Topalli: Nuk do tė ndėrtohet central bėrthamor nė Shkodėr
Anila Dushi | 21/04/2009 |
Kryetarja e Parlamentit ka hedhur poshtė zėrat pėr ndėrtimin e centralit, duke i quajtur ato spekulime dhe shpifje
SHKODĖR - "Ato qė thuhen pėr centralin bėrthamor nė Shkodėr janė spekulime dhe shpifje, dhe nė to nuk ka asnjė tė vėrtetė". Kjo ishte deklarata e dhėnė nga Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, gjatė njė takimi me banorė tė fshatit Ashtė tė komunės Bushat nė Shkodėr.
Teksa ka folur lidhur me investimet e qeverisė, Topalli u pyet edhe pėr njė marrėveshje tė pėrfolur mes Shqipėrisė dhe Kroacisė pėr ndėrtimin e njė centrali bėrthamor nė qytetin e Shkodrės, i cili do tė furnizonte me energji Kroacinė, duke u nisur nga fakti se nė mediat kroate, pak kohė mė parė u dhanė detaje edhe mbi vlerat pėrkatėse, si dhe emri i firmės ndėrtuese.
Por Kryetarja e Kuvendit, njėkohėsisht edhe deputete nė Shkodėr, u shpreh prerė se gjithēka qė thuhej pėr centralin bėrthamor nė Shkodėr ishin vetėm spekulime dhe shpifje, pasi nė to nuk kishte asnjė tė vėrtetė, duke mos dhėnė asnjė koment tjetėr nė kėtė drejtim.
Vetėm dy ditė mė parė ishte Ministria kroate e Ekonomisė ajo qė pėrgėnjeshtroi zėrat lidhur me mundėsinė e nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshjeje shqiptaro-kroate nė fund tė muajit. Nga ana e qeverisė u deklarua se prej saj nuk ishte bėrė asnjė plan pėr arritjen e njė marrėveshjeje tė tillė me Shqipėrinė nė kėtė kohė.
Ministria kroate u shpreh se nėnshkrimi i njė marrėveshjeje tė tillė ishte i pamundur, edhe pėr faktin se projekte tė kėtij lloji kėrkonin vite negociatash dhe planifikimesh paraprake. Gjithashtu, qeveria kroate mohoi shifrėn e publikuara nė mediat e saj, se centrali do tė kushtonte katėr miliardė euro.
Por, pavarėsisht mohimit qė i bėn Kryeparlamentarja njė zhvillimi tė tillė tė mundshėm, duket se Kroacia dhe Shqipėria po e konsiderojnė seriozisht njė alternativė tė tillė, jo vetėm se tė dy vendet janė shprehur pro faktit tė centraleve bėrthamore, por edhe se vetė Ministria kroate e Ekonomisė ka konfirmuar dy ditė mė parė se pėr kėtė ēėshtje ėshtė diskutuar gjatė vizitės zyrtare qė zhvilloi nė fund tė marsit nė Tiranė, zėvendėskryeministri kroat, Damir Polancec. Lajmi pėr ndėrtimin e njė centrali bėrthamor nė Shkodėr solli edhe reagimin e qytetarėve tė kėtij qyteti.
Pak ditė mė parė, nėpėr qytet u shpėrndanė trakte tė ndryshme me shprehjet: "Ndal Bombės Atomike"! "Ndal centralit nuklear nė Shkodėr"! "Ndal vdekjes"! "Ndal shkatėrrimit tė qytetit tonė"! "Ndal radioaktivitetit"! "Ndal vdekjes sė parakohshme dhe lindjes sė fėmijėve me deformime"! Bashkohu qė tė ndalosh kancerin nė qytetin tonė. Kėto fjalė u shkruan nė dy lloj posterash tė vendosura nė disa vende nė qendėr tė qytetit tė Shkodrės.
Posterėt u vendosėn nė njė rreze jo mė shumė se 200 metra nga vendi ku dikur ishin tė vendosur "5 heronjtė e Vigut". Nė to paraqiteshin edhe foto tė njerėzve qė vuanin pasojat e incidenteve tė centraleve bėrthamore. Ndėrtimi i njė centrali bėrthamor u mohua edhe nga autoritetet lokale.
Por, ndėrkohė, pėr ndėrtimin e tij reagoi edhe qeveria e Malit tė Zi, e cila e hodhi poshtė njė alternativė tė tillė, duke e konsideruar shumė tė rrezikshėm, nisur nga fakti qė Shkodra ėshtė njė qytet shumė afėr territorit tė saj.
Krijoni Kontakt