DOMOSDOSHMËRIA E TË NJOHURIT TË TEUHIDIT DHE SHIRKUT.
Nga ulemat e Nexhdit.
Shejh Abdullah ibn Abdurrahman Ebu Batini rahimehullah thotë:
''E çuditshme është se si disa njerëz që digjojnë dikënd duke thënë këtë fjali (La ilahe ilAllah) duhe pohuar edhe negacionin që përmmban kjo fjali,pastaj e njollosin atë duke thënë:'Ne nuk jemi të detyruar për njerëzit dhe nuk jemi detyruar që të flasim për ta'.Na këtyre njerëzve u themi:
''E si jo!Ti je i detyruar që ta njohish teuhidin,përshkak të cilit Allahu krijoj njerëzit dhe xhindet,dhe dërgoj të gjith të dërguaritqë të thërrasin në të,dhe të mësosh të kundërtën e saj (ajo që e prish teuhidin) dhe ai është SHIRKU,I CILI NUK DO TË FALET,DHE NUK DO TË ARSYETOHET MUKELLEFI (DETYRIMTARI) PËRSHKAK TË MOSDITURISË TË TEUHIDIT,KURSE NË TË (teuhid) NUK LEJOHET PASIM QORRAZI SESPE KJO ËSHTË BAZA E TË GJITH BAZAVE'' (Akidetul muvehidin,risaletul intisar,li hizbilahi muvehhidin f.11).
Shejh Abdurrahman ibn Hasan,rahimehullah thotë:
''Selefi dhe halefi (gjeneratat e para dhe të mëvonshme),prej sahabëve,tabiinëve,imamëve dhe prej të gjith pasuesve të sunnetit,janë pajtuar dhe kan rënë në ujdi se njeriu nuk bëhet musliman derisa nuk e len shirkun e madh,derisa nuk distasncohet nga ai dhe vepruesit e tij,pastaj ti urren dhe haptazi ta tregon armiqësin ndaj atij dhe ithtarëve të tij,sipas mundësis të tij,derisa nuk bëhet i sinqertë me veprat e tij ndaj Allahut,ashtu si ka ardhur në hadithin e Muadhit që transmetohet në dy sahihet:''E drejta e Allahut ndaj robërve të Tij është që ta adhurojnë Atë,dhe të mos i bëjnë shok në asnji mënyrë''.(Ed-Durerus senijje 11/545)
Shejh Muhammed Ibn Ibrahim ibn Mahmud Allahu e mëshiroftë thotë:
''Sa i përket mushrikëve e kohës të sotit,ata edhepse e thuajn shehadetin,falen,japin zeqatin,nuk e kan kuptuar prej saj (shehadetit) atë që kan kuptuar arapët në domethënjen e lënies të idoleve,dhe drejtimi i të gjith ibadeteve vetëm Allahut i cili nuk ka rival.Që edhe më keq (këta mushrikë të kohës të sotit),ata e prishin domethënjen e kësaj fjale,kështuqë adhurimin e kanë drejtuar edhe ndaj dikujt tjetër përveç Allahut,duke e konsideruar atë veprim si afrim te Allahu,kështuqë të drejtën e Allahut që e ka mbi ta e kanë drejtuar edhe ndaj dikujt tjetër,nga ajo në çka na udhëzon ky shehadeti.Ata INJORANCA i ka çuar që ti bëjnë shirk Allahut në Rububijetin e Tij,kështuqë fjala që e thojnë La ilahe ilAllah nuk do tju bënë dobi në asnji mënyrë,për arsye sespe shirku i shkatëroon të gjith veprat.Sikur që i Lartëmadhërishmi thotë:
Ez-Zumer 65:
''65. Dhe sigurisht që tashmë të është shpallur ty (O Muhammed) si dhe atyre (të Dërguarve) para teje: “Në qoftë se bashkoni të tjerë në adhurim me Allahun, sigurisht që gjithë veprat tuaja do të jenë të pavlera dhe padyshim që do të ishe nga të humburit.”
Dhe shum ajete tjera që tregojnë në shkatërrimin e veprave të mushrikëve.
Pra arabët e parë i kanë bërë shirk Allahut në Uluhijjet (adhurim),kështuqë ai i cili thotë La ilahe ilAllah,nuk do ti vlej,vetëm se nëse i përmbahet asaj fjalie dhe të larguarit nga idolet,dhe duke mos i bërë Allahut ortak në ibadet.Për atë kur këtë fjali e kan thënë munafikët edhe çifutët,nuk i përmbahen kësaj fjale edhe për atë shkak nuk u bënë dobi''
(Ed-durerus senijje 8/498-499)
Krijoni Kontakt