1. Evolucioni dhe krijimi
Darwini dhe Michelangelo
Idealizmi fillestar
Dualizmi i botės sė gjallė
Kuptimi i humanizmit
Darwini dhe Michelangelo
1.
Origjina e njeriut ėshtė gur qosheje pėr ēdo botėkuptim mbi botėn. Ēdo shqyrtim pėr ēėshtjen se si duhet tė jetojė njeriu na kthen vazhdimisht te prejardhja e tij. Pėrgjigjet e shkencės e tė religjionit, si dhe pėr ēėshtjet e tjera, janė kontraverse. Shkenca formimin e njeriut e sheh si rezultat i njė procesi tė gjatė evolutiv nga trajtat e ulėta tė jetės, ku kufiri ndėrmjet zoologjikes dhe njerėzores nuk ėshtė i theksuar dhe ku ekziston njė periudhė e gjatė kalimtare e majmunit-njeri a e njeriut majmun. Ēfarėdo tė marrė pėr moment vendimtar - ecjen e drejtuar, pėrpunimin ose shėrbimin me almise, fillimin e tė folurit tė artikulluar - pėr shkencėn ai mbetet pėrherė njė fakt i jashtėm, material, qoftė kur ėshtė fjala pėr zhvillimin e konstitucionit fizik tė njeriut, qoftė pėr shėrbimin me natyrėn pėrreth vetes. Njeriu kėtu ėshtė fėmijė i natyrės, qė rritet nė gjirin e saj dhe nuk ndahet nga ajo.
Pėrkundrazi, religjioni dhe arti flasin pėr krijimin e njeriut, pėr diēka qė sėshtė proces, por akt hyjnor, pėr diēka qė nuk vijon, nuk rrjedh, por qė ėshtė akt i ēastit, tragjik, katastrofal. Vizioni i krijimit tė njeriut, i pranishėm nė pikturat e ndryshme thuaja te tė gjitha religjionet, flet pėr flakjen e njeriut nė materie, pėr rėnien e tij nė tokė, pėr kundėrthėniet e njeriut e tė natyrės, pėr takimin e njeriut me njė botė tė huaj, armiqėsore.
Pyetja se a ėshtė njeriu rezultat i zhvillimit apo ėshtė i krijuar shndėrrohet kėshtu nė pyetjen kush ėshtė ai, a ėshtė pjesė e botės, apo ndryshon nga ajo.
Pėr materialistin njeriu ėshtė shtazė e pėrkryer, homme machine, aparaturė biologjike. Ndėrmjet njeriut dhe shtazės ėshtė vetėm ndryshimi i shkallės, jo i cilėsisė. Ska esencė tė veēantė njerėzore(6). Ekziston vetėm nocioni konkret, historik e shoqėror i njeriut, kurse historia ekonomike e shoqėrore ėshtė e vetmja konkrete dhe qė ekziston vėrtetėsisht (György Lucacs, Ekzistencializmi ose marksizmi). Njeriu ėshtė njė sistem, si dhe ēdo sistem tjetėr nė natyrė, qė i nėnshtrohet ligjeve tė pashmangshme e tė pėrgjithshme tė natyrės sė tėrė (Ivan Pavlov, Psichologie experimentale). Nė evo-lucionin e njeriut ndėrmjetėson njė faktor i jashtėm, objektiv - puna. Njeriu ėshtė produkt i mjedisit tė jashtėm dhe i punės sė vet (F. Engels). Krijimi i njeriut del si njė proces i jashtėm, biologjik, i pėrcaktuar nga faktorė tė jashtėm, materialė. Dora nxit dhe njėkohėsisht nxiton zhvillimin e jetės psikike... Zbulimi i saj si dhe zbulimi i ligjėrimit, shėnon fundin e historisė zoologjike dhe fillimin e historisė njerėzore (H. Berr nė parathėnie tė veprės sė Morganit, Lhumanite prehistorique).
Kėto qėndrime tė qarta e bindėse duken fare evidente. Mirėpo nuk duken aq evidente po tė thuhet se nė njė farė dore paraqesin mohimin e qartė tė njeriut.
Nė shkencėn dhe nė filozofinė materialiste njeriu shpėrbėhet nė pjesė pėrbėrėse dhe duket sikur nė fund tė procesit humbet plotėsisht. Sė pari Engelsi analizon njeriun shoqėror dhe dėfton se si ai ėshtė produkt i marrėdhėnieve shoqėrore, ose mė saktė, i marrėdhėnieve ekzistuese prodhuese. Vetė njeriu kėtu sėshtė asgjė dhe skrijon asgjė; pėrkundrazi, ai ėshtė rezultat i kėtyre fakteve, qė janė tė dhėna.
Njė njeri tė kėtillė tė pavetėsuar dhe tė reduktuar nė fakt biologjik e merr tash nė duar Darwini, qė do tė na shpalojė tejet me konsekuencė se si produkt i seleksionimit natyror dhe i luftės pėr ekzistencė kjo krijesė qė flet, qė ecėn vertikalisht dhe bėn almise zhvillohet shkallė-shkallė nga paraardhėsit e vet tė afėrt shtazorė. Skemėn e kėtij procesi do ta pėrfundojė biologjia, duke dėftuar se si kėto trajta tė botės sė gjallė reduktohen nė trajta fillestare tė jetės, ndėrkaq kėto nė instancėn e fundit nė fiziko-kimi, pėrkatėsisht nė lojė tė forcave molekulare. Jeta, vetėdija dhe fryma njerėzore nė tė vėrtetė nuk ekzistojnė. Ato janė vetėm aspekte tė veēanta tė ndėrlikuara tė aksionit tė ndėrsjellė tė kėtyre forcave pavetėsore. Ska kurrfarė esence origjinale e tė pandarė njerėzore.
Po qe se tani nga kjo skemė e vrėrėt paksa, por e qartė dhe e kuptueshme sakaq hidhemi me mendje nė brendinė e Kishėzės Sikstina para afreskeve tė famshme tė Michelangelos nė kupėn e saj dhe pėrshkojmė me sy nga Dėbimi prej Parajse pėrmes Krijimit tė Adamit deri te Gjyqi i tmerrshėm mbi altar, do tė detyrohemi tė pyesim: ēdomethėnie kanė kėto piktura, qė konsiderohen si vepra mbase mė tronditėse artistike tė tė gjitha kohėve? A ngėrthejnė nė vete farė tė vėrtete pėr temat e mėdha pėr tė cilat flasin? Po qe se ngėrthejnė, ku qėndron ajo e vėrtetė?
Ose mė saktėsisht: nė ēmėnyrė kėto piktura janė sidoqoftė tė vėrteta?
Tragjeditė greke, vizionet e Dantes pėr qiellin e ferrin, kėngėt shpirtėrore zezake, dramat e Shakespeareit, prologu i Faustit nė qiell, maskat malajziase, afresket e vjetra japoneze ose pikturat e disa piktorėve bashkėkohorė - marr kėta shembuj tė njė rendi tė veēantė, sepse nga kjo pikėpamje tėrė arti ėshtė dėshmi unike dhe e njėjtė - sheshazi nuk kanė tė bėjnė fare me njeriun e Darwinit, as nuk mund tė paramendohen si pėrshtypje e tij pėr veten dhe pėr botėn qė e rrethon. Ēndjenjė e botės qėndron prapa nocionit religjioni i shpėtimit? Ēdo tė thotė ky emėrtim dramatik? Ēdomethėnie mund tė ketė drama e njė ekzistence qė reduktohet nė kėmbim materie ndėrmjet qenies dhe natyrės? Ēsupozime e parandjenja flejnė nė bazėn e vizatimeve tė Ernst Neizvestnit me temėn e Ferrit tė Dantes? Pse frika si ndjenjė universale e ēdo gjėje qė jeton, nė qoftė se jeta dhe njeriu u krijuan nė gjirin e nėnės natyrė?
Kėto pyetje sakaq pamjen e botės qė na ka skicuar shkenca e bėjnė jo tė plotė dhe tė pamjaftueshme. Nė tė vėrtetė, shkenca madje nuk jep pamje tė vėrtetė tė botės; nė vend tė saj ofron fotografinė besnike, por pa njė dimension tė tėrė tė njėmendėsisė.
Pėr mungesė tė kėtij dimensioni tė tretė, tė brendshėm, karakteristik pėr ēdo krijim shkencor, shprehet pafuqia a paaftėsia e shkencės tė thotė ēfarėdo tė vėrtetė definitive e tė plotė pėr jetėn dhe veēanėrisht pėr njeriun. Nė analizat e saj prej logjike tė hekurt jeta mbetet pa jetė, ndėrkaq njeriu pa njerėzoren.
Shkenca mbi njeriun ėshtė e mundshme nė qoftė se ajo ėshtė pjesė e botės sė jashtme dhe produkt i tij (nė atė masė sa ėshtė ai send). Anasjelltas, arti ėshtė i mundshėm vetėm nė qoftė se njeriu ndryshon nga natyra, nėse ėshtė i huaj nė tė (nėse ėshtė personalitet). Pjesa mė autentike e artit ėshtė histori e kėtij mėrgimi.
Kėshtu, rreth ēėshtjes sė origjinės e tė natyrės sė njeriut shkenca dhe arti gjenden nė njė pėrleshje tė plotė e tė pashmangshme. Shkenca vė nė pah fakte e tė dhėna tė panumėrta dhe veēanėrisht fosilet e mbledhura e tė studiuara me kujdes, qė imponojnė konkludimin pėr zhvillimin e shkallėshkallshėm tė njeriut nga bota shtazore. Arti shpalon dėshmitė e veta tronditėse pėr ardhjen e njeriut nga e panjohura, nga tė cilat asnjė zemėr njerėzore smund tė heqė dorė tėrėsisht. Shkenca mbėshtetet te sinteza vigane e Darwinit; arti te Michelangelo dhe te karta e tij grandioze nė kupėn e Kishėzės Sikstina(7).
Darwini e Michelangelo nė kėtė mėnyrė mishėrojnė dy botėkuptime tėrėsisht tė ndryshme pėr njeriun dhe dy tė vėrteta kontradiktore pėr origjinėn e tij, tė cilat asnjėherė sdo ta mposhtin njėra-tjetrėn. I pari mbėshtetet nė njė numėr tė madh faktesh tė pakundėrshtueshme, i dyti shkruhet nė zemrat e tė gjithė njerėzve.
2.
Njeriu ėshtė tema e vetme pėr tė cilėn mund tė ekzistojnė njėkohėsisht dy tė vėrteta kontradiktore. Jo vetėm kaq. Pohimi kontradiktor pėr njeriun zakonisht i afrohet mė sė tepėrmi tė vėrtetės.
Pohimi se trupi i njeriut (njeriu si fakt biologjik) ka natyrė shtazore madje dhe origjinė, para se nga Darwini e Lamarcku, rrjedh nga religjioni. Shumė mė herėt se ēdo shkencė religjioni mėsonte se brenda njeriut endet shtaza. Ndryshimi qėndron vetėm tek radiusi i kėtij pohimi. Sipas shkencės, njeriu ėshtė vetėm shtazė inteligjente. Sipas religjionit, njeriu ėshtė shtazė qė ėshtė personalitet.
Ashtu siē e njohin specialistėt, njeriu ėshtė ende larg tė bėhet njeri konkret, i vėrtetė. Ata tregojnė skemėn, tė pėrbėrė nga pamjet e tjera skematike, ēfarė prodhon teknika e ēdonjėrės nga shkencat. Nė tė njėjtėn kohė njeriu ėshtė kufoma nėn briskun e anatomit, vetėdija qė studiohet nga psikologu; pastaj ai personalitet qė nė brendinė e vet e ndien ēdo njeri dhe e njeh sa herė qė shikon pėrbrenda. Ai ėshtė send kimik prej tė cilit krijohen indet dhe lėngjet e trupit; ajo bashkėsi e habitshme e qelive dhe e lėngjeve ushqyese, ligjet organike tė sė cilės i studion fiziologu; ajo gjė e sajuar nga indet dhe vetėdija, tė cilėn higjienisti dhe edukatori synojnė ta shpiejnė deri nė shkallėn mė tė lartė tė zhvillimit brenda kuadrit tė determinuar tė tij. Ai ėshtė homo oeconomicus qė detyrohet tė shpenzojė pandėrprerė tė mirat, nė mėnyrė qė gjėrat, rob i tė cilave ėshtė, tė mund tė punojnė edhe mė tej. Nga ana tjetėr, ai ėshtė njėkohėsisht poet, hero, shenjt. Jo vetėm qė ėshtė qenie shumėfish e ndėrlikuar qė habit, e nėnshtruar analizave tė teknikave shkencore, por ėshtė edhe mishėrim i vullnetit, meditimit e i synimit tė tėrė njerėzimit (Alexis Carrel, Man-the-Unknown).
Vėrejmė se nocioni njerėzor nė mendjen e njeriut ka domethėnie tė dyfishtė, gati kundėrshtore. Njerėz jemi - do tė thotė: jemi mėkatarė, tė dobėt, truporė, Tė jemi njerėz - apeli qė duhet tė na pėrkujtojė se jemi diēka mė tepėr, se kemi ca detyrime mė tė larta, tė sillemi pa egoizėm, njerėzishėm. Ti ke ndėrmend njerėzoren - e qorton Isai Pjetrin duke ia kundėrvėnė hyjnoren njerėzores. Njerėzorja, e njerėzishmja, humaniteti - rrjedh nga fjala Njeri dhe do tė thotė mė tepėr, do tė thotė synim moral. Ky kuptim i dyfishtė i nocioneve, lidhur njėsoj me emrin e njeriut, ėshtė pasojė e natyrės dyfishe tė njeriut, nga tė cilat njėra ka prejardhjen nga dheu, kurse tjetra nga qielli.
Materialistėt gjithnjė do tė vėnė nė pah aspektin e jashtėm tė gjėrave dhe qėndrimet e shkencės do ti shndėrrojnė nė mohim tė shpirtit njerėzor.
Prandaj, dora sėshtė vetėm organ pune - shkruan Engelsi - por edhe produkt i saj. Vetėm me punė, duke iu pėrshtatur veprimeve gjithnjė e mė tė reja, duke trashėguar nė kėtė mėnyrė formimin e fituar tė muskujve, tetivės dhe gjatė njė periudhe mė tė gjatė edhe tė eshtrave dhe me pėrtėrirjen e vazhdueshme tė atyre stėrhollimeve nė veprime tė reja, gjithnjė e mė tė ndėrlikuara, dora e njeriut arriti atė shkallė tė lartė pėrsosmėrie nė tė cilėn mundi tė bėjė pikturat e Rafaelit, statujat e Thorvaldsenit dhe muzikėn e Paganinit... (Engels, Roli i punės nė zhvillimin e njeriut).
Ēėshtja pėr tė cilėn flet Engelsi i pėrket vazhdimit tė zhvillimit biologjik, jo atij human (shpirtėror), ndėrkaq pikturimi sėshtė proces teknik, por akt shpirtėror, Pikturat e Rafaelit si ka krijuar dora e Rafaelit, por shpirti i Rafaelit. (Beethoveni veprat mė tė mira i krijoi kur ishte fare shurdh.) Zhvillimi biologjik, as i zgjatur gjer nė paskajshmėri, pa ndėrmjetėsimin e ndonjė tė treteje, vetvetiu nuk mund tė arrijė, jo te pikturat e Rafaelit, po as te vizatimet mė tė thjeshta tė piktorit parahistorik nė shpellat e Saharės. Fjala ėshtė pėr dy drejtime tė ndara e tė ndryshme ose pėr dy aspekte tė ndara tė ekzistencės sė njeriut.
Njeriu nuk mund tė reduktohet nė biologji, siē nuk mund tė reduktohet piktura artistike nė sasi tė caktuar ngjyrash nga tė cilat ėshtė sajuar, ose poezia nė sintaksėn e tekstit tė saj. Ska fjalė se njė xhami ėshtė ndėrtuar nga kaq e kaq blloqe tė gurta tė formės sė caktuar nė njė rend tė caktuar, nga sasia e caktuar e llaēit, lėndės etj. por kjo sėshtė e vėrteta pėr xhaminė. Tė dhėnat pėr xhaminė nuk shterojnė nocionin e xhamisė. Sepse, ēfarė do tė ishte dallimi ndėrmjet saj dhe kazermės ushtarake? Mund tė shkruajmė analizė jashtėzakonisht shkencore e tė saktė gramatikore, gjuhėsore e drejtshkrimore tė njė poemeje tė Goethes, ndėrkaq esencėn e saj nuk e prekim fare. Njėsoj si dallimi ndėrmjet fjalorit tė njė gjuhe dhe poezisė po nė atė gjuhė. Fjalori ėshtė i saktė, por pa kuptim. Poezia ka kuptimin dhe esencėn e vet tė paarritshme. Nė mėnyrė tė njėjtė fosilet, antropologjia, morfologjia, fiziologjia, nuk flasin pėr njeriun, pėrveē nė e marrshim parasysh anėn e tij tė jashtme, tė rastėsishme, mekanike, tė pakuptim. Nė kėtė shembull njeriu ėshtė pikturė, tempull, poemė dhe jo lėndė nga e cila janė bėrė tė gjitha kėto. Njeriu ėshtė mė shumė se nga ēmund tė flasin pėr tė tė gjitha shkencat bashkė.
SHenime
6) No dividing line between man and brute (John Watson nė Psychological Review, nr. 20, 1913, f. 158).
7) Ideja e evolucionit ishte gjithmonė e ndėrlidhur me ateizmin. Idetė e para pėr krijimin e shkatėrrimin e llojeve gjenden te shkrimtari e poeti romak Lukreci (De rerum naturae), njėsoj tė njohur pėr ateizėm e pėr pikėpamje hedoniste.
Krijoni Kontakt