Sistemi i drejtësisë në këtë botë ka shumë metoda të ngjashme me sitemin e drejtësisë së Zotit.
Me këtë kuptohet që dijetarët nga njerëzit janë udhëzuar apo frymëzuar nga Zoti dhe shpalljet e tij dhe i kanë bërë rregullat apo kanë formuar sistemin e drejtësisë.
Në shumë vende të botës sistemi i drejtësisë e përdor peshoren si simbol.
Peshoja është përdorur shumë herët nga popujt e lashtë dhe përmendet edhe në Kur’an:
7:8. Atë ditë peshimi (masa) është i drejtë. Atij që i rëndohen peshojat, ata janë të shpëtuar.
7:9. Kujt i vijnë lehtë peshojat, ata e humbën vetveten, ngase i refuzuan argumentet Tona me të padrejtë.
Edhe burgu është i njohur shumë herët, që nga koha e Egjiptit të lashtë ku Faraonët (mbretërit) i burgosnin njerëzit që thyenin rrregullat dhe ligjet e tyre:
26:29. (Faraoni) Tha: "Nëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve!"
12:35. Mandej, pasi që vërtetuan argumentet (e pastërtisë së Jusufit), atyre (ministrit dhe rrethit të tij) iu paraqit ideja që atë për një kohë ta burgosin.
Si metodë e identifikimit të një personi në stacione policore dhe burgje përdoret marrja e shenjave të gishtërinjëve.
Këtë sekret na e ka zbuluar Allahu xh.sh. shumë kohë më parë në Kur’an:
75:4. Po, do t'ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t'ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!
Gjithashtu në stacione policore apo burgje kriminelët lidhen me pranga.
Edhe kjo nuk është një gjë e re dhe është bërë e ditur kohë më parë nga Kur’ani:
14:49. E idhujtarët atë ditë i sheh të lidhur në pranga.
40:71. Atyre do t'u vihen prangat dhe zingjirët në qafat e tyre e do të zhyten,
104:9. Ata janë të lidhur në pranga të njëpasnjëshme.
Gjithashtu nga hadithet mësojmë se kur Allahu xh.sh. e krijoi gruan e parë (Havën) e vuri burrin e parë (Ademin) në gjumë, ja hapi barkun e tij dhe ia morri një brinjë nga trupi i tij.
Këtë metodë sot e shfrytëzon mjekësia kur e bëjnë operimin e personit të sëmurë duke përdorur anestezion, pra duke e vënë fillimisht pacientin në gjumë.
Në fund nuk na mbetet tjetër vetëm të themi:
Falënderimi i takon Allahut xh.sh. që e mësoi njeriun atë që nuk dinte!
96:4. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë.
Autor: Sefedin Muçaj, Prizren, Kosovë.
Krijoni Kontakt