Në vjeshtë të vonshme të vitit 1976, duke shkuar në fakultet, ishte ca ngricë dhe pak borë fillestare. Aty pran fakultetit katër çuna shtynin një veturë të atëhershme që quhej “fiqë”. Pronarja e asaj veture ishte një mësuese. Duke kaluar aty pari me tha: “kolegë eja edhe ti ta shtyjmë këtë makinë për të ndezë, ndoshta më shumë vetë ja arrijmë qëllimit se nuk ka gjasa të ndezët” Unë: “jo me shty unë fare, por nëse ke kaçavidë dhe dera për korrent unë do e bëjë me ndezë menjëherë” Ajo: “po menjëherë”. Unë e rregullove për pak kohë, se e dija që qarku elektrik nuk ishte në rregull. Ajo u falënderua dhe me ftoi në kafe. Kishte edhe pesëmbëdhjetë minuta të fillonin ligjërata. Pranova. Kur hymë në shtëpi kishte pasur vetëm një çun nëntë vjeçar. Mësuesja ishte afër të tridhjetepestave. Po sa hymë në dhomë, çunit ja dha ca lekë për të blerë çokolatë. Pash unë qëllimin e sajë dhe reagova: “nuk ka nevojë ta dërgosh çunin aq larg. Ajo: “nuk ka asgjë të keqe, nuk është larg”. Çuni shkoi, mësuesja solli kafen u ulë afër meje, në vend se të ulët në anën e kundërt të tavolinës. Menjëherë filloi: “Ja shiko atë qyqanin tim, kjo tavolinë e mbështetur për muri që sa ditë qëndron aty, nuk është në gjendje ti fus katër bulona dhe ta aftësoi. Ndërsa, ti me shpëtove me makinë për pesë minuta. Jo vetëm tavolinë, por, për të rregulluar diç ne shtëpi lidhje me kokë nuk ka, vetëm shkon në shkollë jap mësim dhe luan me shokë shah. Dreqi shahun ja ngrënët! (kjo është materi për temën në fjalë)” Unë kuptoja fortë mirë synimet e saja. Në kokë më sillej vërdallë gruaja ime dhe fëmijët e mijë, pasi që isha i martuar. Aj duke folur, duke u afruar afër meje, minutat për ligjërata afroheshin, kënaqësitë e çastit për mua ishin vetëm një lloj tradhtie. Po sa piva kafenë, ju falënderova në kafe dhe ika duke thënë se duhet të jam patjetër në ligjërata.
Edhe paraprakisht që shkrova rreth dritave dhe gruas time që më tha se sikur të isha e re...? Për një gjë të tillë duhet të shkruhet një libër diku rreth 200 apo 300 faqe, për të mos shkruar “rrotulla”. Për atë kam shkruar në temën time Psikologjia në shërbim të shëndetit, po në këtë forum. Përshëndes
Krijoni Kontakt