Ditari sekret/ Publikohen pėr herė tė parė shėnimet e ish-ministrit tė Jashtėm
Paskal Milo: Ju tregoj prapaskenat e Rambujesė
Si negociuam bashkė me Godon dhe irritimi i Ollbrajt me Thaēin
-----------------------------------------
Paskal Milo
Nuk ishte nė planet e mija qė tė botoja tani njė pjesė tė ditarit qė unė kam mbajtur si ministėr i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė nė vitet 1997-2001. Kjo do tė bėhet sigurisht disa vite me vonė. Por mendoj se ajo qė po botohet nė faqet e Gazetės Shqiptare dhe qė ka tė bėjė me Konferencėn e Rambujesė e tė Parisit shkurt-mars 1999, ėshtė e rėndėsishme qė tė bėhet tani. Dhe kjo pėr dy arsye: Rambuje ėshtė paradhoma historike ku u pėrgatit ēlirimi i Kosovės nga diktatura e Millosheviēit. E dyta, pėrvoja e Rambujesė, mobilizimi i tė gjithė faktorėve mbarėshqiptarė nė atė kohė, ėshtė shumė e vlefshme pėr tu marrė nė konsideratė tani, nė fazėn pėrmbyllėse tė atyre pėrpjekjeve historike pėr tė pavarėsuar Kosovėn. Rambujeja ėshtė njė nga shtyllat e forta ku do tė mbėshtetet shteti i ardhshėm i pavarur i Kosovės. Kujtesa e njerėzve qė kanė jetuar e kontribuar pėr kėtė ngjarje qė tė pėrfundojė me sukses, ėshtė ende e freskėt pėr tė mos lejuar deformime dhe manipulime tė sė vėrtetės historike.
4 janar 1999
Sot u shfaq nė Tiranė Adem Demaēi plaku, siē mė tha sonte Bedri Islami, drejtori politik i UĒK-sė nga Shtutgarti. UĒK-ja po organizohet. Ata kanė simpati pėr ne. Sot me iniciativėn time, Kujtim Hysenaj u nis pėr tė takuar nė Shkup Fehmi Aganin, Hydajet Hysenin dhe ndonjė tjetėr qė do tė vinin nga Prishtina. E bėra kėtė lėvizje qė tė tregohemi aktivė. Ėshtė e rėndėsishmė tė dimė se ēfarė mendojnė partitė politike nė Kosovė nė kėtė situatė, a mendojnė tė bashkohen, etj. Majko, sot siē mė tha, insistoi pranė Demaēit se nevojitet bashkimi, krijimi i njė grupi iniciator gjithėpėrfshirės.
8 Janar 1999
Demaēi iku dje. Sot mbėrriti akademiku Rexhep Qosja. Kėto dy vizita i kanė dhėnė njė zhvillim tė ri politikės sonė pėr Kosovėn. Demaēi erdhi me paragjykime, por iku shumė i kėnaqur. Premtoi se opsioni i parė qė mbėshteste ishte zgjidhja paqėsore dhe se pas kėrkesave tona do tė mund ta takonte Rugovėn pėr tė biseduar pėr unifikimin e qėndrimeve. Rugovėn nuk e donte dhe e quante tė dėshtuar. Pėr UĒK-nė tha se ėshtė zgjeruar dhe e stėrvitur mirė. Rexhep Qosja ėshtė njė format i madh intelektual dhe akademik. Si gjithnjė ai parashtron qartė dhe thjeshtė mendimet dhe idetė e tij. Kėshtu veproi edhe sot nė Tiranė. Biseduam hapur pėr shumė gjėra. Unė i thashė se ne po marrim pėrsipėr njė rol mė aktiv nė ēėshtjen e Kosovės, se dėshirojmė komunikim tė vazhdueshėm me faktorėt politik nė Kosovė dhe se ishte i domosdoshėm uniteti i tyre dhe tė folurit me njė zė. Edhe Qosja me artikuloi me forcė kėtė tė fundit dhe kėrkoi qė Tirana zyrtare tė ndihmojė nė organizimin dhe bashkimin e tyre, qė ajo tė luajė gjithmonė njė rol mė tė madh nė ēėshtjen kosovare. Me lėvizjet qė po bėjmė nė adresė tė Kosovės, kemi tėrhequr vėmendjne e tė tjerėve. Kris Hill mė telefonoi sonte nė darkė dhe mė pyeti pėr Demaēin, kėrkoi tė dinte rezultatet e vizitės dhe nėse do tė shkonte nė mbledhjen e ardhshme tė Grupit tė Kontaktit nė Vjenė, 20-21 janar, ku Rugova kishte pranuar tė shkonte. I thashė qė Rugova ishte ftuar qė tė vinte nė Tiranė dhe i kėrkova qė dhe ai tė influenconte qė tė vinte. E pashė pak skeptik nė kėtė drejtim.
10 Shkurt 1999
Takimet tona nė Tiranė me Demaēin, Qosen dhe Idriz Ajetin, Fehmi Aganin, Mark Krasniqin, Mahmut Bakallin, Veton Surroin, etj, i dhanė njė dimension tė ri rolit dhe kontributit tonė pėr Kosovėn. Lėvizja jonė tėrhoqi vėmendjen e kancelarive perėndimore dhe shumė prej tyre vlerėsuan kontributin tonė nė bashkimin e liderėve politikė shqiptarė nė Kosovė. Nė 27 janar nė Londėr u mbajt mbledhja e ministrave tė Jashtėm tė Grupit tė Kontaktit. Pas masakrės sė Reēakut, ku forcat policore speciale serbe maskaruan 45 shqiptarė civilė, opinioni ndėrkombėtar u indinjua thellė. Pėrfundimisht u krijua bindja se nė Kosovė, rregullimi duhet bėrė me imponim. Grupi i Kotaktit miratoi njė plaftormė bisedimesh dhe u kėrkoi shqiptarėve tė Kosovės dhe Beogradit nė formė ultimatumi qė nė 6 shkurt tė dėrgonin delegacionet nė Rambuje, afėr Parisit, pėr tė filluar bisedimet tė cilat do tė pėrfundonin nė njė marrėveshje brenda 2-3 javėsh. Nė rast tė kundėrt, serbėt kėrcėnoheshin hapur me sulme ajrore tė NATO-s, ndėrsa shqiptarėt me njė braktisje dhe izolim nga komuniteti ndėrkombėtar. Ne na u kėrkua qė tė bindim shqiptarėt pėr tė shkuar me njė delegacion tė pėrbashkėt nė Rambuje. Personalisht u vura nė qendėr tė pėrpjekjeve, hapur dhe fshehur pėr ti bindur shqiptarėt. Me ndihmėn e Fatos Klosit prita nė zyrė 3 pėrfaqėsues te shtabit tė UĒK-s, dy herė Hashim Thaēin, (Halit Zeka) dhe njė tjetėr, emrin e tė cilit nuk e mbaj mend. U fola gjatė me argumente dhe u thashė qė nuk duhej ta refuzonin ftesėn, se do tė dėmtoheshin pėrfudimisht nė sy tė komunitetit kombėtar, se serbėt do ta shfrytėzonin mosvajtjen e tyre dhe se vetė konferenca ishte njė rast i mirė qė ata tė legjitimoheshin nga pikėpamja ndėrkombėtare. Mė premtuan se do tė gjykonin deri nė darkė, se vendimi i Demaēit ishte personal. Vonė nė darkė ose ditėn tjetėr nė mėngjes, u informova se UĒK-ja kishte vendosur tė shkonte nė Rambuje. Ishte njė fitore qė ne e pėrshėndetėm. Shqiptarėt mė nė fund lanė mėritė dhe u bashkuan. Pas njė incidenti tė vogėl tė shkaktuar nga serbėt nė aeroportin e Prishtinės, nė 6 shkurt pasdite, delegacioni i shqiptarėve tė Kosovės u ndodh nė Rambuje, ku po atė mbrėmje pas pėrshėndetjes sė Shirakut, Presidentit francez, konferenca u hap zyrtarisht.
Qė nga ajo ditė dhe deri sot vazhdojmė tė ndjekin ēdo orė punimet e conferences, tė cilat organizatorėt pėrpiqen ti mbajnė sekret dhe kanė marrė masa tė rrepta izolimi dhe sigurimi pėr antarėt e dy delegacioneve nė kėshtjellėn e Rambujesė. Por sekretet gjejnė rrugėn dhe dalin. Ne komunikojmė nė celular me Blerim Shalėn, anėtar i delegacionit shqiptar. Celulari i tij ėshtė jugosllav dhe nė Beograd e dinė qė ai komunikon me ne. Pėr tė ndjekur nga afėr punimet e konferencės ne dėrguam nė Paris zėvendėsministrin e Jashtėm, Pėllumb Xhufin dhe K. Hysenajn dhe me porosi tė Kryeministrit, u dėrguan dhe zv/kryetari i SHIK-ut, Kadena dhe inspektori i pėrgjithshėm, Isaraj.
19 Shkurt 1999
Konferenca e Rambujesė na ka okupuar totalisht. Ēdo ditė kemi kontaktuar me delegacionin shqiptar nė Rambuje, kemi marrė materialet qė u janė dhėnė nga negociatorėt dhe u kemi dhėnė mendimet tona tė cilat i kanė konsideruar tė vlefshme. Kam qenė nė kontakt telefonik me ambasadorin Hill. Nesėr ėshtė dita e fundit e konferencės. Sipas Grupit tė Kontaktit, nėse nuk do tė nėnshkruhet marrėveshja do tė ketė sanksione. Shanset pėr marrėveshje sot kanė qenė fare minimale. Millosheviēi dhe serbėt po rezistojnė fort para presioneve tė NATO-s dhe veēanėrshit tė amerikanėve. Hill ka qenė tė martėn nė Beograd, por nuk arriti gjė, sot shkoi prapė, por nuk u prit nga Millosheviēi. Ky i fundit ka deklaruar se Kosovėn, serbėt nuk kanė pėr ta dhėnė dhe sikur tė shkatėrrohet e gjithė Serbia! Millosheviēi dihet qė luan fort deri nė fund. Po kėtė herė luan edhe pėr fatin e tij personal. Nesėr Ollbrajt vjen pėrsėri nė Rambuje, thonė se mund tė shkojė edhe nė Beograd. Nuk besoj se amerikanėt do tė tėrhiqen kėtė herė dhe do tė pranojnė sfidėn e Millosheviēit. Hill ma ka pohuar kėtė gjė.
Si po vijnė punėt, lufta ėshtė nė fije tė perit dhe do tė na duhet tė pėrballojmė rreziqe tė mėdha e tė shumta. Delegacioni shqiptar nė Rambuje ėshtė i mpirė, i frikėsuar para pėrgjegjėsisė sė madhe pėr tė hedhur firmėn nė letėr dhe para presionit qė bėjnė segmente tė UĒK-sė nė terren pėr tė mos nėnshkruar, nė qoftė se nuk pėrmendet referendumi nė marrėveshje dhe nėse parashikohet qė UĒKja tė shpėrndahet pas marrėveshjes. Gjendja eshtė me tė vėrtetė kritike. Sot Hashim Thaēi u largua nga Rambuje pėr nė Lubjanė tė Sllovenisė, pėr tė takuar A.Demaēin me tė cilin do tė diskutojė rreth marrėveshjes. Demaēi ėshtė pėrfaqėsuesi i atyre qė kanė kundėrshtuar dhe biseda me tė ka pasur rėndėsi pėr tė pėrcaktuar qėndrimin e nesėrm tė delegacionit shqiptar. Ne sot dhamė mesazhin se vendimin pėr tė ardhmen e Kosovės do ta marrin vetė shqiptarėt e Kosovės. Megjithatė, shqiptarėt nuk duhet qė tė bėhen shkaktarė tė dėshtimit tė Rambujesė. Ata janė nė pozitė tė vėshtirė dhe delikate. Neve sot jemi pėrpjekur qė ti ndihmojmė. NATO ėshtė bėrė gati pėr ndėrhyrje. Diplomatėt e huaj kanė filluar tė largohen nga Beogradi. Pėrsėri taktika e fillimit tė tetorit tė vitit tė kaluar, kur u arrit marrėveshja Hollbruk-Millosheviē. A do tė tėrhiqet pėrsėri Millosheviēi? Po rusėt a do tė ushtrojnė presion? Tė gjithė po presin me ankth orėn 12 tė ditės sė nesėrme, e shtunė 20 shkurt. Ministrat e Jashtėm tė Grupit tė Kontaktit u grumbulluan atje, por me gjithė presionet dhe bisedimet me tė dyja palėt, shqiptare dhe serbe, marrėveshja nuk u arrit tė nėnshkruhet. Ata vendosėn qė ti shtyjnė dhe 3 ditė bisedimet, deri nė 23 shkurt, ora 15.00, me shpresėn qė mund tė arrihej kompromisi.
Brenda Grupit tė Kontaktiti po shfaqen hapur shenjat e pėrēarjes nė lidhje me pėrgjegjėsinė e tė dyja palėve pėr mosnėnshkrimin e marrėveshjes. SHBA-ja, Britania, Franca dhe Gjermani, akuzojnė mė tepėr Beogradin, ndėrsa Italia i bėn tė dyja palėt fajtore. Amerikanėt po pėrpiqen me tė gjitha forcat qė tė arrijnė marrėveshjen. Ata kanė investuar shumė, vetė Klintoni ėshtė i angazhuar. M.Ollbrajt po qėndron nė Rambuje deri tė marten, me shpresėn se do tė mund tė arrihet marrėveshja. Ajo ka takuar pėrsėri tė dy delegacionet, por mė tepėr punon qė tė bindė shqiptarėt pėr ta pranuar marrėveshjen, qė pastaj ti vėrė serbėt para pėrgjegjėsisė sė plotė.
Sonte nė darkė nė orėn 22.00, ajo pėr herė tė parė mė mori nė telefon dhe bisedoi me mua. Rreth 4 orė mė parė mė kishte marrė K.Hilli. Ajo mė tha se donte tė fliste me mua, sepse koha po kalonte dhe ata donin qė shqiptarėt ti thoshin PO marrėveshjes. Ajo tha se ata kishin humbur dje njė mundėsi tė mirė. Ata nuk mund tė pėrdorin fjalėn referendum, por janė pėrpjekur tė gjejnė formulime qė e nėnkuptojnė atė. Tė njėjtėn gjė mė pėrsėriti dhe Hilli. Tė dy mė kėrkuan qė tė pėrdorim influencėn tonė pėr tė bindur delegacionin shqiptar pėr ta nėnshkruar marrėveshjen. Hilli mė kėrkoi qė tja ēoja qė sonte mesazhin me faks shqiptarėve nė Rambuje. Ollbrajt mė kėrkoi qė nesėr tė bėj njė deklaratė publike nė tė cilėn tė mbėshtes idenė se marrėveshja nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, i lejon shqiptarėt qė tė realizojnė referendumin. Sidoqoftė, situata ėshtė tejet delikate dhe ēdo hap duhet menduar mirė e peshuar me kujdes. Pėrgjegjėsia ėshtė e madhe, shqiparėt nė Rambuje ndjejne peshėn e madhe tė pėrgjegjėsisė historike pėr firmėn qė mund tė hedhin nė letėr, por dhe peshėn e tensionit qė vjen nga UĒK-ja nė terren.
22 Shkurt 1999
Sė bashku me Kryeministrin vendosėm qė unė tė shkoja nė Rambuje pėr tė ndjekur nga afėr ditėn finale tė bisedimeve dhe pėr tė biseduar me shqiptarėt, Ollbrajtin dhe Vedrinin etj. Situata sot ka qenė me tė vėrtetė dramatike. Nė orėn 8.00, Veton Surroi mė telefonoi dhe mė kėrkoi tė bisedoj me djemtė e UĒK-sė tė cilėt refuzonin tė nėnshkruanin marrėveshjen. I premtova se do ta bėja. E gjeta Majkon dhe i thashė se ėshtė urgjente ndėrhyrja. Ai hezitoi dhe tha se pėrgjigja do tė jepej rreth orės 11.00. Ndėrkoh, rreth orės 9:30 mė mori pėrsėri Ollbrajti, e cila mė kėrkoi dhe njėherė tjetėr urgjentisht qė tė pėrdornim influencėn tonė tek Thaēi dhe djemtė e tjerė tė UĒK-sė pėr ti bindur. Mė tha se kjo duhej bėrė brenda 20 min. dhe se duhej bėrė dhe deklarata publike e qeverisė qė mbėshteste projektin. I thashė se do tė pėrpiqeshim tė bėnim mė tė mirėn. Ollbrajt mė shpjegoi se ajo i kishte dėrguar delegacionit shqiptar njė projekt-letėr nė tė cilėn ajo bėnte interpretimin e paragrafit 8, pika 1 qė fliste pėr njė takim ndėrkombėtar nė fund tė periudhės 3-vjeēare, ku do tė shqyrtohej mekanizmi pėr tė pėrcaktuar statusin final tė Kosovės, duke marrė parasysh vullnetin e popullit. Ky formulim ishte mė i mirė se i mėparshmi. Nė letra Ollbrajti shprehej se ky formulim u jepte tė drejtė shqiptarėve tė kėrkonin referendumin pas 3 vjetėsh. Nė rast se shqiptarėt binim dakort, ajo ishte gati ta firmoste letrėn, e cila nuk duhej tė bėhej publike para nėnshkrimit tė marrėveshjes. Ndėrkohė, ajo mori dhe Majkon nė telefon nė praninė time dhe i kėrkoi tė njėjtėn gjė. Majko i dha garanci se do tė fliste mė Thaēin, i cili ndodhej sė bashku me Ollbrajtin. Tekstualisht, Majko i tha Thaēit: Dėgjoje Ollbrajtin njėsoj sikur tė dėgjoje Kryeministrin e Shqipėrisė. Amerikanėt janė miqtė tanė mė tė mirė. Pas kėsaj bisede, Majko propozoi qė unė sė bashku me Sabri Godon, Kryetar i Komisonit tė Politikės sė Jashtme tė Kuvendit, tė niseshim urgjent pėr nė Rambuje. Godo pranoi nė telefon. I kėrkova Xhufit nė Paris qė tė mė rregullonin njė takim nė darkė vonė me Ollbrajtin dhe njė nė mėngjes me Vedrinin. Pas kėsaj, Hilli mė mori nė telefon dhe me tha se Thaēi kishte dhėnė dorėheqjen nga kryetar i delegacionit, duke u thėnė tė tjerėve se do ishte gabim i madh tė nėnshkruhej marrėveshja. Hill kėrkoi pėrsėri ndėrhyrjen tonė. I thashė Majkos i cili ndėrhyri. Unė fola me Xh. Halitin (Zekėn). Zeka mė shprehu frikėn nga shtabi i UĒK-s nė Drenicė dhe nga presioni i njerėzve nė terren. Ai ishte dakord me ne, po kishte frikė mos na e hidhnin, sidomos pėr praninė e NATO-s. I thashė se amerikanėt nuk heqin dorė nga NATO, se po qe se nuk nėnshkruanin do tė binim nė grackėn serbe dhe se do tė humbisnim mė tepėr. Mė premtoi se do tė pėrpiqej ti bindte tė tjerėt.
23 Shkurt 1999
Qėndrimi nė Paris ka qenė njė kalvar i vėrtetė diplomatik. Me tė mbėrritur fillova menjėherė tė kontaktoj me disa anėtarė tė delegacionit kosovar, me Xhavit Halitin (Zekėn), me Jakup Krasniqin, Prof. R.Qosen, Azem Sylėn, Veton Surroin, Ram Bujen. Ata ma paraqitėn situatėn brenda delegacionit alarmante, po pėrēaheshin dhe konferenca mund tė pėsonte fiasko. Tė gjithė pėrgjegjėsinė e pėrqendronin tek njė emėr: Hashim Thaēi. U pėrpoqa tė lidhesha me tė, por ai mė fshihej. Rastėsisht e kapa tek telefoni i Zekės, por mė rrėshqiti dhe e mbylli. Pėrpjekjet pėr tu rilidhur pėrfunduan pa sukses. Me Majkon nė Tiranė komunikoja vazhdimisht.
Qėkur u nisa nga Tirana, kisha kėrkuar takim me Znj. Ollbrajt, me Vendrinin dhe Kukun. Amerikanėt ishin pėrgjigjur pozitivisht dhe pėrmes zėdhėnėsit tė departamentit tė shtetit, ia kishin dhėnė lajmin dhe shtypit. Gazetarėt ishin mbledhur nė hotel Intecontinental ku qėndronte Ollbrajt, deri nė mesnatė nė pritje tė takimit tonė. Por takimi nuk u realizua. Ollbrajt deri vonė u pėrpoq tė thyente rezistencėn e Thaēit, por pa dobi. E zhgėnjyer dhe e zemėruar, ajo u kthye nė hotel. U lidha me delegacionini amerikan, fola me Tinėn (sekretaren), Karl Sibentritin dhe mė nė fund me Hillin, as ata nuk mė jepnin shpjegime. U kėrkova tė na ndihmonin tė takonim po atė natė delegacionin shqiptar tė ngujuar nė kėshtjellė, por na kthyen pėrgjigje qė francezėt nuk donin. Madje atyre nuk u kishte pėlqyer as ardhja ime nė Paris. Ata ishin pėrpjekur tė na mbanin larg Rambujes. Hilli mė foli shumė i zemėruar. Mė tha gjithashtu se Ollbrajti ishte shumė e prekur dhe kishte deklaruar se n.q.s nuk do tė kishte marrėveshje, do ta harronte fjalėn Kosovė! I kėrkova Hillit qė tė na e sillnin delegacionin shqiptar nė hotel. Ai na premtoi se do tė pėrpiqeshin tė rregullonin takimin. E rregulluam pėr ditėn tjetėr (sot) nė orėn 8.00, brenda nė territorin e kėshtjellės. Nė orėn 8.00 sot u takum me Rexhep Qosen, Veton Surroin, A.Sylėn dhe H.Thaēin, nė njė zyrė tė administratės tė kėshtjellės. I.Rugova, megjithėse e kishim kėrkuar, nuk erdhi. Nga amerikanėt prapa derės qėndronte Sibentriti.
Ngadalė dhe me qetėsi, u sqarova kosovarėve se ne do ti mbėshtesim dhe nuk do ti lėmė kurrė vetėm. E dinim qė Thaēi duhej tė bindej me argumente. Por ai kishte marrė njė qėndrim tė pandryshueshėm dhe kokėfortė. Aq sa bisedimet qė zgjatėm mbi njė orė nuk sollėn asnjė pėrfundim! U ndamė si miq, me mendimin se ata gjatė shqyrtimit tė projektit pėrfundimtar qė do tė dorėzohej nė orėn 9, do tė reflektonin pozitivisht.
U kthyem nė Paris, nė ambasadė, nė pritje tė orės 12.00 kur delegacionet do tė jepnin mendimet e tyre me shkrim pėr projektin. Nuk kishim veēse disa minuta qė ishim kthyer, kur Kris Hill nga Rambujeja njoftoi se kėrkonte njė takim me mua nė orėn 11.30. Ju drejtuam pėrsėri Rambujes dhe eskorta na ēoi nė selinė e delegacionit amerikan, njė shkollė qė u kishte dhėnė nxėnėsve njė javė mė tepėr pushime. Nė takim me Hillin dhe Sibentritin shkuam unė, Godo dhe ambasadori L.Rama. Hill filloi tė fliste dhe nuk e fshihte zemėrimin. Gjithēka e kishte me Hashim Thaēin, i cili e kishte gėnjyer sy mė sy, veēanėrisht Znj.Ollbrajt. Sė bashku me Z. Godo u pėrpoqėm ta qetėsojmė, duke i thėnė se Thaēi ndodhet nėn presionet e segmenteve tė caktuara tė UĒK-s nė terren, se si djalė nuk ėshtė i lirė, etj. Nė moment qė dėgjoja Hillin e zemėruar, mendova se ēfarė dėmi mund ti bėjė ēėshtjes sė Kosovės. Menjėherė i kėrkova Hillit qė tė na krijonte mundėsinė qė ti takonim edhe njėherė shqiptarėt pėr 5 minuta. Godo nė fillim kundėrshtoi, por mė vonė mė dha tė drejtė. Pas mė tepėr se gjysmė ore, erdhėn pėr tu takuar pėrsėri R.Qosja, V.Surroi, A.Syla dhe H.Thaēi. Fillova tu flas me qetėsi pėr ēfarė tha Hilli, rėndėsinė qė kishtė nė parim miratimi i marrėveshjes pėr Kosovėn, ju referova bisedave tė bėra me Bedri Islamin, letrėn e presidentit. Majko mė mori nė telefon dy herė gjatė bisedės. Mė nė fund e ngrita tonin kundėr Thaēit dhe i thashė se me qėndrimin e tij po i kursente Serbisė bombardimin, por tė mos harronte qė kishte edhe pėrgjegjėsi ndaj Shqipėrisė, sepse ne vuajmė rrjedhojat e konfliktit nė Kosovė. Ne duhet ta ndihmojmė njėri-tjetrin dhe ta mirėkuptojmė njėri-tjetrin. Rexhep Qosja foli pėrsėri bukur dhe me logjikė, po kėshtu Surroi. Edhe Syla ndonėse i kontraktuar, e mbėshteti marrėveshjen nė princip. Thaēi nė pėrfundim kėrkoi gjysmė ore afat qė tė mbyllej vetėm nė dhomė dhe tė reflektonte! E kuptova qė do tė kėshillohej me ata qė e mbanin peng. Para se tė ndaheshim i thashė Thaēit: Po tė shikoj drejt nė sy dhe ata sy mė thonė se ti do marrėsh njė vendim tė drejtė. U larguam nga kėshtjella, pasi amerikanėt e miratuan shtyrjen e afatit edhe pas orės 13.00, pėr ti dhėnė mundėsi delegacionit shqiptar tė arrinte konsensusin. Shkuam nė njė restorant nė pritje tė pėrgjigjes. Nė restorant folėm disa herė me presidentin, me Majkon e Gjinushin. Tirana ishte nė ankth si tė gjithė ne. Fola edhe me Demaēin i cili fliste kodra pas bregut! Pėrfundimisht rreth orės 15.30, A.Syla mė njoftoi se konsensusi u arrit dhe letra e delegacionit shqiptar iu dorėzua negociatorėve. Morėm frymė lirisht dhe u drejtuam nga ambasada nė Paris. Godo shkoi tė ēlodhej nė hotel, ndėrsa unė nga ambasada u dhashė intervista BBC, Zėrit tė Amerikės, kanaleve televizive shqiptare, Gazetės Shqiptare, etj. Kur isha nė ambasadė shumica e antarėve tė delegacionit shqiptar mė morėn nė telefon dhe mė pėrgėzuan pėr kontributin personal qė kisha dhėnė pėr tė bindur Thaēin. Madje u ēudita kur mė telefonoi dhe mė pėrgėzoi edhe Bujar Bukoshi! Vetėm Ibrahim Rugova nuk u bė i gjallė. Megjithėse konsensusi u arrit, ai ėshtė shumė i brishtė. Nė Rambuje kosovarėt arritėn tė bashkohen. Po kur tė kthehen ne Kosovė? Demaēi doli kundėr, por edhe komandantė lokalė tė UĒK-sė. Ēfarė do tė ndodhė? Tė presim. Nė Rambuje shqiptarėt ranė dakord qė tė krijojnė edhe njė qeveri tė pėrbashkėt. Pse u nxituan? Pėr tė ndarė portofolet pėr tė ardhmen? Ishte njė kompromis pėr tė qėndruar sė bashku? Qosja mė tha se Kryeministėr u zgjodh Jakup Krasniqi, ndėrkohė qė mė vonė mora vesh se flitej pėr Hashim Thaēin. Demaēi nė njė deklaratė pėr shtyp e hodhi poshtė kėtė qeveri dhe vetė marrėveshjen e Rambujes.
(Vijon nesėr)
gsh
Krijoni Kontakt