Zoti i madhërishëm na ka dhënë të njejtat mesazhe në librat e shenjtë që Ai ja ka zbritur njerëzimit, ne vetëm duhet ti studiojmë ato dhe do të arrijmë në përfundim se udhëzimi i Tij është i njejtë por njerëzit i kanë ndryshuar ose i kanë braktisur urdhërat me kalimin e kohës.
Ja disa shembuj të ngjashmërisë në librat e Zotit:
Njëshmëria e Zotit në Bibël:
Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.
Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.
Eksodi. 20:2:3
Dhe Jezusi u përgjigj: ``Urdhërimi i parë i të gjithëve është: "Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot",
Marku. 12:29
Njëshmëria e Zotit në Kur’an:
Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.
Kur'an 2:163
Përkulja ndaj Zotit në Bibël:
Atëherë Abrami përuli fytyrën në tokë dhe Perëndia i foli, duke i thënë:
Zanafilla.17:3
Atëherë Jezusi shkoi bashkë me ta në një vend, që quhej Gjetsemani, dhe u tha dishepujve: ``Uluni këtu, ndërsa unë po shkoj aty të lutem``.
Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: ``Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti``.
Mateu. 26:36:39
Përkulja ndaj Zotit në Kur’an:
Argumentet tona i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi,
Kur'an 32:15
Agjërimi në Bibël:
Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte.
Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria.
Mateu. 4:1:2
Agjërimi në Kur’an:
O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
Kur'an 2:183
Mbulimi i gruas në Bibël:
Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar.
Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t`ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet.
Korintasve. 11:5:6
Mbulimi i gruas në Kur’an:
Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet...
Kur'an 24:31
Përgatiti: Sefedin Muqaj, Prizren, Kosovë.
Referencat: Bibla – Diodati i Ri, dhe Kur’ani – Përkthim i Sherif Ahmetit.
Krijoni Kontakt