Femrat dhe meshkujt komunikojnė ndryshe
» Dėrguar mė: 15/04/2009 - 14:02
Eraldo Rexho
Bota nė thelb tė saj ka pikėrisht dy trarėt e njerėzimit, siē janė: femra dhe mashkulli. Natyrisht qė ekzistenca e njėrit sjell edhe ekzistencėn e tjetrit dhe nė mėnyrė tė ndėrsjelltė asnjėri nuk bėn dot pa tjetrin, sepse tė dy janė bėrė pėr tė qenė njė. Kjo sjell edhe faktin qė marrėdhėniet femėr-mashkull janė shumė tė vėzhguara dhe mė tė hasura se ēdo raport tjetėr. Nuk mund ta anashkalojmė faktin se marrėdhėniet femėr-femėr apo dhe njė raport mes meshkujve nuk ėshtė i rėndėsishėm apo i pavend nė hapėsirat e jetės sė ēdo qenieje. Por, duhet theksuar se asnjė marrėdhėnie si ajo e sekseve tė kundėrta nuk vjen me aq dinamizėm dhe energji, ovacion apo edhe fuqi. Pikėrisht arsyeja ėshtė se komunikimi ndėrmjet tyre ėshtė realisht i ndryshėm dhe secili duhet tė dijė manualin e tjetrit pėr tė pasur njė lėvizje drejtvizore mes tyre e pėr mė tepėr, me mirėbesim e tolerancė. Nė tė kundėrt, asnjė marrėdhėnie nuk do tė funksiononte pasi femrat dhe meshkujt vėrtet janė dy humanoidė, por nė tė njėjtėn kohė ata janė edhe dy etalonė thelbėsore tė kundėrt qė e kuptojnė botėn nė mėnyra tė ndryshme. Secili e sheh kėtė univers nė mėnyrėn e tij dhe ėshtė pėrsėri gjithsecili ai qė shfaqet me njė mėnyrė tė ndėrmjetme qė duhet tė kalojė tangent ndėrmjet dy kėndvėshtrimeve gjinore. Shkak i tė gjitha ndryshimeve midis binomit femėr-mashkull janė padyshim faktorėt shoqėrore dhe ata biologjikė. Ėshtė e vėshtirė tė thuhet se cilėt faktorė zėnė pjesėn mė tė madhe, por sigurisht si faktorėt biologjikė dhe ata shoqėrorė kanė influencuar nė njė mbarėvajtje tė lėkundur mes tė dyja palėve. Njė faktor biologjik qė mund tė jetė edhe nisma e ēdo ndryshimi mes tyre, ėshtė ndėrtimi i trurit. Ky ėshtė njė ndėr studimet qė ka rezultuar ndėr mė tė suksesshmit dhe qė me siguri ka zgjidhur edhe shumė pikėpyetje pėr sa i pėrket "luftės" midis sekseve tė kundėrta. Duke u nisur qė nga formimi i trurit, femrat janė mė tė zhvilluara dhe gjithashtu edhe mė tė predispozuara pėr tė qenė nė krye me aftėsitė e tyre dhe mėnyrėn pėr t'i moderuar veprimet me njėri-tjetrin. Nėse njė femėr me dy hemisferat e saj tė trurit mund t'i vėrė tė dyja nė pėrdorim dhe nė tė njėjtėn kohė tė alternojė dy veprime njėkohėsisht, seksi i kundėrt mund tė pėrqendrohet tek njė veprimtari e vetme, pasi kėshtu ndikon ndėrtimi i trurit tė tyre. Aftėsi tjetėr e femrave qė ndryshon nga meshkujt, ėshtė se ato e bazojnė nė tė folur shumicėn e emocioneve tė tyre dhe kjo si pasojė e njė faktori tė rėndėsishėm shoqėror. Meshkujt e kanė shumė tė vėshtirė tė shprehin emocionet e tyre. Kultura shqiptare ka treguar se pėr gjininė mashkullore duket sikur ėshtė e "ndaluar" tė derdhin lot apo dhe tė kenė frikė. Nuk ka se si ky tė mos jetė njė faktor qė frenon shpeshherė ndjesitė e tyre. Ndėrsa, vajzat janė ato qė gjithmonė kanė njė komunikim tė ngushtė me familjen, sidomos me mamatė, tė cilat ushtrojnė njė ndikim tė madh nė formimin e tyre, duke i bėrė qė tė jenė mė tė bindura dhe deri diku mė tė varura ndaj tyre. Fakti qė meshkujt kanė kontakt tė pakėt me familjen pėr sa i pėrket kėshillave, bėn qė ata tė kenė njė sjellje mė rebele. Kjo ėshtė ajo qė shpesh i bezdis meshkujt, kur femrat marrin rolin e mamasė sė "klonuar", nė njė marrėdhėnie nė ēift. Ata gjithmonė janė shmangur ndaj pėrkujdesjeve tė tepruara tė mamave, ngaqė u krijon stres epiteti "djalė mamaje". Njė shembull tjetėr qė tregon rebelimin e meshkujve ėshtė se nė njė marrėdhėnie tė krijuar midis dy sekseve tė kundėrta, mashkulli shpesh nuk ka kohė pėr fjalė, por priret tė hidhet nė sulm. Femrat, nė pėrgjithėsi kėrkojnė njė kohė, ku pėrveē parapėrgatitjes duan edhe njė histori tė mėparshme tė realizuar. Ja ku shfaqet dukshėm ndikimi i nėnave qė i kanė mėsuar vajzat tė mendohen 100 herė pėrpara se tė veprojnė njė herė dhe kjo t'i bashkėngjitet shprehjes sė famshme, se femrat janė si kristali qė po u thyen, nuk ngjiten mė. Kjo ua vėshtirėson jetėn femrave, sepse mentaliteti shqiptar ka qenė tepėr kėrcėnues ndaj kėtij seksi. E kundėrta ka ndodhur pėr meshkujt qė nuk kanė pasur tabu pėr tė shkatėrruar dhe duket se gjithēka nė kėtė prizėm e kanė pasur mė tė lehtė. Ndaj, jo rrallėherė na ndodh tė ndeshemi me paragjykimet e meshkujve qė duket sikur duan tė na tregojnė se vijnė nga njė pjesė tjetėr e botės. Sensibilizimi ndoshta ka qenė mė i thjeshtė pėr femrat. Vitet e fundit femra ka treguar se di tė jetė pjesė integrale e botės perėndimore me inteligjencėn e saj, por mesa ėshtė parė, shteti shqiptar nėn kthetrat e komunizmit i ka dhėnė mė shumė hapėsirė seksit mashkull tė veprojė. Faktor tjetėr i rėndėsishėm shoqėror sidomos nė vendin tonė ėshtė pikėrisht se mashkulli do tė shfaqet mė autoritar pėrpara seksit femėr. Historia e ka treguar qė Shqipėria i jepte pėrparėsi patriarkalitetit dhe femrat shiheshin gjithmonė si njė objekt qė vinte pas mashkullit, e tani qė roli i femrės ka ardhur nė progres, pėr meshkujt kjo duket paksa e pabesueshme. Pėr mė tepėr atyre iu duket i rrezikshėm fakti qė po humbasin njė pushtet. Seksi femėr po bėhet pėrditė dhe mė i pushtetshėm dhe pėrveē kėsaj, ato po zėnė pozicione nė tė cilat, Shqipėria ishte mėsuar tė shihte meshkuj. Me meshkujt pėrpara shumicės sė bisedave shtrihet njė mister, i cili nuk dihet ku e ka fundin. Njė motiv ky qė padyshim i bėn meshkujt qenie tė mirėfillta mistike. Pėrpara se tė bisedojnė, ata fillimisht duhet tė kuptojnė qėllimin e bisedės, nė tė kundėrt njė komunikim me aludime e me nėnkuptime i bezdis. Gjithsesi nuk duhet mohuar se komunikimi ka ardhur nė botė pėr tė pėrmirėsuar gjėrat dhe qė natyrisht nuk mund tė pretendojmė qė nėpėr biseda tė mungojė ilariteti, aq mė tepėr nuk mund tė pretendojmė qė nė botė tė sundonte dukuria e unitetit. Kjo e bėn jetėn mė tėrheqėse dhe padyshim, komunikimin shumė herė mė interesant.
gsh
Krijoni Kontakt