrėn e ronitur.

    Zemra u thėrrmua e s’tė fal mė kurrė,

    O perėndeshė e magjishme zemėrgur.



    Letra dashurie



    Njė nga njė i hedh nė zjarr

    Letrat e verdha tė dashurisė...

    Stuhia jashtė ka shpėrthyer,

    Brenda meje ka pushuar.

    Fjalė tė bukura pėrpin flaka,

    Si njė autodafe

    I inkuizicionit shtazarak...

    Nė zjarr u dogjėn premtimet, betimet,

    Nė zemėr u dogjėn ndjenjat

    E pėrrallat e jetės.



    02/09/2009

    standart
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet nė Bllog
    17
    Shkrimtarin qė duhet ta nxjerrim nga “burgu”

    • Ndriēim Kulla

    Mes shumė njerėzve qė kanė pasur fatin tė njohin shkrimtarin disident, Astrit Delvina, jam dhe unė. Mė ka ngacmuar vazhdimisht mbijetesa njerėzore e vuajtjeve tė kėtij njeriu, por dhe thjeshtėsia e pashprehur kurrė e kėtyre vuajtjeve, i cili antikonformizmin e tij kundėr ideologjisė komuniste e pagoi me ēmimin e lartė tė shkatėrrimit fizik tė jetės sė tij. Mė ka bėrė pėrshtypje tronditėse jeta qėndrestare, modestia dhe qetėsia me tė cilat ka mbrojtur idetė nė ndeshje me diktaturėn, nė luftė me vėshtirėsitė dhe torturat qė aplikuan instrumentet e forcės me kundėrshtarėt politikė si Astriti. Por mė ka tėrhequr shumė talenti i tij artistik, si shkrimtar dhe mėnyra se si ai e bėri tė pamundurėn tė mundur pėr ta shprehur kėtė mundėsi. Ai fatkeqėsisht u nda nga jeta nė kohėn kur sistemi politik pluralist kishte filluar qė tė vinte por nuk ishte vendosur plotėsisht nė Shqipėri. Dhe periudha 20-vjeēare e lirisė pluraliste nuk tregoi ndonjė shembull tė qartė ku shoqėria shqiptare t'i kushtonte ndonjė vėmendje kujtimit apo rivlerėsimit tė veprės sė tij, pėr tė bėrė tė mundur njohjen e vlerave tė tij. Rėnia nė kontakt me Astrit Delvinėn, sidomos si shkrimtar, pėr mua ka qenė njė kėnaqėsi e madhe, por dhe njė tronditje e thellė, e cila mė ka bėrė tė mendoj gjithmonė me shpresė se ēfarė mund tė bėhet pėr ta nxjerrė nga kasafortat e mallkuara tė hetuesive tė diktaturės, ta botoj dhe ta paraqes publikisht atė. Pikėrisht, atė qė ne si shoqėri duam tė bėjmė sot. Ajo qė mė ka munduar gjithmonė tė bėj diēka tė flasin idetė dhe dėshirat e tij, nuk ėshtė fatkeqėsia e prezencės sė tij sot, pėr t'u kujdesur pėr veprat e tij, por vepra tij e rrallė e shprehur nė romane, novela, tregime, poezi; ėshtė cilėsia e veprės sė tij, tė shkruara nė burgje dhe internime, qė shpreh njė shkrimtar tė veēantė shqiptar, por pėr shkak tė rrethanave tragjike njihet pak ose aspak. Sigurisht qė nė drejtim tė rivlerėsimit tė tij, si mjaft mbrapėshtira tė tjera, shoqėria dhe shteti ynė ka shfaqur njė formalizėm ekstrem, nė mos tė themi mospėrfillje. Kam pasur rastin tė botoj njė pjesė tė rėndėsishme tė veprave tė kėtij autori tė ndaluar, tė dėnuar dhe tė pėrēmuar nga diktatura si librat: "Ėndrra me ngjyra", "Globi nė rrjetė", "Hielita", "Dhe e bukura nuk u zgjua" dhe "Pikėpjekje shpirtėrash". Si botues, ku kam qenė edhe lexues i parė, jam ndjerė dhe njohės i parė i dramės sė tyre nė jetėn njerėzore. Nė asnjė moment nuk kam ndjerė se vlerat artistike tė kėtyre autorėve tė qėndrojnė mė poshtė se veprat e atyre autorėve qė zgjodhėn rrugėn e konformizmit me regjimin komunist, tė cilėt ne i ruajmė mė sė shumti nė vazhdimėsi edhe sot, duke i mbajtur me fanatizėm si vlera pėr librat e rekomanduar jashtėshkollor dhe nėpėr bibliotekat e shkollave, por dhe si pjesė tė kapitujve tė librave shkollorė. Megjithatė, Astrit Delvina dhe shumė tė tjerė si ai, mbeten tė shpėrfillur. Nuk bėhen as debate pėr vlerat e veprave tė tij, dhe ai ende vazhdon tė jetė i dėnuar, i nėnēmuar dhe i paragjykuar. Qėndron si i fshehur me veprat ende tė pa eksploruara plotėsisht sepse ka munguar pėrkushtimi ynė individual, shoqėror dhe institucional pėr ta bėrė veprėn e tij letrare dhe biografike pjesė tė trashėgimisė sonė mė tė mirė kulturore dhe demokratike. Ata 2-3 miq tė tij dhe tė mitė, tė cilėt kishin nisur qė ta nxirrnin nga burgu ku ishte syrgjynosur veprėn e tij dhe qė pata fatin qė tė mė flisnin dhe mua, sot, kur kam botuar dhe lexuar disa nga veprat e tij nuk mė duken mė si Don Kishot. Pasi lexova dorėshkrimin e romanit tė tij tė parė, tė botuar para dhjetė vjetėsh, "Ėndrra me ngjyra", tė botuar nga shtėpia botuese PHOENIX, tė deshifruar dhe tė pėrgatitur me aq shumė vėshtirėsi, ndjeva se rashė nė magjinė e artit tė njė shkrimtari pėr tė cilin askush nuk kishte krijuar ndonjė legjendė. Niveli artistik i kėsaj vepre dhe kompozicioni letrar i njė romani surrealistė tė pa parė mė parė nė letėrsinė shqipe, tė jepnin tė kuptoje, se nė kėtė rast nuk kishim tė bėnim me ndonjė shkrimtar tė rastėsishėm, qė kishte shkruar njė vepėr tė radhės, por me njė fenomen letrar nė letėrsinė shqipe. Ndėrsa pėrmbajtja mjaft interesante e kėtij libri nėnkupton njė njeri introvers, qė ecėn pėrbrenda, njė kundėrshtar tė ndėrgjegjshėm kundra regjimit komunist, i cili megjithėse ishte i burgosuri i diktaturės, brenda vetes sė tij jetonte me lirinė. Ėshtė e besueshme pėr ato qė janė thėnė mbi tė nga mjaft njerėz qė e njihnin dhe qė kanė qenė bashkėvuajtės burgu dhe internimi me tė,se njė pjesė e veprave tė tij tė kenė humbur nė rrethana diskriminuese. Por kėtij fakti dėshpėrues, pėrveē dhimbjes dhe keqardhjes nuk kam se ēfarė t'i shtoj mė tepėr. Por mė duhet tė pyes mbi pėrgjegjėsinė qė ndjej: me veprat e tjera tė tij, qė kanė njė adresė ku janė, ēfarė do bėjmė? Do t'i lėmė nė mėshirėn e fatit barbar, qė iu rezervoi diktatura komuniste shqiptare, e cila e zhytur nė paranojėn e saj nuk guxoi qė t'i jepte asnjė moment "leje dhe liri" asaj bote mendore shqiptare, qė donte tė ringjallte shpresėn, apo tė zgjohemi dhe tė nxitojmė t'i nxjerrim nga heshtja e pluhurosur prej atje ku janė mbyllur dhe t'u krijojmė shansin e merituar pėr tė cilin janė vetėsakrifikuar?
    Tė kujdesemi dhe t'i pėrgatitim pėr botim s'do bėnim mė shumė se detyrėn e detyrueshme pėr ta. Rasti krejtėsisht i veēantė i krijimtarisė letrare tė kėtij autori, i cili me ato vepra qė i janė botuar ka prova qė ėshtė njė shkrimtar i mirė, por qė veprat e tij letrare mė sė shumti ndodhen si aktakuza prej organeve tė sigurimit tė shtetit, nėpėr arkivat e ish-hetuesive, tregojnė se kėto vepra i pėrkasin fondit tė asaj letėrsie qė quhet letėrsi kombėtare dhe mendimit kombėtar tė kombit. Ēdo vend normal nė botė, edhe i varfėr qoftė, tė cilin e drejton njė shtet, nuk harron qė tė kujdeset pėr vlera tė tilla shumė dimensionale, tė cilat do tė ishin mjaft tė rėndėsishme pėr kulturėn, trashėgiminė kombėtare, njerėzore dhe demokratike. Unė nuk i kam vėnė vetes si qėllim qė tė krijoj ndonjė legjendė nė lidhje me tė, por nuk mund tė mos shpreh shqetėsimin tim pėrpara opinionit pėr kėtė nėnvleftėsim, i cili tregon rangun e ulėt tė kujdesit, qė kemi ne si shoqėri dhe si shtet kundrejt rivlerėsimit dhe integrimit tė kėsaj trashėgimie.
    Ē'mund tė bėj njė botues i varfėr me kėto vepra qė fatkeqėsisht autori i tyre ka qenė i ndaluar, ē'mund tė bėj botuesi tė cilit "i ka mbet kjo letėrsi nė dorė", e cila do kohė pėr ta nxjerrė nga qelia, qė do para pėr t'u deshifruar, sepse ėshtė shkruar vetėm njėherė fshehurazi nė kushtet e pėrgjimit policesk, qė do para pėr t'u deshifruar, pėr t'u radhitur, redaktuar, korrektuar, shtypur dhe reklamuar?
    Mė kanė rėnė kėmbėt nėpėr fondacione dhe firma private pėr tė gjetur ndonjė ndihmė pėr botimin e kėtyre librave. Nuk mė kanė ndihmuar fare. Por ndėrkohė qė koncerteve dhe spektakleve tė zbukuruara me femra tė bukura dhe me imazhe fantazmagorike, bujaria iu vėrshon si lumė, pėr kėto lloj librash nuk e zgjidh askush qesen. Sigurisht qė vlerat letrare dhe filozofike tė kėtyre librave dhe tė dhjetėra librave qė kanė tė bėjnė me mendimin shqiptar janė mijėra herė mė tė larta se gjendja e kėnaqėsisė dehėse, qė mund tė japin pėr disa minuta spektaklet, dhe kėtė e ka provuar ēdo lexues me punėn e ēdo botimi qė ėshtė bėrė deri tashti nė kėtė drejtim. Por dihet gjithashtu ėshtė e pa shmangshme deri nė njėfarė mase, qė publiku i thjeshtė ka marrėzitė e tij nė kėtė drejtim, prandaj kėtu duhej tė shfaqej etika e pėrgjegjėsisė shtetėrore, e cila me politikėn e saj publike subvecionuese, duhej tė orientohet nėpėrmjet individėve tė spikatur pėr diferencimin, dhe ndėrtimin e hierarkisė sė kėtyre vlerave pėr botim dhe pėrdorim nė dijet mėsimore.
    Pikėrisht, pėr njė sėrė arsyesh tė tilla por edhe pėr arsye mė tė pėrligjura, qė kanė tė bėjnė me nevojat qė ka kultura dhe dijet mėsimore qė mbartin kėto vlera, tė cilat ėshtė e pa mundur tė thuhen nė njė shkrim, shteti duhet tė bėhet kujdestar real dhe i drejtpėrdrejt i saj, si dhe tė parashikojė programe pėr t'i marr nė mbrojtje nė tė gjithė procesin e rivlerėsimit, deri sa t'i ēojė nė duar tė lexuesve, por dhe bibliotekat e shkollave, qė nxėnėsit dhe mėsuesit tė fillojnė tė bien nė kontakt me kėtė literaturė tė ndaluar kombėtare, duke marrė si fillim tė paktėn informacion.

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •