ME FALNI PER VITIN: (Duhet 1994, jo 2004)
Nė perpjekje, per te gjetur partnerė ne biznes dhe per te gjetur mallra me ēmim te mire ne Itali, rrugen e pare e bera me skaf nga Durresi. Nė fakt, “miqtė” mė kishin pajisur me pasaport dhe "vizė". I kostumosur dhe me nje ēante ne dore u nisa. Ne hyrje te Durresit, ishte nje lokal qe quhej “Refugjati”. Nga aty fillohej nisja, nje nisje e ēuditshme, e pergatitur nga partneret e mi ne biznes.
Ate shqetesim e vuajtje, ate tmerr, e kam treguar me varg te lire nė librin: I lodhur nga hajdutet:
(pak rreshta, per Ju)
Duhej tė lėviznim me grupe.
Jo mė shumė se dy-tre vetė.
Deri nė bregun e detit.
Deri tek ca blloqe tė mėdhenj betoni, tė vendosur keq e keq
S’ pipėtmte asgje...
Se kush thithte nė heshtje tymin e cigares.
E hodhi i shkreti, se e pa vėngėr njė egėrshan mustaqelli.
Dallge dhe shkulmime dallgėsh...
Mė dukej sikur nuk merrja frymė,
Isha njė viktimė nė mes dhjetra viktimash i paemėr.
I pambiemėr.
Kush do tė ushqehej me emrat e mbiemrat tanė?
Me paratė tona tė djersės sonė?...
Me paratė e mia tė huajtura?
Shkėmbinj betoni dhe njerėz tė strukur brenda tyre.
Pritje...
Veshtrime tė koduara dhe lėvizje nė grupe.
M’u kujtua Gruaja.
Ē’ bėnte tani me tė dy fėmijėt?
Njė pėshtjellim pikash loti po mė shkrehej faqeve.
Asgje nuk po kuptoja.
Nė ēikėrrnajen e stėrkalave vizatoheshin djajtė.
Qė ēirreshin tribunave se shqiptari ėshtė i lirė.
...........................
Pastaj tė gerrmuqur, ne barkun e skafit.
Shihnim njėri-tjetrin.
Shshsht...!
Ishim viktima.
Asnjė zė.
Ishim robėr.
Ishim sy tė mbushur me keqardhje...
Pėrpėlitje, nė gjurmėt e frikshme te heshtjes.
Zjarrmi trupi e Zjarrmi shpirti....
.........................
Krijoni Kontakt