Etnizimi pėrmes multietnicitetit
Shkruar nga Albin Kurti
Sunday, 08 January 2006
Kufijtė pėrbrenda Kosovės janė mė tė fortė se kufijtė e jashtėm tė Kosovės, e tė cilėt me Unionin Serbi-Mal i Zi edhe ashtu konsiderohen vetėm kufij administrativ. Kufijtė e brendshėm janė faktik dhe jolegal, ata tė jashtėm janė legal por jo gjithsesi edhe faktik. Vendkalimet kufitare tė Kosovės nė pjesėn veriore, nė komunat e Zubin Potokut, Zveēanit dhe Albanikut (Leposaviqit), praktikisht nuk janė tė tillė. Shumė mė lehtė kalohet andejpari dhe pakrahasimisht mė vėshtirė nė urėn mbi lumin Ibėr apo p.sh. te postblloku i KFOR-it nė hyrje tė Manastirit tė Deēanit. Entiteti territorial dhe institucional serb nė Kosovė tashmė ekziston. Pėrmes negociatave, qė pėr pėrmbajtje tė tyre kanė decentralizimin dhe eksterritorialitetin e kishave dhe manastireve, synohet qė tė zgjerohen dhe pėrforcohen kufijtė e kėtij entiteti. Pra, tė pėrmbushet shteti brenda autonomisė.
Serbėt e Kosovės s'janė problemi. Kosova s'ėshtė problem. Kosova ka njė problem madhor tė jashtėm. Ky problem quhet Serbia. Dhe, Kosova ka njė problem madhor tė brendshėm. Ky problem quhet UNMIK. UNMIK-u e toleron Serbinė nė Kosovė dhe e pamundėson zhvillimin nė Kosovė. Ndėrkohė, ai llomotit pėr multietnicitetin si pėr njė term pafundėsisht tė qartė, ndonėse nuk ka kurrfarė definimesh pėr tė, modelesh qė duhet tė ndiqen dhe as matės tė suksesit. Tipike pėr UNMIK-un. Multietniciteti, nėse me tė nėnkuptojmė bashkėjetesėn e njerėzve tė etnive tė ndryshme, nuk arrihet duke pasur pėr pikėnisje pėrkatėsinė etnike dhe as duke menduar e kategorizuar nė mėnyrė etnike. Tė dyja kėto i bėn UNMIK-u. Nė vitin 1999, Kosova u trajtua si njė situatė e fiseve primitive tė armiqėsuara dhe u etabluan etnitė si kategori mbipolitike dhe mbishoqėrore. Edhe sot e kėsaj dite, UNMIK-u nuk sheh nė Kosovė qytetarė, njerėz, studentė, tė papunė, tė varfėr, pensionistė, arsimtarė, mjekė, invalidė etj. por vetėm shqiptarė, serbė dhe tė tjerė. Kėsisoj, ai bėn edhe njė diskriminim shtesė ndaj pakicave joserbe. Nė vend tė perceptimit tė njerėzve sipas pėrkatėsive tė tyre etnike ėshtė dashur tė fillohet nga universalja, nga ajo qė ėshtė e pėrbashkėt te njerėzit: nevoja pėr mirėqenie, vend pune, sigurim shėndetėsor e social, edukim kualitativ etj. Mirėpo, pėr kėto nevojitet zhvillim. Sepse, nuk mund tė ketė integrim stabil pa zhvillim ekonomik dhe shoqėror. Po qe se njerėzit nė Kosovė do tė kishin vende pune, madje edhe me paga modeste, ata do tė bashkėpunonin dhe komunikonin qė ē'ke me tė. Aktualisht, kėtė e bėjnė mė sė shumti mafiozėt dhe kontrabanduesit. Atje s'ka aq rėndėsi etnia pikėrisht ngaqė ka progres. Ēfarė ka nė sferėn tjetėr tė Kosovės? Ēfarė ngjan nė popull, jashtė politikės dhe biznesit joformal qė nuk paraqesin dy gjėra tė ndryshme? Ka regres tė shpejtė: mbi 60% janė tė papunė, 50.000 tė rinj i bėjnė 18 vjet pėr ēdo vit dhe bėhen tė papunė, 40% janė tė varfėr, edhe 15% tė tjerė jetojnė nė varfėri tė thellė, raporti eksport/import pėr vitin 2004 ishte vetėm 4,38%, pothuajse i gjithė kapitali financiar ndodhet jashtė Kosovės ose brenda Kosovės nė banka tė huaja etj. Nė buzė tė ekzistencės edhe vėllėzėrit dhe shokėt mė tė mirė armiqėsohen ndėrmjet veti e lėre mė tė tjerėt. Integrimin e sjell zhvillimi. Integrimi sendėrtohet nė kuadėr tė strukturave shoqėrore qė mė pas sigurojnė qėndrueshmėrinė e kėtij integrimi, e mirėmbajnė atė. Nė Kosovė s'ka zhvillim, andaj po shpėrbėhen me shpejtėsi marramendėse strukturat sociale pavarėsisht etnisė, ato po dezintegrohen.
Kryesisht ai qė ka pushtetin tė kategorizon, tė etiketon. Dikur kėtė e bėnte Milosheviqi me dhunė brutale, tash po e bėn UNMIK-u me dhunė sistemike e sistematike shumė mė tė sofistikuar. Aspak e rastėsishme. Kjo u levėrdis atyre. Duke theksuar pėrkatėsinė etnike dhe duke e pėrcaktuar atė si dominante, ėshtė imponuar teza e konfliktit inherent etnik nė Kosovė e cila dualizmin e vėrtetė Kosovė-Serbi e zėvendėson me dualizmin shqiptar-serb. Regjimet e padrejta shfajėsohen dhe imponohen zgjidhje territoriale qė etnitė i shndėrrojnė nė entitete tė ndara. Nė kėtė mėnyrė, ajo qė ėshtė pasojė keqinterpretohet si shkak, dhe maskohet e vėrteta, maskohet fakti se lufėrat ndodhėn pėr shkak tė projekteve tradicionale hegjemoniste dhe ekspanzioniste tė Serbisė, me ē'rast nacionalizmi i serbėve ishte mjet ndėrsa ai i shqiptarėve reaksion. Sikurse pėrgjatė tėrė shekullit XX, edhe sot UNMIK-u po e vazhdon punėn politike nga lart. Thotė se duhet tė krijohet multietniciteti nė Kosovė, ngase kjo nėnkupton se ai nuk ekziston, gjė qė padyshim se nuk ėshtė e vėrtetė. Gjithandej nėpėr Kosovė, shqiptarėt bashkėpunojnė me tė gjithė tė tjerėt. Ka martesa tė shqiptarėve me turq dhe boshnjakė edhe pas luftės. Nėpėr zyrat e pafundme tė strukturave ndėrkombėtare nė Kosovė, punojnė bashkė si staf lokal njerėzit e tė gjitha etnive pa asnjė incident pėr mė shumė se gjashtė vjet e gjysmė. Multietniciteti i UNMIK-ut i cili thirret nė tė drejtat e minoriteteve (duke menduar ekskluzivisht nė minoritetin serb, natyrisht) bėn edhe njė falsifikim tė rrezikshėm. Nė Kosovė, nė fakt, s'ka minoritete. Minoritetet janė veēori e shteteve kombe. Kosova nuk ėshtė shtet e aq mė pak shtet komb. Mund tė flasim pėr minoritetin serb nė Kroaci por jo edhe nė Kosovė. Statusi legal i serbėve dhe shqiptarėve nė Kosovė ėshtė i njejtė: qė tė dyja janė bashkėsi nacionale dhe kjo si rezultat i Rambujesė. As nė aspektin demokratik, s'ka shumicė e pakicė nė Kosovė. Sepse, nė Kosovė s'ka demokraci, s'ka sundim tė shumicės. Pakicėn serbe dikur e keqpėrdorte Milosheviqi. UNMIK-u vepron njėsoj: frikėn nga domino efekti, nga pasojat qė kinse mund t'i shkaktojė shkėputja e Kosovės prej Serbisė nė Ēeēeni, Tibet, Tajvan, Kurdistan, Republikėn Serbe nė Bosnjė etj. racionalizohen me retorikėn pėr konceptin human tė minoriteteve. Brenga e UNMIK-ut pėr minoritete ėshtė farsė. Me vite tė tėra xhipat e UNMIK-ut kalonin fare pranė mjerimit tė kampeve tė romėve pa energji elektrike, sanitet dhe ujėsjellės. Mirėpo, afėr ēdo kampi buzėqeshnin billboard-at e KFOR-it dhe UNMIK-ut me porositė mizantropike pėr paqe dhe tolerancė. Njė billboard kushton 400 euro nė muaj, qė paraqet dyfishin e rrogės mesatare tė atyre njerėzve tė paktė qė kanė pasur fatin tė jenė tė punėsuar. Po tė bėhej fjalė pėr tė drejtat e minoriteteve nuk do tė negociohej sot me Serbinė por me pėrfaqėsuesit e minoriteteve. Nė pyetje ėshtė sovraniteti, jo njerėzit dhe tė drejtat e tyre. E Serbisė sovranitetin mbi Kosovė ia ruan Rezoluta 1244.
Kosovės i duhet vetėvendosja e jashtme, shkėputja nga Serbia. Mirėpo, Kosovės i duhet edhe vetėvendosja e brendshme, largimi i UNMIK-ut. Jo vetėm pėr t'u bėrė Republikė Demokratike nė vend se monarki siē jemi tash, por edhe pėr t'u zhvilluar, pėr tė kontrolluar resurset tona ekonomike, ndėrmarrjet shoqėrore dhe publike, politikėn fiskale, dhe tė bėjmė plane e projekte pėr vendin tonė, pėr tė ardhmen tonė. S'ka integrim solid pa zhvillim, dhe s'ka zhvillim pa liri pėr t'u zhvilluar.
Krijoni Kontakt