Të gjithë e dim, që fjalët, mendimet për nënën janë të shenjta, të pazavendësuara...
Do ju ftoja të shkruani disa fjalë për nënën, për mallin e saj, për dashurinë e saj për gjithcka të sajën.
Nënës time
Mbrëmë kisha shumë nevojë të flisja me ty nëna ime, kisha nevojë të të thoja që më kishte munguar përkedhelja jote, më kishin munguar sytë e tu, e mban mend kir isha e vogël dhe sëmuresha, futesha te prehëri yt dhe të perqafoja fort fort, stë lija të ikje, s'ta kam thënë kurrë po për mua ai vend ishte më i priviligjuari. Më dukej vetja e mbrojtur nga gjithcka aty në prehërinë tënd. Smund të më prekte asgjë, as llafet e njerëzve që tani pak nga pak po më rrëzojnë. Ishte vetëm përkedhelja e dorës tënde që më bënte të harroja gjithcka. Tani nënë dhe pse jam rritur për mua ke ngleur ai oazi i qetësisë që e kërkoj kaq shumë. Më mungon nëna ime. Me mungon gjithcka jotja. Ditën që kam lindur ka rënë aq shumë shi po unë s'kam pasur frikë se pranë teje ishe ti engjëlli im. Asnjëher s'kam mundur të të tregoj se sa të dua. Nënë sonte dua vetëm që ti të jesh krenare për bijën tënde.
Dua të vë kokën te prehëri yt dhe parajsa të jetë sërish e imja.
Vetëm e imja nëna ime!
Leonora
Krijoni Kontakt