Bashkėsia Islame ripėrsėriti kėrkesėn pėr futjen e lėndės sė "Edukatės Fetare" nė shkollat fillore dhe tė mesme tė Kosovės.
Sot, nga tė gjitha xhamitė e Kosovės, imamėt lexuan kėrkesėn e ripėrsėritur tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės pėr futjen e lėndės sė "Edukatės Fetare" nė shkollat fillore dhe tė mesme tė Kosovės.
Dje Myftiu Tėrnava kishte njė takim me Kryeministrin Thaēi dhe pas kėtij takimi para gazetarėve nuk u pėrmend ndonjė kėrkesė e BI-sė pėr futjen e lėndės sė Edukatės Fetare. Pėrkundrazi, u shkėmbyen fjalė miradije nga tė dyja anėt rreth angazhimit pėr lobim dhe pėr kultivimin e kulturės tolerante ndėrfetare.
Nė letrėn e Bashkėsisė Islame tė Kosovės drejtuar xhematit, e cila u lexua gjatė kohės sė Hutbes, u drejtuan edhe kritika ndaj Ministrisė sė Arsimit tė Kosovės.
"Tė vetėdijshėm se po jetojmė nė njė rreth (ambient) post-ateist, ku feja ende nuk e ka marrė pozitėn e vet meritore nė shoqėri, ku Bashkėsisė Islame ende nuk iu ka dhėnė vendi meritor, kur disa prijatarė tė instancave mė tė larta arsimore duke filluar nga Ministria e Arsimit e poshtė, kanė njė qėndrim denigrues ndaj Islamit e pėrkėdhelės ndaj feve tė tjera, porosinė tonė tė shenjtė duhet ta kuptojmė tepėr seriozisht".
Nė kėrkesėn drejtuar xhematit thuhej se aplikimi i edukatės fetare nė sistemin arsimor tė Kosovės, jo vetėm qė nuk do tė pengonte ecurinė e suksesshme tė edukimit, pėrkundrazi do tė ishte njė shtytės pozitiv drejt sukseseve nė formimin e gjeneratave tė shėndosha edhe intelektualisht.
Nė fund tė letrės Bashkėsia Islame sqaron pozicionin e Qeverisė sė Kosovės dhe bėnė thirrje popullit qė tė ndihmojė nė realizimin e kėtij qėllimi.
"Ndonėse, futja e Edukatės fetare, po refuzohet heshturazi nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria e mė shumė edhe nga disa pseudo-intelektualė, ne do ta vazhdojmė rrugėtimin tonė rreth realizimit pėrfundimtar tė kėsaj kėrkese legjitime dhe tė drejtė. Pėr kėtė na nevojitet edhe ndihma, pėrkrahja dhe zėri Juaj".
Krijoni Kontakt