Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,647
    Faleminderit
    22
    252 falenderime nė 190 postime

    Teater: Pallati 176

    Teater: Pallati 176


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 18-03-2013 mė 19:35

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,647
    Faleminderit
    22
    252 falenderime nė 190 postime

    Pėr: Teater: Pallati 176

    FORUM/ Flasin protagonistėt e komedisė “Pallati 176”, Elida Janushi, Adelina Balashi, Alfred Bualoti, Andon Qesari, Ilir Bezhani, Anastas Kristofori

    Pallati 176 ėshtė i veēantė,

    Figura e Roland Trebickės mbetet e skalitur tek miqtė dhe spektatorėt

    Albert ZHOLI

    Kur flasin pėr komedinė “Pallati 176” ato ndalon gjatė. Sipas tyre ajo ėshtė komedia mė e mirė nė gjithė historinė e komedisė shqiptare e cila ka thyer jo vetėm rekordet e shfaqjes por edhe harmoninė e roleve. Edhe vetė kur e shikojnė nė televizor kėtė komedi kanė emocion. Pėr kėtė komedi atyre u flasin me shumė dashuri jo vetėm tė afėrmit por edhe kolegėt, tė njohurit, tė rinjtė. Por nė kėtė komedi ato veēojnė lojėn e tė madhit Roland Trebicka. Sipas tyre ai rol ishte prerė pėr tė dhe askush nuk mund ta luaj si ai. Nqs kanė qėlluar ndonjėherė tamam nė shenjė regjisorėt kanė qėlluar nė rolin e Landit. Ata theksojnė se mėnyra e tij e komunikimit, improvizimet e tij ja kanė lehtėsuar sė tepėrmi rolin e tė tjerėve. Kjo komedi do tė ngelet unike nė gjithė historinė e komedisė shqiptare pėrfundojnė ato.

    Elida Janushi
    Cili ėshtė mendimi juaj, pėr komedinė “Pallati 176” pse ėshtė edhe sot pas 27-vjetėsh po aq i shikuar, kėrkuar, diskutuar?
    Pėr hir tė sė vėrtetės dua tė them se autorja Adelina Balashi gjeti njė fabul shumė tė bukur, interesante, tė spikatur, tė veēantė. Dhe fabula ėshtė ajo qė e mban njė komedi apo dramė…Athere nuk kishim kėtė entuziazėm dhe as e kishim marrė me mend se kjo komedi do tė kishte athere dhe tė ketė ende njė sukses tė tillė. Jo vetėm brezat e asaj kohe por edhe brezat e sotėm 12-15 vjeēar po e ndjekin me vėmendje dhe dėshirė.
    Sipas jush pse kjo dėshirė edhe e kėsaj moshe?
    Pasi ajo vepėr u punua me shumė dashuri dhe punuam sė bashku, bėmė njė punė sistematike kolektive..Pra punuam me njė dashuri, autore, regjisorė, aktorė, skenografė, kostumograf, pra si njė ekip solid. Por dua tė them se regjisorėt ndoshta qėlluan nė shenjė nė ndarjen e roleve. Jo gjithmonė qėllohet, jo gjithmonė rolet shkojnė tek personi, aktori qė i pėrshtatet. Kjo komedi qysh ahere ėshtė ndjekur nga tė gjitha grupmoshat. Ēdo moshė kishte dhe ka hapėsirėn e vet nė kėtė komedi, vendin e saj (tij).
    A pati ndonjė hezitim apo pesimizėm, kur ende ishit nė provat e kėsaj komedie?
    Kishte edhe disa nga artistėt qė nuk besonin nė suksesin e saj, nė triumfin.. Pra kishte disa skeptikė…Por nė prova e sipėr ky skepticizėm u thye. Puna, loja, bashkėpunimi, seriozitetit, dėshira, korrektėsia, improvizimi sa lejohej, bėnė qė komedia tė realizohej me sukses. Ajo vepėr ngjiti tek spektatori dhe vazhdon tė njėjtin mision si athere tek spektatorėt nė televizione. Pra ky konkluzion nxirret lehtė pasi 470 shfaqje janė dhėnė me sallėn plot. Si filloi ashtu pėrfundoi vėnia nė skenė e kėsaj komedie, me sallėn plot qė pėrbėn njė rekord absolut.
    Cilat vepra mund ti rezitojnė kohės?
    Jo ēdo vepėr mund ti rezistojė kohės. Shumė ngelen aty pėr aty, nė konsumin brenda disa shfaqjeve. Kjo ėshtė meritė edhe e autorit tė komedisė apo e veprės. Duhet punuar shumė qė vepra tė jetė vizionare, tė jetė problematike. Psh, autorja Adelina Balashi, duhet tė marrė sėrishmi penėn dhe tė shkruajė. Sot problemet janė shumė ndaj autorėt e komedive, apo dramave duhet tė punojnė nė kėtė drejtim…Spektatori i do shumė komeditė, bile nė kėtė kohė kur ka shumė plagė sociale, probleme, njeriu ka nevojė shumė tė qeshė. Pse veprat e Shekspirit i kanė qėndruar kohės? Pasi ai ka kapur problemet mė pikante tė kohės, ato probleme qė shfaqen dhe sot. Ai ka qenė njė eksplorues, njė qėmtus, i problematikės sė kohės qė ekzistojnė nė ēdo shoqėri ….Kėtė e ka vėrtetuar vetė koha.
    Ju mendoni pėr njė vepėr tė tillė sėrishmi?
    Jo. “Pallati”, mbetet pallat”. S’jam pėr rivėnien e atij nė njė formė apo mėnyrė tjetėr. Jam pėr gjetje tė reja tė krijuesve, komedianė apo dramatik. Njė vepėr e re qė tė ketė emrin e ri, emrin e tij dhe jo ripėrsėritės. Pėr “Pallatin” ėshtė vėnė vula. Ajo vulė nuk i ndėrrohet mė. Nuk mund tė pėrsėdytet. Sot duhet njė komedi tjetėr mbi pallatin, nga tė gjitha drejtimet dhe jo njė imitim apo pėrsėritje..Psh, figura e Roland Trebickės nuk mund tė pėrsėritet mė nė kėtė komedi. Ai i ka dhėnė tė gjitha ē’duhet personazhit tė vete dhe ėshtė indetifikuar me tė..Ai ka krijuar njė magji me atė rol. Edhe vetė ne si aktorė e kemi duartrokitur. Aq perfekt. Aq me plastikė, me ndjenjė, me shpirt, me pėrgjegjėsi, me harmoni e ka luajtur ai kėtė rol. Ai i ka vėnė pikėn atij roli dhe askush nuk mund ta lėviz mė. Kėrkesa profesionale e aktorit ka njė tendencė qė nė komedinė tjetėr tė jetė mė lart artistikisht se sa ka qenė. Nė kėtė mėnyrė mendoj se duhet njė punė dhe njė ideim tjetėr. Landi s’ka tė dytė. Koha e ka vėrtetuar kėtė.


    Andon Qesari (regjisor i komedisė “Pallati 176”, aktor, “Mjeshtėr i Madh”)

    Eh, sa kam pėr tė thėnė. Shumė, shumė...Artisti e ka tė vėshtirė tė flasė ndonjėherė se e mbėrthejnė emocionet. Puna ime me tė ka qenė e shkėlqyer. Shumė herė ai improvizonte ndryshe nga sa thoshim ne regjisorėt. Por improvizimi i tij ngjiste sepse ishte shumė organik. Nuk kishte thyerje pasi vinte nga ai natyrshėm. Por mbi tė gjitha ai ngjiti me Jovan Bregun. Ėshtė e rrallė nė botėn artistike qė njė aktor tė identifikohet me njė rol komedie. Ndonjėherė kur pėr punė sekondash dikush harronte emrin thoshte ai pra “Jovan Bregu”. Pra, me kėtė rol ku janė dhėnė rreth 500 shfaqje, ku komedia ėshtė parė direkt nga afėrsisht 1 milion spektatorė, pėrcaktimi i emrit tė tij mori njė notė tjetėr tė veēantė. P.sh, ai ka shtuar atė nofkėn “Sandėr Mafishja”. Njė fjalė ėshtė, por qė ngjiti dhe vetėm me kėtė fjalė tė qeshurat nė sallė s’kishin tė sosur. Landi mbetet unik.
    “Pallati 176”, ka qene i zhveshur nga ideologjizmat

    Komedia ėshtė njė gjini e veēante dhe e vėshtirė e artit skenik. Kryesisht komedia kėrkon shumė impenjim, disiplinė, pėrkushtim, vėmendje, realitet. Pas vitesh edhe vetė sė bashku me regjisorin Alfred Bualoti, se mendonim qė kjo komedi do tė ishte po aq e pėlqyer sa nė fillimet e saj. Ndoshta kjo komedi pėrbėn njė rekord pėr vėnien ne skene,… afėrsisht 500 herė. Parė nė kėndvėshtrimin e kohės, ajo qė e bėn kėtė vepėr tė pėlqyeshme ėshtė se ajo ka qenė jashtė ideologjizmave tė kohės. Pra ėshtė njė komedi pa ato qėndismat e politikės sė kohės, pa vėnė nė krye Partinė, Enverin, apo vijėn e masave. Nė thelb tė saj ishin problemet e ditės, lufta ndaj fenomeneve te servilizmit, miqėsive ne emėrimin nė punė, tarafeve, paaftėsisė, letrave anonime, pėrpjekjeve pėr tė zėnė njė vend pune tė pa merituar . Shumė nga kėto fenomene janė probleme tė ditės edhe sot, nė njė shoqėri krejt tjetėr, me ideologji dhe formė ekonomike krejt tė ndryshme.

    Alfred Bualoti (regjisor i komedisė Pallati 176)
    Letra anonime

    Kjo letėr ndoshta pėrbėn, gjetjen mė tė veēante tė komedisė tek “Pallati 176”. Kjo letėr e mban nė kėmbė komedinė. Kjo gjetje, ndryshe nga shumė komedi, pėrbėn njė pike kulmore qė si nga ana artistike e te shkruarit, po ashtu dhe nga ana regjisoriale, pėrbėn njė moment shume sinjifikativ, e mban spektatorin nė ankth, nė dilemė, nė tension….

    Bashkėpunimi dhe besueshmėria

    Janė shume aspekte qe njė vepėr ti rezistoje kohės, qe te jete e suksesshme. Pėrveē sa me lart ne ditėm te afrojmė edhe njė shkrimtar si Ruzhdi Pulaha. Pėrveē se sa shkrimtar ai ėshtė njė dramaturg i spikatur. Pra nuhatėm qė diēka nuk na shkonte brenda komedisė, pra donim qė ky kompozim i letrės, kjo mėnyrė e ndėrtimit tė saj, te merrte nota besueshmėrie mė tė larta. Pra te ndėrtohej si njė bizhuteri e ndėrtimit tė njė komedie tė periudhės sė realizmit socialist, sepse ahere zhvilloheshin ngjarjet, por kjo letėr tė mos ishte e ideologjizuar, sa tė humbte besueshmėrinė. Kėtu ndėrhyrja e Ruzhdi Pulahės ishte si njė prerje e arte, mė e vėshtira, qė nuk la hapėsira qė tė dyzohej qė pėr komedi tė bėhej komedi, apo pėr tragjedi tė bėhej tragjedi…Pra ndryshuam disa gjera brenda komedisė, qoftė nga ana e kompozicionit tė vetė komedisė, por edhe te disa motive qė shtynin personazhet ne jetėn e tyre per te qene brenda komedisė, por edhe ne konflikt me ta. Zgjidhem disa probleme si tė beqareshės Rita qe ndryshimet e bėnė mė tė besueshėm nė fjalė dhe nė regji, tė cilat erdhėn nė mėnyrė organike. Pra, kėto ndryshime u bėnė tė natyrshme, tė studiuara dhe e bėnė personazhin mė tė besueshėm. Nga ana e strukturės dramaturgjike kemi pasur parasysh ndryshimet e Ruzhdi Pulahės por me mendimin dhe aprovimin e autores Adelina Balashi. Ky bashkėpunim u bė me mirėkuptim, pa ndryshuar asgjė nė autorėsinė, ashtu si dhe vetė improvizimet. Ishte koncepti i mirė, dėshira e mirė, ideja e mirė, elementėt e mėsipėrm tė mirė, qė na ēuan nė sukses.

    Pėrzgjedhja

    Ishte njė punė e vėshtirė. Roli duhet te shkonte tek aktori dhe e kundėrta…Ishte kjo e mesme e artė, ky moment, qė ēoi nė sukses. Teatri nė konceptin e pėrditshėmrisė s’ėshtė gjė tjetėr veēse gėzim…Qė do tė thotė qė edhe nqs, vė nė skenė tragjedinė mė tė tmerrshme tė njerėzimit, apo komedinė mė tė bukur, nqs nuk ekziston gėzimi, dėshira, pėr te punuar, atmosfera e gėzueshme, brenda krijimit tė veprės, ahere vėnia nė skenė, apo suksesi ėshtė nė dyshim, vepra ėshtė para njė pikėpyetje tė madhe…Po tė mbizotėrojnė kėto elemente, fryti i punės, suksesi ėshtė i pa diskutueshėm, pasi teatri ėshtė art kolektiv, art i pėrbashkėt, qė ēdo gjė duhet tė funksionoje nė unison…

    S’do ti bėnim ndryshime

    Sipas Bualotit edhe nqs do tė vihej nė skenė sot, “Pallati”, nuk do ti bėhej asnjė ndryshim. Janė bėrė shumė pėrpjekje pėr tė bėrė komedi tė pėrafėrta, por kanė dėshtuar. “Pallati” ka vulėn e asaj kohe dhe ajo ka bėrė emrin e saj, ka marre votėn e saj dhe ēdo ndryshim, apo pėrafrim, nuk do tė sillte kėtė sukses. Si njė spektakėl qė nė vitin 1985 ėshtė vėnė nė skene dhe dy herė nė ditė, pavarėsisht kohės qė ėshtė vėnė, ajo ndiqej pėr elementet qe ka brenda dhe qė sot i kane rezistuar kohės. Pra ēdo ndryshim do ti humbte indetitetin, do ti humbte specifiken e vet. Ishte njė vepėr jashtė standartizimeve, apo nėnvizimeve tė fjalės, propagandės sė asaj kohe, duke i kamufluar ato, duke mos i lenė shumė tė dukshme, pra lame nė dukje, problemet social-shoqėrore tė kohės. Ajo komedi ngelet ashtu siē ėshtė vėnė. Edhe sot po ti rikthehemi, ajo po ashtu do tė vihet. Vula e saj ėshtė e pandryshueshme. Janė bėrė disa tentative nė disa vepra tė tjera duke ndryshuar tekstet pėr ta rivėnė, por kanė dėshtuar. Ne ketė as e kemi menduar ta bėjmė..Nė Evropėn kontemporane nuk bėhen eksperimente tė tilla. Ajo mund tė bėhej vetėm me ata personazhe por vetėm nė mosha tė ndryshme, pa asnjė ndryshim teksti, vetėm ndonjė improvizim do ta pranonim.

    Aktorėt, veēoj Roland Trebickėn

    Pa dyshim nqs do ndėrmerrnim njė rivėnie nė skenė do te ishin po ato. Punuam shumė nė pėrzgjedhje. Siē diskutuam janė bere pėrpjekje pėr njė rigjetje ose vazhdim i “Pallatit”, por nuk gjeti atmosferėn apo vendin e duhur. Pavarėsisht kohės qė ėshtė vėnė nė skenė komedia “Pallati 176” aty kishte pak ideologjizma, pasi u bėnė mė tė prekshme, problemet social-shoqėrore tė kohės dhe ēdo pėrpjekje pėr rigjetje, per ndryshime aktoresh nė role nuk do te sillte sukses. Shumė aktorė me ato role sot diskutohen kudo. Nqs do ta rivinim do tė bėhej sėrishmi me ata pavarėsisht moshės qė ata kanė sė bashku me ne. Por roli i Roland Trebickės ėshtė mė i veēanti. Ai mbetet unik. Askush s’mund ta zėvėndėsojė atė rol. Ai kostum ishte prerė enkas pėr tė. Rolandi me atė rol shkėlqeu dhe u bė korifeu i komedisė. Koha jo vetėm se ka venitur sadopak por e ka lartėsuar mė shumė.

    Adelina Balashi (autore e komedisė)
    Lajmin e vdekjes sė Roland Trebickės e mora vesh, mė datėn 6 mars. Sapo e mėsova nėpėrmjet njė telefonate, nga Tirana, u shokova krejtėsisht dhe mbeta gati pa frymė. Ky ishte njė lajm jashtėzakonisht i hidhur, ku besoj se asnjeri, nuk mund t’i mbante dot lotėt. Por duke qenė larg atdheut tim, unė u dėshpėrova dyfish. Pastaj, bėra disa telefonata dhe u interesova pėr gjithēka. Qė nga orari i homazheve, e deri te detajet e tjera, tė organizimit tė funeralit. Nė fakt, unė doja tė nisesha edhe vetė pėr tė qenė e pranishme nė lamtumirėn e kėtij gjigandi tė skenės shqiptare, por punėt nuk mė lanė. Kėshtu, qė sapo tė mbaroj disa gjėra do tė nisem pėr nė Tiranė.

    A e keni takuar Rolandin kohėt e fundit gjatė kthimeve tuaja, tė pėrkohshme nė Tiranė?
    Po e kam takuar disa herė. Kemi pirė kafe dhe kemi diskutuar gjatė pėr planet krijuese tė secilit. Dhe unė jam ndjerė e gėzuar, qė ai kishte shumė plane pėr tė interpretuar role tė ndryshme nė Teatrin Kombėtar. Tė gjitha kėto bisedime e linin nė periferinė e vėmendjes, diagnozėn e sėmundjes sė tij. Pra, optimizmi dhe pasioni pėr rolet qė do tė luante, e bėnin atė, mė tė fortė dhe me besim mė tė madh pėr jetėn dhe tė ardhmen. Unė vija re, se kjo gjė i gėzonte tė gjithė kolegėt e tij, nė teatėr dhe jashtė teatrit. Sepse Roland Trebicka ishte njė aktor i madh dhe njė njeri i madh, qė e donin tė gjithė. Prandaj, pėr sukseset e tij, lumturoheshin tė gjithė, si edhe pėr fatkeqėsitė e tij, dhimbja shpėrndahej tek i gjithė rrethi miqėsor. Kur vuante Rolandi, edhe ne kishim njė shqetėsim tė madh pėr tė.
    Le tė kthehemi te komedia “Pallati 176”, ku Trebicka shkėlqeu. Si ju lindi frymėzimi pėr ta shkruar atė?
    Gjatė asaj periudhe unė isha nė njė kurs specializimi pėr regjisorė dhe skenaristė, ku midis 20 pjesėmarrėsve isha e vetmja femėr. Sepse unė, nė atė kohė ndodhesha nė Librazhd. Dhe si mbrojtje diplome tė kėtij kursi special, unė shkrova komedinė “Pallati 176”. Pastaj e konsultova atė, me dramaturgun e madh Teodor Laēo, ku ndihma e tij, ka qenė e pakursyer pėr tė gjithė ne, pjesėmarrėsit e atij specializimi. Natyrisht, nė Librazhd duhet tė pėrmend edhe ndihmėn e vazhdueshme tė poetit Koēi Petriti, i cili i ndihmonte tė gjithė talentet e rinj.
    Pra, jemi tek komedia, ku e ēuat atė, pasi e mbaruat?
    Pasi e mbarova e ēova nė Teatrin Kombėtar, ku ia dorėzova zotit, Ruzhdi Pulaha, i cili njihet edhe si mjeshtri i dramaturgjisė. Pas disa javėsh, ai mė thirri nė njė takim dhe mė tha, se pas konsultimeve tė ndryshme komedia ishte miratuar. Por edhe me rekomandimin e tij, gjithēka shkoi nė rrugė tė mbarė. Pra, kjo komedi, i pati dyert tė hapura, gjė e cila ndodhi pėr shkak tė cilėsisė sė lartė qė reflektonte.
    Ēfarė ndodhi mė vonė?
    Mė vonė atė e morėn nė dorė dy regjisorė tė talentuar Alfred Bualjoti dhe Andon Qesari. Kėta regjisorė zgjodhėn njė staf tė shkėlqyer aktorėsh dhe komedia gjeti kėshtu njė ansambėl tė paparė artistėsh, ku qershia mbi tortė padyshim ishte Roland Trebicka...
    Gjatė kėsaj periudhe a takoheshit me Roland Trebickėn?
    Padyshim qė po. Takohesha me Rolandin dhe me tė gjithė stafin e aktorėve e sidomos me dy regjisorėt e mėdhenj, qė prodhuan njė sukses tė paparė. Unė kam qenė e pranishme nė provat e kėsaj komedie, qysh nė 20 ditėt e para tė punės nė tavolinė. Kam bashkėpunuar si kolege me tė gjithė stafin
    Ēfarė ju thoshte Rolandi, gjatė atyre ditėve tė provave?
    Rolandi ishte shumė optimist se gjithēka do tė shkonte mirė. Ai bėnte edhe humor dhe vazhdimisht na bėnte pėr tė qeshur. Sepse ai ishte njė njeri i qeshur dhe i gėzuar, prandaj donte t’i shihte edhe tė tjerėt ashtu. Prandaj, edhe kur pinim kafe, ai bėnte vazhdimisht humor dhe na e ndryshonte gjendjen shpirtėrore brenda pak minutave.

    Ilir Bezhani (regjisor, aktor, komedia)
    -Si aktor ju keni dy role brilantė “Rrushka” dhe tek Sandri “pallati 176. Pse keni spikatur nė rolet komike?
    Kėtu meriton tė pėrmendet ajo fraza stereotype a dashuria e parė qė pėr mua ishte Rrushka tek komedia e Pėllumb Kullės “shoku Niqifor” nėn kėtė titull u luajt njė komedi qė habiti tėrė opinionin publik. Dhe ky spektakėl me thjeshtėsi dhe humor ēarmatosės detyroi njė njeri skeptik si Aleksandėr Baben tė shkruajė njė artikull qė pėr nga thellėsia i ngjan metaforave tė Niēes. Kjo figurė pati vėshtirėsi teknike pėr tu luajtur sepse unė isha aktor i ri dhe nuk arrija dhe ta kuptoja mirė tragjikomizmin e figurės tė Pėllumb Kullės, por ai si regjisorė interesant bėri tė pamundurėn pėr tė ma thjeshtėsuar. Ne e dimė shumė mirė, se vetėm njerėzit qeshin dhe kafshėt nuk e njohin kėtė dhunti. Pra duhet tė jetė i vetmi instinkt qė na ēon drejt inteligjencės. Ose mė mirė tė themi njeriu qė bėn mė shumė humor ėshtė mė seriozi. Po kėshtu edhe tek komedia “Pallati 176”. Ishte njė rol i spikatur. Nė kėtė komedi do tė veēoja lojėn e Roland Trebickės. Loja e tij ishte brilante. Me kėtė rol ai i vuri vetes notėn mė tė bukur.


    Anastas Kristofori-aktor

    Roli i Roland Trebickės tek Palalti 176 mbetet roli mė i skalitur. Pasioni i tij nė kėtė rol rendėte tek specifikja. Rolandi e pėrpinte tekstin. Drama, komedia duhet tė jetė si e folura dhe jo si e shkruara. Pra e shkruara duhet ti afrohet tė folurės. Ndaj Rolandi punonte shumė me tekstin. Ai gjithė natėn e lexonte, rilexonte por dhe bėnte ndryshimet nė tekst. Tė nesėrmen atė e shikoje me njė tekst tė skuqur ku kishte bėrė ndryshimet. Bėnte shtesa, ndryshime, pėrmirėsime qė ta pėrshtaste tekstin e shkruar me atė tė folur. E folura ėshtė shumė e vėshtirė, ndėrsa e shkruara mė e lehtė. Gjuha e komunikimit ka njė logjikė tjetėr, ka njė specifikė tjetėr qė tė pranohet nga spektatori. Rolandi kishte nj dhunti shumė tė veēantė qė nuk e ka ēdo aktor. Ai e nuhaste se ku do tė qeshte spektatori dhe linte njė pauzė, nuk e vazhdonte dialogun, por e linte spektatorin tė qeshte, qė e folura tė mos humbte logjikėn, radhėn e dėgjimit nga spektatori. Harronte ēdo gjė kur hynte nė skenė. I linte jashtė hallet, problemet, shqetėsimet. I jepej tėrėsisht rolit.. E bėnte rolin tė vėrtetė. Gjatė interpretimit ai bėnte improvizime, duke ruajtur linjėn dhe qė i pėrshtatej figurės qė luante. Njė veēanti tjetėr e personalitetit tė tij ishte se ai e shikonte figurėn. Ēdo tė thotė kjo? Ai e ndėrtonte figurėn nė mendje. Pra figura ishte brenda tij nė ēdo hap tė lojės. Psh, mėnyra e ecjes tek roli i Vanit, flokėt, shamia, pėrkulja, e qeshura fallco, mėnyra se si shikohej nė pasqyrė, se si ndėrhynte nė debat, se si “mėrzitej” tregojnė mėnyrėn se si e ndėrtonte ai figurėn e rolit qė i kishin besuar. Pra ai ishte njė aktor jo i zakonshėm. Shpesh herė aktorėt janė korrekt me tekstin. Ndėrsa Landi frymėzohej dhe ndėrhynte nė tekst nė pėrputhje me personazhin. Tė jesh i frymėzuar nė njė personazh ėshtė shumė pėr njė aktor. Sot mė duket se ai ėshtė me shėrbim diku. Ėshtė mes nesh dhe do kthehet nė skenė. Pėr tė si mik ndjej mall, dhimbje, krenari. Ndaj se besoj kurrė qė ai s’ėshtė mes nesh.

Tema tė Ngjashme

  1. NDRIĒIM XHEPA, aktori i 75 roleve rrėfen 30 vitet nė skenė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 17:30
  2. Teater: Shi ne Plazh
    Nga Albo nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-02-2009, 21:07
  3. Gjirokastėr, shembet pallati. 3 banorė nėn rrėnoja, mes tyre njė fėmijė
    Nga Jack Watson nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 03:27
  4. Njė ftesė rozė pėr nė teatėr
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-02-2006, 13:22
  5. Historiku i Tiranes
    Nga INDRITI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 27-02-2005, 07:01

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •