Sejjid Kutubi-biografia dhe nje veshtrim kritik mbi tefsirin e tij
Shkrimtari i njohur egjiptian dhe kritiku letrar Sejid Kutubi, me vonė krejtėsisht i ėshtė kushtuar aktivitetit islam dhe shkrimit tė veprave qė pėrmbajnė tematika islame. Transformimin e pėrjetoi gjatė qėndrimit tė tij nė SHBA, pas vrasjes sė Hasan el - Benas, me ērast vendosi t'i bashkėngjitet mė pastaj, lėvizjes Vėllezėrit Mysliman. Sejid Kutubi sė shpejti do tė bėhet edhe bartėsi kryesorė i ideve tė tyre. Ėshtė angazhuar pėr formimin e bllokut tė tretė nė botė "blloku islam", mori pjesė nė grupin e revolucionit "eprorėt e lirė" nė vitin 1952, mirėpo tė njėjtit shumė shpejt do ta burgosin. Nė burg i kaloi rreth njėmbėdhjetė vite, ku pėrjetoi mundime tė tmerrshme, mirėpo megjithatė i qėndroi besnik parimeve tė tija. Nė fund ėshtė ekzekutuar me iniciativėn e kryetarit tė njohur egjiptian Xhemal Abdun - Nasir. Ėshtė autorė i njė numri tė madh tė artikujve, studimeve, librave, komentues komplet i Kuranit. Sipas shumicės sė mendimtarėve, Sejid Kutubi ėshtė njė ndėr mendimtarėt qė e ka veēuar koha nė periudhėn kur jetoi. Vepra mė e rėndėsishme e tij ėshtė Komentimi i Kuranit, i cili radhitet nė kuadėr tė tefsirėve racional. Nė kėtė tefsir, Kutubi interpreton ajetet me njė metodė krejt tė re, i kushton kujdes nė veēanti stilit Kuranor duke nxitur drejt aksionit dhe angazhimit pėr vlerat islame. Kutubi nuk pajtohet me gjendjen aktuale, por thėrret nė angazhimin e tė gjitha fuqive pozitive, nė mėnyrė qė gjendja tė ndryshoj ka e mira. Mu pėr kėtė edhe interesimi pėr tefsirin e tij ka qen jashtėzakonisht i madh, pėr ēka edhe tregon fakti se pėr ēdo vit shfaqet nevoja e ribotimit tė tij. Emri i tij i plot ėshtė: Sejid ibn Kutb ibn Ibrahim. Ėshtė i lindur mė vitin 1324 (hixhri) /1906 (miladi) nė vendin e quajtur Musha, jo fort larg Asjutit, nė pjesėn e epėrme tė Egjiptit. Prejardhja e tij ėshtė nga India, prej ku edhe njėri nga paraardhėsit e tij ėshtė shpėrngulur nė Egjipt. Ėshtė rritur ne mesin e njė familjeje tė begatshme, mesatare. Babai i tij ishte mikpritės rrallė dhe gėzonte njė respekt tė konsiderueshėm tek banorėt e vendit. Shkollimin e lartė e pėrfundoi nė Kajro, ka punuar si profesor i gjuhės arabe, pastaj u aktivizua nė ministrin e mbrojtjes, ishte bashkėpunėtorė i shumė revistave, shkroi shumė vepra, aktivitetin e vet e shtriu edhe brenda lėvizjes Vėllezėrit Mysliman, ndėrsa dhjetė vitet e fundit i kaloi nė burg. Me vendimin famėkeq tė Qeverisė sė Egjiptit, ndaj tij ėshtė zbatuar dėnimi me vdekje nė vitin 1387 (hixhri) / 1966 (miladi).
Rritja dhe arsimimi
Sejid Kutubi shkollimin fillor e pėrfundoi nė fshatin e lindjes. Po nė fshatin e tij, diku rreth moshės dhjetėvjeēare arriti tė mėsoj Kuranin pėrmendėsh (hifdhin memorizimin e Kur'anit). Krahas mėsimit tė rregullt, ai kohėn e lirė e kalonte duke lexuar nė bibliotekėn familjare dhe shoqėrore. Ai gjithnjė prezantonte nė takimet e babait qė i organizonte nė shtėpinė e tij. Nė kėto takime merrnin pjesė njerėzit e vjetėr dhe serioz tė fshatit. E gjithė kjo ka ndikuar nė Kutubin qė tė interesohet pėr letėrsinė arabe dhe shkrimin e artikujve nė gazeta. Shkollėn fillore e mbaroi ne vitin 1918, ndėrsa pėr shkak tė revolucionit kundėr okupatorit britanik, vetėm pas viti 1921 shkon nė Kajro, ku pėr njė kohė qėndron te daja i tij dhe kėshtu, nė vitin 1925 regjistron shkollėn e mesme. Fakultetin Matematiko Natyrorė (Darul Ulum) e regjistron nė vitin 1930 dhe e mbaron mė 1933 ku edhe e merr titullin profesor i letėrsisė dhe pedagogjisė. Nė gjashtė vitet e ardhshme punon si profesor i letėrsisė arabe, njėkohėsisht boton edhe artikuj nė El- Ihram dhe revistat, Er Risale dhe Eth thekafe. Gjatė kėsaj kohe tregon interesim pėr veprat e pėrkthyera, kryesisht nga gjuha angleze, lidhur me tė cilėn thotė: "Kam lexuar gjithēka qė ėshtė pėrkthyer nga gjuhėt e huaja nė gjuhėn arabe". Kjo ka ndikuar qė deri diku tė ndikohet nga disa ide tė caktuara nga kultura perėndimore, kryesisht nėpėrmes Abas Mahmud el Akkadit dhe Taha Husejnit. Duke shkruar poezi, artikuj, kritika letrare dhe vepra nga letėrsia arabe, ai pėr njė kohė tė shkurtėr njihet si shkrimtar prestigjioz i cili me tė drejt radhitet krah pėrkrah me Akkadin, Taha Husejnin dhe Mutaf Siddik err Rrafijen.
Fillimi i transformimit
Gjatė periudhės 1940 1948 Kutubi punon nė Ministrin e Arsimit, ku pati rastin tė njihet me njė tablo mė tė qartė tė gjendjes nė sistemin arsimor nė Egjipt, ndikimin e Britanisė nė atė sistem si dhe tė formoj njė botėkuptim sa mė real pėr gjendjen e pėrgjithshme nė shoqėri. Gjatė kėsaj periudhe ai gjithnjė e mė shumė bindet nė sjelljen e padrejtė tė Perėndimit ndaj arabėve dhe myslimanėve. Kjo padrejtėsi, shumė qartė ėshtė vėrejtur me pėrkrahjen e pa rezervė qė ia dhe Perėndimi formimit tė padrejtė tė shtetit tė Izraelit. Me kėtė ai shikonte dyfytyrėsinė e Perėndimit ndaj myslimanėve si dhe vendosjen e tyre nė pozitė tė pabarabartė me perėndimorėt, gjė qė e nxit pastaj kthimin ka literatura islame. Nė kėtė mėnyrė ai bėhet njė njeri i ri dhe ankohet pėr tė gjitha veprat qė i ka shkruar deri atėherė. Kjo ėshtė periudha kur filloi tė shkruante vepra tė reja dhe nė kėtė drejtim mundė t'i pėrmendim: "ET TESVIRUL FENNI FIL KURAN (Ilustrimi Artistik nė Kuran) dhe MESHAHIDUL KIJAMETI FIL Kurani (SKENA TĖ DITĖS SĖ KIJAMETIT NĖ KURAN). Nė hyrjen e njėrės nga kėto dy libra, duke folur pėr kthimin e tij ndaj Kuranit, thotė: "Unė e gjeta Kuranin". Aty ai e pranon se i ėshtė kthyer Kuranit, deri nė atė masė sa qė Kurani e ka bėrė tė magjepset me harmonin dhe bukurin e tij tė shprehjes, si dhe idenė gjithėpėrfshirėse. Krahas kėtyre veprave ai shkruan edhe artikuj me tematika tė njėjta nė revista tė ndryshme, duke treguar bukurinė e stilit Kuranor, si dhe metafizikėn e tij, nė tė njėjtėn kohė edhe i kundėrvihej qėndrimeve tė atyre qė e mohonin kėtė. Nė kėtė mėnyrė ai vjen deri te kundėrshtimet me disa personalitete tė njohura nė mesin e tė cilėve ishte edhe Akkadi, pėr tė cilin mund tė thuhet si ishte kolegu dhe shembulli i deri atėhershėm. Veēanėrisht i ėshtė kundėrvėr mohimit qė Akkadi ia bėnte mbinatyralitetit Kuranor, pastaj pohimeve tė Abdulla Ali el- Kasimit se islami ėshtė fajtorė pėr dekadencėn dhe prapambeturin e botės arabe -islame! Nė tetor tė vitit 1946 shkruan njė artikull ku akuzon gjendjen nė shoqėrinė egjiptiane, dhe thėrret nė kthimin e vlerave islame. Duke kritikuar civilizimin e atėhershėm ai pėr te thotė se ėshtė: "civilizim i materializmit, qė nuk ka vlera shpirtėrore." Duke vazhduar sė kritikuari shoqėrinė e atėhershme egjiptiane, ai shkruan disa artikuj nė revistėn El Fikrul xhedid (Mendimi i ri), ku nė mes tė tjerash thotė: "Ne nuk kėrkojmė sot asgjė mė shumė se sa dhjetė milion qytetarė tė Egjiptit qė jetojnė nėn nivelin e kafshėve, sepse kafsha ka mjaft pėr tė ngrėnė dhe pirė, ndėrsa kėta dhjetė milion nuk kanė as pėr tė ngrėnė dhe as pėr tė pirė. Kėrkojmė qė standardi i tetė milion tė tjerėve tė rritet nė minimumin e nevojave tė jetės sė njeriut, tė kenė ēka me ngrėnė, me pirė, tė vishen dhe tė sigurojnė vend pėr tė banuar. Edhe tė parėt edhe tė dytėt punojnė nė prodhimin e arit pėr ata qė qėndrojnė ulur, dhe asgjė nuk punojnė, duke jetuar nė komoditet. Pėr shkak tė artikujve tė tij, revista u ndalua, ndėrsa Sejid Kutubi vazhdon tė shkruaj ne revistat tjera. Kah fundi i vitit 1948 ai e boton njė ndėr veprat e tij mė tė njohura: "EL ADALETUL IXHTIMAIJETU FIL ISLAM" (Drejtėsia sociale nė Islam), ku kritikon gjendjen ekzistuese, duke u pėrpjekur qė nėpėrmes shembujve konkret tė tregoj qė shpresat e njerėzve mundė tė realizohen vetėm nėn mbrojtjen e sistemit jetėsor islam.
Pjekuria nė Amerikė
Ministria Arsimit nė vitin 1948 e dėrgon Kutubin nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės me qėllim qė tė njoftohet me proceset dhe metodat arsimore tė SHBA-ve, dhe kėshtu pėrvojat pozitive ti bartė nė sistemin arsimorė tė Egjiptit. Kėshtu figuron nė informacionet zyrtare pse Kutubi ėshtė dėrguar nė Amerikė. Mirėpo shumė biograf tė tij pohojnė se shkaku kryesorė i dėrgimit tė tij nė Amerikė, nė tė vėrtetė, ishte tendenca qė tė ndikohet tek ai nė mėnyrė qė t'i ndėrroj qėndrimet e tija dhe tė pushoj sė paraqituri idetė e tija. Ai nuk e deshi udhėtimin pėr nė Amerikė, mirėpo duke pasur parasysh nė ndėrkohė se e kishte tė ndaluar tė shkruaj artikuj nėpėr gazeta dhe revista, nė kėtė periudhė Qeveria e Egjiptit e kishte ndaluar revistėn El Fikrul Xhedid (Mendimi i ri), ku ai kishte botuar njė numėr tė konsiderueshėm tė artikujve tė tij, dhe se nuk kishte zgjidhje tjetėr, u detyrua tė pranoj kėtė udhėtim. Ndodhi e kundėrta nga ajo qė kishin pėr qėllim, ata qė e dėrguan nė Amerikė. Nė vend se Kutubi nė Perėndim t'i braktisė idetė e tija islame gjė qė ėshtė pritė nga ai ai nė Amerikė arriti tė thelloj paluhatshmėrinė ndaj bindjeve nė parimet e tija duke iu rekomanduar gjithnjė e mė shumė atyre. Nė tė shumtėn e rasteve, shumė tė tjerė nė situata identike nėn ndikimin e kulturės dhe civilizimit perėndimorė i kanė braktisur bindjet e tyre tė deriatėhershme fetare, ndėrsa me Kutubin ndodhi gjėja e kundėrt! Bindja e tij edhe mė tepėr thellohej nė mbinatyralitetin dhe pagabueshmėrinė e Kuranit, si dhe vėrtetėsinė e tė gjitha principeve islame. Ai gjatė qėndrimit nė Amerikė, jo vetėm qė pozicionohej si njė apologjet i Islamit nga sulmet e padrejta, njėkohėsisht kritikonte civilizimin perėndimorė nė ato pika, ku ai mendonte se ka dobėsi dhe papėrshtatshmėri nė analogji me konceptet islame. Kutubit i bėri pėrshtypje pėrkrahja e pakusht e shtypit amerikan formimit tė padrejtė tė shtetit tė Izraelit dhe "turpėrimit tė arabėve, qė e pėrjetoi me aq vrull sa qė kurrė mė vonė nuk mundi ta harroj nė jetėn e tij. Kutubi e vėrejti se Amerika, tė cilėn ai dhe shumė arab tė ri e idealizonin, ėshtė ajo qė e pėrjashton dhe refuzon qenien dhe identitetin e tij. "Ėshtė e natyrshme qė kėto dukuri tek ai kanė nxit revoltė dhe e kanė larguar nga civilizimi perėndimorė dhe pėr efekt tė kundėr edhe mė fortė e kanė pėrforcuar nė principet islame mbi tė drejtėn absolute, barazinė e njerėzve pa marrė parasysh ngjyrėn e lėkurės, gjuhėn etj. Mbi qėndrimin nė Amerikė ka shkruar punimin me titull: "EMRIKA EL-LETI RE-EJTU" (Amerikėn tė cilėn e pashė), fatkeqėsisht pjesa mė e madhe e kėsaj vepre ėshtė djegur nė vitin 1955 nė fushatėn e pushtetit kundėr Vėllezėrve Mysliman. Kanė mbetur vetėm tri pjesė tė kėtij punimi, tė cilat janė botuar nė revistėn Er rrisale.
Bashkėngjitja e tij te lėvizja Vėllezėrit Mysliman
Gjatė qėndrimit nė Amerikė, nė veēanti pėrshtypje tė fuqishme la mbytja e Hasan el Benas, udhėheqės i lėvizjes Vėllezėrit Mysliman nė Egjipt. Kur nė shkurt tė vitit 1949 u krye atentati ndaj Hasan el Benas, Kutubit i paraqiteshin skena tė gėzimit dhe haresė sė tepėrt ku pati rastin t'i shihte gjithkund: nė shtyp, televizion, radio, klube etj. U befasua nga njė gėzim i pa-pėrshkruar i Amerikanėve me mbytjen e njė njeriu i cili tėrė jetėn ia kushtoi islamit dhe asnjė padrejtėsi nuk i kishte bėrė amerikanėve! Duke e parė kėtė Kutubi solidarizohet me Vėllezėrit Mysliman dhe qė nga ky moment vendos menjėherė t'i bashkėngjitet kėsaj lėvizje pas kthimit tė tij nė Egjipt. Nė Amerikė Kutubi qėndron diē mė shumė se dy vite, dhe kėshtu nė bazė tė qėndrimit tė tij vetanak kthehet nė Egjipt. Menjėherė i bashkėngjitet Vėllezėrve Mysliman me njė elan tė madh sa qė atė vit e konsideron ditėlindjen e tij tė re. "Unė jam i lindur mė vitin 1951!" shpesh e kujtonte kėtė detaj duke aluduar nė vitin kur iu bashkua lėvizjes Vėllezėrit Mysliman. Si anėtarė i ri nė kėtė lėvizje, nuk pati mundėsi tė merrte njėrėn nga detyrat udhėheqėse, mirėpo menjėherė tė gjithė e pranuan si njė ndėr mendimtarėt kryesorė nė lėvizje, epitet tė cilin gjithsesi e meritoi. Pėr rėndėsinė e kėsaj lėvizje prof. Menna el- Kattani nė mes tjerash thotė: "Lėvizja Vėllezėrit Mysliman, tė cilėn e themeloi martiri Hasan el Benna, pa as njė dyshim ėshtė lėvizja mė e madhe bashkėkohore. Askush nga kundėrshtarėt e kėsaj lėvizje nuk mohoi kontributin e saj pėr vetėdijėsimin e myslimanėve nė mbarė botėn, lėvizjen e potencialit tė rinisė myslimane nė shėrbim tė islamit, fuqizimin e jurisprudencės (sheriatit) islame, ngritjen e misionit islam, ripėrtėritjes dhe ngritjes sė aspiratės drejt lavdisė dhe kthimit nė ditėt e lavdishme tė historisė sė tij. Ēka do qė do tė thuhet mbi ngjarjet qė i kanė ndodhur kėsaj lėvizje, ndikimin aq tė madh tė kėsaj lėvizje ne rrafshin ideor nuk mund ta anashkaloj as njė njeri
". Pas kthimit nga Amerika, gjer sa ende punonte nė Ministrin e Arsimit, Kutubi ashpėr kritikon planė-programet arsimore ekzistuese nė Egjipt, duke i cilėsuar si programe tipike britanike, si rezultat i okupimit tė Egjiptit, njėkohėsisht ai rekomandonte reformėn e atyre plan-programeve, nė mėnyrė qė tė harmonizoheshin me principet islame dhe kėshtu do t'i pėrgjigjeshin egjiptianėve. Duke mos pasur mundėsi tė ndryshoj diē esenciale nė sistemin e arsimimit ai ne vitin 1953 jep dorėheqje nga Ministria e Arsimit dhe krejtėsisht i rreket aktivitetit pėr tė shkruar vepra me pėrmbajtje reformiste dhe tematika islame tė karakterit politik, duke vepruar brenda lėvizjes Vėllezėrit Mysliman.
Sejid Kutubi dhe revolucioni i vitit 1952
Britania e Madhe deri nė vitin 1952 nė vazhdimėsi kishte ndikim tė fuqishėm nė Egjipt, edhe pse zyrtarisht me Egjiptin sundonte mbreti. Lėvizja e Vėllezėrve Mysliman angazhohej pėr liri dhe pavarėsi tė plotė tė Egjiptit, gjė qė kėtij qėllimi i ndihmonin edhe grupi i eprorėve tė rinj, nėn drejtimin e Xhemal Abdun Naserit, me qėllim tė organizmit dhe realizimit tė revolucionit, tė cilėt edhe e rrėzuan pushtetin e mbretit. Kutubi me aktivitetin e tij i dha njė kontribut tė dukshėm kėtij revolucioni, gjė qė mund tė vėrehet nga shėnimet se ai ishte i vetmi civil i cili prezantonte ne takimet sekrete tė kėsaj grupe revolucionare tė eprorėve tė ri. Njė kohė tė gjatė pas revolucionit, udhėheqėsit e revolucionit kėrkonin nga Kutubi tė mbaj ligjėrata tė hapta nė shtėpinė e armatės nė Kajro, gjė qė e bėnte me dėshirė. Nė kėto ligjėrata do tė duhej tė merrte pjesė edhe Muhamed Nexhib, kryetarė i parlamentit tė Revolucionit, mė vonė edhe kryetarė i Egjiptit, mirėpo pėr shkak tė disa obligimeve tė befasishme nuk mundė tė prezantonte, kėshtu nė vend tė tij e dėrgon Xhemal Abdun Naserin si pėrfaqėsues i tij. Kutubi atėherė e mbaji fjalimin e tij tė njohur, ku nė mes tė tjerash publikisht i paraqiti kritikat ndaj udhėheqėsve tė revolucionit pėr shkak tė fshehjes tė disa parimeve pėr tė cilat ishin pajtuar nė fillim. Theksoi se qėllimi i revolucionit nuk ishte vetėm largimi i mbretit por para sė gjithash, kthimin e Egjiptit drejt islamit dhe rrėnjėve tė tij. I paraqiti kėto qėndrime edhe pse frikėsohej se do tė vjen koha kur ai vetė personalisht ose dikush tjetėr do tė burgosej, siē ishte praktik nė kohėn kur e ushtronte pushtetin mbreti! Pas paraqitjes se Kutubit, Abdun Naseri i ofrohet dhe me zė tė lartė ia thotė kėto fjalė: "I respektuari vėlla Sejid, pėr All-llahun, deri te ti mundė tė ofrohet dikush vetėm mbi trupat tonė tė vdekur! Ta japim besėn nė emėr tė All-llahut, dhe e pėrsėrisim premtimin tonė, se do tė sakrifikohemi pėr ty deri nė vdekje
" Mirėpo, kėto fjalė nuk do tė thonin asgjė, gjė qė u pa me njėherė pas dy viteve, kur Kutubin po kėta eprorė e burgosin. Pas pėrfundimit tė Revolucionit Kutubit ia propozuan disa funksione shumė tė rėndėsishme, ndėrsa ai pranoi tė jetė sekretar gjeneral i Kėshillit tė Revolucionit, sepse shpresonte se nga ky pozicion do tė mund tė ndikonte nė vendosjen e sistemit tė ri. Kėrkoi nga grupi i eprorėve revolucionar qė tė futnin reformat nė tė gjitha segmentet e shoqėrisė, dhe kėshtu do t'i ktheheshin vlerave islame dhe jetės sipas sistemit islam. Mirėpo, duke parė se ata po i shmangen kėrkesave tė tija dhe pamundėsinė pėr tė ndryshuar diē qenėsisht, si dhe tradhtia ndaj marrėveshjes me Vėllezėrit Mysliman, Sejid Kutubi pas disa muajve paraqet dorėheqjen nga pozita e sekretarit gjeneral, dhe nė vend tė tij vjen Xhemal Abdun Nasir, i cili mė vonė do tė bėhet kryetari i njohur i Egjiptit. Si luftėtarė i palodhur pėr islamin dhe vlerat e pėrgjithshme njerėzore, Kutubi pastaj vazhdon me aktivitete tjera: Merr pjesė nėpėr kongrese tė shumta ku mban ligjėrata nė Damask, Jerusalem dhe Liban. Pėr njė kohė relativisht tė shkurtėr shkruan disa vepra tė rėndėsishme: "EL ISLAM VE SELAMUL ALEMI (ISLAMI DHE PAQJA BOTĖRORE), EL MUSTAKBEL LI HADHED DIN (ISLAMI FE E ARDHMĖRISĖ), etj. Krahas kėsaj ne vitin 1953 bėhet kryeredaktor i revistės Vėllezėrit Mysliman, revistė e cila u emėrtua njėsoj si vet lėvizja Ihvanul Muslimin (Vėllezėrit Mysliman). Nė tė gjitha kėto vepra, si dhe artikujt qė i boton nėpėr revista, lexuesve i rekomandon zbatimin e parimeve islame dhe fuqishėm e kritikon teorinė e ndarjes sė fesė nga shteti. Ai mbronte pohimin se kjo pikėpamje ėshtė e huaj pėr islamin. Gjithashtu ashpėr kritikon laicizmin nė Turqinė e atėhershme, si trashėguese e hilafetit tė dikurshėm Osman. Kutubi gjithashtu kritikon Universitetin e Ez herit, si Universiteti mė i rėndėsishėm dhe mė i vjetėr islam, pėr shkak tė trajtimit tė temave tė thata, tė vjetruara dhe tė parėndėsishme pėr jetėn e njeriut, si dhe mosgatishmėria e institucionit tė Ez herit pėr tė trajtuar tema qė prekin realitetin e atėhershėm tė botės islame. Duke parė qysh atėherė dukurit negative nė komunizėm dhe kapitalizėm, ai pėrmbante idenė e formimit tė bllokut tė tretė, "blloku islam", i cili nuk do tė ishte as lindorė as perėndimorė. Ai, lidhur me kėtė nė mes tjerash thotė: "Ekzistojnė dy blloqe tė mėdha: blloku komunist nė Lindje dhe ai kapitalist nė Perėndim. Secili nga kėta dy pėrhap propagandė mashtruese nė tėrė botėn, duke pohuar se ekzistojnė vetėm dy botėkuptime mbi botėn, komunizmi dhe kapitalizmi, dhe se popujt tjerė nuk kanė alternativ tjetėr, pėrveēse tė rreshtohen pėrkrah njėrit bllok ekzistues. Nuk ekziston rrugė tjetėr
Pėr sa na pėrket neve myslimanėve, duhet tė pyesim veten cili ėshtė roli ynė nė kėtė luftė? Ne mė herėt nė Palestinė u sprovuam se askush, as Lindja as Perėndimi, nuk treguan besueshmėri ndaj vlerave tė cilat paraqiten se i mbrojnė, dhe as qė na konsiderojnė se jemi me peshė
Ne nuk do tė pranojmė asfare mėshirė nga cili do qoftė bllok. Ne jemi tė huaj dhe tė shtypur, sipas tė kuptuarit nga tė dy blloqet. Andaj sipas kėsaj ne jemi bishti i karvanit pa marr parasysh se cilėn rrugė e pranojmė (lindje ose perėndim)
Ditėt e burgut
Nė tetor tė viti 1954 ndodhin demonstratat e mėdha popullore, qėllimi i tė cilėve ishte rrėzimi i Qeverisė dhe siē e paraqitėn mė vonė qeveritarėt e atėhershėm tentim pėr vrasjen e Xhemaledin Abd Nasirit. Kryetari i atėhershėm Abdun Naser, kėto ngjarje i merr si pretekst tė shkėlqyer qė mė nė fund do tė ketė mundėsi pėr t'i qėruar hesapet me lėvizjen Vėllezėrit Mysliman. Ai e ndalon revistėn e tyre, veprat e tyre tė shkruara dhe i burgos njė numėr tė madh tė pjesėtarėve tė kėsaj lėvizje, kryesisht udhėheqėsit e tyre dhe njė ndėr mendimtarėt kryesorė tė lėvizjes Sejid Kutubin. E burgosin nė burgun ushtarak, ku qėndroi mė shumė se gjysmė viti nė kushte shumė tė vėshtira, nė tortura psikike dhe mundime tė tmerrshme fizike. Kėto mundime ndikuan qė seriozisht tė shkatėrrohet dhe ashtu shėndeti i dobėt i Sejid Kutubit si dhe paraqitja e sėmundjeve tė ndryshme, pėr ēka edhe nė fillim tė vitit 1955 ishte i detyruar tė bartet nė spitalin ushtarak, pėr t'u shėruar. Periudhėn deri nė fund tė jetės e kaloi me sėmundjen e mushkėrive, me ērregullime nė tė rrahurit e zemrės, e mundonin dhimbjet e eshtrave nga reumatizmi etj. Pėr shkak se ishte nė spital, nė pamundėsi pėr tė marr pjesė nė seancėn gjyqėsore, mė 13. 05. 1955 u dėnua nė mungesė me pesėmbėdhjetė vite burgim, me punė tė rėnda fizike etj. Mirėpo, njė dėnim i kėtillė tek ai nuk nxiti demoralizim dhe pesimizėm, por pėrkundrazi vazhdoi t'i pėrhap idetė e tija nė mesin e tė burgosurve, ku edhe shkroi veprat mė tė rėndėsishme: "FI DHILALIL KURAN (NĖN HIJEN E KURANIT) thėnė ndryshe komentin e tij tė njohur mbi Kuranin. Gjatė qėndrimit nė burg arriti tė pėrfundonte dhe t'ia dorėzoj bashkėpunėtorėve tė tij, kėshtu ky tefsirė ka nxitur interesim tė posaēėm, sa qė shumė lexues e kėrkonin edhe jashtė Egjiptit. Ishin dijetarėt e Irakut tė cilėt pasi lexuan kėtė vepėr insistuan te qeveritarėt e Egjiptit pėr ta liruar Kutubin. Shqetėsimet e kėtyre dijetarėve ia paraqiti kryetarit tė Egjiptit Xhemal Abdun Nasirit, Abdusselam Arif, kryetarė i atėhershėm i Irakut, me rastin e vizitės sė tij Egjiptit, pėrndryshe vet kryetari irakian e kishte lexuar tefsirin e Kutubit. Abdun Nasiri kėtė kėrkesė e pranoi dhe ka fundi i vitit 1964 e liroi Kutubin, pas dhjet viteve tė burgimit. Kryetari i Irakut i bėri ftesė qė tė transferohet nė Irak, duke i ofruar edhe funksione tė njohura, mirėpo pėrkundėr kėsaj Kutubi vendosi tė qėndroj ne vendin e lindjes. Qėndrimin e shkurtėr nė liri, Kutubi e pėrdori pėr vazhdimin e aktivitetit tė tij nė fushėn e da'vetit (thirrjes) duke vepruar dhe shkruar njėrėn nga veprat me tė rėndėsishme tė tij: "MEALIMU FIT TARIK"(SHENJAT NĖ RRUGĖ). Nė kėtė vepėr ai mė tutje i pėrpunon idetė e tij mbi univerzalitetin nė islam dhe domosdoshmėrinė e ushtrimit tė sistemit islam nė jetėn e njeriut. Kjo ishte njė arsye e mjaftueshme pėr pushtetin e atėhershėm tė Egjiptit pėr ta burgosur pėrsėri, sė bashku me njė numėr tė madh tė pjesėtarėve tė lėvizjes Vėllezėrit Mysliman, duke i akuzuar pėr tentim grusht shteti. Sė bashku me tė kėsaj radhe u burgosėn shumė nga anėtarėt e familjes sė tij: vėllain Muhammed, motrat Nefisa, Emina dhe Hamida, djemtė e Nefises prej tė cilėve njėri vdiq nga torturat e tmerrshme gjatė qėndrimit nė burg, si dhe dajallarėt e Kutubit. Duke folur pėr torturat dhe mundimet e tmerrshme nėpėrmes tė cilave kanė kaluar, prof. Fahd Abdurrahman err Rrum nė mes tjerave thotė: "Nuk e di pėrse sa herė qė lexoj mbi at familje, mė kujtohen fjalėt e Muhamedit s. a. v. s. drejtuar familjes sė Jasirit: " Duroni familja e Jasirit, juve ju ėshtė premtuar xheneti!"
Gjykimi me vdekje dhe varja
Kutubi menjėherė pas burgosjes sė dytė, e ndjente se ēfarė do tė ishte pėrfundimi: "Isha fort i bindur se Qeveria kėtė herė e dėshiron kokėn time!" Vėrtet edhe ashtu ndodhi, nė fillim tė gushit tė vitit 1966 kur iu shqiptua dėnimi me vdekje Sejid Kutubit dhe dy bashkėpunėtorėve tė tij nga lėvizja Vėllezėrit Mysliman, Muhammed Jusuf Hevah dhe Abdulfetah Ismailit. Mbas shqiptimit tė dėnimit u organizuan njė numėr i madh i protestave nė tėrė botėn islame, ndėrsa shumė personalitete nga jeta kulturore dhe politike qė nga Maroku deri nė Pakistan i drejtonin lutje Xhemal Abdun Nasirit pėr amnestimin e tyre, por kėtė herė asgjė nuk ndihmoi! Nė mėngjesin e 22. 08. 1966, nė qarkun e burgut tė Kajros, ndaj Sejid Kutubit dhe dy shokėve tė tij me varje, u realizua dėnimi me vdekje. Mbi torturat e tmerrshme dhe detajet e varjes dėshmojnė dy polic, tė cilėt ishin tė angazhuar veēanėrisht me Kutubin. Atė dhe shokėt e tij, autoritetet e burgut i konsideronin si tradhtarė dhe bashkėpunėtorė tė armiqve, tė cilėt punojnė kundėr shtetit dhe Islamit. Mirėpo me kalimin e kohės policėt u bindėn ndryshe nga versioni zyrtarė i autoriteteve tė burgut, dhe momentet e kaluara me Kutubin si dhe akti i varjes aq shumė ndikoi te ta, sa qė lėshuan punėn e tyre dhe iu kushtuan punės pėr islam! Duke pėrshkruar momentin e varjes sė Kutubit dhe dy bashkėpunėtorėve tė tij, policėt flasin pėr ardhjen e njėrit nga eprorėt e rangut tė lartė para vet aktit tė varjes, i cili barte me veti porosinė e Xhemal Abdun Nasirit, ku kėrkonte nga Kutubi tė shkruaj vetėm njė fjali me tė cilėn do tė konfirmonte se do tė largohet nga veprat e tij dhe ta nėnshkruaj, nė kompensim me jetėn. Kur Kutubi refuzoi njė gjė tė tillė, eprori i thotė se kjo do tė thotė vdekje, Kutubi krejt i qetė i tha: "Mirė se vjen o vdekje nė rrugėn e Allahut!" Me urdhėr tė pushtetit egjiptian, ėshtė varrosur ne vend tė panjohur dhe nė varrin e pashėnuar. Kur nė burg mė parė i ėshtė kėrkuar tė kėrkoj amnisti nga kryetari Xhemal Abdun Nasiri, krahas premtimit se lutja do t'i pranohet Kutubi pėrgjigjet: "Pėrse tė kėrkoj mėshirė? Nėse jam i burgosur me tė drejt jam i kėnaqur me vendimin e drejtėsisė, ndėrsa nėse jam burgosur me pa tė drejtė unė nuk mund tė kėrkoj mėshirė nga i padrejti!" Gjithashtu ka thėnė: "Me tė vėrtet, gishti im tregues, i cili dėshmon njėjshmėrinė e Allahut nė namaz, refuzon tė shkruaj njė shkronjė e cila do t'ia pranonte pushtetin tiranit!" Njė qėndrim i tillė i fuqishėm dhe i paluhatshėm, sigurisht se ėshtė rezultat i imanit tė sinqertė dhe bindjes sė thellė nė vėrtetėsinė e rrugės sė tij. Ndėrsa qėndrimi i tij ekspresiv, negativ ndaj pushtetit tė atėhershėm egjiptian, sigurisht ėshtė rezultat i mundimeve tė tmerrshme nėpėr tė cilat kaloi nė burg. Pėr ēdo rast, shumica konsiderojnė se ai me vdekjen e tij heroike vėrtetoi idetė pėr tė cilat i rekomandonte duke dėshmuar se njeriu meriton edhe tė sakrifikohet pėr idetė e veta, pėr kėtė edhe e kujtojnė duke e konsideruar shehid (dėshmorė, martir). Prandaj edhe shumė nga biografėt e tij, dhe tė tjerė kur pėrmendet emir i tij, detyrimisht para emrit tė tij e theksojnė fjalėn shehid sikur tė jetė pjesė pėrbėrėse e emrit tė tij. Sa, vdekja e tij i ka ngjallur emocione te shumė njerėz shihet nė mes tė tjerash, edhe nga fjalėt Allala el Fasija tė cilat i ka thėnė pas humbjes sė Egjiptit dhe vendeve tjera arabe ne luftėn qė zgjati shumė shkurtė nė vitin 1967, kundėr Izraelit: "Allahu nuk dėshiroi tė ndihmoj luftėn tė cilėn e drejtoi mbytėsi i Sejid Kutubit
", duke aluduar nė kryetarin Xhemal Abdun Nasir.
Veprat biografike mbi Sejid Kutubin
Kjo ėshtė nė sekuenca tė shkurtra, paraqitja e veprave dhe jetės sė Sejid Kutubit, mendimtarit dhe komentuesit tė shquar islam. Duke pasur parasysh rėndėsinė e veprės sė tij nė tėrė botėn islame, shumė nga autorėt pėrmendin se shekulli njėzet gjithsesi ėshtė karakterizuar me jetėn dhe veprimtarinė e tij. Mu pėr ketė edhe janė shkruar njė numėr i madh i veprave dhe studimeve biografike duke mos llogaritur numrin e madh tė artikujve, mbi jetėn dhe punėn e tij.
Me kėtė rast do t'i paraqesim vetėm veprat mė tė njohura rreth biografisė sė tij: El Ashmavi Ahmed Sulejman, EL ALIMER REBBANI ESH SHEHID SEJJID KUTUB (Dijetari i zgjedhur nga All-llahu),
Muhamed Tevfik Berekat, SEJID KUTUB
Mehdi Fadlul llah, MEA' SEJID KUTB FIKRIHUS SIJASIJJU VED DINIJU (Me Sejid Kutubin Mendimet e tija politike dhe fetare),
Ibrahim ibėn Abdurrahman el Bulejhi, SEJID KUTB VE TURASUHUL EDEBIJJUL FIKRI (Sejid Kutubi dhe trashėgimia e tij ideore dhe letrare)
Muhamed 'ali Kutb, SEJID KUTB EV SEVRETUL FIKRIL ISLAMI (Sejid Kutubi apo revolucioni i mendimeve islame)
ESH SHEHID SEJID KUTB artikuj tė zgjedhur tė autorėve tė ndryshėm.
Salah Abdul Fetah el Halidi, SEJID KUTB ESH SHEHIDUL HAJ (Sejid Kutubi shehidi i gjallė)
Jusuf el 'Azmi, RA'IDUL FIKHIL ISLAMIJJIL MUA'SIRI ESH SHEHID SEJID KUTB (Shehid Sejid Kutb Pionier i mendimeve bashkėkohore),
Salah Abdulfetah, FI DHILALIL KURAN DIRASE VE TAKVIM (Nėn hijen e Kuranit Analiza dhe vlerėsime) disertacion doktorate,
Ahmed el - Bedevi, SEJID KUTB NAKIDEN (Sejid Kutubi si kritik) Disertacion doktorate,
Salah Abdulfetah, SEJID KUTB VE TASVIRUL FENNI FIL KURAN (Sejid Kutubi dhe ilustrimi artistik nė Kuran) punim magjistrature
Abdullah el Habbas, SEJID KUTB EL EDIBUN NAKID (Sejid Kutubi si kritik letrarė) punim magjistrature.
Mbi tefsirin e Sejid Kutubit
Kutubi ėshtė autor i shumė veprave prej tė cilave shumica kanė pėrjetuar numėr tė madh tė botimeve dhe kanė ndikuar fort nė rrjedhat e mendimit islam nė botėn arabo - islame. Madje edhe veprat e shkruara nė periudhėn e parė nxitin kėrshėrinė dhe interesimin pėr to, nga se ai qysh atėherė ėshtė treguar si shkrimtar i shkėlqyer dhe kritik letrar. Veprat nga periudha e dytė e jetės sė tij qė flasin mbi temat islame kishin jehon shumė tė fuqishme dhe hasėn nė njė pranim tė shkėlqyer nga lexuesi gjatė tėrė botės islame, me ēka edhe Kutubi bėhet mjaft i njohur. Veprat e tij tė njohura janė: Fi dhilalil Kuran (Nėn Hijen e Kuranit) komenti i njohur i tij mbi Kuranin, Me'alim fit - tarik (Shenjat nė rrugė) e pėrkthyer edhe nė gjuhėn shqipe, El 'adaletul ixhtima'ijjetu fil islam (Drejtėsia sociale nė Islam), Et tasvirul fenni fil Kuran (Ilustrimi artistik nė Kuran) e pėr kthyer nė gjuhėn shqipe, El islam ves - selamul 'alemijj (Islami dhe paqja botėrore), El islam ve mushkilatul hadare (Islami dhe problemet e civilizimit tė sotshėm), Hasaisut tessavuril islamijji ve Mukavvimatuhu (Karakteristikat dhe faktorėt e konceptimit islam), Dirasat islamijje (Studime Islame), Nahve muxhteme'in islamijj (Drejt shoqėrisė islame), Ma'reketul islami verr r- rrusmalijje (Lufta nė mes islamit dhe kapitalizmit), Tasvibat fil fikril islamijjil mu'asir (Pėrmisime Korrigjime nė mendimet bashkėkohore islame), Emrika el- leti re'ejtu (Amerikėn tė cilėn e pashė), Meshahdul kijameti fil Kuran (Pamje tė Ditės sė Kijametit nė Kuran), El mustakbelu li hadhed din (Ardhmėria i takon Islamit) e pėrkthyer edhe nė gjuhėn shqipe, En Nakdul edebijju usuluhu ve manahixuhu (Kritika letrare bazat dhe drejtimet), Kutub ve shahsijjat (Librat dhe personalitetet), Hadhed din ( Kjo fe), 2 [52] Tefsiru sureti Shura (Komentimi i kaptinės Shura), Tefsiru ajatirr rriba (Komentimi i ajeteve mbi kamatėn) e pėrkthyer edhe nė gjuhėn shqipe, Islam ve la Islam (Pa besnikėri tė plot ndaj Allahut xh.sh. nuk ka islam), Muhimmetush sha'ir fil hajt (Cka ėshtė e rėndėsishme nė jetėn e poetit), Tiflun minel karje (Fėmija nga fshati) roman El medinetul mesh-hure (Qyteti i njohur) roman, El kasasud dinijju (Tregime fetare) Kutubi ėshtė bashkautor i kėsaj vepre, El xhedidu fil lugatil arabijje (tė rejat nė gjuhėn arabe) Kutubi ėshtė bashkautorė i kėsaj vepre. Krahas veprave tė pėrmendura tė cilat janė botuar sit ė tėra, duhet tė pėrmendim edhe numrin e madh tė artikujve tė cilat Kutubi i ka botuarnė revista tė ndryshme, si nė El liva'ul xhedid, Ed da'va, Mexhel- letul Az-har, Mexhel letul iman, mexhel- letush shihab, el ihvanul muslimun etj.
Tefsiri i Kutubit
Vepra mė e rėndėsishme dhe mė voluminoze e Kutubit, gjithsesi ėshtė komenti i tij i njohur mbi Kuranin: "FI DHILALIL KURAN" "NĖN HIJEN E KURANIT". Duke pasur parasysh se ai nė faqet e kėsaj vepre paraqet pėrjetimin dhe kuptimin e Kuranit, ekspertėt e tefsirit kėtė vepėr shpesh herė e numėrojnė nė komentimet racionale tė Kuranit. Mirėpo, duke marr pėr bazė vlerėn letrare tė kėsaj vepre, kėtė tefsirė disa e numėrojnė si tė rėndėsishėm nė drejtimet e letėrsisė, pėrderisa grupi e tretė, duke marrė pėr bazė inkurajimin e tij pėr punė dhe sakrificė nė dobi tė islamit, kėtė tefsirė e konsiderojnė komenti mė i shquar i Kuranit pėr nga pikėpamja e lėvizjes islame. Shkrimi i kėsaj vepre ka rrjedhur nė kėtė mėnyrė: Pas veprės sė tij tė njohur "ET TASVIRUL FEN - NI FIL KURANI", Sejid Kutubi nė vitin 1952 nė shtatė numrat e revistės El muslimun nė mėnyrė tė njėjtė interpreton disa ajete tė caktuara Kuranore, dhe mė pastaj vendos qė me metodė tė njėjtė tė komentoj tėrė Kuranin. Planifikoi qė ēdo xhuz (kaptinė) tė Kuranit ta paraqet volum nė vete, tė cilin do ta shkruante pėr dy muaj. Nė fillim arriti qė tė mbaj njė tempo tė tillė, madje edhe ta kaloj sepse qė nga tetori i vitit 1952 deri nė janar tė vitit 1954 publikoi interpretimin e gjashtėmbėdhjetė xhuzave (kaptinave) tė para tė Kuranit. Pas kėsaj Kutubin e burgosin, por ai vazhdon me shkrimin e komentimit tė Kuranit. Kėshtu qė nė burg e pėrfundoi komplet komentimin e Kuranit, mirėpo, duke parė pėrvojat e ndryshme jetėsore dhe zbulimeve tė reja nė Kuran, filloi me pėrpunimin dhe plotėsimin e kaptinave tė para tė Kuranit. Ndonjėherė kėto pėrpunime dhe plotėsime ishin aq tė thella sa qė disa kaptina nė botimin e dytė ishin dyfish mė voluminoze se sa nė botimin e parė. Para se tė lėshohet nga burgu pėrfundoi pėrpunimin dhe plotėsimin e dhjetė kaptinave tė para, ndėrsa pas daljes nga burgu vazhdon punėn me plotėsimin e tė njėmbėdhjetit, dymbėdhjetit dhe tė trembėdhjetit xhuz (kaptinė). Nė kėtė kohė prapė e burgosin dhe nuk arrin tė vazhdoj me plotėsimin dhe pėrpunimin e kaptinave tjera, sepse ndaj ti u zbatua dėnimi me vdekje. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse kaptinat vijuese nė botimin pėrfundimtarė tė kėsaj vepre janė mė pak voluminoze. Nga hyrja e kėtij tefsiri mundė tė pėrfundohet se Sejid Kutubi duke iu kthyer islamit tė vėrtetė, ka kuptuar vlerat e Kuranit dhe mesazhit tė tij, dhe kėshtu pjesėn tjetėr tė jetės sė tij e kaloi nė harmoni me parimet e tij. Kėtė periudhė e jetės sė tij, siē pohon edhe vet, e ka kaluar "nėn hijen e Kuranit" (fi dhilalil Kuran), sipas tė cilės edhe e titulloi kėtė tefsirė. Edhe pse pjesėn mė tė madhe tė kėsaj periudhe e kaloi nė burg, duke iu nėnshtruar mundimeve tė tmerrshme, ai e konsideron pjesėn me fatlume dhe mė komplete tė jetės sė tij, periudhė nė tė cilėn arriti tė mishėroj jetėn e tij me parimet Kuranore, gjeti mirėqenie nė jetė, pėrkundėr ballafaqimit me sprova tė vėshtira. Nė mes tjerash, ai nė hyrjen e tefsirit tė tij thotė: "Tė jetosh "nėn hijen e Kuranit fi dhilalil kur'an", ėshtė begati vetėm pėr atė qė e ka shijuar atė, begati e cila lartėson jetėn, e pėrdėllen dhe pastron.(
) Kam jetuar duke u familjarizuar "NĖN HIJEN E KURANIT" ky konceptim i plotė i lartė dhe i pastėr i tė ekzistuarit tė qenurit
ekzistimi i gjithēkafit, nė shėrbim tė ekzistimit tė qenies njerėzore duke i krahasuar me konceptet e paditurisė nė tė cilėn jeton njerėzimi nė lindje, nė perėndim, veri dhe jug, kėshtu e pyeta veten, si jeton njerėzimi nė kėnetėn, uji i tė cilės nuk ėshtė i pijshėm, nė humnerė ku gjithnjė pėrmbyten, nė shpellėn e errėt, kurse mbi te ka tokė tė pastėr frytdhėnėse, njė pėrparim aq tė lartė dhe njė dritė tė ndritur?" Prandaj, Kutubi me tefsirin e tij ia zbulon edhe tė tjerėve tė vėrtetėn tek e cila ai ka arritur, duke nėnvizuar se kjo ėshtė rruga e vetme e shpėtimit, dhe se tė gjitha aspektet tjera tė rrugėve tė dėrgojnė drejt mashtrimit, ose njerėzit do tė pranojnė Librin e Allahut xh. sh. si udhėzues nė tė gjitha sferat e jetės sė tyre, dhe tė jetojnė nė pajtim dhe kėnaqėsi si nė dynja ashtu edhe nė ahiret, ose do tė zgjedhin rrugėn e mashtrimit, e cila i dėrgon nė trazira, pafatėsi dhe shkatėrrim nė tė dy botėrat: "nėpėrmes familjarizimit me HIJĖN E KURANIT kam arritur deri te bindjet e forta
se nuk ka tė mira nė kėtė tokė, nuk ka paqe pėr njerėzimin, nuk ka qetėsi pėr njeriun, nuk ka progres, mirėqenie e as dėlirėsi, nuk ka harmoni me ligjet e kozmosit dhe natyrėn e njeriut
, pa kthim ndaj Allahut xh. sh. (
) Kthimi ka Allahu i Lartėsuar i paraqitur nė Librin e Tij, nuk ėshtė nafile qė njeriu tė bėj diēka qė i bie ndėrmend, as diē vullnetare, a as lėndė e zgjedhjes dua nuk dua
Karakteristiakt e tefsirit tė Kutubit Tefsiri "FI DHILALIL KURAN", radhitet nė mes tefsirėve me komentim relativisht tė gjatė tė Kuranit dhe mė sė shpeshti ėshtė botuar nė gjashtė pjesė. Nė fillim tė interpretimit tė kaptinės Kutubi shkruan hyrjen mbi kaptinėn nė fjalė, dhe pastaj merret me komentimin, ndėrsa nėse kaptina ėshtė e gjatė, atėherė Kutubi na sjell pjesėn e saj tė parė, e cila e pėrbėnė njė tematik tė tėrė. Pastaj shkurtimisht pėrshkruan pėrse ajo pjesė flet, pėr ēfarė arsye ėshtė shpallur (nėse ka shkakun e zbritjes), dhe pastaj e komenton ajet pėr ajeti. Pastaj i sjell pjesėt vijuese, derisa nuk arrin nė fund tė kaptinės. Mbi mėnyrėn e komentimit tė ajeteve Kuranore dhe veēorive tė tefsirit tė tij ėshtė shkruar shumė, nė mesin e tyre edhe disa studime, si dhe disertacione tė doktoratave. Ne nė versionin mė tė shkurtuar do tė paraqesim disa karakteristika mė tė rėndėsishme tė kėtyre veprave:
1. Stili i rafinuar letrarė
"Allahu i Lartėsuar i dhuroi Sejid Kutubit Allahu e mėshiroftė aftėsi tė jashtėzakonshme nė letėrsi dhe stil tė stėrholluar letrar, nė tė cilin askush nuk dyshon. Kėtė dhuratė tė lindur, ai nė formėn mė tė mirė e pėrdori nė tefsirin e tij, e qė sigurisht ėshtė njėra nga arsyet qė vepra e tij tė has nė pranim tė jashtėzakonshėm nė kohėn e sotshme." Ėshtė interesante se nė shekujt parė, Kutubit edhe pse kishim njė numėr tė madh tė mufesirėve (komentuesve tė Kuranit) asnjėri nga ata nuk arriti t'i ofrohet Kuranit nga aspekti letrar, siē e bėri atė Kutubi. Duke pasur parasysh se kujdes tė veēantė i kushtoi stilit Kuranor dhe shpirtit tė shprehjeve Kuranore, ai diti t'i zbuloj disa kuptime qė paraardhėsit e tij aspak nuk i vėrejtėn. Nė tė vėrtet, stili i tij ėshtė i lartė dhe pėr disa i pakuptueshėm sikur ėshtė i tillė edhe pėrkthimi nė gjuhėn boshnjake (i njėjti konstatim vlen edhe pėr pėrkthimin nė gjuhėn shqipe, shėn. i pėrkth.) mirėpo pėr shkak tė bukurisė sė stilit dhe mesazheve tė fuqishme megjithatė ka hasur nė mirėkuptim tė shkėlqyer me lexuesin.
2. Pėrjetimi i thellė i tekstit Kuranor
Nė shumė vende nė tefsirin e vet Sejid Kutubi flet lidhur me fuqinė e veēantė qė ka teksti Kuranor, sepse lenė ndjenja tė pashprehshme nė shpirtin, zemrėn dhe mendjen e njeriut. Madje Kutubi me aftėsitė e tij tė jashtėzakonshme tė tė shprehurit, tregon se ėshtė e pamundur tė pėrshkruhet ndjenja e thellė e tekstit Kuranor pėr t'u artikuluar nė fjalė dhe shkronja. Krahas saj ai nė disa vende nė tefsirin e tij pėrmend se shumė herė i ka ndodhur qė ndonjė ajet ta lexoj me qindra herė, por kuptimin e tij e ka pėrfunduar vetėm atėherė kur iu ka kthyer parimeve Kur'anore dhe pasi qė thellė ėshtė zhytur nė pėrjetimet e tekstit Kuranor, si dhe nė momentet kur ėshtė shpallur Kurani. Ai thekson se tė jetosh nė atmosferėn e Kuranit nuk do tė thotė vetėm tė lexosh tekstin Kuranor si dhe tė studiosh kuptimin e tij, por tė bashkėjetosh me momentet kur ka zbritur Kurani, qė do tė thotė se ėshtė njė ndėr kushtet e tė kuptuarit e drejt tė tekstit Kuranor.
3. Potencimi i punės pėr Islam
Ashtu siē ėshtė pėrmendur, tefsirin e Kutubit shumė studiues e konsiderojnė komentin mė tė njohur tė Kuranit pėr pjesėtarėt e lėvizjes islame, sepse nxit nė punė, insiston nė aksion dhe thėrret nė dhėnien e kontributit deri nė maksimum pėr kauzėn islame. Nė shumė vende nė tefsirin e tij ai pėrmend se angazhimi aktiv gjatė punės pėr islam brenda xhematit ėshtė ēelės nga i cili hapen dyert e tė kuptuarit dhe hyrjes nė Kuran, si dhe tė kuptuarit e intencave tė qėllimeve tė tija. "Pėr herė tė dytė tregojmė qė Kurani ia zbulon tė fshehtat e veta vetėm atyre qė luftojnė nė harmoni me Kuranin, dhe nė luftė kalojnė xhihadin e madh. Vetėm tė tillėt jetojnė nė atmosferėn ēfarė ka zbritur Kurani. Vetėm ata pėrjetojnė ėmbėlsinė e Kuranit dhe njohurit e tij, sepse ata vėrejnė se si Kurani kryekėput atyre i drejtohet, njėsoj sikur iu ka drejtuar shoqėrisė sė parė myslimane, andaj edhe ajo shoqėri ka nuhatur ėmbėlsinė e tij, diturinė qė buron nga Kurani dhe ka ecur pėrpara me te."
4. Hyrje nė tekstet Kuranore
ende pa formuar qėndrimet e mėparshme Sejid Kutubi konsideronte se stili Kuranor ėshtė sipėr formave dhe trajtave njerėzore, andaj edhe nuk duhet konsideruar nėpėrmes prizmit tė klisheve dhe botėkuptimeve njerėzore nė letėrsi, shkencė, art etj. Ai tėrheq vėrejtjen se shumė ndarje dhe standarde tė vendosura nė mes njerėzve janė fryt i mendimit subjektiv dhe kėshtu si tė tilla, nuk mundė tė praktikohen nė brendėsin e sė vėrtetės, respektivisht nė tė kuptuarit e fjalėve tė Allahut tė Lartėsuar. Nė kėtė kuptim, ai ashpėr kritikon ata tė cilėt tentojnė qė tregimet Kuranore t'i kuptojnė si rrėfime tė imagjinuara, romane dhe drama nė letėrsi, dhe kėshtu thekson se Kuranit duhet t'i ofrohemi pa kėto klishe dhe standarde tė ndara artificiale. Vetėm atėherė ėshtė e mundur qė Kuranit t'i ofrohemi tė paanshėm, si e vėrtetė thelbėsore dhe vetėm atėherė kuptimi i tij do t'i zbulohet atyre qė gjurmojnė pėr njohurit e Kuranit.
5. Unifikimi tematik
Kutubi shkėlqyeshėm arrin tė gjejė mesazhin thelbėsorė, mendimin kryesorė dhe idenė e unifikuar, e cila tėrhiqet gjatė tėrė kaptinės pa marrė parasysh se a ėshtė e gjatė apo e shkurtėr, madje kėtė unifikim ideor e hasim edhe gjatė tėrė xhuzit. Lidhur me elanin e tij Dr. Adnan Zurzuri, nė mes tjerash thotė: "Ai ėshtė komentuesi i parė nė tėrė historinė e Kuranit Fisnik i cili ka treguar nė unifikimin tematik individualisht nė ēdo kaptinė, pa marrė para sysh se a bėhet fjalė pėr kaptinė tė shkurtė apo tė gjatė. Ai kėtė praktikisht e ka dėshmuar, nė tė vėrtetė kėtė rregull ai mė sė miri e ka praktikuar dhe e ka avancuar nė tefsirin e tij tė shkėlqyer Allahu e mėshiroftė! ... Shkurt ai ka hulumtuar unifikimin tematik duke zbuluar lidhjet nė segmentet vijuese: - nė mes kaptinės paraprake dhe vijuese, - nė mes leksionit brenda njė kaptine Kuranore, - nė mes fragmenteve brenda njė leksioni Kuranor, - nė mes gjithė ajeteve brenda njė fragmenti, - nė mes disa fjalėve dhe fjalive brenda njė ajeti. Vetė Kutubi lidhur me kėtė nė mes tjerash thotė: "Ēdo kush qė jeton nėn hijen e Kuranit do tė vėrej se secila kaptinė ka veēorit karakteristike, veēori e cila ka shpirtin dhe zemrėn e vet (
). Ēdo kapitull ka atmosferė tė veēantė e cila i mbulon tė gjitha temat e saja dhe bėnė qė teksti i njė kapitulli tė kyēet nė kėto tema nė njė tėrėsi pėr diēka tė caktuar, duke realizuar me kėtė pajtueshmėrinė e temave, nė pajtim me atmosferėn e paraqitur. Ēdo sure gjithashtu ka edhe ritmin e saj muzikorė, dhe kur ai ndryshon nė tekst aty vjen vetėm pėr shkak tė harmonisė me tematikėn e veēantė. Kjo ėshtė evidente nė tė gjithė kapitujt e Kuranit
"
6. Mos hyrja nė detale pėr tė cilat Kurani nuk flet fare
Shumė komentues para Sejid Kutubit janė lėshuar nė komentimin e disa detajeve mbi tė cilat Kurani nuk ka dhėnė asnjė informacion, madje edhe nė ēėshtjet e gajbit (tė fshehtės), me ēka edhe nė shumė raste, janė larguar nga drejtimi i vėrtetė duke hyrė dhe komentuar tekstin Kuranor. Kutubi kėtė e ka vėrejtur, dhe kėshtu nuk lejoi qė edhe tek ai tė pėrsėriten tė njėjtat gabime. Aq mė tepėr haptazi nė disa vende, tregon se si disa komentues tė mėparshėm janė lėshuar nė komentimin e detajeve dhe gjėrave tė ndryshme tė cilat nuk kanė argumente. Kėshtu p.sh. Duke i komentuar ajetet nga kaptina Tebareke dhe Es Safat, tė cilat flasin pėr xhinėt dhe shejtanėt, ai thekson se gjatė komentimit tė kėtyre ajeteve iu ėshtė pėrmbajtur tekstit Kuranoro sunnetik, dhe asgjė tjetėr jashta tyre nuk ka marr parasysh, sepse bėhet fjalė pėr gjėrat qė janė gajb, thėnė ndryshe gjėra qė njerėzit nuk mundė t'i njohin.
7. Qortimi i atyre qė pėrdorimin transmetimet hebrejo - krishtere (israilijjatet) gjatė komentimit tė Kuranit.
Njė ndėr mangėsitė kryesore tė shumė mufesirėve tradicional ishte ajo se gjatė komentimit tė tekstit Kuranor me tė madhe shėrbeheshin me tramsmetimet hebrejo krishtere, pa vėrtetuar besueshmėrinė tyre, nė kėtė mėnyrė, pėr fat tė keq nė tefsir kanė depėrtuar mjaft komente qė nuk kanė autenticitet nė burimet islame, apo ajo qė ėshtė edhe me e keqe janė nė kundėrthėnie me burimet islame! I vetėdijshėm pėr kėto gabime fatale, Kutubi nuk i lejoi vetit qė t'i fut transmetimet e tilla nė komentin e tij Kuranit, madje nė disa vende i ka kritikuar komentuesit e mėparshėm tė cilėt i zbatuan ato kritere. Nuk ka nevojė qė tė sqarohet se Sejid Kutubi lidhur me kėtė ēėshtje kishte plotėsisht tė drejt, gjė qė edhe mė vonė edhe shumė ekspert tė tefsirit e konfirmuan kėtė.
8. Mos preokupimi me ēėshtjet fikhore (jurisprudencės)
Kutubi, gjithashtu, nuk ishte aderues i mufesirrėve tė cilėt ajetet me tematik tė fikhut i komentonte nė mėnyrė tė detajuar, ngase shumė tefsira tė komentuesve tė Kuranit u shndėrruan nė libra tė fikhut, qė kishin pėr temė kryesore komentimin e ajeteve Kuranore mbi rregullat e fikhut. Ai gjatė komentimit tė ajeteve tė kėtilla i ka paraqitur rregullat elementare tė sheriatit lidhur me atė ajet, ndėrsa detalet nuk i ka pėrmendur, e nė veēanti jo ato detale nė tė cilat juristėt islam kanė ndarė mendime tė ndryshme! Kėshtu p. sh. Duke i komentuar fjalėt e Allahut tė Lartėsuar: Ai cili do tė mund le tė agjėroj tri ditė
", ai thotė: "edhe nė rast tė agjėrimit tė kėtyre tri ditėve nuk ekziston qėndrim i njėjtė i juristėve, a tė agjėrohen kėto ditė sė bashku apo me ndėrprerje, sepse nė tekst nuk flitet pėr agjėrim tė pandėrprerė. Paraqitja e kundėrthėnieve tė aspektit juridik mbi kėto detale nuk janė pjesė e metodės tonė nė komentimin e Dhilalit. Kush dėshiron njohuri mė tė shumta lidhur me kėto, le t'i kėrkoj ato nė veprat e fikhut
"
9. Mos lėshimi nė shpjegimin e gjerė tė rregullave gramatikore
Nė disa tefsira gjerėsisht shpjegohen rregullat gramatikore dhe analiza gramatikore tė tekstit Kuranor, kėshtu qė ndodh qė nganjėherė ky segment i komentit tė jetė dominues. Mirėpo, Sejid Kutubi konsideronte se nuk ka nevojė pėr njė komentim tė tillė tė Kuranit, mu pėr kėtė edhe nė tefsirin e tij vetėm sipėrfaqėsisht ka shpjeguar rregullat gramatikore. Nė hyrjen e botimit tė parė tė tefsirit tė tij ai nė mes tjerash thotė: "Jam pėrpjekur maksimalisht qė tė mos fundosem nė studimet gjuhėsore, tė ilmul kelamit dhe fikhut, tė cilėt do tė mė pengonin nė mes Kuranit dhe shpirtit tim, respektivisht nė mes shpirtit tim dhe Kuranit. Jam futur vetėm nė ato gjera ku teksti Kuranor mė ka dhėnė inspirim
"
10. Rezistenca ndaj komentimit "shkencorė"
Kah fundi shekullit nėntėmbėdhjetė dhe fillimi i shekullit njėzet nė mesin e shkencėtarėve islam ėshtė paraqitur drejtimi nė komentimin e Kuranit i cili kushtimisht mundė tė quhet "tefsiri shkencorė". Ē'ėshtė e vėrteta shumica e vendeve myslimane ishin nėn okupim dhe kėshtu disa shkencėtarė islam tentonin tė qė t'i harmonizonin tė gjitha zbulimet e deri atėhershme shkencore me ajetet Kuranore. Me kėtė dėshironin t'i kthenin besimin myslimanėve nė Kuran dhe kėshtu tė japin pėrgjigje nė pyetjen pėrse muslimanėt kanė mbetur mbrapa, me kėtė dėshironin tė tregonin se nuk ėshtė problemi tek Kurani, por te vetė myslimanėt, tė cilėt bukur mirė janė larguar nė aspektin e jetėsimit dhe praktikumit tė Kuranit. Mirėpo, problemi qėndronte nė faktin se disa shkencėtarė papritmas ndėrlidhnin teoritė shkencore ekzistuese me tekstin Kuranor, e qė mė vonė ėshtė dėshmuar se disa nga ato teori kanė qenė gabim! Sejid Kutubi, qė ėshtė e dukshme edhe nga karakteristikat e pėrmendura tė tefsirit tė tij, nuk ishte pėr njė qasje tė tillė ndaj Kuranit. Ai i qaset tekstit Kuranor me besim tė plotė, si diēka qė ėshtė mbi gjithēka tjetėr, prandaj edhe nuk ka nevojė qė vėrtetėsia e tij tė argumentohet me diēka tjetėr, e aq mė tepėr me teori shkencore tė pavėrtetuara. Lidhur me kėtė Sejid Kutubi flet nė shumė vende nė tefsirin e tij, si p.sh. gjatė komentimit tė ajetit 189 tė kaptinės El Bekare, ajetit numėr 2 tė kaptinės El Furkan, ajetit numėr 30 tė kaptinės El Enbija. Kundėrshtimet qė iu bėnė tefsirit tė Kutubit Ashti si ēdo vepėr tjetėr njerėzore, ashtu edhe tefsiri i Kutubit i ka disa mangėsi. Ata qė kanė shkruar mbi mangėsitė e tefsirit tė Kutubit edhe vetė pohojnė se ato janė tė pakta dhe tė pa pėrfillura nė raport me vlerėn e tėrėsishme tė kėtij tefsiri. Bėhet fjalė, kryesisht pėr mangėsitė vijuese:
1. Ajetet tė cilat flasin pėr "ISTIVAN", thėnėn ndryshe pėr vendin ku qėndron Allahu i Lartėsuar, Kutubi i komenton nė pajtim me shkollėn racionaliste tė tefsirit, nė kuptimin se me kėto ajete dėshirohet tė thuhet se Allahu i Lartėsuar ėshtė mbi ēdo gjė dhe sundon me tė gjitha. Mirėpo ėshtė e njohur se shkencėtarėt klasik islam kanė marr qėndrim lidhje mė kėtė, duke vėrtetuar se nė kėto ajete flitet pėr vendosjen e Allahut nė Arsh, thėnė ndryshe Ai gjindet nė Arsh, ndėrsa mėnyrėn e vendosjes ne nuk e dimė dhe nuk duhet fare tė diskutojmė pėr tė. Kėtu bėhet fjalė pėr polemik ekspertėsh nga fusha e akaidit, kėshtu qė nė kėto polemika nuk guxon tė lėshohet ai i cili nuk ėshtė kompetent dhe ekspert nė atė fushė.
2. Kutubi nė tė shumtėn e rasteve gjatė komentit tė tij ka sjell njė numėr tė mirė tė haditheve (thėnieve profetike) qė lidheshin me ajetin qė komentonte, mirėpo ka raste kur ndonjėherė ka lėnė hadithet tė cila janė tė vėrtetė, e qė kanė tė bėjnė me temėn nė ajetin e komentuar. Krahas kėsaj, ndonjėherė ka sjell edhe hadithe tė dobėta (daif), pa sjellur edhe shkallėn e besueshmėrisė dhe koleksionet ku gjenden ato hadithe.
3. Duke komentuar ajetin 187 tė kaptinės El Bekare, Kutubi erdhi deri tė pėrfundimi se agjėrimi fillon para lindjes sė diellit: "Sipas versioneve tė cilat janė transmetuara mbi definimin e kohės sė imsakut (koha kur e ndėrpresim ngrėnien) mund tė themi se kjo kohė ėshtė diē para lindjes sė diellit
" Mirėpo, ėshtė e qartė se ky ėshtė njė pėrfundim i gabuar, sepse fillimi i agjėrimit nis me agimin.
Nė fund
Duke i marrė parasysh tė gjitha karakteristikat e Kutubit gjatė komentimit tė Kuranit, mundė tė pėrfundojmė se bėhet fjalė pėr njė vepėr jashtėzakonisht mė vlerė, e cila ėshtė e detyruar pėr myslimanėt e sotshėm, siē thotė shejh Menna' el Kattani, All-llahu e mėshiroftė: "Kjo vepėr, nė tė vėrtetė, ėshtė pasuri e madhe ideore dhe shoqėrore, e cila i duhet ēdo myslimani bashkėkohorė. Duke folur pėr vlerat e kėtij tefsiri, Muhammed ibn Abdul Aziz es Sudejs thotė: "Derisa lexoj kėtė tefsirė ndiej ėmbėlsirėn dhe dėshiroj qė leximi tė vazhdoj gjatė. Kėshtu mendoj sepse konsideroj se ky ėshtė komentim i jetės nė tėrėsi nė dritėn e Kuranit, qė ėshtė udhėzim pėr tėrė njerėzimin dhe shpėtues nga mashtrimet dhe lajthitjet. Ky tefsirė deri nė detale analizon problemet me tė cilat ballafaqohen myslimanėt dhe u ofron zgjidhje. Nė tė vėrtetė, ky ėshtė tefsirė qė duhet ta ketė ēdo kush qė interesohet pėr arsimimin islam, sepse tefsiri i Kutubit konsiderohet njė ndėr komentet mė tė mira tė Kuranit Fisnik." Pėr ēfarė vepėr me vlerė bėhet fjalė, dhe sa interesim ka nxitur tefsiri i Kutubit flet e dhėna se nė periudhėn prej vitit 1972 deri 1995 kjo vepėr ka pėrjetuar 24 botime dhe atė nė tirazh tė madh qė nė pėrqindje do tė thotė njė botim pėr njė vit! Kjo vepėr ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės, nė mes tė cilave edhe nė gjuhėn boshnjake. Duhet dhėnė komplimente Fakultetit tė Studimeve Islame nė Sarajevė dhe pėrkthyesve tė kėsaj vepre, tė cilėt kontribuan qė tė paraqitet pėrkthimi komplet dhe tė botohet nė tridhjetė vėllime ( qė nė parim ēdo njėri prej tyre pėrfshin nga njė xhuz Kuranor) nė periudhėn prej vitit 1996 deri nė vitin 2000. Me kėtė dukshėm ėshtė pasuruar literature nga fusha e komentimit tė Kuranit nė gjuhėn boshnjake.
Pėrktheu nga boshnjakishtja: Nexhmedin Ademi
Vazhdon...
Krijoni Kontakt