Tuneli u kry,
William Walker: "Rruga, nje investim per integrimin"
Fjoraldi Zguro
E Diele, 31 Maj 2009
Diplomati i shquar amerikan, Uiljem Woke (William Walker), vlereson se anetaresimi i Shqiperise ne NATO eshte nje arritje monumentale e qeverise shqiptare. Sipas tij, kjo jep me shume shanse per heqjen vizave me vendet e BE-se dhe anetaresimin ne familjen evropiane ne nje te ardhme te afert. Me karriere te gjate dhe ne Ballkan, i njohur vecanerisht per shqiptaret dhe per kontributin e tij ne ceshtjen e Kosoves, Walker, ne nje interviste per Tv Klan, thote se reformat ekonomike, masat kunder korrupsionit, kunder krimit, kane qene pozitive. Sot (e Diel), ai do te jete ne perurimin e tunelit te rruges Durres-Kukes, qe bashkon Shqiperine me Kosoven dhe shprehet se eshte i impresionuar nga kjo veper qe ia kushton Sali Berishes.
Shqiperia eshte tashme anetare me te drejta te plota e NATO-s. A eshte kjo nje arritje?
Mendoj se eshte nje arritje shume e madhe, absolutisht. Isha ne Uashington kur erdhi kryeministri juaj perpara se ju zyrtarisht te beheshit pjese e NATO-s, dhe ne u takuam me senatorin Lugar, i cili eshte nje senator amerikan shume i respektuar dhe ai uroi Shqiperine, uroi Sali Berishen per kete arritje. Eshte monumentale. Mendoj se kjo do te thote se ju jeni tani nje partner me te drejta te plota ne Evrope, jeni partnere me Britanine e Madhe, Gjermanine, Francen dhe te gjitha keto vende qe kane qene partnere te NATO-s qe nga fundi i luftes. Mendoj se eshte nje arritje shume e madhe per qeverine.
Muajin e kaluar gjithashtu, Shqiperia aplikoi per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin e Evropian. Si e shihni kete?
E njejta gje. Te gjithe e dine qe Evropa po behet gjithmone e me shume e integruar, gjithmone e me shume pa kontrolle kufijsh, pa probleme me pasaportat, me vizat, dhe per Shqiperine anetaresimi ne NATO e po ashtu ne BE eshte pjese moderne e nje Evrope moderne, cka eshte e mrekullueshme.
Sa afer mendoni se do te jete dita kur Shqiperia do te jete pjese e BE?
Mendoj se po vjen, heret apo vone, personalisht mendoj se eshte e mrekullueshme qe ne linjen e anetaresimit ne NATO ju keni kaluar perpara disa vendeve te tjera si Serbia, te cilet mendonin se do te ishin te paret qe do te anetaresoheshin. Mendoj se eshte nje arritje shume e madhe. Une me te vertete uroj Sali Berishen dhe qeverine per ato qe kane bere gjate viteve te fundit. Kam ardhur ne Tirane 4 here, hera e pare gjate luftes ne Kosove, dhe sa here qe vij shoh permiresime, por gjate 3-4 viteve te fundit ju jeni ngritur lart. Dhe anetaresimi ne NATO dhe aplikimi per statusin e vendit kandidat ne BE mendoj se eshte nje indikator qe tregon se sa te suksesshem keni qene.
Po ne lidhje me reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare?
Per sa u takon reformave ekonomike, marrja e masave kunder korrupsionit, kunder krimit, sa here qe kthehem une degjoj me shume lajme pozitive. Kjo ka ndodhur e gjitha gjate viteve te fundit. Keshtu qe, serish une jam nje admirues i Sali Berishes, jam admirues i qeverise, dhe mendoj se ata pa dyshim po bejne nje pune shume profesionale, po bejne shume qe te jene si pjesa tjeter e Evropes. Ne fakt, ashtu sic e shoh une, ekonomia juaj po vazhdon te rritet kur pjesa tjeter e Evropes nuk e gezon kete rritje. Pese, gjashte apo shtate vjet me pare nuk besoj se do t'ju besonte dikush ne rast se do t'i thoshit qe kjo do te ndodhte. Une mbaj mend qe kur erdha per here te pare ketu gjate luftes, 1998 fillimet e 1999, u ula ne aeroportin e Tiranes me nje helikopter nga Kosova. Isha i shokuar. Kjo eshte Evropa? Dhe tani une vij ne aeroportin tuaj te ri e modern, ne neser do te kemi nje tunel dhe nje autostrade. Jam shume i impresionuar me ato qe ka bere gjate viteve te fundit. Dhe keto ia dedikoj Sali Berishes.
Permendet tunelin dhe autostraden, cfare do te thote ndertimi i nje vepre te tille infrastrukturore, per Shqiperine dhe rajonin?
Pak minuta me pare ne po flisnim per tunelin, per autostraden dhe kjo me thane qe eshte dera kryesore e Shqiperise drejt Evropes. Dhe une them: Eshte po ashtu edhe dera e Evropes drejt Shqiperise. Mendoj se eshte nje ide e mrekullueshme. Une nuk kam qene ketu, por e kuptoj, qe qeveria juaj ka pasur shume kritika, shume njerez menduan se ishin para te harxhuara kot, qe ju kishit gjera te tjera qe duhet te benit sesa te ndertonit nje autostrade, por une mendoj se do te jete nje sukses shume i madh. Serish, ne integrimin e Shqiperise jo vetem me Kosoven, me ate pjese, me Ballkanin por edhe me pjesen tjeter te Evropes, dhe te sjelle evropianet nga vendet e tjera ketu. C'mund te them? Kush e mendoi kete projekt, i takon merita. Nuk jane para te hedhura kot, jam i bindur per kete. Ne kemi pasur nje president Tedi Rusvelt dhe ai kishte nje ide per ndertimin e nje kanali nga Atlantiku ne Paqesor, Kanali i Panamase, dhe te gjithe i thane: Je i cmendur, eshte nje harxhim parash. Por sa shume ka bere jo vetem per SHBA-ne, per Panamane por edhe per te gjithe boten, ai kanal eshte nje xhevahir. Dhe une jam absolutisht i sigurt se autostrada nga ketu ne Kosove do te sjelle perfitime ekonomike. Jo vetem per Shqiperine, per Kosoven, por per gjithe pjesen tjeter te Evropes.
Ju keni qene disa here ne Shqiperi, a shihni ndryshime?
Mezi po pres te uroj Sali Berishen per vizionin qe ka, por jo vetem per autostraden, por edhe per ekonomine, luften ndaj korrupsionit ku une besoj se shume para jane kursyer per te eliminuar disa nga praktikat me te keqija por po ashtu une kam ndjenjen duke folur me shqiptaret, se njerezit ndihen me te qete ne rruge. Eshte nje qytet tjeter nga ai qe pashe disa vite me pare. Jam shume i impresionuar. Kam folur me njerez te tjere ne Uashington per eksperiencat e tyre kur kane qene ketu dhe kushdo qe ka qene ketu pak vite me pare, 10 vjet me pare ata flasin per nje Shqiperi ndryshe.
Krijoni Kontakt