Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 44
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-11-2009
    Postime
    113
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Nëe shnjë respekti për të madhin Sali Mani, për familjarët e tij si dhe për gjithë adhuruesit e k¨åengës së mirëfilltë folkloriek shqiptare, po sjell edhe disa këngë nga reportuari i gjerë i këtij këngëtari:

    Erdha nga Shqipëria këtu në Prishtinë
    http://www.youtube.com/watch?v=0NpVF...eature=related

    Gëzimi i ujit asht gëzimi i jetës
    http://www.youtube.com/watch?v=27pDw...eature=related

    Këngë për Edi Sali Manin
    http://www.youtube.com/watch?v=qCd4a...eature=related

    Ta bajmë kurban Serbinë
    http://www.youtube.com/watch?v=sPPok...eature=related

    Po na ndahet Mitrovica
    http://www.youtube.com/watch?v=oK8AE...eature=related

    O moj Shqipni e mjera Shqipni
    http://www.youtube.com/watch?v=vPFeB...eature=related
    t knoft zemra o sali mani

  2. #22

    ju dëshiroj një javë të mbarë

    qoftë përherë zani i shqipnisë zani i vërtetë
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #23

    Homazh për Artistin e Meritur, Sali Manin

    Këtu keni një biografi të shkurtër, por të punuar artistikisht për rapsodin e folklorit të mirfilltë shqiptar, Artistin e Merituar, Sali Manin.
    kliko mbi tufëzën:
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 06-03-2010 më 10:18

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    qoftë përherë zani i shqipnisë zani i vërtetë

    Do na ikishte qefi nje gje te till,por mjerisht e per fatkeqesine tone si komb,zeri Shqiperise sone eshte zeri i genjeshtres apo rrenes si i thoni ju.Kemi 20 vjet qe presim dhe po ngelemi te zhgenjyer nga ish komunistet dhe spiunet e eEnver hoxhes qe kane zaptuar organet e nje te ashtuquajturi shtet demokratik!
    I them me keqardhje dhe ne kulmin e merzitjes keto fjale miku im Adem.Une per vete,ti dhe nje pakice tjeter shqiptaresh i kane arritur aspiratat personale,por po nuk u arriten ato kombetare eshte pese me hic- thote populli jone. Si mund te jemi te qete kur nuk jemi cliruar akoma nga monstra te tilla qe duan diktatorin!Absurd me te madh nuk mund te kete!
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  5. #25

    Unë dua që ....

    Zani i Shqipnisë të jetë zani i vërtetë, sepse kam dëshirë dhe dua që shqiptari i të gjitha trojeve shqiptare të jetë i respktuar në botë dhe jo të jetë në grup me rumunë e romë, bile edhe pas tyre..
    Na duhet pak një ngritje e vetëdijes kombëtare, na duhet një Rilindje e dytë. Fatkeqësisht jemi shumë prapa!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Adem miku im duhet te dish dicka ti dhe gjithe ne te tjeret.Distanca kulturore dhe ajo ekonomike me Europen nuk ka per te ndryshuar ndonjehere.Europa ecen ,vrapon perpara.Edhe ne gjithashtu,por nuk mund ta arrime dot ate.Bota eshte ne levizje dhe zhvillim te panderprere.Do kalojne shume kohe ndoshta shekuj,qe te lihet mbrapa e kaluara e dhimbeshme.Ndoshta femijet e femijve tane ndoshta vijne ne poziten e sotme te westeuropianve.Shikoje nga vetja se pari.A je integruar plotesisht me kulturen e popullit danez?Une shoh edhe veten time.Eshte e kot te genjejme vete.Me pordhe e me llafet e genjeshterta te politikanve tane, nuk mund te mburresh miku im!
    Si mund te integrohet me nje europian nje grua kosovare e cila rri me shami ne koke,afersisht si ato nga Lindja e Mesme?E ku pa,ne mes te Gjermanise,ne Angli e gjetke.
    Ajo shprehje qe perdor ti e marre nga nje kenge e bilbilit S Mani, eshte thene nga diktatori i urryer shqiptar,te cilit me vjen ndot t'i zeje emrin ne goje.Te lutem hiqi nga radioja jote kenget per diktatorin dhe mos ju beej jehone bemave te tij.Thuaju ndal edhe atyre donkishotve qe me injorancen e tyre e duan ate *** njeri.(me fal per shprehjen,por nuk duroj dot me!)
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  7. #27

    Kam nevojë për ndihmë

    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    Do na ikishte qefi nje gje te till,por mjerisht e per fatkeqesine tone si komb,zeri Shqiperise sone eshte zeri i genjeshtres apo rrenes si i thoni ju.Kemi 20 vjet qe presim dhe po ngelemi te zhgenjyer nga ish komunistet dhe spiunet e eEnver hoxhes qe kane zaptuar organet e nje te ashtuquajturi shtet demokratik!
    I them me keqardhje dhe ne kulmin e merzitjes keto fjale miku im Adem.Une per vete,ti dhe nje pakice tjeter shqiptaresh i kane arritur aspiratat personale,por po nuk u arriten ato kombetare eshte pese me hic- thote populli jone. Si mund te jemi te qete kur nuk jemi cliruar akoma nga monstra te tilla qe duan diktatorin!Absurd me te madh nuk mund te kete!
    Përshëndetje nestorp dhe gjithë ata që dinë për jetën dhe krijimtarinë e Sali Manit kam nevojë ndoshta edhe të ngutshme të siguroj material. Këngë kam mjaft por më mungojnë shënime nga jeta e tij. Shkurt kam menduar të realizoj një emision për të, pastaj të filloj edhe me këngëtarë të tjerë.

    Respekt për gjithë dëgjuesit e këngës së bukur folklorike shqiptare.

    P.S. Ju lutem më shkruani në privat që të jemi në kontakt për sa shkrova më lart.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #28
    humble
    Anëtarësuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637
    Kjo asht nder kang ma te mira malsore, faleminers ademgashi e tasjani per ket e kangt e tjera t'bukra
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  9. #29
    humble
    Anëtarësuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637
    Pershentje ademgashi . Ne fakt un e kisha fjalen per kangen e Mitrovices, gjithsesi edhe kangt tjera jan te bukura edhe pse i dedikohen personit qe nuk mujti me ken gjall sot me pa te kunderten
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Adem zeri saliut ka qene i mrekullueshem.Ai kendoi ne ato kohe te errta per shqiptaret ndoshta edhe nga e keqja,nga zori e jo nga qefi.Nga malesia e madhe kane qene qindra burra te pushkatuar,burgosur e torturuar,sepse nuk e pranonin Enver Hoxhen.Shembulli me i mire eshte burri i malsise Prek Cali.Nga qe sihin antikomuniste regjimi i ka djegur te gjalle malesoret e asaj treve nga ka ishte edhe saliu me zerin e tij si bilbil.
    Sali mani ka kenduar plot kenge te tjera qe jane te pa ideologjizuara dhe nuk eshte e nevojeshme qe ti te publikosh neper forume ne radion tende enverizmin.Eshte e e drejta jote te beshe cfare te duash me veten tende,por nuk duhet te propogandosh enverizmin donkishotesk.
    Shpresoje qe te hiqni dore nga krimineli enver hoxha.
    Flm
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  11. #31

    Jo, nestorp, për Enverin aso kohe kam menduar dhe e kam dashur shumë, ashtu sic e kanë dashur edhe shumë shokë të mi. Për këtë kam folur kaq herë, por këngët e Sali Manit na ndizni zemrat dhe na shtonin dashurinë për Shqipërinë.

    Shih cfarë krahasiems bënte ta zëmë

    "Atdhe si dielli i kuq mbi globin tokësor"

    ose si fliste për të arriturat e shqipërisë ( kupto ne këto nga këngët e dinim dhe i mësonim)

    "Ecin pesëvjecarët, ecin e s'nalohen,
    për cdo ditë atdheut vepra t'reja i shtohen,
    mbi cdo gja të vjetër e reja triumfon,
    majave ma t larta Shqipria marshon"

    Nëpërmjet këngës Sali Mani, na jepte porosi të fuqishme se është dikush që i mbron dhe mendon për shqiptarët jashta kufijve shtetëror:

    "Gjithë populli shqiptar, si popull e ushtar,
    dinë si ta ndërtojnë e t'mbrojnë trollin amtar,
    nga cdo skaj i botës që shkruejn me mija vetë,
    jemi vëllëzërit tuej e miq me ju përjetë
    ZANI I SHQIPNISË ASHT ZANI I VËRTETË"

    E cili poet mund ta shkruajë një poezi më të fuqishme se kjo?!

    Natyrisht aso kohe e dëgjoja edhe me ideologjizmat që kishte, seps këngëtari me to paraqiste forcën motorike të këngës, që sot nuk më duket sikur përpara, sepse nuk janë më, kështu sot nuk më pengojnë dy tre vargjet e këngës:

    "Masi ia kurdisa telet ciftelisë,
    zemra ime i knoj Enveri dhe Partisë"

    dhe krejt në fund rapsodi e përmbyll këngën ,prapë me ideologji, që për atë kohe¨ishte shumë e fuqishme:

    "Ku qëndron kjo forcë e gjithë kjo madhështi,
    hej tek uniteti popull e parti,
    tek traditë e lashtë e patriotizmit,
    tek vija e drejtë e marksizëm-leninizmi,
    e heeeeej, lulëzo Shqipni, heeeej, n, Pravner'n e Socializmit, o hej"

    Nga e gjithë kënga vetëm "marksizëm - leninizmi " ma vret veshin dhe ma tharton shijen!

    Si ta bëjmë sot atë unitet. Vetëm le të bëhet. Po ne shkatërrum gjithëcka dhe mbi të gjitha vramë edhe "traditën e lashtë të patriotizmi". Populli vuan për bukën e gojës dhe nuk ka kohë të mendojë më për këtë traditë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 22-11-2010 më 22:07
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  12. #32

    edhe një këngë e re nga Sali Mani

    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Të dashur forumistë, unë nuk do të jap asnjë koment. Luteni së pari dëgjojeni këngën, të cilën e kam postuar unë në yuotube, dje dhe pastaj gjykoni se si është ndezur zemra e një kosovari dhe pastaj gjykoni pse kosovarët e duan shumë, shumë Shqipërinë.
    Besoj së shpejti do të hap një temë direkte në lidhje me këtë, sepse shumë vëllëzër tanë nga Shqipëria nuk na kuptojnë dashurinë që kemi pasur për ”atë” kohë dhe nuk e kuptojnë se rëndë na fyejnë duke na e fyer ”idealin”.

    Ja tufëza/linku: http://www.youtube.com/watch?v=bXuc2PcTSs8

    Respekt për ju,
    Adem Gashi, Danimarkë

    Sapo e postova klipin, të cilin para pak çastesh e përgatita pë ju; një këngë tjetër nga rapsodi Sali Mani, me titull "Në Fushë të Kosovës Murati i parë"

    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  13. #33
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Të dashur forumistë, unë nuk do të jap asnjë koment. Luteni së pari dëgjojeni këngën, të cilën e kam postuar unë në yuotube, dje dhe pastaj gjykoni se si është ndezur zemra e një kosovari dhe pastaj gjykoni pse kosovarët e duan shumë, shumë Shqipërinë.
    Besoj së shpejti do të hap një temë direkte në lidhje me këtë, sepse shumë vëllëzër tanë nga Shqipëria nuk na kuptojnë dashurinë që kemi pasur për ”atë” kohë dhe nuk e kuptojnë se rëndë na fyejnë duke na e fyer ”idealin”.

    Ja tufëza/linku: http://www.youtube.com/watch?v=bXuc2PcTSs8

    Respekt për ju,
    Adem Gashi, Danimarkë
    Aaaah, moj Shqyni mos thuj-o mbarova ... ( është titulli i një kënge kënduar nga Rapsodi Dervish Shaqja )
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  14. #34
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Me rastin e vdekjes së rapsodit të madh shqiptar Sali Mani shfrytëzoj rastin t'u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë familjarëve të rapsodit si dhe gjithë adhuruesve të këngës së mirëfilltë shqiptare - interpretuar nga rapsodi i pazëvendësueshëm, Sali Mani.
    Sali Mani ishte dhe do të mbetet për kohë të gjatë në kujtesë të të gjithë atyre që e deshën Shqipërinë - sidomos kosovarëve - moshatarë të mi, të cilët u rritëm me këngën e tij dhe kënga e të cilit na bënte ta duanim Shqipërinë dhe gjithë ç'ishte shqiptare.
    Unë po them për veten time, kur dëgjova për vdekjen e tij, rrallë, shumë rrallë ka personalitete që më janë dhembsur më shumë.

    Lexoje këngën për Hasan Prishtinën dhe binduni pse na ngjethej trupi nga këngët e tij.

    Këngë për Hasan Prishtinën

    Tanë Kosova lëshon ushtimën
    Kush e prek Hasan Prishtinën
    Si gjithmonë në pabesi
    Dora e zezë e korbit të zi
    Njajo dorë na vrau lirinë,
    Erdhi natën vrau Hivzinë
    Njajo dorë që gjurmon jetën
    Mizorisht na vrau Ylfeten
    Djem e çika si llastar
    Me Milotin nan’vjeçar
    Gjithë këta plumba vijnë nga shpina
    Hej, hej s’ vritet kurrë Hasan Prishtina.

    Tanë Kosova lëshon ushtimën
    Kush e prek Hasan Prishtinën
    Njajo dorë që monton gjyqe
    Herë si korb e herë si qyqe
    Njajo dorë çubrilloviqe
    Ditë e natë nëpër gardhiqe
    Del shëtit e k’non si bolla
    Helmon foshnjet nëpër shkolla,
    Na kanë myt’ nanat me lotë
    Na dhanë rrugat nëpër botë
    Na e thejnë derën me mashina,
    Hej, hej s’vritet kurrë Hasan Prishtina.

    Pyesin malet Loke Madhen
    Kush e vrau Jusuf Gërvallën,
    Njajo dorë që monton gjyqe
    Herë si korb e herë si qyqe
    Njajo dorë që bani kuadrin
    N’krye t’detyr’s vrau Enver Hadrin,
    Njajo dorë ka vra e gri,
    Përnjiherë der n’ dymdhetmi’,
    Nis me dhunë për n’at Turqi,
    Here niqin, here treqindmi’
    Ah kjo dorë e zezë mizore
    Gja nuk fal çka i vjen përdore
    Frikë e ka kur ndjen ushtimën,
    He, hej, mos ma prek Hasan Prishtinën.

    Tungjatjeta i thotë këtij trimi
    Gurakuqi e Naimi,
    Na ka ardh’ prapë hasmi n’derë
    Me na vra për të dytën her-e
    Por ka trima prapë Kosova,
    Ka demaça e rugova,
    Ka rexhepa e zekerija,
    Bac antona e flakt rinia,
    Nëpër rrugë e nëpër shkolla,
    Si dy sytë i ru’n Kosova
    Gjithë herojt emër për emër
    He, hej në çdo prag e në çdo zemër,
    Bijtë e nanës kosovare,
    Krenaria jonë kom’tare,
    Ah, bre vëllazën kosovarë,
    He, hej, Rroftë Bashkimi ynë Kombëtarë, o hej
    .

    Valla more daca Sali, me këtë elitë politike që kemi, të cilët haptzi janë deklaruar se shqiptarët vetëm në Evropë do të bashkohen ( bashkë me shkje e nacionalitete tjera ), me këtë elitë politike që shpif kombe të reja kosovar, zor se do të bëhet Bashkimi Kombëtar.

    Varet sa do të jemi të gatshëm ne populli për të bërë pa kryeminstra!!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Postime
    689
    Me vonese tash e pashe e lexova kete lajm...Andaj nga mergimi shprehi ngushllimet e mija, Familjes , miqeve te gjithe atyre qe e deshen e degjuan me endje Kengen e tij e cila e ben te pa Vdekur!
    Te Madhin Sali Manii qofte dheu i lehte ne token meme!
    Ikja e tij, per ne Kosovare eshte humbje e madhe e dhembeshme kur kemi parasysh Kenget e tij kushtuar Kosoves e POPULLIT te saje...

    Ai ishte qe ne Vitin 79 ne Gjilan ne Koncertin e tij e beri Policin e Athershme te dridhet ...nga Riana e kenga e tij....Oj Kosove mire se e gjeta....

    I nderuar Projekti21 mire se je kthyer! kopliment per temen!

    Pershendetje nga mergimi ne mergim!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ilirana : 08-12-2012 më 17:04

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Postime
    689

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Postime
    689

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Postime
    689

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Postime
    689

  20. #40
    Citim Postuar më parë nga Ilirana Lexo Postimin
    Me vonese tash e pashe e lexova kete lajm...Andaj nga mergimi shprehi ngushllimet e mija, Familjes , miqeve te gjithe atyre qe e deshen e degjuan me endje Kengen e tij e cila e ben te pa Vdekur!
    Te Madhin Sali Manii qofte dheu i lehte ne token meme!
    Ikja e tij, per ne Kosovare eshte humbje e madhe e dhembeshme kur kemi parasysh Kenget e tij kushtuar Kosoves e POPULLIT te saje...

    Ai ishte qe ne Vitin 79 ne Gjilan ne Koncertin e tij e beri Policin e Athershme te dridhet ...nga Riana e kenga e tij....Oj Kosove mire se e gjeta....

    I nderuar Projekti21 mire se je kthyer! kopliment per temen!

    Pershendetje nga mergimi ne mergim!

    Përshëndetje Iliriana.
    Të faleminderit për komplimentin.
    E kam thënë edhe më sipër Sali Mani dhe kënga e tij ishte ajo që na bënte të jetonim me shpresën se një ditë do ta gëzonim lirinë dhe do bëheshim bashkë.
    Këngët e tij dhe plejadës së këngëtarëve të asaj kohe kanë qenë kushtrim për ne - rininë e atëhershme.

    resepkt
    nag projekti21_dk
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •