Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Fragmente nga Tregimi: "Le tė jem unė Zamira..."

    Fragmente nga Tregimi: "Le tė jem unė Zamira..."

    Nga Pierre-Pandeli Simsia

    .......................
    Ishin ditėt e para tė shkollės. Nxėnėsit kishin hyrė nė klasė. Donte edhe pak minuta tė fillonte mėsimi.
    Zamira rrinte ulur nė bankėn e tretė, nė rreshtin nga muri. Kishte hapur njė libėr dhe po e shfletonte. Papritur vjen dhe i ulet pranė njė djalė simpatik, bjond e me trup tė rregullt.
    - Ē'bėn? - i thotė.
    Zamira ngriti sytė; nuk foli dhe me njė lėvizje tė buzėve i la tė kuptojė se nuk bėnte gjė.
    Djali bjond ishte ai, qė e shihte shpesh dhe qė ishte munduar disa herė t'i bėnte shenja. Por, mosreagimi i saj, nuk i kishte dhėnė mundėsi djaloshit t'i fliste me shenjat mashkullore. Shikimet e tij, Zamirės i kishin rėnė nė sy qė ditėn e parė, kur kishin hyrė nė klasė.
    - Nga jeni? - e pyeti djaloshi. - O, mė fal! Nuk u prezantova; mė quajnė Aurel, por shkurt mė thėrrasin Reli- dhe zgjati dorėn pėr ta takuar.
    - Nga qyteti "X" - iu pėrgjigj, duke i zgjatur edhe ajo dorėn.
    - Jeni e ardhur nė atė qytet? - tha Aureli, dhe e pa nė sy i habitur.
    - Si e ardhur?
    - Domethėnė... jeni vendase nė atė qytet, apo...
    - Unė di, se edhe gjyshi im nė atė shtėpi ku banoj unė sot ka banuar.
    - Jo, thash se... ndoshta babi yt... ėshtė ushtarak dhe e kanė transferuar atje.
    - Jo jo! Vendase jam nė atė qytet... - tha dhe qeshi pak.
    - Ėshtė gjynah i madh te Zoti!
    - Pse?
    - Si pse? Gjithė kjo bukuri hyjnore, gjithė kjo vajzė... nuk di ē'tė them; tė jetojė nė atė qytet?
    Zamirės i pėlqeu ky kopliment. Buzėqeshi pak dhe, pa e lėnė tė mbarojė mendimin, e pyeti:
    - Po ti nga cili qytet je?
    Aureli buzėqeshi, u mendua pak dhe tha: - Unė vij nga... qyteti bjond - dhe tha emrin e qytetit, - ku edhe qytetarėt e tij, mendoj, se shumica janė bjondė. Njė nga ata jam edhe unė, qė kėrkojnė shoqėri, miqėsi me vajza si ju, simpatike, me flokė dhe sy tė zinj.
    Zamira nga ajo e papritur edhe pse u mundua, nuk e mbajti dot tė qeshurėn. Qeshėn tė dy.
    - Nuk janė shumė larg qytetet tanė - tha Aureli. - Dy orė me makinė. Mund tė ulem unė kėtu?
    - Kėtu ulet njė vajzė.
    - Mund ta ndėroj unė vendin me atė vajzėn? Lejohet?
    Zamira nuk foli; edhe asaj po i pėlqente qė Aureli tė ulej aty. Iu pėrgjigj pėrsėri me mbledhjen e buzėve.
    - Ky do jetė vendi im tani; do ta bisedoj vetė me atė shoqen - tha ai. - Besoj se do mė kuptojė...
    Zamira ndjeu njė afsh tė ngrohtė t'i pėrshkonte trupin. Nuk i kishte ndodhur ndonjėherė tė kishte kaq pranė njė shok klase nga njė qytet tjetėr.
    - Ju, Zamira j'u quajnė? - e pyeti Aureli pa ia ndarė pėr asnjė ēast shikimin.
    - Po! - tha ajo dhe buzėqeshi.
    - Zamira ėshtė emėr i bukur, mė pėlqen shumė. Rrallė ndodh tek njerėzit, qė njė emėr i bukur t'i pėrshtatet edhe personit qė e mban dhe qė ėshtė po aq i bukur sa vetė emri i tij. Ti Zamira, i plotėson kėto tė dyja. Nuk e di... po ty emri im... si tė duket?
    - Emri Aurel? Shumė i bukur ėshtė. Mua mė duket se ėshtė emėr i veēantė; edhe sikur njeriu qė e mban atė emėr tė jetė nė moshė tė madhe, ky emėr e tregon gjithnjė tė ri!
    - Hmmm! Sa mirė unė, nuk do plakem kurrė. Do jem gjithmonė i ri!
    Qeshėn tė dy.
    .............................
    Sapo u kthye nga Tirana, pasi kreu kursin pėr kuzhinere, Zamira u punėsua menjėherė nė restorantin e hotel turizmit tė atij qyteti tė vogėl, ku ditėt dukej sikur kishin tė njėjtėn ngjyrė dhe pėrsėrisnin deri nė hollėsitė mė tė vogla njėra tjetrėn. ... Jeta nė qytetin e saj nuk po i pėlqente. Tirana e bukur dhe e zhurmshme i rrinte pėrpara syve, pothuajse ēdo ditė dhe ēdo kohė. "Kėtu bėhet jetė mizerrje" - thoshte shpesh me vete. "Edhe drurėt duken sikur janė tė lodhur nga mėrzitja dhe monotonia..." vazhdonte monologun e saj Zamira.
    Pas lodhjes dhe mėrzitjes sė ditės, e vetmja gjė qė e qetėsonte, ishte ēasti kur shkonte nė shtrat pėr tė fjetur. Mbyllte sytė dhe, menjėherė, shkonte me mendje, shpirt e zemėr nė Tiranėn e bukur, duke jetuar nė ēdo rrugė dhe pjesė tė saj.
    Kėshtu e zinte gjumi, pėr t'u zgjuar sėrish tė nesėrmen, atje ku rituali i pėrditshėm e monoton i jetės sė saj do tė vazhdonte me njė ngulmim trallisės, ndėrkohė, qė ajo jetonte pjesėn tjetėr, fantazinė dhe pėrfytyrimin e lidhjes sė mundshme me njė djalė nga Tirana. Kjo ishte kryeėndra e saj. Kjo do tė bėnte qė ajo ta sikteroste kėtė palo vend, ku nuk ndodhte, thuajse asgjė dhe monotonia tė gėrryente nga brenda si mola. Kėshtu ajo ishte e ndarė nė dy pjesė: pjesa qė ajo vazhdonte tė mbijetonte nėpėrmjet ritualit tė rėndomtė tė vajtjeardhjeve punė-shtėpi, thjesht njė ekzistencė natyrore dhe pjesa tjetėr, trandeshentja, qė lidhej me ėndrėn e saj pėr Tiranėn, e cila e pati magjepsur me shkėlqimin e saj llamburitės.
    Ajo ishte nė njė moshė, kur vajzat janė nė qendėr tė psiqikės dhe tė shpirtit kėrkues e aventuror tė burrave
    ..................................
    Nga Tirana kalonin tre herė nė javė makina tė mbuluara qė shkonin nė njė fshat pranė, nė bazat sekrete ushtarake.
    Shoferėt ndalonin dhe bėnin njė pushim tė shkurtėr nė qytet... Shoferėt frekuentonin tė vetmin lokal serioz tė qytetit, Hotel Turizmin... Ai qė u dashurua shumė pas Zamirės, sapo e pa, kur ajo kaloi pėrmes restorantit, ishte shofer Lorenci. Edhe ai ishte djalė i pashėm. Flokėt dhe sytė i kishte tė zinj.
    Nė fillim Lorenci e pati tė vėshtirė bisedėn me tė, sepse ajo u tregua serioze dhe e matur. Por, dalėngadalė u mėsua me mėnyrėn e saj tė rezervuar. Zamira u tregua e matur nė ēdo veprim dhe bisedė qė bėnte, jo si disa vajza, qė, sapo shoferėt tiranas u hodhėn fjalėt e para, menjėherė ranė nė dashuri...
    Njohja e Lorencit me Zamirėn shkoi drejt fejesės.
    ................................
    Nė stinėn e bukur tė verės, njė fundjavė, Lorenci e mori Zamirėn tė rinte tre ditė nė Tiranė ... Njė natė para se ajo tė nisej pėr nė qytetin e saj, Lorenci mendoi tė darkonin jashtė nė njė restorant .
    ........ Nuk i bėhej tė largohej nga Tirana, kur mendoi se tė nesėrmen do shkonte nė qytetin e saj tė vogėl, ku bota rrotullohej rreth njė bulevardi tė amortizuar, dy kafeneve dhe thashethemet e radhės, e kapte mėrzia. Dita e dasmės, kur do tė ishte pėrgjithmonė nė Tiranė, i dukej e largėt, megjithėse donin edhe pak muaj tė vinte ajo ditė, qė mendonte, se do t'i jepte drejtimin e duhur jetės sė saj.
    ... ..... Ata hynė nė restorant. Tavolinat ishin plot dhe nuk gjeje vend pėr t'u ulur. Pritėn sa u lirua njė dhe, menjėherė u ulėn nė njė tavolinė katėr vendėshe, ku dritat e mėdha tė lokalit ndriēonin vendin pėrreth tyre dhe sportelin nga ku kamarierėt dilnin me pjata e kishin pėrballė.
    Sapo zunė vend, Zamira nuk donte t'u besonte syve, kur njė kamarier iu duk si::: "O Zot! Mos mė thuaj se ai kamarieri atje ėshtė... Aureli! Tė jetė ndonjė tjetėr dhe t'i ngjajė kaq shumė? Ē'do kėtu ky? Ėshtė punėsuar?! O Zot i madh! Pse erdhėm sonte kėtu? M'u thafshin kėmbėt mua sot! M'u thaftė goja, qė s'i thashė Lorencit, tė kishim shkuar diku, nė njė vend tjetėr..
    - Ē'farė ke? - e pyeti Lorenci, kur pa qė ajo ndryshoi menjėherė qendrimin dhe pamjen e saj. Ishte krejt e hutuar.. - Ndjehesh mirė? - dhe i kapi dorėn.
    - Nuk kam gjė... por edhe sikur nuk po ndjehem mirė...
    .................................
    Aureli vazhdonte t'i shėrbente klientėve tė tjerė tė ulur nė tavolina tė ndryshme.
    - Kamarier, - thirri Lorenci, kur ai kaloi pranė tyre.
    Zamira me trupin tė kthyer nga Lorenci, kishte mbėshtetur kokėn mbi pėllėmbėn e dorės dhe bėrrylin mbi tavolinė.
    - Kamarier, - tha Lorenci, kur ai erdhi tė marrė porosinė. - Si fillim na sill njė limontaė pėr kėtė vajzėn, ndėrsa mua mė sill...
    "Qenka martuar nė Tiranė kjo?" - tha Aureli me veten e tij, sapo u largua. Ndjeu mall, kur e pa. Shkoi tek sporteli dhe kur ktheu trupin i hodhi njė shikim vjedhurazi. "Po ai djali kush do jetė, burri i saj, apo..."
    Me pjatat nė duar, shkoi tek tavolina e tyre. - Zamira, biftek viēi, qė ju porositėt, u mbarua; mund t'ua zėvendėsoj me bėrxolla dėrri? - i tha ai Zamirės, pa e kuptuar edhe vetė, pse i foli nė emėr.
    Zamira nuk foli. Lorenci pa kamarierin nė sy, pastaj pa Zamirėn...
    Kamarieri iku dhe u kthye pas pak, me porosinė e Lorencit. Lorenci i shoqėronte me sy veprimet e tij. Herė shihte kamarierin e herė shihte Zamirėn; ajo nuk fliste, vetėm rrinte me sytė ulur.
    - Njiheni ju tė dy? - pyeti Lorenci Zamirėn, kur kamarieri u largua.
    - Kush?
    - Kamarierin qė na shėrbeu, e njeh?
    - Jo! - tha ajo menjėherė.
    - Nuk e njeh fare?
    - Ajo mblodhi pak buzėt.
    - Po ai tė njeh ty?
    - Nuk e di!
    - Ai tė foli me emėr. Nga e di ai emrin tėnd?
    - Edhe mua mė bėri pėrshtypje, mė duket se...
    - Se ē'farė?
    - Ndoshta ka qenė nė shkollė me mua!
    - Nė cilėn shkollė?
    - Nė kurs, kėtu nė Tiranė.
    - Ndoshta, apo keni qenė tė dy nė shkollė?
    - Nuk jam e sigurtė, por, m'u duk, si njė djalė, qė ka qenė me mua nė kurs pėr guzhinier.
    - Nuk ka asgjė tė keqe edhe nėse i flisje; aq mė tepėr, kur ai tė dha tė njohur. Ai tė foli nė emėr ty.
    Zamira nuk foli...
    Unė pėrshembull kam shumė shoqe tė ndryshme dhe nuk nguroj t'i pėrshėndes, pavarėsisht, nėse ato shoqėrohen nga bashkėshortėt, vėllezėrit apo tė fejuarit e tyre, sikurse edhe ato nuk ngurojnė tė mė pėrshėndesin mua... Ėshtė tjetėr gjė, nėse dikush nga xhelozia e penalizon partneren e tij, duke mos e lejuar tė takojė askėnd. Unė njė gjė tė tillė nuk e kam ndaluar tek ty, apo jo?
    ................
    Kur treni u nis, nga dritarja e vagonit, Zamira e pėrshėndeti me dorė Lorencin. Edhe ai e pėrshėndeti, duke i bėrė edhe shenjėn e puthjes me dorė....
    Hyri nė njė klub tė vogėl dhe porositi njė dopjo konjak. Tymi i cigares qė thithte, rrotullohej i mjegullt nė hapėsirėn para fytyrės sė tij. E thithi pėrsėri cigaren, duke vėshtruar tymin: "Rrotullohu tym, rrotullohu, se edhe mendja ime po rrotullohet, vėrdallė po vjen tani. Ti s'ke faj, se tym je, po dhe unė, mos jam bėrė mė tym se ty tani, ė?"
    Psherėtiu thellė. E ktheu pėr tė fundit herė gotėn e konjakut, qė as vetė s'e mbante mend, se sa gota kishte pirė dhe u nis drejt restorantit, ku kishte darkuar njė ditė mė parė bashkė me Zamirėn.
    .................
    - Po ku je mor bir, ē'u bėre? - i tha e ėma, sapo Lorenci hapi derėn e dhomės e hyri brenda. - Humbe gjithė ditėn, na bėre merak. As pėr tė ngrėnė drekė nuk erdhe sot. Ku ishe, apo shkove andej...
    - Ku andej?
    - Po, menduam, se mos ike edhe ti me nusen...
    - Hė! Jo, mama! Humba vėrtet sot, por bėra mirė qė humba, se edhe duhet tė humbja.
    - Duhet tė humbje? S'po kuptoj ē'po flet.
    - Eh, mama... Sa gjėra nuk arini tė kuptoni ju. - Lorenci tundi kokėn. U ēua. Lėvizi pak nėpėr dhomė dhe u ul pėrsėri nė kolltuk. E ėma po i shoqėronte me sy lėvizjet e tij.
    ..........
    - Uuhh! Mė erdhi era e frymės tėnde tani. Paske pirė shumė alkool sot!
    - Pse, po tė dukem i pirė unė ty mama?
    - Nuk thash se je i pirė, por fryma tė mban erė alkool.... Ē'farė pive, me kė ishe?
    - Hė! Me kė isha! Tė gjitha i kam pirė mama, birrė, konjak, raki dhe, ta dish sa i fortė jam nė pije, tė gjitha i kam pirė pa meze.
    - Prandaj tė mban goja erė alkool ty. Po me kė ishe, me kė pive?
    - Hė! Vetėm isha. Jo vetėm mama, joooo.Isha me atė - dhe tundi kokėn. - Isha me ... ish burrin e tė fejuarės sime; me ish dashnorin e Zamirės, mamaaaa!
    E ėma e pa nė sy habitshėm, por edhe qortueshėm. U ēua nga ndenjėsja ku ishte ulur dhe iu afrua. - Lorenc! Qetėsohu njėherė, se s'di ē'po flet!
    - Unė di se ē'po flas mamaaaa, po ti nuk di se ē'ndodh. Eh mama, mama! Sa e drejtė je! Sikur tė ishin tė gjithė njerėzit, sidomos nuset e djemve si ti... eh, ku do ishim ne tani. Si ėshtė mė mirė pėr ty mama, tė kesh pėr nuse njė vajzė tė bukur nga rrethet, apo njė vajzė tė thjeshtė nga kryeqyteti? Pėr ty ėshtė mė mirė njė vajzė tė mirė nga rrethet, se, nga kryeqyteti nuk e doje nusen ti... prandaj dhe unė ta solla.
    "Thonė, se njerėzit kur pijnė e nuk dinė se ē'flasin u del pija kur lahen, kur bėjnė dush" - mendoi e ėma. - Lorenc, futu njėherė nė vaskė tė lahesh, sa ėshtė akoma uji i nxehtė.
    Lorenci qeshi pak dhe pėrsėri tundi kokėn. - Mama, mė tepėr mė vjen keq pėr ty, se sa pėr veten time dhe pėr Zamirėn. Rri tani ulur kėtu me mua e tė bisedojmė. Dėgjoi me vėmendje kėto qė do tė themė.
    ......................................
    - Domethėnė, e vendose pėrfundimisht, qė fejesa do prishet?
    - Jo e vendosa mama, por ē'do gjė mbaroi tani. Ia thashė tė gjitha ato qė kisha pėr t'i thėnė.
    .....................................
    - Dėgjo Lorenc! Mendohu edhe njėherė mirė, para se ta prishim pėrfundimisht kėtė fejesė. Unė, qė kur e pashė ditėn e parė, mė hyri menjėherė nė zemėr Zamira. Ajo ka edhe gojėn e ėmbėl; e dashur ėshtė. Ndoshta, flasin edhe nga inati njerėzit, ka plot njerėz tė liq sot.
    - Mama! Njerėz tė liq ka plot dhe mund tė flasin me paragjykime, me shpifje, me trillime dhe, ndoshta edhe nuk u duhet besuar; por njerėzit qė flasin me fakte, me fakte mama, edhe atyre nuk u duhet besuar? Nishani, qė Zamira ka nė rrėzė tė kofshėve, nė mes tė shalėve... - foli i nervozuar Lorenci, - nishani mamaaaaaa, ē'farė ėshtė? Ėshtė njė paragjykim, njė trillim, shpifje nga njė njeri i lig. Ē'farė fakti do mė tepėr ti mama, apo do tė dish edhe se si Zamira...
    - Ih! - nxorri njė klithmė e ėma dhe kafshoi buzėn e poshtėme. Uli sytė pėrdhe dhe ndjeu rrahje tė forta nė zemėr. Menjėherė pėrpara syve i doli Zamira e qeshur... "Nuk i kihet besė shumė edhe kėtyre djallkave, vajzave sot" - tha me vete. U ēua nga kolltuku dhe doli jashtė dhomės.
    I ati po rrinte ulur nė kolltukun pranė dritares. Deri atėhere nuk po fliste, vetėm dėgjonte. E shoqėroi tė shoqen me sy kur doli jashtė. Nuk iu durua; u ēua nė kėmbė dhe foli i nervozuar t; birit: - Mjaft mė me kėto fėlliqėsira; nuk di ē'flet! Shumė e ke ē'thurrur gojėn kėto ditėt e fundit. Nuk tė lejoj!... Na vjen i dehur nė shtėpi, na flet edhe pėr nishanrat... Tė tė vijė turp! Lėri budallallėqet dhe mendohu mirė. Kėto qė thua tani t'i kishe shoshitur mė parė.
    - Kur mė parė?
    - Atėhere, kur e dashuroje Zamirėn. Mos ta kishe shpallur fejesėn.
    - Nuk erdhi dikush tjetėr atėhere tė mė thoshte edhe pėr nishanet dhe historitė e saj dashurore...
    - Mbahu te dikushi ti!
    - Po ku tė mbahem, baba, te lotėt e Zamirės?
    - Je i pjekur tani dhe duhet t'i kuptosh mė mirė gjėrat. Edhe nėse Zamira ka dashuruar njė djalė dikur, ashtu siē po na thua ti tani, kur paska qenė nxėnėse shkolle, nuk duhet tė quhet gabim, as faj nuk duhet quajtur. Ajo ėshtė njė fatkeqėsi, qė ju djemtė i mashtroni. E pafalshme pėr Zamirėn do jetė, nėse ajo gabon tani dhe atėhere, kur tė jetė nuse nė kėtė shtėpi.
    - Ajo s'ka pėr tė ndodhur kurrė!
    - Kush s'ka pėr tė ndodhur kurrė?
    - Qė Zamira tė jetė pėrsėri nuse nė kėtė shtėpi.
    - Ajo qė mund t'i ketė ndodhur Zamirės, mund t'i ndodhė kujtdo vajze nė moshėn e saj tė adoleshencės...
    - Po mė vjen shumė keq baba, tė paktėn ti, s'duhet tė gjykosh kėshtu nė kėtė mėnyrė; tė mbajnė edhe pėr inteligjent.
    ............................
    - Ėshtė faji im baba, se u mpleksa me njė kurvė...
    - Tė tė vij turp! Turp i madh madje duhet tė tė vijė, po ta pėrsėris edhe njėherė, qė mė flet me kėtė gjuhė tani...
    - Baba...
    - Ē'baba mė thua? E harrove tėt motėr ti atėhere, seē hoqėm? Edhe ajo, nė moshėn e saj tė shkollės ishte, nė moshėn e Zamirės. Ti ishe vetė ai, qė shkove dhe u zure me atė... qė jot motėr e dashuroi kaq kohė dhe... sipas teje, po tė kishte kėto mendtė e tua tani dhėndri qė kemi sot, do ta kishim nė shtėpi akoma ne vajzėn..
    .............................
    Zamira nuk e kishte menduar kurrė, qė prishja e fejesės do t'i sillte shumė thashetheme dhe andralla nė qytetin e saj ku banonte.
    - Antigoni...
    - Hajde...
    - Hė moj gra, kėtu qenkeni mbledhur ju tė gjitha tani?
    - Po ku je ti, ē'u bėre. Ne po tė prisnim ty...
    - Lėre, lėre se ē'po vete! Morėt gjė vesh ju?
    - Jo! Pse! Ē'ka ngjarė moj korbė?
    - Mė duket, se e ka lėnė ai atė...
    - Kush ka lėnė moj, ē'farė ka lėnė?
    - Ēupėn e Burbuqes, Zamirėn, mė duket se e ka lėnė i fejuari.
    - Moj po... kėshtu kemi dėgjuar edhe ne, ėshtė e vėrtetė?
    - Kėshtu thonė...
    - Patjetėr, duhet tė jetė e vėrtetė...
    - Ėhė! Edhe unė s'ia kam parė nė gisht unazėn e fejesės Zamirės.
    - Nė fakt, kanė kaluar dy tė diela dhe s'e kemi parė dhėndrin tiranas tė vijė...
    - E po... po e drodhe bishtin, kjo tė gjen..
    - Jo moj, jo! Ėshtė ēupė e mirė Zamira.
    - Eee, e mirė, e mirė, thua ti. Unė e kuptova qė atėhere atė, sapo u kthye nga shkolla, nga Tirana, sa shumė kishte ndryshuar..
    - E shkreta Burbuqe, ē'e gjeti. I mbeti nė derė ēupa tani
    - E po, donte tė martohej nė Tiranė ajo...
    - Mua nė fakt, nė fillim, qė kur e pashė, nuk mė pėlqeu ai, Florenci...
    - Lorenci...
    - E ku di unė si e ka emrin ai, por tė gjithė shoferėt s'mė pėlqejnė...
    - Shoferėt janė dobiēa, kurvarė...
    - Ē'deshi e zeza! I gėzoi bukurisė, Tiranės.
    - Le ta mbajė Tiranėn mirė tani ajo...
    - Unė nė fakt, e kisha kuptuar nja dy herė atė, dhėndrin. Ai kėtej dilte pėr krahu me Zamirėn, nga ana tjetėr shikonte ēupat e tjera, kur dilnin shėtitje...
    - Dėgjoni moj gra! Kot nuk tė lė burri sot. Ai diēka duhet t'i ketė kuptuar asaj, ose...
    - Eh! E shkreta Burbuqe ē'e gjeti.
    .................................................. .........
    Jo vetėm diskutime, por, nganjėherė, ajo e ndjente veten, sikur po e poshtėronin. "Po, po! Ky ėshtė njė poshtėrim qė po mė bėhet mua."
    - Zamira, ka ardhur Sadiku. Nuk do dalėsh ta takosh e ta qerasėsh? - i tha e ėma, teksa Zamira po rrinte nė dhomėn e saj e po lexonte njė libėr.
    - E ē'tė dal? Sikur ėshtė moshatar me mua ai.
    - Qė tė mos zgjatem Dhimitėr, - filloi ndėrkaq Sadiku - po ua them se ku ėshtė edhe qellimi i ardhjes sime sot tek ju.
    - Ti hajde sa herė tė duash e kur tė duash, i tha Burbuqja.
    - Prit njėherė moj grua, tė dėgjojmė njėherė, pastaj foli, - ndėrhyri Dhimitri.
    Sadiku psherėtiu: - E bisedova edhe me gruan time dhe kemi menduar... Njeriu do ndihmuar. Kush miku, kush shoku, dikush duhet tė bėhet i gjallė, tė hedhė njė gurė nė lumė... Unė po e bisedoj njėherė me ju, po, bėhet, s'bėhet gjė, janė punėt e Zotit ato.
    Dhimitri dhe Burbuqja po e shihnin nė sy vėmendshėm, prisnin se ē'farė do thoshte Sadiku.
    - Ju e dini, - vazhdoi Sadiku tė flasė, - djalit tė Arifit, Petritit, i vdiq gruaja para dy vjetėve. Djalė i mirė ėshtė, sa s'ka ku tė vejė mė, por fati i tij i zi; i iku gruaja nga njė pakujdesi e mjekėve dhe i la pas dy fėmijė tė vegjėl jetimė.
    Zamira nga dhoma e saj, u afrua pranė derės,e hapi pak, sa pėr tė dėgjuar se ē'flitej matanė.
    - Me punė, me shtėpi ėshtė, vetėm njė grua tė mirė kėrkon tani i gjori..
    - Sa vjeē ėshtė djali? - ndėrhyri Burbuqja.
    - Jo, ka dy djem ai. I madhi, ėshtė, mė duket... 8 vjeēė dhe ai tjetri, do jetė... pesė a pesė e gjysėm...
    - Jo jo, tė pyeta pėr djalin, pėr Petritin - tha pėrsėri Burbuqja.
    - Tė gėnjej? Nuk e di mirė me saktėsi, po... o 36 ose 38 vjeēė duhet tė jetė; mė shumė nuk ėshtė.
    "Zamira ėshtė 22 vjeēe" - mendoi Burbuqja.
    Dhimitri nuk foli, vetėm po mendonte...
    - Neve nė fakt, na dhimbset Zamira, nuk ėshtė ēupė e keqe, paēka, se i ndodhi ajo...
    Dhimitri pėrsėri po mendohej. Burbuqja mblodhi pak buzėt, ndėrsa po mendonte: "Ėshtė pak i madh nė moshė me Zamirėn..."
    - Nuk di ē'tė them - tha Dhimitri - Pėr kėto punė, duhen pyetur edhe tė rinjtė sot...
    - Dėgjoni! Unė para se tė vija kėtu tek ju, fola edhe me djalin vetė, Petritin. E bisedova edhe me tė atin, Arifin.
    - E ē'tė tha Petriti?
    - Shumė mirė tė ka shkuar mendja - tha. - Familje e mirė janė, njerėz tė mirė...
    - Po pėr Zamirėn, tha gjė?
    Jo, jo! Nuk tha gjė. Vajzė e mirė ėshtė - tha. - Nuk ka asnjė problem.
    Zamira qė e kishte dėgjuar tė gjithė bisedėn, mendoi njėherė tė dilte nga dhoma e tė hynte nė dhomėn tjetėr, t'i zbraste tė gjithė nervat e saja atij shkesi.
    .....................................
    Fjala "Lamtumirė" dhe zėri i Lorencit ditėn e fundit kur ata u ndanė, Zamirės i rrinte si vėth, i varur nė veshin e kujtesės. Megjithėse kishte kaluar njėfarė kohė, nuk e kishte tė lehtė t'i shkėputej nga mendja. E donte, ndjente pėr tė. Nganjėherė edhe i ndizeshin shpresat, sikur Lorenci njė ditė do tė vinte pėrsėri, do tė harronte gjithė atė tė kaluar disi tė trishtė dhe ata tė dy do tė fillonin pėrsėri rindėrtimin e jetės sė tyre. E kishte marrė shumė malli. Ah, sikur vetėm njėherė ta shihte, qoftė dhe nga larg, vetėm ta shihte njėherė dhe nuk do tė donte gjė tjetėr nga kjo jetė! Por e gjitha kjo i dukej si njė shpresė e pakthyeshme, njė pamundėsi.
    - "Lorenci nuk ka faj. Faj ka ai, Aureli. Aureli qė mė donte dhe e doja! Apo kam unė faj? Edhe unė kam faj! Pse kam faj?! Sepse dashurova njė djalė? Pse dashurova dhe njė tjetėr, vetėm e vetėm pėr tė jetuar nė kryeqytet? A mund tė bėja tjetėr gjė, nė kushtet kur e drejta e njeriut pėr tė qenė banore e kryeqytetit pengohet nga qindra ligje dhe psikoza shtetėrore?! Ah, tė drejtėn pėr tė jetuar nė Tiranė nuk ma japin ligjet e shtetit ku jetojmė... Atėhere ēfarė faji kam unė?! Pastaj unė e doja Lorencin, akoma e dua, madje dhe mė shumė... Por...
    Aureli u bė shkaktari i prishjes sė fejesės sime...! Ky djalė i ri i vendit tim me ndjenjat e moshės dhe tė rinisė sė kėtij vendi, me egoizmin dhe kryeneēėsinė, si vetė moshatarėt e tij, qė rriten e jetojnė nė kėtė vend, qė dashurojnė nė kėtė vend, qė vrasin njė dashuri dhe e groposin pa pikė delikatase nė kėtė vend, ku varrosen tė gjitha gjėrat e bukura.
    E unė Zamira, njė vajzė e kėtij vendi, ish shoqja e tij, ish e dashura e tij, nuk paskam tė drejtėn tė jetoj, tė dashuroj, tė ndėrtoj jetėn time, tė ardhmen time, vetėm se paskam qenė e dashuruar mė parė!? O Zot, farė absurditeti! Ligji i Shoqėrisė sė kėtij vendi ku unė u linda e u rrita, si pjesėtare e kėsaj shoqėrie tė sėmurė, po mė bėn tė ndihem dhe fajtore, thjeshtė pėr faktin se dashurova, qoftė dhe pėr hir tė Tiranės! Po, po! Shoqėri e sėmurė! Njė shoqėri, ku djemtė sundojnė mbi ne, vajzat e ēarmatosura. Ne vajzat sot nuk kemi fuqinė, as forcėn, as mjetin, tė mbrohemi nga sulmet e djemve, sepse arma jonė e tė qenit femėr nė kėtė vend, nuk mundet dot tė shkrepet mbi ata djemė, ish tė dashurit,-ish tė fejuarit tanė, sepse akoma nuk ėshtė arritur koncepti nė vendin tim qė njė mashkull tė ndjehet po aq i fyer para njė vajze dhe, mė tepėr, kur ėshtė fjala pėr tė dashurėn apo tė fejuarėn e tij, sa ē'mund tė ndjehet e fyer njė vajzė para njė mashkulli, kur kanė dashuruar mė parė.
    Cili djalė sot ndjehet i fyer para tė dashurės, tė fejuarės apo edhe bashkėshortes sė tij pėr dashuritė e tija para martese?! Pėrkundrazi, ndjehet superior dhe mburravec.
    Unė sot nė shoqėrinė qė mė rrethon ndjehem njė vajzė e ulėt, imorale, njė grua e ndarė nga i fejuari i saj, pavarėsisht se cilėt janė kushtet dhe arsyet e kėsaj ndarje, njė vajzė qė mė ka mbuluar turpi, njė vajzė qė mė pėrgojojnė kur kaloj nė rrugė, ... njė vajzė ... qė jeton nė njė qytet tė vogėl, ku egoizmi dhe thashethemet janė biseda e parė e ditės. Unė jam njė vajzė qė ndihem keq dhe me veten time, pėr hir tė njė flirti rinie, njė dashurie tė mbetur nė rrugė, njė fejese tė pakonsumuar, njė ėndrre qė u kthye nė zhgjėndėrr! Pse, kaq pak vleka dashuria dhe jeta, sa tė mbetet vajza peng i njė historie ose i disa historive qė i kanė ndodhur nė kėrkim tė lumturisė?
    Le tė jem unė Zamira, viktima e radhės e kėsaj shoqėrie tė sėmurė e kėtij sistemi, ku mė mohohet e drejta e tė dashuruarit, e tė jetuarit, e tė banuarit nė kryeqytetin e atdheut tim...
    Le tė jem unė Zamira, viktimė e kėsaj shoqėrie, mbeturinė e ndėrgjegjes sė njerėzve tė sėmurė... Po a meritoj kėtė fat!? Sidoqoftė... Le tė jem unė Zamira...![/QUOTE]

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Diploma universitare

    Nga Pierre-Pandeli Simsia

    - Mbete gjithė ditėn nė kompjuter, moj bijė - i tha e ėma kur hyri nė dhomė dhe eci drejt saj.
    Ajo, si tė mos kishte dėgjuar se ē’foli e ėma, klikoi mbi kompjuter dhe figura, u zhduk menjėherė. Nė ekran, u dukėn disa shkronja, qė tė ėmės iu dukėn shumė tė vogla pėr t’i lexuar, ndoshta edhe pse ishte pa syze.
    - S’po kuptoj se ē’po ndodh me ty; e ke lidhur jetėn vetėm me kėtė tė uruar kompjuter. Epo edhe kėshtu nuk bėhet, ngrysu, gdhiu, ti vetėm kompjuter e ke mendjen!
    Vajza i dha njė shtytje kokės prapa duke e rotulluar, si pėr tė treguar lodhjen e saj, fėrkoi tėmthin e majtė me gishtin e mesit tė dorės, pastaj, si e pėrgjumur, hapi gojėn dhe vuri dorėn para saj.
    - Mama! Do shkoj nė shkollė, nė universitet. - Ktheu kokėn nga e ėma qė po rrinte nė kėmbė nė anėn e djathtė tė saj. Nė fytyrė iu dallua njė shprehje gėzimi.
    E ėma, si tė mos e kishte dėgjuar mirė se ē’i tha e bija, e pyeti: - Ē’farė the? Shkollė, universitet?! - Fytyra e saj, menjėherė mori shprehje habie
    - Po! - iu pėrgjigj ajo. Lėvizi karriken rrotulluese pak majtas dhe pėrsėri u kthye nga e ėma.
    - Unė, me kė do rri nė shtėpi, nėse ikėn ti nė universitet? - tha e ėma dhe mblodhi buzėt e habitur. Pastaj, duke i dhėnė kokės njė lėvizje majtas djathtas nė shenjė mohimi, foli e habitur: - Universitet!? Nuk ke moshė ti moj bijė tani pėr nė universitet! Shkolla ka kohėn dhe vaktin e saj. Ti edhe shkollėn e mesme atje, nė Shqipėri… - nuk e vazhdoi mendimin ta thoshte deri nė fund, ndėrsa me vete po thoshte: “Ti edhe shkollėn e mesme, me tė shtytur, si i thonė fjalės, e morre.
    - Mama, disa herė t’a kam thėnė dhe ti je vetė e ndėrgjegjshme, jemi nė Amerikė kėtu dhe… - i dha flokėve tė saja ngjyrė gėshtenjė, njė lėvizje me dorė, duke i hedhur prapa kurrizit.

    Ajo ishte njė vajzė qė i kishte kaluar tė 30-tat. Jetonte vetėm me tė ėmėn. Nė Sh.B.A. kishin ardhur si fituese tė llotarisė amerikane pėr tė qenė banore e pėrhershme e Amerikės. Nė rininė e saj, kishte pasur histori tė ndryshme dashurie dhe gjithmonė kishte dalė e zhgėnjyer, jo pėr fajin e saj, siē e thoshte edhe ajo vetė, por nga mentaliteti konservator i meshkujve…
    Pėr tė kaluarėn e saj, qė e kishte hedhur pas krahėve, nuk donte t’ia dinte.
    Sapo erdhėn nė Amerikė, tė dyja, nėnė e bijė, pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė e fillimit tė njė jete tė re e tė panjohur nė emigracion, ishin regjistruar nė njė shkollė me program mėsimor dy javor, pėr pėrkujdesjen e tė moshuarve. Nga ajo shkollė dy javore ishin pajisur edhe me dėshmi kualifikimi, e cila i ndihmoi edhe nė gjetjen e menjėhershme tė punės.
    E ėma ishte e kėnaqur me punėn qė bėnte, jo vetėm se paguhej mirė, por i ishte mundėsuar edhe fjetja nė shtėpinė e tė moshuarės sė sėmurė.
    Nė tė njėjtin pozicion pune si e ėma ishte edhe e bija, por se ajo, nė mbrėmje vinte tė flinte nė apartamentin e tyre tė marrė me qera.
    Puna e tė ėmės nuk zgjati mė shumė se tre vjetė; e moshuara ndėrroi jetė.

    Vajzės i ishte mėrzitur puna dhe, si pėr t’a larguar atė mėrzitje, pjesėn e mbetur tė kohės sė lirė e kalonte nė kompjuter.
    Atė ditė, kur u ul para kompjuterit, midis mesazheve tė shumtė, i kishte ardhur edhe njė mesazh nga njė adresė e panjohur.
    E klikoi pėr tė lexuar se ē’shkruhej nė atė mesazh; nga njė universitet jashtė shtetit ku ato banonin, e njoftonin tė regjistrohej nė atė shkollė e tė vazhdonte studimet on-line dhe ajo mund tė zgjidhte njė nga ato diploma gradimi: bachelor, masters degree, professor doktor.
    Iu duk e ēuditshme, por edhe njė ndjengė gėzimi jetoi nė ato ēaste. “Si m’a kanė gjetur adresėn e e-mail-it!” - mendoi.
    E lexoi disa herė atė ē’farė ishte shkruar, plotėsimin e formularit dhe tė dhėnat e tjera. U dyzua pak, kur lexoi shumėn e majme qė duhej pėr tė paguar shkollėn, por, mendimi se do pajisej me njė diplomė universitare amerikane, si e vetmja mundėsi pėr tė ecur nė jetė, e qetėsoi.
    Pėr tė qenė mė e qartė me atė ē’farė i kishte ardhur, mendoi tė bisedonte direkt me shkollėn, sipas numrit tė shėnuar.
    Zėri tjetėr matanė telefonit, e mirėpriti kėrkesėn e saj pėr t’u regjistruar si studente on-line nė atė universitet, madje, ai zė, iu duk i ėmbėl dhe e folura e gruas iu duk me kulturė…
    Vajza e pranoi edhe pagesėn e shkollės.
    - Mėsimi do jetė on-line, vetėm se, pėr tė qenė korrekte me rregullat e shkollės, duhet tė paraqitesh nė shkollė nė ē’do fundsezoni - i tha zėri matanė telefonit.
    - J’u lutem, j’u lutem shumė! Diploma mė intereson edhe nėse nuk e kam mundėsinė tė paraqitem nė shkollė…
    Ē’do gjė u qartėsua...

    Pas dy vjetė mėsimi on-line erdhi dita e shumėpritur. Nė ceremoninė e dorėzimit tė diplomave, midis studentėve tė tjerė, ishte edhe ajo.
    Pas ceremonisė pėrshėndetėse, falenderimit dhe urimit nė punėn e re tė gjithė studentėt tė veshur me uniformėn e diplomimit, u shpėrndanė tė gėzuar, duke mbajtur nė duar diplomėn universitare dhe ėndrėn e gjetjes sė punės.

    Nė shtėpinė e tyre ai sukses i vajzės, mbrojtja e diplomės, nuk mund tė kalonte pa njė ceremoni gėzimi familjar.
    Tė dyja, nėnė e bijė, menduan tė shtrojnė njė darkė familjare, ku tė ftuar do ishin miqtė dhe shokėt e tyre mė tė afėrm.
    Nė njė cep tė dhomės, qė ishte regulluar bukur, varrej fotografia e saj nė ditėn e diplomimit.
    Pak e nga pak, dhoma e pritjes u mbush me tė ardhurit, fytyrat e tyre ishin tė qeshura.
    Mė tė qeshura, dukeshin fytyrat e nėnės dhe tė bijės.
    Disa nga miqtė e ardhur, nuk nguruan tė shprehnin habi me veten e tyre.

    Kishte kaluar, pothuajse njė vit e gjysėm dhe vajza ishte akoma nė pritjen e gjetjes sė ndonjė pune.
    Kishte trokitur nė shumė dyer zyrash dhe kompani tė ndryshme. E kishin mirėpritur nė takimin e parė dhe, kur kishin parė diplomėn e shkollės on-line, nuk e kishin vazhduar mė bisedėn.
    Asaj vetėm i premtuan, duke e pėrcjellė me fjalėt refren: "Po j’u shėnojmė numrin tuaj tė telefonit dhe, mundėsia e parė qė do na krijohet pėr punė do t’ju thėrrasim vetė".
    Pėr t’a bėrė bindės atė fakt, diplomėn e fotokopjonin nė sy tė vajzės, e fusnin nė sirtarė dhe pėr t’a hedhur mė vonė nė koshin e plehrave
    Ajo pritje e gjatė, asaj nuk po i pėlqente edhe pse mundohej tė mos e shprehte shqetėsimin nė sy tė sė ėmės, ndėrsa, vetė e ėma kishte kohė qė po e brehte meraku dhe shqetėsimi i mosgjetjes sė punės. Njė ditė, nuk nguroi t‘ thoshte: - Paguam gjithė ato para’ moj bijė, bėre gjithė atė shkollė dhe, punė nuk ke gjetur akoma. Po bėhen gati dy vjetė. Ajo shkolla e parė qė bėmė bashkė, vėrtet dy javore ishte, por, jo vetėm qė nuk paguam, por edhe punėn na e gjeti menjėherė.
    Edhe vajza vetė e dinte mirė, qė ajo diplomė universitare online nuk kishte shumė vlerė dhe mundėsi gjetje pune.
    Mendoi tė kthehej nė Shqipėri, si e vetmja mundėsi pėr t’u punėsuar. “E kam armėn e fortė tani, diploma nga njė universitet amerikan” - dhe buzėqeshi me kėnaqėsi.
    Iu kujtua njė e njohura e saj para pak kohėsh, qė kishte mbaruar shkollėn dhe ishte diplomuar on-line si edhe ajo. Ishte kthyer nė Shqipėri dhe menjėherė ishte punėsuar, madje edhe nė administratėn shtetėrore.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. James Pandeli: Tė gjesh Jezusin
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2010, 02:50
  2. "Asgjėja"
    Nga Veshtrusja nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 17-05-2008, 14:59
  3. Majko refuzon tė ulet nė njė tryezė me homologun Serb
    Nga Enri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 24-08-2003, 06:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •