HAMIT KOKALARI
KOSOVA DJEPI I SHQIPTARIZMIT
Aty nga fillimi i vitit 1943, kur nuk kishin kaluar mė shumė se dy-tre vjet pasi Italia fashiste kishte njohur Shqipėrinė etnike, dhe i kishte rikthyer asaj pothuaj tė gjitha viset shqiptare, qė Kongresi i Berlinit nė vitin 1878, si dhe Konferenca e Londrės nė 1913-in, i kishin shkėputur padrejtėsisht dhe ua kishin dhuruar fqinjėve tė
saj, nė kryeqytetin shqiptar, Tiranė, doli nga shtypi dhe u vu nė qarkullim njė libėr me titull: "Kosova, djepi i shqiptarizmit". Autori i kėtij libri tė famshėm qė u prit me
interes tė jashtėzakonshėm jo vetėm nė qarqet intelektuale tė Tiranės, por edhe nė tė gjitha trevat shqiptare ku ai u shpėrnda menjėherė, ishte njė intelektual i ri, i quajtur Hamit Kokalari. Ai ishte pinjoll i njė prej familjeve mė tė njohura dhe nacionaliste tė qytetit tė Gjirokastrės, i cili vetėm pak kohė mė parė kishte shėrbyer si nėpunės i lartė nė administratėn vendore tė Kosovės. Libri ka 125 faqe dhe pėrbėhet nga rreth 27 kapituj. Nė tė autori ka pėrdorur qindra referenca tė autorėve shqiptarė, si: Fan Noli, Mit‘hat Frashėri, Dom Luigj Gashi, Zef Fekeēi, Karl Gurakuqi, Xhaferr Belegu, etj., po ashtu edhe tė huaj si: Antonio Baldaēi, Angelo Pernice, Edit Durham, Milan Shuflai, Justin Godard, Bernard Nevman, etj. Shumė nga kapitujt e studimit tė Kokalarit janė ilustruar me tabela tė veēanta, ku paraqiten tė dhėna tė numrit tė popullsisė sė trevave shqiptare tė okupuara nga sllavėt, si dhe harta tė ndryshme tė botuara nga Ahamdemi dhe institute tė njohura tė Evropės. Pėrveē referencave dhe dokumenteve tė shumta arkivore me tė cilat ėshtė konsultuar, autori i librit nė parathėnie i ka bėrė njė falėnderim tė veēantė pėr ndihmėn e madhe qė i pati dhėnė, Reuf Ficos, njė nga politikanėt dhe diplomatėt shqiptarė mė tė njohur tė gjysmės sė parė tė shekullit tė kaluar, i cili nė vitet e fundit tė karrierės shėrbeu si ambasador i Mbretėrisė Shqiptare tė Zogut, nė Beograd. Nga libri i Kokalarit, "Kosova, djepi i shqiptarizmit", ne kemi pėrzgjedhur dhe po publikojmė nė variantin origjinal dhe pa asnjė ndryshim vetėm disa pjesė tė tij, duke menduar se hidhet edhe mė shumė dritė mbi tė vėrtetėn e shqiptarėve tė Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare, tė cilat iu shkėputėn padrejtėsisht trungut mėmė, nė mesin e shekullit XIX dhe nė fillimin e dekadės sė dytė tė shekullit XX.
Krijoni Kontakt