Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1

    "Katoliku" Tony Blair, Presidenti i pare i BE-se?

    Tony Blair eshte nje nder politikanet me te rendesishem ne skene nderkombetare. Ka lindur ne vitin 1953 ne Edimburg te Skocise dhe i diplomuar ne Shkenca Politike dhe Ligje. I martuar qe nga viti 1980 me zonjen Cherie Booth, babai i 4 femijeve, te edukuar me besimin e krishtere katolik. Ne vitin 1994 behet sekretar i Partise Laburiste "Labour Party". Ka punuar ne Downing Street nr 10, nga viti 1997 deri ne vitin 2007 si kryeminister i Madherise se Saje. Aktualisht eshte i derguari per paqe ne Lindjen e Mesme i katershes ONU-BE-USA-RUSI.
    I ftuar ne mitingun "Comunione e Liberazione" ne Rimini te Italise, te pakten per nje dite mundohet te zhvishet nga uniforma e nje politikani duke u bere edhe mbartesi i vlerave te jashtezakonshme katolike. "Sinqerisht eshte faji i gruas time per konvertimin tim. Shkoja gjithmone ne Kishe me gruan time dhe e kam kuptuar se Kisha eshte shtepia ime per natyren e saje universale". Shprehet duke perdorur nje gjuhe dhe nje vizion qe shkon pertej besimit, thuajse nje mesazhe politikes. "Ne vendet tona kemi rrenje kristiano - hebraike dhe duhet te jemi krenar nga kjo trashigimi".
    Fjale shume te rendesishme dhe kuptimlote, ndoshta edhe nje strategji per te ardhmen politike te Europes. Nje strategji qe Tony Blair mendon t'a rimarre me ardhjen e tije ne pushtet si Presidenti i pare permanent i Bashkimit Europian. Kandidatura e tije eshte nje nder kandidaturat me te mundeshme per nje rol kaq te rendesishem. Pritet ratifikimi i Traktatit te Lisbones, qe Europa te kete Presidentitin e saje te pare. Nje President te vertet me kopetenca te verteta politike dhe juridike, nje "antagonist" te vertete te Presidentit te Shteteve te Bashkuara. Blair eshte propozuar per kyte rol kaq te rendesishem nga kryeministri aktual Britanik Gordon Brown dhe i mbeshtetur nga Sarkozy, Berlusconi dhe nga te gjitha vendet e Europes lindore, vetem Angela Merkel eshte pak e ftohte. E majta europiane qe gjendet ne nje krize te rende identiteti, eshte kunder teorise bleriane, eshte per nje Europe te drejtuar nga qeverite dhe jo nje Europe te drejtuar nga strukturat komunitare.
    Blair nuk nguron te shprehet si nje mbrojtes i kulturave te ndryshme, por pa fshehur krenarine e tije katolike, "mund te jemi te besimeve te ndryshme, por pa mohuar kulturen tone. Nese ne do te shkonim te jetonim ne nje vend te ndryshem me nje kulture te ndryshem nga e jona, ne do te duhej t'i pershtatemi kultures se atije vendi". Globalizazioni eshte nje oportunitet, por edhe ruajtja e historise dhe e identitetit tone te ndertuar nder shekuj, duhet konsideruar nje oportunitet". "Vetem nese ruajme keto vlera do te mund te ecim perpara.
    Nje linje qe natyrish do te kete "bekimin" e Vatikanit. "Zeri i Kishes Katolike duhet degjuar - shton Blair- Kisha duhet t'i flase botes ne menyre te hapur dhe te qarte, ē'do kombi, dhe ne komunitetin e kombeve zeri i besimit duhet degjuar". Blair flet 360 grade, citon "Caritas in Veritade te Papa Benediktit. Vlerson "Contrattaco al relativizmo". Sulmon laicitetin agresiv, "humanizmi pa besim, nuk eshte humanizem". "Nje mbeshtetje e qarte dhe e vendosur e Kishes Katolike, mund te jete nje ndihme edhe per politiken".
    Ne fjalimin e tije Blair bashkon nje plate te tere, i veshur me petkun e "katolikut te ri", tregon per "fajin" gruas se tije Cherie, katolike e lindur. "Fillova te shkoja ne meshe. Na pelqente te shkonim bashke. Nganjehere ne Kishen anglikane nganjehere ne Kishen katolike". "Sa me shume qe shkoja ne Kishe aq me shume kuptoja se Kisha ishte shtepia ime. Dhe jo vetem per doktrinen e saje, por per NATYREN E SAJE UNIVERSALE". Ne ē'do vend ku shkonte Tony Blair ishte i pranishem ne meshen e se djeles. nje here ne Tokio, nje grua e fton te prezentohet, ketu te gjithe vizitoret ne Kishen tone, ngrihen ne kembe dhe tregojne diēka nga jeta e tyre. "Ishte hera e pare qe une mund te ngrihesha dhe te thoja, Jam Tony dhe vije nga Londra."
    Tek Tony Blair nuk gjejm vetem politikanin por mbi te gjithe gjejme njeriun. Gjejme bashkeshortin gjejme prindin. Nje njeri qe ka qene nje shembull per te gjithe si politikan, ku eshte nje shembull per te gjithe, mbi te gjitha si njeri. Ku ne te kundert me shume koleg te tije politikan nuk nguron te mbroje me krenari kulturen e tije, duke pretenduar respekt nga te tjeret. Jane njerzit si Tony Blair qe kane ndertuar Europen, dhe jane njerzit si ai qe do t'a udheqin drejt destinazionit kontinent-shtet. Ashtu si Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe kane baballaret fondator, te kesaje demokracie kaq te madhe, ashtu edhe Europa ka fondatoret e saje. Europa ka nevoje per struktura e saje qeverisese. Europa ka nevoje per nje President te vertet me kopetenca te verteta ligjore juridike dhe administrative, dhe Tony Blair eshte njeriu i duhur ne moment te duhur. Europa ka nevoje per nje shtet te vertet, te krijuar mbi baza demokratike dhe te bazuar ne vlerat dhe kulturen e saje, ku kjo e fundit te jete prioritet per ē'do qeveri dhe ē'do President. Europa me Tony Blair President, do te jete ne duar te sigurta.

    /shkruar nga gerrard73/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gerrard73 : 04-09-2009 mė 16:40

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    si a ba forumi cdo teme duhet te kete te bajne me fene
    KATOLIKU BLAIR????????????????????????????????????????????
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Nime gerrard qka i bjen kjo "Katoliku" ai nuk e ka emrin katolik apo emrin e babs qashtu une spe di pse ju pi definoni njerz si katolik e musliman....pfffff

  4. #4
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar mė parė nga goldian Lexo Postimin
    si a ba forumi cdo teme duhet te kete te bajne me fene
    KATOLIKU BLAIR????????????????????????????????????????????
    tamam, po ēa...
    La vita č bella...

  5. #5
    Nese Tony Blair do te jete Presidenti i pare i Europes, ai do te jete edhe si katolik. Nisma kryesore e tije do te jete, fillimi i ruajtjes se traditave dhe kultures europiane. Politika e ardhshme, nese Blair do te jete President, nuk do te bazohet vetem ne kuadrin politik apo ekonomik por edhe ne kuadrin kulturor. Une nuk shkrova asgje tjeter, por fjalet qe ai tha pak dite me pare ne Rimini te Italise. Kur flitet per Kenedin theksohet se ishte katolik, ndersa per Blair nuk lejohet? Nese Europa do te kete nje President me ato tipare qe vete Blair thekson, do te thote se kemi nje fillim te ri ne politiken europiane.
    "Globalizazioni eshte nje oportunitet, por edhe ruajtja e historise dhe e identitetit tone te ndertuar nder shekuj, duhet konsideruar nje oportunitet". "Vetem nese ruajme keto vlera do te mund te ecim perpara".

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    Evropa nuk eshte katolike, ne evrop ka edhe ortodoks (diku mbi 5o%), protestant dhe musliman.

    Blair-i, ka qen kur ka qen, sot eshte offline.

  7. #7
    Barroso edhe ai ishte katolik!
    Nuk besoj qe ne duhet te merakosemi per fane e Kryetarit te Presidences Evropiane!
    Kush jeton ne Evrope e sheh ma se miri laicitetin e Evropes!
    Tony Blair ishte nje nder Kryeministrat me te vendosur te Pavarsise se Kosoves!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •