Mexhid YVEJSI, Gjakovė

HAFIZ ALI-RIZA ULQINAKU
(1855-1913)

Hafiz Ali-Riza Ulqinaku ėshtė njė figurė e shquar fetare-atdhetare, qė i pėrket periudhės sė Rilindjes Kombėtare, por qė nderohet nė tė gjitha trojet shqiptare…
Lindi nė vitin 1855, nė Ulqin, nė mėhallėn “Ranė, qė ndodhėt pranė detit. Ėshtė djali i Jakub Behlulit, qė rrjedh prej njė familje tė njohur barkėtarėsh.
Ali-Rizai ishte njė djalosh i zgjuar, kėshtu qė babai i tij, Jakub Behluli, e dėrgoi pėr tė mėsuar tek dijetari mė i njohur i Ulqinit, myderriz Salih Hylja…
Myderriz Salih Hylja ishte njė pedagog i dalluar, ishte hafiz i shquar, atdhetar i dėshmuar… Nė kohėn e “Lidhjes sė Prizrenit” (1878-1881), Hafiz Salih Hylja udhėhiqte degėn e “Lidhjes sė Prizrenit” nė Ulqin…
Hafiz Ali-Rizai, si nxėnės i Medresesė, luftoj me pushkė nė dorė, pėrkrah luftėtarit, profesorit tė tij, Myderrizit, Hafizit, Salih Hylja, pėr liri, duke luftuar, duke i mbrojtur trojet shqiptare nga Mali i Zi…
Kur Mali i Zi i pushtoi trojet shqiptare, nė vitin 1880 mbi 400 familje shqiptare u detyruan tė largohen nga Ulqini dhe fshatrat dhe u shpėrngulėn nė Shkodėr e rrethe, ndėr kėto familje ishte edhe familja e Hafiz Ali-Riza Ulqinakut….
Hafiz Ali-Riza Ulqinaku i vazhdoj studimet nė Medresenė e Shkodrės derisa diplomoi. Pas diplomimit filloi veprimtaria e tij nė fushėn e arsimimit, edukimit…
Nė vitin 1882, kur ishte nė moshėn 27 vjeēare, emėrohet mėsues nė shkollėn fillore, nė lagjėn Dudas, nė Shkodėr. Shtatė vjetė mė vonė, nė vitin 1889 emėrohet mėsues nė Lezhė.
Nė qytetin e Lezhės, pėrveē detyrės sė mėsuesit, ka shėrbye edhe si imam e myfti.
Hafiz Ali-Riza Ulqinaku ndrroi jetė me 23 prill 1913, nė Shkodėr.
Ky burrė i nderuar, ky burrė i kulturuar, pėrveē qė ishte fetar, atdhetar, luftėtar, hoxhė, imam, myfti e mėsues, ai ishte edhe krijues…
Duke pas parasysh kohėn kur ai u muerr me krijimtari, nuk teprohet nėse cilėsohet se ajo krijimtari i solli shqiptarėve shumė dobi…
Ishte ndėr tė parėt tek shqiptarėt qė ka shkrue, pėrkthye, botue, vepra fetare-letrare, edukuese-moralizuese…
Nė vitin 1884 ka botuar njė pėrmbledhje me tri vepra tė veēanta, tė cilat janė:
1. Pėrkthimi shqip i veprės turke “Huda Rabbim”
2. Mevludi, nė katėr kapituj, me 634 vargje.
3. Njė-Ferrėfenjės, me 804 vargje.

Pėrveē kėtyre veprave tė botuara, nė dorėshkrim ka hartuar njė abetare dhe tre fjalor tė ndryshėm.
Fjalori i parė ėshtė nė vargje, turqisht-shqip.
Fjalori i dytė ėshtė Fjalor Alfabetik, turqisht-shqip, kurse fjalori i tretė ėshtė:
Fjalor shqip-turqisht, i cili pėrbėhet prej 4000 fjalėve.

DY-TRI FJALĖ RRETH “MEVLUDIT”

Mevludi ėshtė vepėr e poetit tė njohur turk, Sulejman Ēelebiut, tė cilėn e ka pėrkthye nė gjuhėn shqipe Hafiz Ali Rizai. Ky pėrkthim ėshtė adaptim, pėrshtatje nė gjuhėn shqipe, ėshtė njė poemė qė i kushtohet lindjes apo ditė-lindjes sė Pejgamberit, Muhammedit (a.s.)
Kėtė vepėr e ka shkrue, pėrkthye, adaptue, nė moshėn 18 vjeēare, nė vitin 1873, kurse ėshtė botue me 1885. Kjo vepėr pranohet si kryevepėr sepse i ka udhėzuar, frymėzuar shumė brezni, jo vetėm nė aspektin fetar, por edhe nė atė kombėtar…
Nė parathėnie tė “Mevludid”, ndėr tė tjera, Hafiz Ali-Riza Ulqinaku tregon pse e shkruen nė gjuhėn shqipe:

“N'gjuhėn shqipe kam qėllim un me i tregue
Qė kėshtu vllaznit sa do pak me pėrfitue",
(sepse gjuha shqipe....)

Asht nji gjuh' qi me kalem s'asht kollanis".
"Kushdo, qi t'a vejn hesap ndonji hata
M'godit aj qi t'a shof, i baj rixha".
Ndėrsa, pėr rėndėsinė e lindjes sė tė Dėrguarit, ndėr tė tjera, shkruen:

”U ndriēue jeta, kur leu Ai Resul,
Qiell e tok' m 'at sahat u mbush me Nur.
Kushdo tė don prej xhehenemit nexhatė,
Le tė bin tuj qa me lot ai sallavatė.”

Mė nė fund, mjafton tė themi se Hafiz Ali-Riza Ulqinaku, me krijimtarinė e tij, u pėrpoq ta ruej, ta zhvilloj gjuhėn e ėmbėl shqipe, nė njė kohė, kur gjuha shqipe, konsiderohej gjuhė armike…

Mexhid YVEJSi, Gjakovė