Si e arrestoi Mark Dodani, Bedri Ēokun....
06 shkurt 2009 22:59
Nga Mihal XHOMO*
Ishte ditė mė shi, 9 Dhjetori i vitit 1968, kur ushtarit tė popullit, djaloshit Bedri Ēoku, i hodhėn, mbi duart e papėrlyera, hekurat famėkeq tė modelit gjerman. E rrėmbyen si ujku delen nga moshatarėt e vet, me tė cilėt kryente shėrbimin e detyrueshėm ushtarak, nė njė repart pune, ose siē i quanin komunistėt, Ndėrmarrje Bujqėsore Ushtarake (N.B.U.). Nė kėto ndėrmarrje punonin si skllevėr fėmijėt e kundėrshtarėve tė komunizmit ... Njė shpikje "allasoj", e ligėsisė komuniste. Njė lloj burgu dy vjeēar, me punė tė detyruar pėr 18-19 vjetarėt e paradėnuar. Njė e vėrtetė absolute si drita e diellit. Sepse, vetėm uniformėn e kishin nė ngjyrėn e rrobės ushtarake, tė tjerat, tė gjitha ishin struktura dhe metoda burgu. Stėrvitje ushtarake sbėnin asnjėherė. Armė u jepnin vetėm natėn, kur bėnin roje pėrreth barakave, por pa fishekė. Punonin nga mėngjesi nė darkė. I ushqenin si tė burgosur; i rrihnin, i kėrcėnonin, i fusnin nė biruca tė errėta e tė ftohta, kur nuk realizonin normat e larta... Po tė pėrsėritej kjo gjė, konsiderohej faj dhe ushtarit tė punės ia hiqnin liridaljen pėr njė kohė tė gjatė; ndėrsa leja pėr nė shtėpi anulohej pėrgjithmonė. Po tė kundėrshtonte, apo tė shprehte lodhje e mėrzi nė punė, qoftė edhe pėr njė pakėnaqėsi tė vogėl, ushtarin e N.B.U.- sė e thėrrisnin nė komandė, e arrestonin nė "Emėr tė Popullit", me akuzėn e agjitacionit e tė propagandės. Me dhjetėra e qindra tė rinj tė kėsaj shtrese e kanė nisur burgun kėtu, nė repartet e punės, ushtarė, dhe e kanė pėrfunduar me vite tė tėra nė burgjet politike, famėkeqe tė Shqipėrisė...
Ndėrsa rasti i Bedri Ēokut ishte disi i veēantė. Arrestimi i tij u bė i kamufluar, njė lloj "pėrlarje" , si nė filmat e Xhejs Bondit, me marifet e pa u marrė vesh nga asnjeri. Gjoja, e transferuan nė Korpusin e Jugut. Por kishte ditė qė qarkullonin fjalė se, Bedriun do ta ēonin nė Korpus, falė aftėsive tė veēanta, si fizarmonicist, si sportist i kategorisė sė parė. Cilėsi qė nė tė vėrtetė i kishte, por mjerisht, kėto cilėsi e dallonin edhe nga moshatarėt e tjerė, ushtarėt-skllevėr. Nam, mori edhe nga njė Premierė artistike, tė cilėn e pėrgatiti me ushtarėt e repartit, qė u shfaq me sukses, jo vetėm nė repartin e tij, por edhe nė fshatrat pėrreth, nė Labovė, nė Hormovė, nė Lekėl. Komisari i Repartit, ēuditėrisht burrė i mirė e gazetar i talentuar, e donte Bedriun, madje e kurajonte pėr ta zgjeruar Premierėn qė ta shfaqnin edhe nė Gėrhot, ku ndodhej Korpusi i Jugut, mandej edhe nė qytetin e Gjirokastrės... Shokėt e pėrgėzonin, ... por ama, jo tė gjithė i besonin kėto thashetheme... Disa tė tjerė, mė tė ngushtė, shprehnin edhe shqetėsimin pėr mėnyrėn si po dilnin e zmadhoheshin kėto muhabete. Sepse fakti qė deri mė sot asnjė nga ushtarėt e N.B.U.- sė nuk kishte kaluar nė njė repart special, rasti i Bedriut linte shumė pėr tė dyshuar. Dhe ku? Pėr nė Korpus!... "Kujdes, mund tė jetė lojė e Sigurimit tė Shtetit!", e kishte paralajmėruar Ali Merko nga Bilishti, njė shok i ngushtė, ish- i burgosur politik. I gjatė, i kėrrusur nga shtatėlartėsia, Aliu, sapo kishte marrė maturėn, tentoi tė arratisej nga Shqipėria. E kapėn nė kufi, por meqė ishte i ri, e dėnuan 5 vjet me heqje tė lirisė.
Vuajti 3 vjet. Kishte pėrvojė nga tė gjithė ushtarėt, prandaj ishte i shqetėsuar pėr Bedriun, sidomos nga lėvizjet e disa operativėve tė Korpusit, qė vinin e iknin tinėz nė repartin e tyre. Ua vuri vulėn dyshimeve tė tij, kur sė fundi, Besmirin e veēuan nga shokėt e punės. E bashkuan me dy ushtarė, qė i sollėn kastile nga njė repart special i Sarandės. Dhe e detyruan tė punonte tani vetėm me ata, tė lėvizte, tė hante e tė flinte nė kapanon me ata. Njėri ishte goxha i gjatė, trupmadh e babaxhan. Ndoshta s' ishte emri i tij i vėrtetė, por eprorėt e repartit e thėrrisnin, Ilir. Me origjinė, puro tironas. Tjetri vinte nė trup i pakėt, mesatar, i shkathėt, brisk nga goja. Ishte i dyshimtė nė biseda e veprime. Sytė i kishte tė vegjėl e tė lėvizshėm, si njė shqarth. Emrin e tij Bedriu s' e mėsoi kurrė, as nuk u miqėsua mė tė... Pėr hir tė sė vėrtetės, vetėm me Ilirin shoqėrohej. I dukej njeri i mirė. Pse ishte i tillė, ndaj njė ditė ai e ftoi pėr shėtitje prapa kapanoneve, gjasme pėr tė kėrkuar njė lloj bime medicionale, siē deklaronte se e kishte hobby mjekėsinė popullore. Bedriu pranoi me kėnaqėsi. Por u ēudit, kur e pa atė shumė tė shqetėsuar. Tė tensionuar.
Deshi ta pyeste... Por ai i vinte gishtin para buzėve, duke shikuar anash i frikėsuar. Vetėm kur u sigurua qė skishte njeri aty rrotull, i tha shpejt e shpejt: - Dėgjo, o Bedri...hap sytė !...Kam njė parandjenjė tė keqe pėr ty.... Dhe iku i tronditur, gati duke qarė. Bedriu s'mundi tė ftillohej nė ēast, madje s'pati as kohė tė mendonte e tė arsyetonte. Sepse pėr ēudi, mu afėr fytyrės, gati sa ta prekte me flatra, iu shfaq si me magji, njė zog shumė i bukur qė s' e kishte parė kurrė njė sojesh nė jetėn e tij; qė cicėrinte dhe krahėt i pėrplaste me rrapėllimė; qė i dilte herė para, herė prapa, sikur donte ta pengonte qė tė mos kthehej mė nė repart... Ai zog i bukur u zhduk papritur, siē edhe u shfaq, sapo Bedriu u gjend nė oborrin e repartit, nė dritėn verbuese tė llambave, midis dy kapanoneve. Ishte ėndėrr apo realitet? Megjithatė, shfaqja e papritur e tij, s'do ti shqitej nga kujtesa tėrė jetėn... Natėn s'fjeti si herėt e tjera. E zuri gjumi vonė. I ndėrgjegjshėm qė kishte marrė tre sinjale paralajmėruese dhe nuk ishte nė gjendje t'i kuptonte e t'i vlerėsonte, ia angėshtonte shpirtin. Mirė, Aliu dhe Iliri ndoshta kanė pasur tė drejtė ta shqetėsonin, por ky, zogu i bukur pse iu shfaq i egėrsuar e ulėritės pėr ta penguar qė tė kthehej tek shokėt e tij? Ē kishte dashur tė thoshte? ... Mos ishte ai engjėlli mbrojtės qė e paralajmėronte? Dhe qante e ulėrinte, ngaqė s'kishte mėnyrė tjetėr pėr ta ndihmuar.?!...O zot! U realizoftė dėshira dhe vullneti Yt mbi krijesat e Tua!
Dita e ogurit tė zi, mė nė fund, mbėrriti! Ndodhi tamam siē ishin hapur fjalėt. Mė 9 dhjetor, Bedri Ēokun e thirrėn nė Komandė dhe i njoftuan transferimin pėr nė Korpusin e Gėrhotit... Me shokėt u nda i pėrmallur e i pėrlotur. U ēudit edhe vetė qė, duke u ndarė, u tha tė gjithėve "Lamtumirė !" nė vend tė Mirupafshim!.... Me kėtė mėdyshje kapėrceu edhe pasarelėn mbi lumin Drinos, qė lidhte repartin me xhadenė kombėtare. I mallėngjyer, ktheu kokėn edhe njė herė nga bashkėvuajtėsit ushtarė dhe vuri re, hipur mbi njė gur, nė qoshe tė kapanonit, Ilirin, i cili e vėshtronte i pikėlluar e i trishtuar...
... Por, ēuditėrisht nė Korpus e pritėn ftohtė. I thanė se ishte njoftuar gabimisht pėr aty, sepse transferimi i tij bėnte fjalė pėr nė njė repart tjetėr ushtarak, nė Librazhd. I treguan rregullin, i cili thoshte se brenda tri ditėve duhet patjetėr tė paraqitej nė repartin e ri, ndryshe, e priste burgu. Mirėpo, duke u larguar nga Korpusi, dikush e thirri. Njėri nga inspektorėt e personelit i tha se, pėr fatin e tij tė mirė, disa oficerė tė Korpusit do tė udhėtonin pėr nė qytetin e Korēės. Ishte mundėsia qė ky rast tė shfrytėzohej pėr ti bėrė nder ushtarit pėr tė qenė korrekt me rregulloren. U tha, u bė!
Ishte e para herė nė jetėn e tij qė hipte nė njė veturė... Nė "Popjedė" gjeti njė civil e njė ushtarak, tė cilėt e pritėn tė kėnaqur. Civili, qė rrinte nė sedijen pėrpara me shoferin, e mburri paraqitjen e hijshme tė ushtarit. Ndėrsa, ushtaraku nė sedijen prapa foli si i nevrikosur: - Asnjėherė kėta tė Korpusit s'kanė ditur ti zgjedhin ushtarėt e mirė... I largojnė. Mbajnė ca gjytyrymė... - Kemi njė tė keqe ne shqiptarėt, vazhdoi civili, qė fajin e lemė jetim...Po ti, si ushtarak, pse s'ndėrhyn tė mos ndodhin kėsi budallallėqesh? - S'ėshtė detyra ime. Ėshtė e Kuadrit.... Nė fillim Bedriut iu duk debati i tyre i drejtė, pa ndonjė prapamendim... Por, ndėrsa ata e zgjatėn bisedėn hidh e prit, vuri re se makina filloi tė ecte me shpejtėsi tė madhe pėr tė dalė sa mė parė nga rrethinat e qytetit. Pas pak edhe biseda e tyre u ndėrpre. Ndėrkohė, civili, pėr tu bėrė i besueshėm i kėrkoi ushtarakut tė kontrollonte dokumentet ushtarit, ishin apo sishin tė rregullta! Se mos, gabimisht, po merrnin me vetė njė ikanak nga ushtria popullore! ...??
Kjo e shqetėsoi Besmirin. Kontrolli i dokumenteve. Pse, a sishin oficerėt e Korpusit ata qė e hipėn nė kėtė veturė? Instinktivisht i vajtėn sytė tek pasqyra e shoferit. Njė burrė i moshuar qė kontrollonte hera - herės, i shqetėsuar e me vėmendje, lėvizjet dhe fytyrat mbrapa. Kishte njė vėshtrim tė vrenjtur e nė beftė. Ndoshta e ka, ngaqė rri gjithmonė i vėmendshėm e i gatshėm, mendoi njė ēast Bedriu... Megjithatė, iu drodh trupi kur duke dalė nga qytetit, shoferi pyeti civilin ē' duhet tė bėnte: Tė ndalonte apo tė ulte shpejtėsinė e makinės? Pėrgjigjen nuk e dėgjoi, sepse u fol me zė tė ulėt. E kuptoi qė ra shpejtėsia e makinės, pak e nga pak. Ēuditėrisht, makina hyri nė njė vend ku degėzoheshin dy rrugė, e reja me tė vjetrėn, mu afėr Hormovės, sapo kalon pasarelėn, qė e lidh rrugėn me atė fshat. Makina ktheu djathtas dhe vazhdoi nė rrugėn e vjetėr, deri sa u bindėn qė, rreth e rrotull, s'pipėtinte kėmbė njeriu. Ndaluan. Bedriut iu duk sikur diēka i lėvizi nė thellėsi tė trupit. "Mashtrim", mendoi njė ēast, duke pritur me ankth. Gjaku i lėvizi vrullshėm dhe i bllokoi grykėn, qafėn, kokėn... Nė bark, poshtė, iu krijua njė ftohtėsi prej akulli...edhe kėmbėt iu bėnė akull. Makina qė u fsheh tinėz, nė rrugėn e vdekur, i kalli tmerr... Njerėzit e panjohur e mashtruan dhe e sollėn deri kėtu....Me siguri kanė qėllime tė mbrapshta, mendoi. Po cilėt janė kėta, vallė?... Mos janė agjentė tė huaj qė kėrkojnė sekrete ushtarake? Ē sekrete ruaj unė i ziu? Lopatat e kazmat e repartit?!... Apo duan tė mė zhdukin? Pėrse vallė?... Apo duan qė tu shėrbej interesave tė tyre?."
I erdhėn kėto mendime vetėtimthi, njėlloj siē ndodh nėpėr filma... Ndėrkohė, civili u pėrkul, mori diēka poshtė kėmbėve dhe u kthye me fytyrė nga ai, me kobure nė dorė e njė palė pranga gjermane. -Nė emėr tė popullit je i arrestuar! Mos lėviz!...- i tha, ndėrkohė qė ushtaraku pranė e pushtoi me tė dy krahėt - Jam pėrfaqėsuesi i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, vazhdoi, quhem Agim, kurse ushtaraku pranė teje pėrfaqėson Ministrinė e Mbrojtjes, meqė ti je ushtar. E quajnė Sadik... Futi duart nė hekura! Mos kundėrshto! Ėshtė e kotė...tė humbasim kohė.... Kemi rrugė tė gjatė... Jepi! Mos ki frikė!...Jemi Shteti.... Besmirit i shkriu gjaku. Mendoi mė tė keqen. - S'kam frikė.... strembem. S'i kam bėrė njeriut keq... as Shtetit! - ia ktheu preras e qortueshėm - Por s'e kuptoj: Jam ushtar qė po transferohem.... S'ju njoh.... Pastaj.... Pėrse kėshtu...fshehurazi? - S'tė japim llogari ty si duhet ti arrestojmė njerėzit.... Ai qė fliste gjithė kohėn ishte njė nga korifenjtė e Sigurimit tė Shtetit, Mark Dodani, i cili edhe sot, nė tė ashtuquajturėn demokraci, "kėndon" ende si bilbil nėpėr gazeta, duke treguar heroizmat e bashkėpunėtorėve e tij, si nė kohėn e Diktaturės, kur njerėzit e zinj tė Sigurimit pėrshkruheshin si heronj me ngjyra tė flakėrimet (!)...Emrin e vėrtetė Bedriu ia mėsoi gjatė hetuesisė, ngaqė ai iu shfaq disa herė si "specialist", pėr t' ua lehtėsuar punėn hetuesve pėr tė zbėrthyer djaloshin-ushtar, ngaqė ky tregohej kokėfortė pėr tė pranuar krimet e bėra pėr eliminimin dhe rrėzimin e Pushtetit Popullor.... Hiqej i sjellshėm, konfidencial me ushtarin e vulosur nė birucėn 47, nė Burgut 313, tė sigurisė sė lartė, nė Tiranė, tė cilin, ndryshe nga tė arrestuarit e tjerė, nuk e nxirrnin asnjė sekondė nė ajrosje, as nė dush pėr tė larė trupin ( Ndėrsa rrobat e ushtarit, nga zhuli dhe pocaqia ishin bėrė si tė ngrira, mushama), as tek berberi pėr ta rruar e qethur, ( tamam si Robinso Kruzo, me flokė e mjekėr tė gjatė)... E merrnin dhe e sillnin nga hetuesia tė mbuluar me batanije, kokė e kėmbė)... Mark Dodani, si mjeshtėr qė thyente vetėm trimat", hera-herės e nxirrte "Robinso Kruzo" nė tarracėn e katit tė dytė, ku ajroseshin gratė e arrestuara, pikėrisht nė orarin e daljes sė dy prej tyre, tė bukura e tė kolme, dhe e provokonte: - Shiko djalosh, jeta pėr ty qė sapo ka filluar ėshtė e bukur, tėrheqėse... Mirėpo, tė ardhmen e ke vetė ti, nė dorė... Ne mund tė tė ndihmojmė qė tė ecėsh nė jetė si njeri normal, me nevojat e domosdoshme qė ka njeriu i lirė ... Nuk ua bėjmė tė gjithėve kėtė ofertė...Ti pėrfiton nga mosha dhe inteligjenca qė ke.... Ndryshe, me keqardhje ta them se tė pret eliminimi!.... I kemi llogaritur mė sė miri tė gjitha. Jashtė ėshtė hapur fjala, sikur Bedri Ēoku ėshtė transferuar nė njė repart ushtarak nė Librazhd, afėr kufirit... E kupton lojėn tonė? Dy rrugė tė kanė mbetur: Po spranove tė bashkėpunosh... ti tentove tė arratiseshe dhe rojat nė kufi...tė vranė! Me kėto shfaqje Besmiri qeshte, sepse i dinte lojėrat mashtruese tė Sigurimit tė Shtetit, nga rrėfimet e babait qė kishte qenė 11 vjet nė burg.... Ndėrsa emrin e ushtarakut, e lexoi nė procesverbalin e mbajtur atė natė nė burgun 313, pasi e dorėzuan tek rojat e brendshme. Aty ku firmosi Bedriu pėr sendet personale, kishte firmosur edhe Agron Ēoba. Person me tė cilin u takua pėrsėri disa vite mė vonė, por jo nė kushte tė ngjashme, siē gjendej nė pozicionin e kapos sė Sigurimit tė Ushtrisė, por si i burgosur dhe bashkėvuajtės nė qelitė e burgut tė Burrelit ...
I internuar politik, shkrimtar *
sot
Krijoni Kontakt