JORGO BLLACI
---------------------------
***
kaq deshira ne po mbajme fshehur,
sa dhe vetes trembemi t'ia themi,
rrugeve te jetes,si te dehur
endemi dhe s'dime se ku vemi...
1957(19vjec)
***
...........................
po nga mjegull' e kohes se ikur,
ndodh qe shpesh ndonje ze na jehon
mallengjenjes,i larget,i mbytur,
dhe padashur ne shpirt na trishton...
1960
***
.......................................
ja keshtu,moj mike,qenka jeta:
ndodh qe nganjehere,per cudi,
lodhet prej mesimeve te veta
edhe behet foshnje ,porsi ti .
.....................................
1961
***
...............................
ne vitet tona,s'duhet te genjejme
me lote shpirtin,se s'ia vlen,vella,
qe dashurine e vogel ta shperblejme,
keshtu si ti ,me dhembje te medha!
1963
***
dy hapa larg,e vite per t'arritur
atje,ku per cdo cast na vete malli,
atje,ku bujarisht fal jeten diell' i ndritur,
atje,ku po na qajne per se gjalli.
dy hapa larg,vella,dy hapa larg,matane
pas mureve te lagesht e te erret
po na vajton liria,qe prej saj na ndane,
sepse me fort e deshem nga te tjeret.
1964(ne burg)
***
gezimn' e dashurise syzezes a sykaltres
ia falim krejt,asgje per vete s'mbajme;
zhgenjimn' e dashurise me mikun me te afert
mundohemi vellazerisht ta ndajme;
kurse kujtimn' e saj e fshehim diku thelle,
porsi kopraci i prrallave thesarin,
dhe kycim dyert mire kur vemi e perkedhelim,
se trembemi mos vijne e na e marrin.
1984
***
L.Poradecit
"Naimi preu shkurret,shkuli ferrat,
pastaj qilizme truallin punoi;
fidanet mbollen me durim te tjeret
dhe vreshti i bukur shpatin gjelberoi.
kur vajta une atje--me tha Lasgushi,
nje mbremje buze gjolit tek shetisnim,--
hardhite kishin lidhur vile rrushi,
por,kemi etje,dukej sikur flisnin.
ahere c'bera? neper shkemb te malit,
nje brazde hapa deri te burimet
dhe me se fundi,ujerat si kristali
u derdhen neper te me mermerime."
si tha keto mbeshteti te dy duart
permbi bastun,dhe shtoi si neper lote:
" e keni rradhen ju per ta punuar
kete te bukur vresht,pa shok ne bote.
ta rritni te shendetshem,ta selitni,
ta doni si thesarin me me vlere;
dhe neve,qe aty e lame shpirtin,
na sillni neper mend ngandonjhere!.."
1989
***
kendej armik, andej edhe me zi,
edhe ne gjoks, edhe ne shpine plumba.
kurse,me klithma, neper qiellin gri
perplasin flatrat tufa me pellumba,
pa ditur nga t'ia mbajne...Eh ,o njerez!
c'e paskeni kaq me mllef per njeri tjetrin?
nje cast duroni,vec nje grimez here
pushojeni kete orgji te eger,
te pakten, gjersa ne te tjera vise
te cajne e t'ikin,mbase pergjithmone,
keta te mjere zogj te dashurise,
qe i tromaksi cmenduria jone!
1992
Krijoni Kontakt