Reportazh (Shala e Bajgorės)
ATJE KU NESĖR DO TĖ KULLOSIN VETĖM RRUFETĖ
8 janar 2003 / Shkruan: Fazli HAJRIZI
- Shala e Bajgorės dashuria dhe dhembja ime
Ka kohė, janė mbushur mė shumė se dhjetė vjet, qėkur Shala e Bajgorės vazhdon tė mė preokupojė, tė mė pushtojė... Mė tėrheq peizazhi i mrekullueshėm i saj, mė mahnit historia e lavdishme e saj, mė entuziazmon e mė bėn krenar pasuria materiale dhe shpirtėrore e saj... Megjithatė, mė shqetėson edhe gjendja e tanishme e saj. Shumė fshatra sot janė shterur, kanė mbetur, tė thuash, shkret.
Banorėt ua kanė kthyer shpinėn si pėr inat Boletinit, Batahirit, Cerajės, Zijaēės, Ofēarit Zabėrgjės, Rrzhanės, Dedisė... Nesėr?! Mos, o Zot! Atje ku s'ka zėra njerėzish, fėmijėsh, atje ku s'ka blegėrima delesh, qengjash..., atje dėgjohen vetėm bubullima, atje korbojnė korbat, atje kullosin vetėm rrufetė...
Nė ēdo stinė, besa, nganjėherė edhe ēdo muaj, mė ėshtė bėrė shprehi tė ngjitem nė Shalė tė Bajgorės dhe tė bėj pelegrinazh nė ndonjėrin prej fshatrave tė saj. Shkoj pėr t'u ngazėllyer e pėr tė vuajtur njėkohėsisht. Nuk ka vend nė Shalė ku nuk ka shkelur kėmba ime!
Kėtė funddhjetor (29 dhjetor 2002) kam vendosur ta vizitoj sėrish Gjytetin dhe, nėse mė del kohė, do tė ngjitem, s'e di pėr tė satėn herė, edhe te Kulla e Isės nė Boletin. Shala, ah Shala e Bajgorės!... Pėr tė hyrė nė gjirin e saj gjithmonė kam kapėrcyer nėpėr derėn e Trepēės. Sot u nisa pėr tė hyrė nėpėr njė shteg tjetėr. Hyra nėpėr portėn e Qytezės (Smrekonicė) nė jug. Udha Tėrthore nėpėr Llanak, Ēajr e Shorte mė nxjerr majė Qafės, Te Birat e Kishės sė Gjytetit tė Rashanit. Aty ndalem dhe vėshtroj pėrreth Shalėn e Bajgorės. Gjithēka ma thith shikimin. Mė bėhet sikur kam hipur nė tempullin kombėtar...
- Nė kėtė dekor madhėshtor janė zhvilluar ngjarje tė mėdha historike
Shala e Bajgorės, disa parapėlqejnė ta quajnė Shala e Mitrovicės, shtrihet nė lindje tė Angrit tė lashtė (Lumit tė Bardhė - Ibrit) deri te Murgulla e Lumi i Kaēanollit. Nis nga Bardhana e Albanikut, nė veri, dhe pėrfundon te lumthi i Qytezės, nė jug, duke pėrfshirė njė sipėrfaqe prej afro 300 km², Relievi malor formon fizionominė kryesore tė kėsaj hapėsire tė rėndėsishme gjeografike. Lėvizjet tektonike qė kanė ndodhur nė kohėn e tercierit, kanė bėrė qė mbi shtresat gėlqerore tė formohen shtresa tė trasha tė shkėmbinjve vullkanikė, tė cilėt, si rezultat i proceseve postvullkanike, janė bartės sė xehes sė plumbit dhe zinkut. Meqė kjo hapėsirė ėshtė shumė e pasur, prej kohės antike e deri nė Mesjetė kėtu ka ekzistuar njė organizim i jetės politike e shoqėrore.
Banorėt e parė qė mund tė identifikohen si njė grup etnik, i kanė takuar fisit ilir tė quajtur Dardan. Shala e Bajgorės, duke filluar nga shpirti i popullit e deri te rrėnojat e kėshtjellave, si kjo e Gjytetit tė Rashanit, ėshtė plot me prehistori. Gjetjet arkeologjike dėshmojnė pėr njė jetė tė organizuar dhe kulturė tė lartė tė paraardhėsve tanė. Trashėgimia materiale ėshtė njė tregues i mirė qė dėshmon qartazi se pasuria xeherore ėshtė eksploatuar nė masė tė madhe nga ilirėt. Kėshtu romakėt, pas ardhjes nė kėto treva, kanė shfrytėzuar njohuritė xehetare tė popullsisė autoktone. Pasuritė xehetare tė Trepēės mundėsuan zhvillimin e mėtutjeshėm tė vendbanimeve tė vogla e tė mėdha, tė cilat lidheshin pėrmes rrugėve tradicionale, tė vogla e anėsore, me ato magjistrale nė drejtim tė pjesėve kryesore tė Dardanisė e mė gjerė.
Dikur, siē na tregojnė burimet historike, siē dėshmojnė gjetjet arkeologjike, siē na flasin gojėdhėnat e moēme, rrėfimet e pleqve etj., Shala e Bajgorės dhe hapėsira e saj me vargmale tė larta, me gryka tė thella, ishte njėra ndėr sheshet e moēme tė ndeshjeve tė mėdha e tė pėrgjakshme... Pėrleshjet titanike nė mes tė ushtrive tė huaja pushtuese dhe luftėtarėve iliro-shqiptarė, beteja me jehonė tė madhe historike janė zhvilluar nė kėtė dekor madhėshtor tė kėtyre maleve. Shala e Bajgorės shpeshherė gjatė historisė u bė faktori mė determinues i qėndresės kombėtare. Shumė ngjarje tė mėdha me dimensione kombėtare kanė pasur si prolog kryengritjet e shaljanėve, qėndresėn titanike tė tyre. Kėshtu shaljanėt hynė nė skenėn famėmadhe edhe nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare, edhe nė kohėn mė tė re...
- Gjyteti i Rashanit vazhdon tė sfidojė historinė e pashkruar dhe pret kazmėn e arkeologut
Gjyteti i Rashanit (toponimi i tij nuk ėshtė aq memec sa duket nė vėshtrim tė parė - nganjėherė mė bėhet se ai do tė mė shpie atje ku as vetė nuk e besoj se mund tė arrij) ėshtė njė gravurė madhėshtore e ekspozuar nė cepin jugor tė Shalės sė Bajgorės. Nė brendinė dhe mbretėrinė e heshtjes sė tij provoj tė marr vesh diēka, tė kuptoj prej saj ndonjė gjė... Kėtu, nė kohė tė lashta ka vluar jeta. Sot nuk ka njerėz kėtu. Ata kanė ikur. Kanė ikur edhe shekujt.
Por Gjyteti dhe muret e tij kanė mbetur kėtu. Kėtu, me siguri, dikur ėshtė luajtur njė tragjedi e madhe. Pas ndonjė lufte tė tmerrshme, tė ndonjė termeti a lėngate, njerėzit nuk e morėn me vete Gjytetin e tyre. E ruajtėn nė kujtesė. Vendi i tyre i dashur ka mbetur gjithmonė pas, si njė qiell i ngrirė, si njė pikėllim i tyre... Aty afėr nė rrah kanė mbetur edhe varret. Prandaj pikėllimi, sigurisht, duhet tė ketė qenė dyfish mė i madh. Ka mundėsi qė nė fillim tė epokės sonė banorėt e braktisėn Gjytetin dhe zbritėn nė fushė. Atje ata lanė gjurmėt e veta tė padiktueshme nė varrezat e moēme, kanė lėnė emrin e moēėm...
Megjithatė, Gjyteti vazhdon tė qėndrojė nė dekorin e lashtė tė rrėnimeve, vazhdon tė jetojė nė kujtesėn e rashanasve qė ėshtė mė e fortė se muret ēiklopike tė kėshtjellės! Bota shpirtėrore e kėtyre njerėzve ende qėndron mė lart se memecėria e arkivave dhe bibliotekave, ende thotė me zė tė lartė gjėra tė harruara nga ato... Njerėzit, pėr tė mos e harruar vendin e tė parėve, nė shenjė dashurie e kujtimi, morėn pėr mbiemėr emrin e vendbanimit tė tyre...
Sot Gjyteti ka mbetur njė grumbull i madh gurėsh. Popullata qė gjithė jetėn ka vuajtur pėr grurė, mė shumė se pėr gurė, nuk ėshtė interesuar shumė pėr kėta grumbuj gurėsh. Kėshtu, thana, murriza, kaēa, lajthi, shkoza..., pas pėrpjekjesh shekullore, kanė arritur tė triumfojnė mbi gurėt edhe me ato pak lėndė organike qė kanė mundur tė thithin pėrmes gurėve...
- Tė bėjmė diēka sa s'ėshtė zbehur kujtesa
Disa pleq, enciklopedi tė vjetra lėvizėse, edhe sot vazhdojnė tė rrėfejnė pėr Gjytetin, i cili dikur nė kohė tė moēme, shtrihej deri nė Vushtrri; pėr Kroin e Nuseve nė Mazhiq, ku pėr njė natė janė bėrė 77 dasma e kanė ardhur 77 nuse; pėr... Sot, nė kohėn e kompjuterizmit, kėto "enciklopedi" dita - ditės po i mbyllin kapakėt pa e ditur askush se ē'visare tė lashta pėrmbajnė "pergamenet" e tyre!... Gjyteti i Rashanit qė e nxirrte kujtesėn e pleqve nga gjendja opake me tė cilėn ishin mbuluar qytete tė tjera nė kujtimet e brezave, nesėr s'do tė jetė mė as nė... Prandaj...
Gjyteti ėshtė zhdukur, po kanė lindur shumė gojėdhėna si kujtim i qenies sė tij tė dikurshme. Me zhdukjen e tij edhe sot e kėsaj dite nuk ėshtė ndėrprerė kujtesa e tij e moēme, sepse fisi ka lėnė aty afėr (nė Rashan, nė Qytezė, nė Sumė...) njė degė tė tij... Ėshtė rrėnuar Gjyteti i Rashanit, ėshtė shkretuar, por shpirti i popullit nuk ka pėsuar rrėnim tė plotė. Ai mezi u qėndroi kataklizmave nė mėnyrė tė pashembullt.
Megjithatė, sa s'ėshtė zhdukur e shuar gjithēka nga rrėnjėt, sa s'ėshtė zhveshur plotėsisht nga kujtimet historike, sa s'ėshtė zbehur plotėsisht kujtesa, sa s'ka rėnė ajo nė gjendje tė plotė terri, duhet tė bėjmė diēka nė kėtė drejtim. Toponimi i Gjytetit, si pjesa mė inerte e kėtij vendbanimi tė lashtė, ėshtė aty. Toka me emrin e lashtė e me Gjytetin brenda nė gjirin e saj ėshtė aty. Nė hapėsirat e legjendave e tė dokumenteve tė lashta unė shoh qartė rrėnojat e Gjytetit, tė cilat janė ende aty. Ato sikur vazhdojnė edhe mė tej tė sfidojnė historinė e pashkruar. Gėrmadha e vjetėr plotėson me njė detaj gojėdhėnėn e moēme dhe, me dritėn e zbehtė, pėrpiqet tė ndriēojė, si njė kometė qė vie nga qiejt e largėt e tė errėt...
Gjyteti i Rashanit dikur ka qenė njė qendėrbanim i fortifikuar ilir qė i pėrkiste periudhės sė parė tė hekurit. Ai siguronte lėvizje tė qetė nė rrugėn qė pėrbėnte arterien mė tė rėndėsishme tė Dardanisė...
Ngjitem ngadalė e me kujdes mbi faqen e shkėmbit ku gjenden disa vrima. Banorėt kėtė vend e quajnė "Te Birat e Kishės". Kam idenė se pikėrisht tek to ndodhet ēelėsi i etimologjisė sė emrit Gjytet. Brenda shoh gjurmė asketike. Deri vonė, thonė, janė dalluar fragmente muresh tė kishės sė vjetėr. Edhe unė, si tė parėt tanė dikur, mund tė komunikoj lirshėm me sy edhe me qytezat pėrreth. Nė njė territor tė vogėl, thonė, kanė qenė shtatė kisha...
Dhe prapė bie nė mendime. Bota prehistorike ilire dhe bota aktuale e kohėrave moderne, megjithatė, janė dy botė tė pandara. Ato janė dy paralele qė ēuditėrisht priten mu para syve tė mi. Edhe kėtu nė Gjytet, edhe nė Xhaminė e vjetėr tė Mazhiqit, edhe nė Kishėn katolike tė Shėn Pjetrit nė Stanterg (Trepēė), po tė trokiste kazma e arkeologut, nga gjiri i tokės do tė dilnin profilime tė kulturave tė lashta prehistorike...
Gjyteti i Rashanit ende nuk ėshtė bėrė objekt gėrmimi, hulumtimi arkeologjik. Pos arkeologut tė ndjerė, Bajram Koshutanit, me sa di unė, askush tjetėr nuk ka hulumtuar as nuk ka bėrė asgjė nė kėtė drejtim. Jam i bindur se aty ndodhen edhe tuma tė lashta. Tumat e mėdha, pėr tė cilat flasin pleqtė, me siguri, pėrbėjnė njė nekropol tė moēėm. Nė Rashan dhe nė fshatrat pėrreth janė ngritur shtėpi dhe gjurmėt e mureve tė kalasė, tė kishave dhe tė tumave gati janė zhdukur.
Arkeologėt tanė, pėr momentin, meqė nuk kanė mundėsi materiale tė bėjnė hulumtime shkencore, do tė duhej t'u linin brezave tė ardhshėm, tė paktėn, njė hartė tė saktė arkeologjike, duke i shpallur objektet e saj monumente tė paprekshme kulturore, pavarėsisht se nė pronėn e kujt ndodhen. Ashtu si e kanė ruajtur njerėzit mbi tokė kulturėn e tyre shpirtėrore, me siguri, me po atė fanatizėm e ruan edhe nėntoka kulturėn e vjetėr materiale nė thellėsitė e saj. Prehistoria e Shalės sė Bajgorės duhet tė dalė nga nėntoka ku ėshtė duke u prehur me shekuj...
- Nė dekorin madhėshtor tė Boletinit gurėt e Kullės sė Isės po troshiten...
Nė mesditė u ndava nga Gjyteti i Rashanit. Nuk mė bėjnė kėmbėt tė kthehem nė shtėpi pa e vizituar edhe Kullėn e Isės nė Boletin. Pasi vizitova Xhaminė e Mazhiqit (shek. XVI), Kishėn e Shėn Pjetrit nė Trepēė (shek. XV), udhėtova nėpėr kurrizin e vargmaleve qė kanė vėnė supin njėri-tjetrit. Rruga qė pėrbiron nėpėr fytin e luginės, mė nxori te Guri i Kushtrimit. Pėrballė me del Kulla e Isės. U gjenda ballė pėr ballė me njė mall tė madh. Nuk munda tė mbaj mė peshėn kozmike tė kėtij malli. Ai doli nga vetja ime, mbushi gjithė hapėsirėn qė mė rrethonte, dhe shkoi larg, pėrtej viteve e shekujve...
Kulla e Isės! Sa herė e kam pėrfytyruar mbi re tė bardha, ashtu siē rrėfejnė pėr tė vargjet e kėngės popullore!... Nisem drejt saj. Shkel mbi gurėt e ngrėnė nga rrufetė e erėrat... Gjatė rrugės nuk takoj njeri... Dikur nė kėtė qiell tė kaltėr ēanin ajrin krahėt e fortė tė shqiponjės, ndėrsa mbi kreshtat e kėtyre bjeshkėve shihja njerėz tek ecnin a fluturonin me nga njė palė flatra nė ije...Ndalem nė kikol. Shikimi mė derdhet te kisha serbe. Nė oborrin e saj dalloj njė selvi. Atė nis ta tundė era. O Zot, se si mė duket si bisht dhelpre. Po, po kjo kishė ka qenė gjithmonė strofull e dhelprave!...Sakaq nė derėn e konakut shfaqet njė murgeshė. Pas saj dalin disa ushtarė tė KFOR-it.
Sa herė jam ngjitur kėtu pranė Kullės sė Isės, kam ndier njė krenari tė ligjshme. Ashtu siē ndihet ēdo njeri kur gjendet nė tempullin kombėtar! E sot, si ndihem sot, o Zot? Kurrė mė tė dėshpėruar, kurrė mė tė shkapėrderdhur, kurrė mė tė troshitur shpirtėrisht!...Kulla e Isės qė me shekuj ka lėshuar rrėnjė nė kėtė kėshtjellė gjigante natyrore, ku shaljanėt u rezistuan me heroizėm rrebesheve tė ushtrive tė ndryshme, sot mė duket si njė gjyshe e thinjur, me fytyrė tė rrudhur sa s'ka mbetur vend as edhe pėr njė rrudhė tė vetme, me duar nė gji, e gėrmuēur, si hėnė e ngrirė e e ngrėnė...
Pėrpiqem tė kap pėrmasat e trimėrive tė mėdha tė harmonizuara nė relievin e veēantė, por s'mė lėnė krrokamat e sorrėshkinave, kori i korbave qė korbojnė kob, s'mė lėnė tingujt e ējerrė tė kėmbanės sė kishės serbe qė ka lėshuar rrėnjė dhe shkėlqen si nuse e llastuar pranė kullės sė Isės, s'mė lė kryqi i madh i gdhendur lart nė shkėmbin pėrballė qė mė bėhet sikur tallet me kėtė muranė tė mjerė, s'mė lėnė gurėt gjigantė tė kullės qė kanė filluar tė thinjen nga heshtja e tė troshiten nga dhembja e pikėllimi, s'mė lėnė frengjitė e saj qė mė duken si sy tė zbrazėt, s'mė lėnė Kroi i Isės dhe uji i pėrrockės qė dėnesin nė gjuhėn e valėve, s'mė lėnė shtėpitė bosh e tė braktisura si me inat nga njerėzit e lozės sė Isės, s'mė lėnė trungjet e pemėve, ai i qershisė, i mėnit e i njė skamne qė kanė kaluar kufijtė maksimalė tė moshės biologjike dhe duken sikur u ėshtė mėrzitur jeta, s'mė lėnė...
Kjo kullė e Isės e ngritur si njė kėshtjellė gjigante (tamam pėr tragjedi gjigante), e cila i nxori shaljanėt dhe gjithė shqiptarėt nė skenėn e trazuar historike tė Evropės, si edhe 77 shtėpitė e tjera tė braktisura, mėrdhijnė nė kėtė dimėr tė "butė", dėnesin nė heshtje nė kėtė dekor madhėshtor. U mbushėn tri vjet qėkur ka pėrfunduar lufta. As nuk u kthyen banorėt e Boletinit kėtu (si duket i ka lėnė vullneti pėr tė jetuar nė kėtė djep tė lavdisė), as nuk u renovua kulla, as nuk u rivarrosėn eshtrat e Isės e tė bashkėluftėtarėve tė tij qė u sollėn nė Mitrovicė mė 15 nėntor 1998, as...
Para njė decenie, pikėrisht mė 28 dhjetor 1992, pas vizitės qė i pata bėrė kullės sė Isės, nė njė reportazh timin, ndėr tė tjera, pata thėnė: Boletini ėshtė portreti mė i qartė i gdhendur nė Shalėn e Bajgorės dhe nė gjithė relievin madhėshtor kombėtar. Ėshtė portreti i virtyteve mė tė mėdha. Nė Boletin pėrmasat e tokės janė tepėr tė vogla nė krahasim me pėrmasat e trimėrisė sė shaljanėve; dimensionet e maleve: Majdanit, Majės sė Zezė e Kreshbardhės as qė mund tė maten me dimensionet e besės; madhėsia e bjeshkėve nuk mund ti afrohet madhėsisė sė bujarisė; hapėsira e pyjeve tė larta ėshtė tepėr e ngushtė para hapėsirės sė fjalės sė dhėnė; thellėsia e luginave ėshtė mjaft e cekėt para thellėsisė sė burrėrisė shaljane; luginat me bar e lule tė livadheve tė Barelit e Samatit nuk janė kurrė krahėhapur nė shpatet e maleve sa ēėshtė mikpritja nė pragun e kullės sė shaljanėve!...
Po sot, ēmund tė them sot? Nuk kam ēfarė tė them, mė besoni! Kėtu ska njerėz, domethėnė ska mė dashuri, mall pėr Boletinin, kullėn, historinė, tė kaluarėn e lavdishme, ska mė!... Prandaj nuk kam forcė mė tė shkruaj. Prandaj nuk di ēka tė them! Tė them se?!...
Terri lėshohet ngadalė. Megjithatė sma thotė zemra tia kthej shpinėn kullės, e cila mė bėhet sikur nė ēdo ēast tkurret. Bėhet sa njė gogėl! Njė mjegull, si qefin, e mbėshtjell shpejt. Njė lot mė pėrvidhet nga sytė, zhdirgjet nėpėr faqet qė mė djegun. Mbėshtes kokėn nė qemerin hark tė portės sė madhe dhe ia nis vajit gati me zė. Po, po qaj. Smė vjen turp pse qaj! Qaj se smund tė bėj asgjė pėr kullėn. Largohem vetėm disa hapa. Po shkon? mu bė sikur dėgjova zėrin qė doli nga njėra frengji e kullės. Ai zė mu duk sikur mi puthi sytė e brymtė. Zhdirgju dhe, kur tė kthehesh nė qytet, pėrshėndeti bashkėfshatarėt e Isės. Sa herė kanė ngrėnė bukė nė kėtė kullė.
Sdi pse e braktisėn Boletinin. Sdi pse u ėshtė zverdhur dashuria, kujtimi pėr vendlindjen e kullėn. Unė megjithatė i dua! Ua thuaj kėtė, tė lutem! U thuaj se unė, megjithatė, nuk kam mbetur vetėm kėtu. Kam njerėzit e mi nė varre dhe ēdo dimėr, edhe bora e sivjeme i thinji, po... E ndjej aromėn, avullin e shpirtit tė tyre. Kam kujtimet... As mali nuk ėshtė vetėm. Ai ka shushurimėn e degėve e gjetheve. As fushat e arat, ndonėse kanė mbetur djerrė, nuk janė vetėm. Nė to kullosin rrufetė!... Oh!... Mė fal, u ligshtova pak, po...
Ndalem dhe mbėshtetem nė trupin e skamnės. Shikoj degėt e saj qė duken si duar. Sakaq nė njėrėn degė tė saj shoh tek var kafkėn hėna e zbehtė. Nė tjetrėn ulet ngadalė e pikėllueshėm trishtimi im!...
trepca.net
Krijoni Kontakt