Pershendetje te nderuar anetare te Fsh.
Rrezikohet te lihen ne harrese aktore te klasit te pare...
Pa dashur nga nje here na vijne nder mend, momente dhe personazhe te fiksuar tashme ne memorjen kolektive , ku filma te rinj e te vjeter me sukseset dhe profesionalitetin e aktoreve tane kryesisht te nje brezi qe sot seshte me, perveē nostalgjise per kohen e shkuar ( kryesisht rinine dhe femijerine ), ngjallin interes edhe ne brezat e te rinjve te sotem.
Aktore te medhenj si Kadri Roshi,Sander Prosi, Ilia Shyti, Pandi Raidhi, Marie Logoreci, Naim Frashri, Tinka Kurti, Vangjel Heba, Rikard Larja, Albert Verria, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Violeta Manushi, Pirro Mani, Sulejman Pitarka, Ndrek Luca, Roza Anagnosti, Reshat Arbana, Timo Flloko, etj, etj.
Jane me dhjetra aktor te nje niveli te paarritshem qe, me gjithe ēensuren dhe veshtiresite e regjimit, ndriēuan si yje, per lartesine e nivelit dhe profesionalitetin e tyre
Do te shtroja nje pyetje, te gjithe atyre qe u kane lene mbresa, aktore te fuqishem si keta, nese sot shikoni ende me endje filma te kohes dhe nese keni ndonje preference sot.
Pra, u eshte njohur e plote veshtiresia dhe niveli i larte i krijimtarise se tyre, ne kohen dhe shtetin tone?
Une qellimisht nuk ve ne sondazh asnje emer , pasi do te privoheshin emra te tjere te te njejtit piedestal krenarie, jam i sigurte qe ndani po te njejten ide dhe admirim per ate brez te kualifikuar artistesh.
Mund te na sillni ndonje kujtim lidhur me personazhe ose ndonje fjali qe kaperceu kufijte e ekranit dhe beri popullor jo vetem personazhin, por u be mode, per te gjithe ne, ku kinoskopi ishte pothuaj e vetmja rruge dalje nga realiteti yne i hidhur, ku perveē propagandes se detyruar, ata shpalosen edhe nivelin e larte artistik, me gjithe cungimet dhe arrogancen qe u imponohej
Uroj qe te vazhdohet e te respektohen keto figura qe per seriozitet dhe profesionalizem, nuk kane asgje me pak se shume kolege te tyret ne boten e zhvilluar, qe brazat qe do te vijne ti kujtojne dhe te mund ti vleresojne drejt.
Krijoni Kontakt