Postuar më parë nga
Astrit Kosturi
Çfar’ i mungon demokracisë shqiptare, që nuk funksionon ?
(Sa për hyrje në temë!)
Nga: Astrit Kosturi
Mos të na çudisin ndonjëri, të na mbush mendjen se jetojme në demokraci!
Se gjithë kjo, katraurë dhe liri darviniane, është demokraci, se gjithe kjo rrapëllimë retorike për gati 20 vjet, eshte e shumepritura demokraci. U bë kohë e gjatë, që veçanërisht pjesa e mençur e kësaj shoqërie, ka ngrënë sapunin për djath, teksa përpëlitet nën morsën shtërnguese të uzurpatorve dhe grabitësve të kësaj gjëje kaq të çmuar, të këtyre ndjenjave të bukura të shqiptarëve, të mbajtura të burgosura për dekada me radhë.
Kaq budallenj dhe të cektë paskemi qënë, teksa si një popull i tërë vetëm kemi shpresuar në inaktivitet dhe në pritje se do vinte si dhuratë, si keqardhje e të tjerëve për vuajtjet tona pafund? Gjithnjë pritje, gjumë dhe përgjumje rreth llafeve dhe thashethemeve të llumit të kafesë, në lokalet pafund.
Dhe nga ana tjetër, ustallarët e pangopur për sundim e pasuri dhe elita mafioze politike e bërë tashmë anishqiptare dhe antikombëtare, u vu në shërbim të vetes së tyre dhe të huajve. Teksa kemi pritur e shpresuar, na e konvertuan diktaturën në anarshi dhe këtë na e kane shitur në vijimësi për demokraci. Kështu e ndërtuan që në ditët e para, me teorine e tullës së parë më hile, duke shfrytëzuar mungesën e dijeve dhe qënien të papërgatitur të një populli të tërë për sistemin e ri, të ardhur bashkë me erërat e lindjes të mbarsura me liri dhe shpresë dhe të nxitura nga perëndimi, që në ato vite eksportoi aq bukur krizën e thellë ekonomike, që sot është bërë rrezik edhe mw evident.
Doja të ndaja, me gjithe antaret e këtij forumi shqetesimin jetik shqiptar dhe mbare kombëtar dhe në të njëjtën kohë pasi të japim mendime se si funksionon një demokraci reale, le të gjejmë deformimet e bëra, të kësaj anarshie dhe kaosi institucional dhe shpirtëror me emrin demokraci dhe të japim rrugët e zgjidhjes.
Shumëkush prej nesh, ka vite që mediton, vuan dhe perpiqet të punojë për këtë dhe mendoj se ka ardhur koha e një bashkëpunimi real dhe të vërtetë.
Si fillim, ju ftoj të jepni mendimet tuaja, për bazën ideologjike dhe teorike të funksionimit të sistemeve me bazë demokracinë, të evidentojmë shtyllat kryesore që i mungojnë për ta mbajtur më këmbë e në funksion demokracinë shqiptare dhe më pas të materializojmë qëndrimet tona me veprime konkrete demokratike.
Krijoni Kontakt