Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria e Rilindjes heziton tė miratojė "Byronė e Hetimit" tė amerikanėve

    Deklarata , Byroja e Hetimit, Basha: Drafti i qeverisė provokim, nuk do tė votohet



    Kryetari i PD-sė Lulzim Basha e quan provokim dhe tė papranueshėm draftin e qeverisė pėr ngritjen e Byrosė sė Hetimit.
    Sipas Bashės varianti qė ėshtė publikuar nuk ėshtė varianti i dakordėsuar me ndėrmjetėsimin e partnerėve amerikanėve dhe Komisionin e Venecias.

    Lulzim Basha: “Varianti qė ėshtė publikuar nuk ėshtė varianti i dakordėsuar me ndėrmjetėsimin e partnerėve amerikanėve dhe Komisionin e Venecias. Ky ėshtė njė variant tjetėr, jo ai pėr tė cilin ne kemi dhėnė dakordėsinė tonė. Se pse Edi Rama 5 ditė mė parė nxori Arben Ahmetajn pėr tė komunikuar se nuk do ta kalonte ligjin pėr Byronė e Hetimit pa ardhur edhe njė herė rekomandimet e Venecias dhe katėr ditė mė vonė ndryshoi mendje, kjo ėshtė njė pyetje qė duhet t’ia bėni ju.

    Unė dua tė pėrsėris kėtu se Partia Demokratike ka qenė dhe ėshtė e vendosur pėr Byronė Kombėtare tė Hetimit sipas draftit tė rakorduar me partnerėt tanė amerikanė dhe nė pėrputhje me rekomandimin nr.90 tė Venecias nė 23 dhjetorit apo 21 dhjetorit tė vitit tė kaluar. Dhe nėse mazhoranca e ka kėtė vullnet ne e votojmė sot.

    Sigurisht njė variant unilateral, i cili nuk merr parasysh rakordimin me partnerėt tanė amerikanė dhe Komisionin e Venecias nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė provokim apo njė truk pėr t’u hedhur hi syve shqiptarėve dhe ndėrkombėtarėve dhe si i tillė ėshtė i papranueshėm dhe nuk do tė votohet. Nuk do tė votohet sepse njė draft i tillė nė vend qė ti hapė rrugė hetimit tė korrupsionit dhe krimit, mbyll dosjet e korrupsionit dhe bėhet mburojė pėr krimin. Sepse njė variant i tillė dorėzon hetimin penal tek qeveria, ēka ėshtė e papranueshme dhe s’ėshtė nė pėrputhje me asnjė model europian, as me Kushtetutėn e Shqipėrisė, as me draftin e rakorduar me partnerėt amerikanė dhe as me rekomandimin e Venecias.

    Por nė qoftė se ėshtė i sinqertė, nė qoftė se me tė vėrtetė dėshiron tė ketė Byronė Kombėtare tė Hetimit njė orė e mė parė realitet ligjor, ne qė sot jemi gati tė votojmė draftin e rakorduar me parnterėt
    amerikanė dhe sipas rekomandimit nr. 90 tė Venecias.

    Nėse jo le ta marrė vesh ēdo shqiptar se kush ėshtė kampioni i hileve dhe i trukeve nė Shqipėri. Por kėto hile e truke nuk i ecin as me Partinė Demokratike, as me Lulzim Bashėn, as me partnerėt amerikanė, as me Komisionin e Venecias.

    Pyetje: Ēfarė ndryshon nga drafti i dakordėsuar me draftin e qeverisė? Konkretisht cila ėshtė pika qė ju ndan?

    Basha: Pika qė na ndan ėshtė dakordėsimi qė ky institucion duhet tė jetė 100% nėn autoritetin e Prokurorisė, siē e parashikon Kushtetuta, siē parashikon Komisioni i Venecias, siē kemi rakorduar me partnerėt tanė amerikanė.

    ORA NEWS

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qeveria e Rilindjes i merr kompetencat Prokurorise, ngre "FBI" te varur nga Policia

    Ekskluzive nė Ora News , Byroja e hetimit, Xhafaj zbardh fatin e pr/ligjit tė qeverisė nė Kuvend



    Kryetari i Komisionit tė Posaēėm pėr Reformėn nė drejtėsi Fatmir Xhafaj tregon nė njė intervistė ekskluzive pėr Ora News fatin e draftit tė Byrosė Kombėtare tė Hetimit qė ndodhet nė kuvend pėr shqyrtim dhe miratim nė njė kohė kur priten nė fundjavė tė mbėrrinjnė rekomandimet e Komisionit tė Venecias pėr krejt paketėn e reformės nė drejtėsi.
    Xhafaj thotė se fillimish do tė vendoset se ku do tė shqyrtohet drafti i qeverisė pėr Byronė nė komisionin e posacėm tė reformės apo do tė ndjekė rrugėn e zakonshme tė projekligjeve tė tjera nė Komisionin e Ligjeve.
    Gjithsesi shumica qartėson vendimin e saj se rekomandimet e Venecias mund ta ndryshojne pasi ajo do tė diskutohet nėn optiken e ndryshimeve penale tė paketės sė reformės.

    Fatmir Xhafaj: “Ėshtė Konferenca e Kryetarėve qė do tė vendosė qė ky pr/ligj do tė jetė pjesė e punės sė komisionit tė ligjeve apo komisionit tė posacėm parlamentar pėr reformėn nė drejtėsi.

    Pyetje: Pse u zgjodh qė Byroja e hetimit tė ishte nė varėsi tė policisė, ēfarė pengonte qeverinė qė Byroja tė ishte nėn prokurori siē kėrkon PD.

    Fatmir Xhafaj: Ligjet qė miratojmė nga parlamenti nuk kanė parasysh dėshirat e partive politike por I nėnshtrohen Kushtetutės dhe pėrputhshmėrisė me legjislacionin. Ēėshtja nuk ėshtė si e do PD, maxhoranca apo opozita por si bėhet mirė hetimi penal dhe nė tėrėsi qėllimeve pėr tė cilat ėshtė ideuar kjo strukturė. Nė kėtė kontekst ėshtė me rėndėsi tė shohim pėrputhshmėrinė e saj me kuadrin aktual tė kushtetutues dhe me ndryshimet e reja tė Kushtetutės dhe nė mėnyrė tė veēantė zgjidhjeve tė reja qė do afrojė Kushtetuta me hetimin penal nė tėrėsi dhe nė mėnyrė tė veēantė me njė strukturė tė posaēme tė hetimit penal siē ėshtė struktura e luftės kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit nė sistemine ndjekjes penale.
    Byroja e Hetimit nuk ėshtė njė projekt i ekspertėve ndėrkombėtarė. Duhet tė jemi tė qartė. Nga pikėpamja e autorisė sė idesė ka qenė e qeverisė. Ministria e Brendshme bėri reflektimet e duhura rreth projektit tė mėparshėm duke e pėrputhur me detyrat qė la Gjykata Kushtetuese.
    Mbetet detyrė e komisionit tė posaēėm pėr ta pėrputhur kėtė projekt tė ekspertėev tė kėtij komisioni me zgjidhjet e reja kushtetuese.
    Mė duhet tė them se ekspertėt e ministrisė sė Brendshme kanė bėrė njė punė shumė tė mire. Ata janė autorė tė kėtij drafti por tė asistuar nga ekspertėt e OPDAT qė kanė qenė pjesė aktive e kėtij procesi, duke dhėnė dhe dakordėsinė.
    Duhet mbajtur nė konsideratė qė ėshtė shumė e rėndėsishme qė kjo strukturė tė pėrputhet me Kodin e Procedurės Penale, I cili ėshtė duke u hartuar nga Ministria e Drejtėsisė me ekspertėt ndėrkombėtarė. Do tė duhej tė kishte ardhur shpresoj tė vijė shumė shpejt e tė bėhet pjesė e kėtij procesi qė ka tė bėjė me reformimin e procedurės penale.

    Pyetje: Kryeministri Rama vuri afat marsin pėr reformėn nė drejtėsi….

    Fatmir Xhafaj: Kryeministri nuk cakton afate, nuk vė datė por shprehu vullnetin pėr miratimin e reformės brenda muajit mars do tė mbetet tė shikohet nė praktikė.

    ORA NEWS

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Reforma nė drejtėsi - Venecia lė “nė hije” Byronė, Manjani flet pėr SPAKU-n: Do jetė pjesė e Prokuro

    Opinioni pėrfundimtar i Komisionit tė Venecias, sipas Ministrit tė Drejtėsisė Ylli Manjani e vendos diskutimin pėr reformėn nė drejtėsinė standarte profesionale dhe europiane.
    Duke folur nė emisionin “Tonight Ilva Tare”, ai tha se nėse tė gjitha palėt e gjejnė veten tė lumtur me pėrfundimet, ėshtė koha ta reflektojnė me vepra kėtė lumturi.
    I pyetur lidhur me Byronė e Hetimit, Manjani tha se nuk di nėse do tė ngrihet apo jo.
    Ai vuri theksin nė domosdoshmėrinė e krijimit tė Strukturės sė Posaēme Antikorrupsion dhe Kundėr Krimit tė Organizuar, SPAKU, sipas modelit kroat.
    Pėr kėtė njėsi, ai tha se duhet ndjekur e njėjta rrugė si me prokurorinė dhe gjykatėn e krimeve tė rėnda dhe jo tė ndėrhyet nė Kushtetutė.
    Pjesė nga intervista
    Kujt i dha tė drejtė Venecia?
    Manjani:Qė tė mos e bėjmė kėtė si ai diskutimi i vajtocave qė rrinė dhe qajnė tė vdekurin aty, ku secila qan hallin e vet, nė fakt asnjėra nuk qan tė vdekurin, raporti i Venecias ėshtė njė raport profesional, gjykimi mbi standarte dhe jo mbi drafte. Drafte mund tė shkojnė shumė por standarti ėshtė njė.Komisioni i Venecias nė dyja rastet, qė besojmė se ky do jetė edhe qėndrimi pėrfundimtar qė do miratohet nė seancėn plenare tė kėtij Komisioni, e vendos praktikisht diskutimin nė reformėn pėr drejtėsi nė Shqipėri nė standarte profesionale dhe europiane. Kjo ėshtė ajo qė kemi kėrkuar dhe besoj se ėshtė njė raport i shumėpritur, nuk ka lidhje fare me diskutimin qė kemi qejf tė bėjmė ne kėtu nėn Shqipėri.
    Njė ekspert mė tha sot se ka pėr tė gjithė.
    Manjani: Mirė ėshtė dhe kjo, ėshtė njė qasje interesante. Nėse tė gjithė ndohen tė lumtur mė kėtė gjė, ėshtė momenti tė fillojnė ta shprehin kėtė lumturi.
    Cilat janė pikat kryesore qė i ndan ky draft midis mazhorancės dhe opozitės duke filluar me 3/5, 2/3 e kėshtu me radhė?
    Manjani: Ajo qė na bashkon mė shumė tė gjithė ėshtė shumė mė shumė se ajo qė na ndan, jam i bindur pėr kėtė. Kemi rėnė tė gjithė dakort veē e veē, ndoshta edhe tė gjithė bashkė, qė proēesi i Vetingut duhet bėrė. Kemi rėnė tė gjithė dakort qė njė reformė antikorporatizėm nė vendimarrjen e KLD dhe mė vonė Kėshillit tė Lartė tė Prokurorisė duhet bėrė. Besoj qė ne kemi rėnė tė gjithė dakort se ka nevojė pėr disa ndėrhyrje qė e bėjnė mė funksionalė dhe pėrcaktues rolin e Gjykatės sė Lartė, nuk kemi dasi nė kėtė pjesė. Kemi rėnė tė gjithė dakort veē e veē qė ne duhet tė ndėrtojmė njė strukturė permanente antikorrupsion nė kėtė vend me qėllim qė tė merret njėherė e mirė dhe nė mėnyrė serioze kjo temė. Ndasitė janė minore nė raport me kėtė dakortėsi tė madhe.Por ajo qė po e shtyn nė kohė dhe kėto minoret i bėn maxhore ėshtė ndoshta fakti qė ne ende nuk kemi gjetur njė sinergji apo atė sintoninė e nevojshme qė tė ulemi nė njė tryezė tė pėrbashkėt dhe tė shprehim pozicionet dhe tė marrim pėrsipėr nė mėnyrė tė pėrgjegjshme qė mbi bazėn e kėtyre pozicioneve nė mėnyrėn sesi i lexojmė tė gjithė sėbashku ato qėndrimet e Venecias, ne mund tė ndėrtojmė njė proēes jashtėzakonisht model. Edhe ato gjėra qė na ndajnė besoj qė nė dialog e sipėr jam i bindur se mund ti zgjidhim.
    Kush tė hyjė nė bisedime dhe pėr ēfarė tryezash flasim?
    Manjani: Fokusi i reformės nė drejtėsi ėshtė lėnė qė tė jetė nė parlament dhe arsyeja pse ka qenė kristal e qartė, se meqenėse nė parlament vepron opozita dhe aty opozita ka vendin e vet, ėshtė nė shtėpinė e saj qė tė jetė pjesė kontribuese substanciale e kėtij procesi. Jam i bindur se opozita shqiptare ka luajtur njė rol shumė tė mirė. Mund tė kishte qenė dhe mė i mirė, edhe mė i shpejtė nė kohė, mė proaktiv nė fazat e hershme sepse ndoshta nė ato fazat fillestare mund tė kishte marrė edhe drejtim tjetėr procesi nė kuptimin e shkurtimit tė kohės. Por sidoqoftė opozita me kontributin dhe materialet qė ka prodhuar, me ekspertėt qė ka dėrguar nė proces ka dhėnė absolutisht kontribut tė jashtėzakonshėm falė edhe gjetjes qė kjo reformė u vendos qė tė bėhej nė parlament, nė shtėpinė e politikės. Nuk kemi pėrse kėrkojmė instrumenta tė tjerė jashtė parlamentarė pėr ta bėrė tė mundur njė reformė qė do duhet tė miratohet nė parlament.Ajo qė kėrkohet sot dhe qė na e kėrkon dhe gjithė hapėsira ndėrkombėtare, partnerėt tanė. Unė vij nga njė vizitė nė Gjermani dhe fjala konsensus mu transmetua nė ēdo takim. Sigurisht konsensus pozitiv, vullnetmirė, konsensus qė ndihmon Shqipėrinė.
    Ajo ēfarė druan njėra nga palėt, PS, ėshtė qė me konsensus tė mos kuptojmė kushtėzim tė mosbėrjes sė reformės.
    Manjani: Tė gjitha kėto janė shqetėsime reale sepse ne vimė nga njė pėrvojė relativisht e vėshtirė kur u bė reforma territoriale-administrative ku ishte vėshtirėsisht e gjetshme gjuha e konsensusit me gjithė pėrpjekjet qė u bėnė. Ka dhe arsye pėr tė qenė disi skeptik, por kėtė radhė ėshtė ndryshe, ėshtė njė reformė shumė mė e thellė, reformė qė ka tė bėjė me shtetin dhe jo thjesht partinė politike tė radhės qė ėshtė nė pozitė apo opozitė. Mendoj qė partitė politike duhet tė luajnė rolin qė u takon tė luajnė dhe nėse njė opozitė nuk luan rolin qė duhet tė luajė nė reformėn e shtetit sigurisht qė kjo reformė do tė jetė difektoze. Dhe pavarėsisht numrave nė parlament, se nuk ėshtė vetėm ēėshtje numrash, por besimi qė ne ta mbyllim njėherė e mirė kapitullin e mosbesueshmėrisė.Kjo alibi duhet tė pėrfundojė.Shtėpia ku duhet tė ndėrtohet njė axhendė publike dhe politike, vendimarrėse pėr kėtė reformė, ku mė sė pari janė ndryshimet kushtetuese.Duhet bėrė dhe brenda shkurtit po tė kishim mundėsi. Pas kėsaj janė 40 ligje jo tė thjeshta pėr tu ndėrtuar dhe mė shumė probleme pėr tu diskutuar e qė do kėrkojnė kohėn e tyre dhe qė do marrin shumė energji pėr tu miratuar.
    Ndjesė pėr insistimin, flasim pėr njė tryezė politike Meta-Basha-Rama?
    Manjani: T’ua them troē nuk e di sesi do jetė. Mė sė pari shoh njė rol shumė mė aktiv sesa deri mė sot tė Komisionit Parlamentar qė ėshtė caktuar pėr kėtė punė, qė ka pėr detyrė. Aty ka deputetė, njerėz politik, kanė edhe ekspertė nė rast nevoje qė tė bėjnė dhe formulimet e nevojshme seppse pėrsėri drafti ka nevojė pėr formulime dhe Venecia kėtė thotė, por nuk pėrjashtohet as tryeza politike e kryetarėve tė partive.Ēdo gjė qė i ndihmon dhe jep shpresė dialogut politik dhe qė bėn tė mundshme miratimin e reformės nė drejtėsi sa mė shpejt tė jetė e mundur nuk ka pse tė pėrjashtohet.
    Ėshtė i mundur konsensusi pėr tė pėrfunduar reformėn?
    Manjani: Jam shumė shpresėplotė se ėshtė i mundur konsensusi. Nuk besoj se sot ne mund tė degdisemi e duam apo se duam reformėn nė drejtėsi, tė gjithė e duam, tani ėshtė momenti pėr ta treguar se realisht e duam.
    Zgjedhja e kandidatėve, punonjėsve tė drejtėsisė, Xhafaj thotė se emėrimi duhet tė jetė larg tė pėrzgjedhurve politike.
    Manjani: E saktė ėshtė. Nuk kam dėgjuar as PD ta mohojė kėtė dhe ata janė dakort. Kanė patur disa qėndrime lidhur me zinxhirin e emėrimeve nė drejtėsinė e re qė kanė tė bėjnė me parimin e karrierės, mundėsinė, mbylljen e shtegut njėherė e mirė qė nė sistemin e drejtėsisė tė mos hyjnė njerėz nga jashtė sistemit. Tė jenė vetėm ata qė studiojnė nė shkollėn e Magjistraturės, njė reformė shumė e madhe qė duhet ta bėjmė.Dhe disa elementė tė tjerė qė kanė tė bėjnė me nxitjen e profesionistėve nė sistemin e drejtėsisė. Kjo do garancitė e nevojshme. Edhe opozita jam i bindur se e ka kuptuar nuk ėshtė 2/3 apo 3/5 garancia e nevojshme, por sigursht njė opozitė duhet tė ketė gjithmonė garancitė e nevojshme nė sistem qė tė jetė pjesmarrėse. Po kėrkohet sesi tė ndėrtohet njė formulė qė partitė politike, palėt parlamentare tė pranojnė produktin, jo ta mbėshtesin.
    Mund tė jetė marsi kur bėhet miratimi i paketės kushtetuese?
    Manjani: Nėse vullneti ėshtė i mirė jam i bindur qė po dhe marsi mund tė jetė. Po edhe nė prill po shkoi… nuk ėshtė kjo tema.Me rėndėsi tė kemi njė produkt cilėsor, tė mos nxitohemi. Ka disa defekte teknike tė ligjit tė dekriminalizimit qė janė tė llahtarshme.Sot vetėdeklarimet e policisė sė shtetit duhet ti kontrollojė Ministri i Mbrojtjes sipas ligjit, ėshtė lapsus ligjor.Ēa tė them? Kėshtu ėshtė kur bėhet fėt e fėt. Nuk na duhet reformė pėr duartrokitje, por diēka qė tė funksionojė.
    Do merrni ju si LSI, apo ju si Ministėr i Drejtėsisė iniciativa pėr tryeza politike pėr tė cilat folėm?
    Manjani: Jo nuk ėshtė detyra ime kjo.Jam kontribues nė proces, as lider dhe as palė.
    Venecia sėrish ka kėrkuar reduktimin e rolit tė Ministrit tė Drejtėsisė.
    Manjani: Venecia ka ripozicionuar rolin e Ministrit tė Drejtėsisė nė ato terma qė dhe unė vetė kam qenė shumė pėrkrahės.Ministri ėshtė pėrfaqėsues i njė pushteti pėrballė njė pushteti tjetėr qė ka pėr detyrė tė flasė nė emėr tė qytetarėve tė kėtij vendi qė ankohen.
    Ka pėrplasje kompetencash apo dublim me inspektorin e lartė tė drejtėsisė?
    Manjani: Nuk besoj nėse zgjidhen nė mėnyrė tė harmonizuara, ka dy formula klasike qė nuk kemi pse tti anashkalojmė, ose inpektori bėhet pjesė e Ministrit tė Drejtėsisė ose Inpektori rri ashti siē e kanė parashikuar, por gjithmonė Ministri ka rolin e tij pėr tė luajtur.
    Ka tė drejtė Inspektori tė hapė dhe mbyllė hetime?
    Manjani: Sipas projektit jo, procedimet disiplinore. Nė kushtet normale duhet tė ishte detyrė e Ministrit. Por meqenėse kėtu fillojnė e diskutojnė jo Ministėri ėshtė i njė mazhorance, pėrmbysja qė i ėshtė bėrė ėshtė kjo. Ministri i Drejtėsisė nuk ėshtė mė anėtar i KLD, nuk merr vendime pėr emėrimet dhe shkarkimet e gjyqtarėve por kjo nuk do tė thotė qė Ministri nuk ēon para trupės vendimarrėse gjyqtarin qė ka shkelur ligjin.
    Formula e zgjedhjes sė Prokurorit tė Pėrgjithshėm me 2/3?
    Manjani: Nuk e besoj se ėshtė taksative, kemi harxhuar shumė kohė me kėtė.Futja e Kėshillit tė Prokurorisė si institucion i ri brenda Prokurorisė nė thelb e zbut disi pushtetin e autoritar tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Personalisht nuk jam i bindur se kjo ėshtė zgjidhja e duhur.Megjithatė ka insistime dhe hajde ta bėjmė. Prokuroria ėshtė njė organ nė kushtet e Shqipėrisė absolutisht i centralizuar dhe debati pėr prokuroinė duhet tė ishte i fokusuar nė njė drejtim tjetėr.Problemi i Prokurorisė ėshtė ēfarė pėrgjegjėsie do ti japim. Kemi modelin anglosankson qė pėrgjithėsisht prokurorėt janė pjesė e qeverisė dhe hetimin e bėn gjithashtu qeveria.Ose sistemi tjetėr ėshtė qė prokurori del nga ekzekutivi por dhe hetimi shkon jashtė tij. Ne kemi njė variant hibrid, njė kėmbė e kemi nga qeveria, njė kėmbė nga prokuroria.Deh asnjėrėn kėmbė tek hetimi, kjo e ka marrė nė qafė ndjekjen penale prej vitesh. Kjo ka ēuar diskutimin se kush e ka fajin polici, prokurori, polici gjyqėsor.Gjithė diskutimi nė fund shkarkohet tek gjykata.Dy zgjidhje janė: O prokurori qė ngre akuzėn hyn nė ekzekutiv dhe ekzekutivi bėn dhe hetimin dhe qeveria ėshtė pėrgjegjėse. Ose Prokurori del jashtė ekzekutivit dhe ne duhet ti japim dhe hetimin.E dini kush e bėn hetimin?
    Policia gjyqėsore.
    Manjani: Policia gjyqėsore e dini ku ėshtė?
    Nė Ministri tė Brendshme.
    Manjani: Ku ėshtė Prokurori kėtu? Ky ėshtė ping-pongu.Duhet tė mbyllet kjo histori.
    Struktura e Posaēme Antikorrupsion dhe Kundėr Krimit tė Organizuar, SPAKU. Duhet tė vendoset nė Kushtetutė apo rregullohet me ligj?
    Manjani: Pėr mua jo. Nuk ka vend nė Kushtetutė ajo.Ėshtė e ngjashme me Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda.Kur bėmė Prokurorinė dhe Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda nuk ndryshuam Kushtetutėn, e bėmė pa ndryshime kushtetuese. E njėjta gjė mund tė bėhet edhe mė kėtė formulė.Por me rėndėsi ėshtė kush do merret me hetimin nė kėtė vend, nėse zgjidhim kėtė SPAKU ėshtė gjėja mė e thjeshtė. Nuk kemi nevojė tė shpikim, ashtu si e kanė bėrė kroatėt ta bėjmė dhe ne. Me strukturė tė posacme brenda Prokurorisė.Autonome nga Prokuroria. Drejtorin e propozon Ministri i Drejtėsisė dhe e zgjedh prokurori i pėrgjithshėm.
    Byroja Kombėtare e Hetimit u miratua nė qeveria pak ditė para ardhjes sė John Kerryt nė Tiranė, duhet tė jetė nė Kuvend diku.
    Manjani: Byroja Kombėtare e Hetimit nuk ėshtė miratuar nė qeveri, nuk miraton ligje qeveria, propozon.Qeveria i ka propozuar parlamentit njė draft pėr Byronė e Hetimit.I takon parlamentit ta shohė edhe nė kuadėr tė Venecias edhe reformės pėr drejtėsi.
    Drafti qė ka ardhur nga Venecia nuk pėrmend Byro Kombėtare tė Hetimit.
    Manjani: Si t’ia bėjmė tani? Nuk e di ēfarė ndodhi por SPAKU qė ėshtė struktura antikorrupsion e kėtij shteti duhet bėrė.Do bėhet me ēdo kusht brenda kuadrit kushtetues, ligjor sipas modelit tė gjykatės dhe prokurorisė sė krimeve tė rėnda duke pėrdorur po tė doni ju edhe modelin kroat qė pėr mua dhe sipas analistėve ka qenė mė i suksesshmi.Modele tė tjera na kanė ēuar nė gjueti shtrigash dhe nuk kemi ndėrmend tė bėjmė reformė pėr gjueti shtrigash, por reformė pėr tė luftuar korrupsionin.SPAKU do duhet tė futet edhe nė hullinė qė ka thėnė Venecia.
    Byroja Kombėtare e Hetimit nuk do tė ngrihet?
    Manjani: Nuk e di. Gjithė SPAKU nė vetevete ėshtė njė strukturė hetimore.Quhet SPAK, apo Byro kjo ėshtė ēėshtje emri.
    Brenda SPAK-ut mund tė ketė Byro?
    Manjani: Po mund tė jetė Byroja pjesė e SPAK-ut, e cila duhet tė jetė pjesė e prokurorisė me sa duket.
    Jo e Ministrisė sė Brendshme?
    Manjani: Patjetėr qė jo, kėshtu i bie teorikisht.Praktikisht mund tė jetė dhe nė Ministri tė Brendshme, nuk e di.Por po tė lexohen me vėmendje ato qė ka thėnė Venecia del i qartė konkluzioni.
    Pse ka njė hezitim pėr tė mos pranuar modelin amerikan dhe anglosankson. Qė Ministrri i Drejtėsisė tė jetė edhe Prokurori i Pėrgjithshėm?
    Manjani: Nuk ka problem, unė e pranoj dhe atė. Kjo ka tė bėjė me traditėn jo fort tė mirė nė ndjekjet penale, komunizimni ėshtė ende i freskėt nė mendjet tona ku hetuesi dhe prokurori tė bėnin gjėmėn dhe nėse hetuesi dhe prokurori motivohen politikisht atėherė sisgurisht qė e kompromenton tė tėrėn, ndjesinė e tė dhėnit drejtėsi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 30-03-2016 mė 10:35

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Pėr: Reforma nė drejtėsi - Venecia lė “nė hije” Byronė, Manjani flet pėr SPAKU-n: Do jetė pjesė e Pr

    Fatkeqsisht komisioni i venecias eshte vetem nje. Po nuk u krijuan edhe tre-kater komisione te tjera venecjanesh nuk do zgjidhet dot ky problem.

    Po nuk u be reforma per komisionet e venecies,me miratimin e 3/5 nga nderkombetaret,me 2/3 e modelit kroat, pa ndryshimin kushtetues te draftit si projekt ligj i presidences,keq e kemi punen.

    Dhe flitej vetem per hetim.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Pėr: Qeveria e Rilindjes i merr kompetencat Prokurorise, ngre "FBI" te varur nga Policia

    kur une e hapa kete teme (gati 7 vjet me pare) nuk e kisha cuar nder mend qe punet kishin qene shume me ndryshe nga sa mendoja. dhe situata e krijuar e konfirmon kete gje.

    ambasadoret qe bejne te gjitha presionet per te ngritur kete Byro Hetimi i kane hequr gjithe lezetin dhe interesin per ngritjen e nje strukture te tille qe per shqiptaret do ishte pozitive per aresyet qe dihet por fakti qe Avizu-ja dhe tani Lu-ja insistojne pa pushim per ngritjen e ketij organi bejne qe te mendohesh sadopak. se kur levizin keta nuk e bejne keshtu kot per te kaluar kohen por sepse ka dicka te rendesishme qe duan te vene nen kontroll. dhe kjo gje nuk eshte e mire se sovraniteti i Shqiperise se brishte behet akoma dhe me i brishte .....



    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #26
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Qeveria e Rilindjes i merr kompetencat kushtetuese Prokurorisė, ngre "FBI" te varur nga Policia

    Nuk thuhet perse duhet te ngrihet
    Byroja e Hetimeve?
    Ku eshte qellimi,cfare duan te arrijne te bejne me kete byro?
    Me cfare do merret kjo byro,cila eshte sfera e aktivitetit dhe kompetencat e byrose?
    Shume deklarata intervista boshe
    nga politikane me koka me 6
    qoshe.
    Aktualisht policia eshte ne numer
    dhe pajisje te mjaftushme per
    te kontrolluar dhe pergjigjur ne
    kohe cdo situate
    Ministria e Brendshme ka personelin e vet dhe rjetin e vet
    te operativeve
    Ushtroa ka rrjetin e vet te onteligjences
    Territorri urban eshte tejngopur
    nga rrjeti i policeve dhe agjenteve
    qe pinojne per polici prokurori
    ministri e brendshme inteligjemca
    ushtarale dhe sherbimi sekret
    Krijimi i nje byroje hetimore eshte
    komplet dicka e tepert qe nuk duhet,plus kesaj vjen me shpenzime shume te medha.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Qeveria e Rilindjes i merr kompetencat kushtetuese Prokurorisė, ngre "FBI" te varur nga Policia

    demokracine e mori lumi
    e cnderoi e i vu brire
    'shkodren' tone na e zu gjumi
    Drin i ngrire(marre nga lumi i progresit apo i rrembyer).

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •