Blerina po e mbyll duke te pershendetur.
naten e mire o mirmengjes,sepse nuk e di ku ndodhesh e sa eshte ora.
PERGEZIME, SERO QE E GJETE CELESIN PER TE HAPUR PORTAT E SHPIRTIT ZAGORIT. LE TE VAZHDOHET TE SHKRUHET NE KETE SHESHMEJDAN TE RI ASHTU SIC DIME NE TE SHKRUAJME PA HEZITIM E PA AUTOCENSURE, SE NJERI S'PO NE E KAP PENEN PER VESHI.
C'DO KJO HARTE KETU.MOS E NGATERRONI ZAGORINE SHQIPTARE ME ZAGORIN GREK, O NJEREZ!
z. Telo, mirembrema!
Ka mundesi qe jam duke e ngaterruar. Sic mund te shihni ne pergjigjen time, nuk kisha degjuar me pare per Zagorine. Jam larguar pa mbaruar klasen e pare nga shqiperia. Keshtu qe do ju isha mirenjohese te me korigjonit.
Faleminderit,per urimet,fjalet e mendimin,se si duhet te shkruajme.
z.Jorgo,miresetegjetem.(jo vetem si pershendetje,por edhe,shyqyr qe te gjetem).
Si prezantim,mund te shkruaje dhe ndonje krijim te ri o poezi te re,gjithmon brenda mundesive e deshires.
Ta ngreme njecik si nivel e si kenaqesi kete faqe,tonen.
Paska Shum Pyetje,se Ku Ndodhet Zagoria.
Eshte E Lehte Per Ta Treguar Dhe E Thjeshte Per Ta Shpeguar.
Zagoria Ndodhet...mbas Malit...
II. VARGJE ĖMBĖLSHORE
(Buqetė lirikash mbi motivet e isopolifonisė)
1. Ē’KEMI THĖNĖ
E STĖRTHĖNĖ?!
A mban mend, hėnėz e ngrėnė,
Ē’kemi thėnė
e stėrthėnė?
Sy ndėr sy ndenjėm parmbrėmė,
Ē’kemi thėnė
e stėrthėnė?
Pėrmbi bar te molla tėndė
Ē’kemi thėnė
e stėrthėnė?
Folėm pak edhe diē bėmė…
Ē’kemi thėnė
e stėrthėnė?
Na spėrkatėn zogjt’ me kėngė.
Ē’kemi thėnė
e stėrthėnė?
DEHUR NGA BUKURIA
Brenda kopshtrave tė mia
Sulet vrap ujėt nga vija.
Ē’i pėrdredh degėt hardhia!
Luleplot vishet kajsia.
Dehur-o nga bukuria.
Refreni: (pas ēdo vargu)
Rrituni, rrush e kajsi,
Kokrraplot me ėmbėlsi
Pėr mua dhe miqt’ e mi.
GUDULISJET
Vashė me fustan tė bardhė,
Fap me sy, ēėk – me qepallė.
Gudu-gudu-gudulia
Prush i ndez ndjenjat e mia.
Ku gjen mė bukur, moj mike
Nat’ e dit’ me gudulisje!
Gudu-gudu-gudulia
Prush i ndez ndjenjat e mia.
Njė gudulisje nėn dorė
Ma jep me gishtin e hollė.
Gudu-gudu-gudulia
Prush i ndez ndjenjat e mia.
Me gudulisjet nė injė
Sytė tanė vetėtijnė.
Gudu-gudu-gudulia
Prush i ndez ndjenjat e mia.
Le kur gudulis nė buzė
Me buzėt e tua shpuzė!
Gudu-gudu-gudulia
Prush i ndez ndjenjat e mia.
Vitet vinė edhe ikin.
Gudulisjet ndezin shpirtin.
Gudu-gudu-gudulia
Prush i ndez ndjenjat e mia.
PĖRKĖDHELITĖ
Dhelet e pėrkėdhelitė
Gosti janė pėr tė rinjtė.
Kalon koha kili-vili…
S’i kursen kėngėt bilbili.
Kili-vili ikin orėt…
S’njohin tė velur rinorėt.
Me kilikosje, pėrkdhelje
Edhe pleqtė s’kanė velje.
Ku ka mėri dhe urrejtje
Shteron jet’ e kėsaj jete.
Me gaz e pėrkėdheli
Kalon shpirti mrekulli.
VOGĖLUSHES
Sumbull e kėsaj mėhalle,
vogėlane, vogėlane,
sumbullesha bukurane!
Para meje hapin ndale!
vogėlane, vogėlane,
sumbullesha bukurane!
Mos u ngut, ec me ngadale!
vogėlane, vogėlane,
sumbullesha bukurane!
Eja tek unė pėrfare.
vogėlane, vogėlane,
sumbullesha bukurane!
TESPIET
Duke ndenjur ndėnė hije,
Rri e numėroj tespiet.
Tejembanė syt’ i shpie.
Stepem prej njė bukurie.
Shpejt mė njohu bukuria:
Lastarja nga Zagoria…
Sikur m’u kthye rinia.
Ē’U BĖRE, MOJ DJALĖRI?
Sa shoh veten nė pasqyrė,
Sepse ,mbetem si i ngrirė.
Mė tremb ēdo rrudhė e ēdo thinjė.
Mbetem me duart nė injė.
Rri e fėrkoj ndonjė brinjė.
Pres i ngeshėm pleqėrinė.
Ku ta gjej prapė rininė?
Ē’u bėre, moj djalėri?
Vetėm shpirtin kam si ty.
PILIVESA
Dole herėt nė mėngjes,
Ē’ke, moj pili-pilivesė?!
S’lave dot as syt’ e zes.
Ē’ke, moj pili-pilivesė?!
Nuk i the njė fjalė Nėnesė.
Ē’ke, moj pili-pilivesė?!
Shkove nė ledh tė bahēesė.
Ē’ke, moj pili-pilivesė?!
Atje tė priste njė shpresė…
Ē’ke, moj pili-pilivesė?!
Bukuroshit i dhe besė…
Ē’ke. moj pili-pilivesė?!
KĖMBĖMBARI
Kur komshiu u martua,
isha njė fėmijė i shtruar.
Nė mushkėn e nuses flokverdhė
Mė rrotulluan tri herė.
Mė zgjodhėn si kėmbėmbarė,
qė tė bėnte nusja djalė.
Kėmba ime mirė ngjiti:
Tre djelmosha nusja rriti.
EJA, THĖLLĖZĖ E DĖLLĖNJĖS!
Malin zbret, mbushur me kėngė,
Krahėshkruara thėllėzė
Eja, thėllėzė e dėllėnjės,
Tė dy tok t’ia marrim kėngės!
Tė pres te pjergulla tėndė,
Ku kam pjekur ca gėshtėnjė.
Eja, thėllėzė e dėllėnjės,
Tė dy tok t’ia marrim kėngės!
Tė gėzuar ē’ma ke zėnė,
Ma rrėmben shpirtin tė tėrė.
Eja, thėllėzė e dėllėnjės,
Tė dy tok t’ia marrim kėngės!
Edhe zogjtė t’i mėsojmė
Thėllėzorēen mos harrojnė.
Eja, thėllėzė e dėllėnjės,
Tė dy tok t’ia marrim kėngės!
SHTEG PĖR DASHURI
CJAPI:“Ftujake, pse m’u mėrzite?
Unė tė ndolla, ti mė ike…
Syndėrsy fjalėt pėrplasen
Cjap larani me ftujaken.
FTUJA:“Cjap, o cjap vetullkafenjtė,
Mos m’u sul me brirė pėrpjetė!
Syndėrsy fjalėt pėrplasen
Cjap larani me ftujaken.
CJAPI:“Brirėt janė lezeti ynė.
Me ta mbrojmė dashurinė.
Syndėrsy fjalėt pėrplasen
Cjap larani me ftujaken.
FTUJA:“Cjap laran, ē’e merr me vrap?
Nuk mė kap dot me inat.
Syndėrsy fjalėt pėrplasen
Cjap larani me ftujaken.
CJAPI:“Lėri nazet, moj ftujake!
Tė pres tė mė vish pasdarke!
Syndėrsy fjalėt pėrplasen
Cjap larani me ftujaken.
URATA DHE SOPATA
Njė kėng’ e vjetėr ē’na thotė,
Pėr njė prift me leshrat – okė?
Merrte rrugėn pėr korie.
Mblidh e ha lajthi nėn hije.
Tutje-tėhu syt i vėrviste.
Na pa njė sopatė nazike.
Sapo u kthye nė fshat.
Rrotull seē iu mblodhėn gratė:
“Na kthe sopatėn, uratė!”
Qė t’ua kthente, kujt i humbi,
Diē kėrkonte Toto-lumi…
“Nė doni, t’u jap naxhaken,
Mė jepni buzėn dhe faqen.”
“Ē’na kėrkon, more i marrė,
Kur ne kemi burrat tanė?”
E PĖRPIKTĖ NĖ TAKIME
Sot tė dua, mikja ime
Tė pėrpiktė nė takime.
Ta thashė troē qė nė fejesė:
“Lyp nga vetja korrektesė.
Nėse njėri-tjetrin duam,
Ta nderojm’ kohėn e ēmuar.
MARRIM KĖNGĖ THĖLLĖZORE
Djali:“Brodha malet rrėzė mė rrėzė,
Sa tė gjeta ty, thėllėzė!
Tė dy:
Ref: “Thėllėza dhe thėllėzari, rritur-o me ujė mali
Marrim kėngė thėllėzore, rrethuar nga lule bore. 1)
Vajza:
“Thėllėzar, me ē’tė njoh unė,
Bukur do plekset kjo punė…
Djali:
“Do tė t’mbaj thėllėz e borės
Si nė pėllėmbė tė dorės.
Vajza:
“Thėllėzar, sa t’mė kesh mua,
S’do lėmė dallgė pa kaluar.
Djali:
“Me merak do rrisim zogjtė
Shėndetmirė, krahėfortė.
Vajza:
“Tė pandarė na do jeta
Nė t’pėrpjeta, tatėpjeta.
EJA, LOZIM PUĒI – PUĒI
Kolopuēja, kolopuēi
Nisėn lojėn puēi – puēi.
Ē’lojė e bukur
puēi – puēi!
Ē’u kėnaqėn me lėng mushti
Ndezėn lojėn puēi – puēi…
Ē’lojė e bukur
puēi – puēi!
Gjyshja plot gotat ua mbushi
S’ndalej loja puēi – puēi…
Ē’lojė e bukur
puēi – puēi!
Presin prapė tė piqet rrushi,
Tė fillojnė puēi – puēi.
Ē’lojė e bukur
puēi – puēi!
KĖRTHINJA
Sa tė pashė, ma dehe synė,
kėrthinjė e mira kėrthinjė!
Nė zemėr mė paske hyrė
kėrthinjė e mira kėrthinjė!
Pėr ty nisa gjuetinė.
kėrthinjė e mira kėrthinjė!
Kalova brinja, shkėmbinjė,
kėrthinjė e mira kėrthinjė!
Seē tė gjeta nė lėndinė.
kėrthinjė e mira kėrthinjė!
U takuam me dėshirė.
kėrthinjė e mira kėrthinjė!
Hapėm shteg pėr ardhmėrinė.
kėrthinjė e mira kėrthinjė!
Syt’ e duart na djersinė.
kėrthinjė e mira kėrthinjė!
Buzėt seē na farfurinė.
kėrthinjė e mira kėrthinjė!
Pėr dasmėn gjetėm ujdinė…
kėrthinjė e mira kėrthinjė!
PRUSHI I DASHURISĖ
Qoftė natė, apo ditė,
Dashuria nis tek sytė.
Buza-buzėn e rrufis
Ndizet prushi i dashurisė.
Nė shteg buzėsh varen fjalėt,
Siē varen nė gjoks gjerdanėt.
Buza-buzėn e rrufis
Ndizet prushi i dashurisė.
Fjalėt rrėnjėt kanė nė zemėr
Te njė nuse , te njė dhėndėr.
Buza-buzėn e rrufis
Ndizet prushi i dashurisė.
Jetė tė gjat’ ka dashuria,
Kur merr drit’ nga Perėndia.
Buza-buzėn e rrufis
Ndizet prushi i dashurisė.
DASHURI QIELLORE
Dy re zėnė dorė pėr dore…
Dashuri krejt qiellore.
Ngjajnė retė si nė garė,
Sa tė zbrazen nga njė barrė…
Njėra re qė qe ezmerkė
Shiun nisi tatėpjetė.
Reja tjetėr – lozonjare
Mashkull qe o shterpė fare.
Ėshtė verė, verė e nxehtė.
Mbetėm ne me syt’ pėrpjetė.
Nuk shikojmė fresk e shi,
Po s’bėnė retė dashuri!...
Dhe zėrin ngritėm pėrpjetė.
Me gjith’ shpirt uruam retė…
VAJ SYLESHĖT
Hapni syt’ e hapni veshėt!
Droga,droga – ja,
Droga, droga – jo,
vaj, syleshėt!
Botės ē’iu shtuan syleshėt
Ēfar’ gatuan katraveshėt…
Dhe tė sotmit e tė djeshėm,
Xhepat okė e boll tė ngeshėm
Ata gjetėn, ēfarė deshėn…
Shpuan damarėt rrufeshėm.
Miell tė mallkuar ngjeshėn.
Qejf kėrkuan, qejfin deshėn.
Nė fillim qeshėn sa qeshėn
Pastaj njė nga njė u zhveshėn.
Seē u bėnė si gollomeshėt.
Nuk vonoi e u ngėrdheshėn.
Keq me vdekjen u pėrleshėn
Ku i ēon mushka kaleshėt?
Botėgjorėn ē’e pėrsheshėn.
Droga, droga - ja
Droga, droga – jo
Vaj syleshėt!
Stop, syleshėt!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 27-07-2009 mė 05:25 Arsyeja: sistemim titujsh
Nuk po ju kuptoj, z. Blerina!
Me sa shoh ju ne kete Forum me prestigj te larte jeni e nderuar dhe e aktivizuar; porse na ngjan sikur ne kete teme o kini hyre aksidentalisht, ose kini ndonje kerkese karshi vetes e deshironi ta permbushni permes kuvendimit ne kete tapet kuvendimi, aq sa po ngaterroheni jo pak me zhbirimet filozofike te Serafimit, qe jep pergjigje te befta e mjaft filozofike se pararendeset...
Duke pare pyetjen qe i drejton Serafimit per familjen, dyshova se mos kushedi po kerkon shpirtin binjak ne jete. Pa shih ,mos gjesh shtigje te tjera te celura e me driten jeshile te hapur, se ne te ketij forumi e kemi te zgjidhur kete pjese thelbesore te jetes. Te uroj mbaresi ne hapje shtigjesh jetike.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 27-07-2009 mė 08:10 Arsyeja: korrigjime
I nderuar, nuk ka shume per te kuptuar ne kete rast. Sesa e nderuar jam ne forum, kete nuk e di. E aktivizuar jam ne disa tema qe me pelqejne, kjo duke qene nje nder ato. Nje nga arsyet perse me pelqen eshte sepse motivet e hapjes se kesaj "teme" me duken dashamirese. Nje arsye tjeter perse me pelqen eshte sepse ju jeni te dy me emrat e plot (ne vend te nje pseudonimi) ketu, dhe kjo me shtoi kuriozitetin per te lexuar se cfare keni per te then. Dhe se fundi, doja te mesoja edhe une per Zagorine. Pra, nuk kam hyr aksidentalisht, por kam hyr per arsyet e sapopermendura. Ju ndoshta mendoni se une tallem kur them se nuk e kisha degjuar Zagorine? Jo, nuk jam tallur. Perkundrazi, u perpoqa ta gjeja ne hart pikerisht sepse se dija ku ndodhej. Dhe kur lexova pergjigjen tuaj, atehere vajta dhe pyeta prinderit. Ishte ne kete moment qe une kuptova se paska edhe Zagori afer premetit (??). Sa per pyetjen qe i bera z. Serafim ne lidhje me familjen, kete e bera si nje kuriozitet, ashtu sic mund te interesohet dikush per te lexuar biografine e nje autori apo poeti kujt shkrimet i pelqen.
Por sinqeriteti im ka tendenca te jete i teperuar ndonjeher, z. Telo.
Gjithe te mirat.
"More djale"
Edukata,do!jo kultura,por intelekti kerkon:
Kur do, nje iformacion o shpegim ne "pergjithesi" njeriu shprehet:jam filani,nga filan vend,e dua te di ku eshte ky vend.
Ndersa ti shprehesh:jam qe jam kot,po kerkoj nje informacjon kot.
Kujdes se kush kerkon kot,meson gjera kot.
Krijoni Kontakt