Duke pare se kemi shume tema per Lideret tane atehere mendova qe te flasim pak edhe per presidentin aktual te Kosoves z.Fatmir Sejdiu
E nisa me nje Biografi te shkurter
Fatmir Sejdiu u lind mė 23 tetor 1951 nė Pakashticė, komuna e Podujevės, Kosovė. Shkollimin fillor dhe tė mesėm i ka mbaruar nė Podujevė. Ka mbaruar Fakultetin e Drejtėsisė nė Universitetin e Prishtinės mė 1974, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Po nė kėtė Universitet ka mbrojtur disertacionin e doktoratės.
Dr. Fatmir Sejdiu ėshtė profesor nė Fakultetin Juridik dhe atė tė Shkencave Politike tė Universitetit tė Prishtinės. Pėr studime tė thelluara, Prof. Sejdiu ka qėndruar nė Francė (Universiteti Paris 2 ) dhe nė SHBA (Arizona State University), ndėrsa ka pasur qėndrime mė tė shkurtra studimore edhe nė universitete tė tjera. Ka marrė pjesė nė shumė simpoziume shkencore vendore dhe ndėrkombėtare. Ka publikuar shumė punime shkencore nga fusha juridike - historike dhe juridike kushtetuese. Ėshtė autor librash tė veēantė nga kėto fusha. Fatmir Sejdiu ka qenė pjesėmarrės i Kuvendit themelues tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) mė 23 dhjetor 1989. Nė Kuvendin e Parė Zgjedhor nė vitin 1991 ėshtė zgjedhur anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe mė 1992 anėtar i Kryesisė sė LDK sė, ndėrsa mė 1994 Sekretar i Pėrgjithshėm i LDK sė, detyrė tė cilėn e kryen edhe sot.
Ka qenė anėtar i Komisionit Qendror pėr organizimin e Referendumit pėr Pavarėsinė e Kosovės, mbajtur mė 1991. Ka qenė ndėr njerėzit kryesorė pėr pėrgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale tė Republikės sė Kosovės, qė janė mbajtur mė 1992 dhe 1998. Fatmir Sejdiu ėshtė zgjedhur deputet nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės mė 1992 dhe mė 1998. Po kėshtu, mė 1998 ėshtė zgjedhur Sekretar i Pėrgjithshėm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit pėr Ēėshtje Kushtetuese. Mė 2001, nė zgjedhjet e para demokratike tė pasluftės, ėshtė zgjedhur deputet nė Kuvendin e Kosovės dhe anėtar i Kryesisė sė Kuvendit. Deputet dhe anėtar i Kryesisė sė Kuvendit ėshtė zgjedhur sėrish mė 2004. Z. Sejdiu ėshtė gjithashtu anėtar i Komisionit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar dhe Integrime Euroatlantike.Nga viti 2006 ushtron detyren e presidentit te Kosoves
Ky eshte Mandati i dyte si President pas zgjedhjeve te vitit 2007
Fatmir Sejdiu komunikon nė frėngjishte dhe anglishte. Eshtė i martuar dhe ka tre fėmijė. Jeton nė Prishtinė.
Per me shume mund ta vazhdoni.......
Krijoni Kontakt