Postuar më parë nga
ZANOR
Këtu është një det studimesh, që kërkojnë zgjidhje akute, sepse nuk merren shembujt as si fjalor perandorak sikur thot dikush, ja kah e kapë perandoria turke gjeografikisht perandorinë e saj, apo pse kaq shumë fjalë origjinale turqishte (se ju po thoni gabimisht, fjalë turke, ngase nuk po dini vet përgjegjsen e fjalës, kur nuk është fjala për diçka turke, si etninom, por është fjala për gjuhën, turqishten dhe duhet të thohet - fjalë turqishte, të gjuhës - në fjalorin shqip). Pra, nuk duhet marr si huazime të gjuhës perandorake turke, por si brumosje, shqipërime e vetshqipërime fjalësh turqishte, në shqipen tonë, sepse është një pjekuri gjuhësore përmasëmbrapshti, fjalë që fliten në fjalorin e përditshëm shqip, në fjalorin fetar, etnologjik e edhe shkencor, që e bëjnë qesharak e vetiu pseudoshkencor, ngase nuk është një lojë as mahi, as ndonjë shaka rasti, periudha mbi 500 vjeçare (513 vjet nën Turqinë, ku një Ballkan e ma gjërë, sot është i përzier triumfalisht dhunshëm me fjalorin turqisht). Nuk mund të flitet për vetëm fjalë rasti, çka të ju bie në mend, e gjoja po spjegon fjalët: bojë, gajtan, pilaf, gjyveq, tatlii, etj., si fjalë turqishte në shqipen tonë... Anipse jemi në një forum, dikush nuk jep aq mund të shprehet gjatë e kjartë e thellë me logjikë fonetike e morfologjike, por duhet shkuar e shikuar shumë ma thellë se që mendojnë disa këtu, duke tëfilluar udhën historike të linguistikes së ashtuquajtur indo-europiane, që mbeti veç një koncept gjoja shkencor i përgjithsuar, pa normë as përkufizim në një gjuhë të vetme.. po duhet shikuar e gjurmuar thellë gjuha e gjuhët paraturke, paraturqishte, kush ishin dhe pse mbeten gjuhë të vdekura Tokarishtja, Hititishtja, Frigishtja e lashtë që ishin gjuhë illirike... Parase të marrin një vendim absolut, se ato fjalë janë huazime e barbarizma turqishte në shqipen tonë, shtrohet pyetja: athua, a mos janë të gjitha të turqizma në shqipen tonë, vet fjalë të disa gjuhëve illirike, e që pas pushtimeve turke në gadishullin illirik, për pesë shekuj, mbeten në fjalorin shqip - në gjuhen shqipe? A janë të gjitha ato fjalë, të një gjuhe paraardhëse shqipe illirike, që erdhen tok me pushtuesin te ne? A mos janë të gjitha ato fjalë si turqishte që i dimë sot, fjalët e hershme e ndër ma të hershmet e gjuhëve të stërlashta pellgasike? Jovetëm që turqishtja huazoi nga gjuhët arabike e aramike, e ma larg, por formatizimi i turqishtes derisot, pas qeverimit të Ataturkut.. - ai formatizim i turqishtes, u mundua ta nxierri turqishten si një gjuhë burimore sa ma origjinale turke, si gjuhë në vete në familjen e gjuhëve i.e.
Krijoni Kontakt