Skënder Luarasi kujton:
Nga një mbledhje e madhe në Boston, në Shoqërinë Panshqiptare Vatra,ku im vëlla Dhimitri ,si perfaqesues i deges nr.15 , më mori edhe mua , kuptova që po të mos kishte qenë Fan Noli dhe Kristo Dako,kolonia shqiptare në Sh.B.A në atë kohë do të kishte humbur si sëpata pa bisht.
Mbledhjen e çeli Hamit Lumi dhe folën me rradhë Fan S. Noli, George Fred Wiliams, Kristo Dako, Bari Omari dhe Dhimitri Luarasi.
* * *
Isha i dhënë pas artit oratorik , letërsisë e psikologjisë: përpiqesha të kuptoja çështjet që rrihnin në mendjen e qytetarëve amerikanë të asaj kohe.Një ditë mësuesja jonë e nderuar Miss. Mary Davis na porositi të zgjidhnim nga ndonjë vjershë ta mësonim përmëndësh e ta demostronim në klasë. Greku,nxënës shembullor ,zgjodhi vjershën e Bajronit me titull:”Zois sime, ses Agapi”-“Jeta ime, të dua” ndërsa unë si për sfidë zgjodha vjershën e Llongfellow-t për krye trimin shqiptar “Skënderbeu”. I recituam vjershat së pari greku pastaj unë. Kur mbarova, “The patriot” tha mësuesja dhe më shikoi me admirim.
Përktheva midis të tjerash ''Skënderbegu,ose Liri e Dashuri'' të Uinkop (''Lajmerim'':Studenti'',1920,f.23)
* * *
Njoha disa personalitete amerikane si : George Fred Williams, William Jenningss Bryan dhe Calvan Coolidge. Bryan-e ka qenë sekretari i shtetit për marrëdhëniet e jashtme kur qe G.Z.William ambasador në Amerikë.
Me guvernatorin e shtetit në Mass. u njoha në 4 korrik 1918, me rastin e festës nacionale kur kishin ardhur në Townton edhe shqiptarët e Malibut që do të festonin së bashku me ne. Më caktuan mua të flas për shqipëtarët.
''Mayour i Taunton-it foli…Z.Skënder P.Nini, i cili ishte i zgjedhur nga ana e shqiptarëve u shpjegoi gjindjes amerikane në gjuhën anglisht se shqiptarët kanë qenë në anë të aleatëve që kurse nisi lufta dhe që kanë për të qëndruar besnikë gjer në fund për ato qëllime… (Parada e 4 korrikut në Taunton:''Dielli'', 10 korrik 1918.Artikull i botuar edhe në Taunton ''Daily Gazzete'')
Shkrova në disa organe për çështjet kombëtare.Disa artikuj janë përmbledhur në librin ''Fjala shqipe’’.
* * *
Në vjeshtë 1920 , i shtyrë nga Parashqevi Qiriazi, bisedova me studentët shqiptarë për të themeluar një organizatë që e quajtëm’’Lidhja e studentëve shqiptarë’’ dhe buletinin’Studenti'' ku unë isha editor.
U bë një punë e mirë për ndërgjegjësimin e studentëve shqiptarë e familjeve të tyre, për mbledhjen e ndihmave,botimin e disa librave shqip dhe propagandimin e ideve kombëtare:
Letër drejtuar Woodrow Wilson
President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Kryetarit të Konferencës së Paqes , Paris
Legatës Amerika ,Paris
Shkëlqesi: Shoqata e Studentëve Shqiptarë, përulet thellësisht e i lutet Konferencës së Paqes për të rivendosur pavarësinë dhe integritetin e Shqipërisë, duke përfshirë në kufijtë e saj krahinat e Kosovës dhe të Çamërisë, në bazë të së drejtës së kombësisë dhe të vetvendosjes, për hir të së drejtës dhe paqes së ardhshme në Ballkan.
Me respekt:
Qerim Panariti
Skënder Luarasi
( “Studenti”, Janar 1920 ,f.13)
Në motin shkollor 1920-1921 lidhja e studentëve u shpërngul në Boston, Mass me përgjegjës studentin Koço Tashko.
* * *
Në maj 1920 ,pas pese vitesh në Shtetet e Bashkuara,ku studjova:në Easton Academy një mot,në American Internacional College tre vjet dhe në Northen College School of Law për më pak se një mot,pa mbaruar moti shkollor, u nisa për në Shqipëri.
Disa muaj më pare im vëlla Dhimitri ishte nisur në ndihmë të Shqipërisë me vullnetarët e shoqërisë Vatra
* * *
Krijoni Kontakt