Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    538

    Nevzat Haznedari, ekzekutuesi i Beqir Ballukut, Petrit Dume, Hito Ēako

    Cituar nga gazeta Panorama e dates 02/01/2009 :

    Raporti: Fjalėt e fundit tė gjeneralėve

    PROCESVERBAL

    Nė Tiranė, mė 5/XI/1975
    Nė bazė tė urdhrit tė ministrit tė Punėve tė Brendshme Nr.850 datė 5/XI/1975, ora 16:00, nė vendin e caktuar nė prani tė prokurorit Murat Kanani dhe tė mjekut Nevzat Vigani, nga unė Nevzat Haznedari, i ngarkuari i Drejtorisė sė Hetuesisė, u ekzekutua vendimi me vdekje pėr armiqtė komplotistė Beqir Ali Balluku, Petrit Taulla Dume dhe Hito Shaqo Ēako.
    Para ekzekutimit secili nga kėta armiq u njoftua nga prokurori se Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi kėrkesėn e tyre pėr faljen e jetės. Mbas kėsaj ata thanė:

    1. Beqir Ali Balluku – Nuk foli fare
    2. Petrit Taulla Dume – “Tė rrojė populli, tė rrojė partia”
    3. Hito Shaqo Ēako – “Mirė”

    Nė pėrfundim u krye ekzekutimi i tyre nga unė Nevzat Haznedari dhe pasi u kontrolluan nga mjeku Nevzat Vigani, u konfirmua vdekja e tyre

    Nevzat Haznedari Murat Kanani Nevzat Vigani
    Tiranė, mė 5. XI. 1975






    Historite me kete xhelat skane te mbaruar. Megjithmend : Kush eshte ky Nevzat Haznedari qe ka shkrepur me doren e tij mbi tre gjeneralet?, qe ka mbytur me duarte e tij Teme Sejkon, qe ka....bere kaq e kaq zullume? A rron? A e ka vrare ndopak ndergjegja per cka bere apo ka vdekur si qen?
    Me dridhen duarte tani qe shkruaj dhe sdi a ka folur dikush me te per bemat e tij.
    Ju lutem kush di me teper per kete monster te shkruaj ne kete teme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 02-02-2009 mė 17:58 Arsyeja: kot

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nevzati si shum te tjere ishte vegel e enverit..
    pra nuk i vriste nevzati se ashtu kish qejf.. por ishte urdheri i enverit ramizit e nexhmijes..
    nevzat asnedari ka vdekur vite me pare..besoj nga vitet 80 ta.. ne tirane..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Paska vdekur pa dhene as me te voglen llogari po ne 80 qenka heret se ka qene dulla ne fron akoma.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    para atyre komunisteve, qe ndoshta e kane pas hallall ate qe kane marre nga ky kriminel per ato qe kane bere ndaj patrioteve nacionaliste, ky kriminel haznedari ka torturuar dhe vrare me dorene tij shume te pafajshem dhe pjestare te familjeve te nderuara shqiptare.

    dhe nuk eshte se ishte Enver Hoxha qe i thoshte ktij te ishte i tille, po ishin nji soj si puna e ktij bishes qe e bene edhe me te eger diktaturen komuniste ne shqiperi.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Jam dakort me ty Brar, por nga cme ka rastisur te lexoj per te, sec ka dicka prej bishe ne figuren e tij qe as regjimi nuk e justifikon dot. Ka qene i lindur per xhelat dhe te lutem mos e sposto vemendjen tek te tjere. Une flas tani per kete monster.
    Faleminderit

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    or ti qun,

    sjam brari une.

    une sjam dakord me brarin.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    or ti qun,

    sjam brari une.

    une sjam dakord me brarin.
    Flm xhuxhumak qe me qun "qun" por une stu drejtova ty, une i jam drejtuar Brarit.
    Edhe me ty jam dakort, ai ka torturuar gjithkend: nacionalista, komunista etj. Kjo verteton me se mire natyren e tij prej sadisti, prej nje xhelati te lindur qe ndoshta ndjente kenaqesi duke torturuar te tjeret. Me siguri qe ka patur edhe te tjere hetues te kesaj natyre por ky ka qene me i spikaturi.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol

    quni quni..

    xhumak.. nevzati ka shi lom..kur thojn tironsit.. mbi ata qe ja sillte enveri ne biruca..

    i sillte nacionalist.. i zhdepte ne hu..
    i sillte rilindas.. i zhdepte ne hu..
    i sillte komunista..i zhdepte ne hu..
    i sillte gjeologe naftetare a mjeke e shkrimtare.. inxhiniere a ndertimtare.. nevzati ne hu perseri..
    i sillte te huaj qe fati i kish lene brenda kafazit enverit.. perseri nevzati i zhepte ne hu..

    per pamje te jashtme..o epirotas sdi cte them..se nuk e kam pare me sy ndoj here.. por sipas pershkrimeve te atyre qe e kan njohur.. nevzati ka qen nje burr trupmadh me duar te mdhaja e me fytyre dicka si gorille ose si ai.. aktori.. antoni kuini.. a dicka e tille..

    tere shqiperia dridhej kur degjonte emrin e nevzat hasnedarit.. por me shume jan dridhur antaret e partise se punes.. kur ndonje pakujdesi ne rruazat e fytit i nxirrte ndonje llaf anti-parti.. dhe dihej qe.. do perfundonte ne ganxhat e nevzatit..e mjer ai e fisi i tij..

    kur vdiq nuk ka qene ne mosh per ate pune.. pra ose eshte semurur ose ndonje marifet do i ken bere.. ata lart qe ta heqin qafe..
    po te ish gjalle nevzati sot do ish diku tek 90 vjecar..
    duhet te jet besoj nja 4 vjet a 5 me i madh se ramiz alia..
    po gjithmone eshte caktuar nga enveri direkt per te zhdepur ne hu armiqte e partise.. dhe ai atyre u a merrte shpirtin.. pra llojit te vet.. pra militanteve te vjeter te ppsh-se..
    sepse qe thua ti xhu e epir.. enveri po te behen statistika..per mendimin tim besoj se me shume ka grire antar te partis se tij se sa te gjith llojet e "armiqve" te marre se bashku..

    meqe duall rasti ketu do them nje gje qe ma ka thene nje mik te cilit ja ka thene ne konfidence Petro Marko..shkrimtari i madh..
    ishin ditet qe po afronte demokraca.. me tha ki miku.. e me petron tha pinja kafe shpesh tek kafeneja e hotelit..pran ZP-se sot ministria bunker e drejtesise.. xhuja e di vendin..
    nuk di tha miku se ckishte petrua po nja 10 here tha me tregonte nje ngjarje..

    jesha tha.. petrua ne burg..mbas clirimit te atdheut ca vjet.. e mes te burgosurve tha ishte dhe nje mik i imi i vjeter tha nga koh e rinise..
    un tha isha komunist tha kurse ki miku tha i rinise.. anti komunist.. po ne biruca tha u bem shok perseri.. e tregonim gjera te ndryshme..
    nje dizaj tha ki miku.. asllan me duket e ka pasur emrin.. tregonte per kohen kur kish qene student ne france.. e atje tha e takoja dhe enverin shpesh.. dhe e njofta mire tha..si tip po dhe si qendrim politik te tijin.. mbas ca vjetesh tha e takoj enverin ne kursal te tiranes.. do ket qene viti 41 a 42..
    po ckemi mo enver i thash.. kam degjuar se je lidhur me komunistat i thash.. po tha ashtu eshte ..i kish then enveri.. po cne ti me komunistet o enver se ti nuk i ke dashur kurre ata qe ne france..
    ashtu eshte mo asllan po prandaj jam lidhur qe tu a q.i nenat tha mire..

    kaluan vite tha petrua dhe e kujtoja kte episod qe ma kish treguar ki miku im tha.. asllani.. dhe sa vjen e jam bindur tha petrua i ngrate se.. asllani nuk kishte genjyer asnje pik e presje.. dhe se enveri vertet u a kish q.ire nenat komunistave shqiptare me rrenj e dhemballe..

    dhe ashtu eshte..

    merr listen e themeluesve te partise..

    asnjerin nuk e la gjalle pervec xhaxhi pilos.. te gjithe i griu ne biruca..e u dha plumb..
    le me vone cu ka bere komitet qendrorasve e polit birose..e fiseve te tyre..
    genocid i vertet..

    keshtu punet o xhu e epirotas..

    me von do tregoj dicka tjater..

    ..

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    E di o xhaxhi Brari, keshtu e kane udheheqesit.... dhe dreqi e mori, kopjojne njeri jatrin. Kushtu ne keto ujra me duket se ecen edhe ki ini ( tojbe strafkulla..sma mba tja ze emrin nde gole )
    Ajo qe the tina se Enveri me te tijte ( nevzatet me shoke) theri me shume nga berte e vete, eshte e vertete. Ma do mendja se edhe nde lufte sjane vrare aq partizan e partizanesha sa cu vrane nde kohen e ndertimit te socialenverizmit. Lista qe thua tina eshte shume e gjate po ta nisce nga Ramizeja e pafajshme qe Hitua ja futi me plumb kokes e keshtu me radhe...Kocin e hengerti Mehmeti me Hisnine, keta te di i hengerti Ramizi me Vasiliqine, Kadriu hengri sa deshi po ne fund e kullufiti edhe kete Ramizi. Ha te te hane qe kjo pune.
    Shuqur qe mbaruan. Ka mbetur gjalle vetem Ramizi me Vasiliqine ( alias- Nexhi )
    Dimer eshte Brar, duhen edhe keto historira.

    me vone do tregoj dicka tjater...

    Ketu ku jam une eshte akoma shpejt per te fjetur, ndaj te pres te na tregoc.
    Flm.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga djaliepirotas : 01-02-2009 mė 16:38

  10. #10
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Cili ishte gjenerali i zi, Nevzat Haznedari

    Nevzat Haznedarin e njihja si fytyrė qysh mė 1947-n, kur ai, si prokuror ushtarak, ishte bėrė i llahtarshėm nė gjyqet qė zhvilloheshin nė kinema “17 Nėntori” tė Tiranės, ndaj tė ashtuquajturve “grupe armiqėsore”. Mė ishin ngulur nė kujtesė koka e tij e madhe si e sllavėve tė vjetėr; trupi i tij i fortė, por pak i kėrrusur; sytė e tij ngjyrė ēeliku, qė ēlironin edhe betonarmenė dhe duart e tij, si putrat e ariut siberian.

    Mė ishin ngulur nė kujtesė koka e tij e madhe si e sllavėve tė vjetėr; trupi i tij i fortė, por pak i kėrrusur; sytė e tij ngjyrė ēeliku, qė ēlironin edhe betonarmenė dhe duart e tij, si putrat e ariut siberian. Mė kishin thėnė se rridhte nga njė familje bejlerėsh tė rrėnuar tė Leskovikut. Babai i tij, gjatė viteve 30, bridhte kafeneve tė Korēės, nė gjendje tė mjerueshme, derisa vdiq nė rrugė dhe e varrosi bashkia. Nevzati nė atė kohė vazhdonte Normalen e Elbasanit me bursė shteti. Nė Normale, shokėt e thėrrisnin me nofkėn “egėrsirė”. Literatura e tij e preferuar ishin romanet me tortura. Mė 1938, pasi mbaron Normalen e Elbasanit, emėrohet mėsues nė katundin Postenan tė Leskovikut. Ish-nxėnėsit e tij tregojnė se atyre u shpėtonte…kur mėsuesi i kėrcėnonte edhe pėr gabimet mė tė vogla. Pasi s bėri dot karrierė nė Partinė Fashiste, gjatė periudhės 1939-42, hoqi kėmishėn e zezė dhe veshi kėmishėn e kuqe, duke u bėrė njė nga krerėt e lėvizjes komuniste nė nėnprefekturėn e Leskovikut, sė bashku me Kiēo Kasapin dhe Ali Glinėn. Nė pranverėn e 1943-shit, ai pushkaton nė grykėn e Postenanit, Gaqo Tashkon sė bashku me tė birin, Petraqin dhe Petro Tashkon, pėr tė vetmin faj se ishin distancuar nga Lėvizja Nacionalēlirimtare, kur kishin kuptuar se atė e drejtonte dora e komunistėve.
    Nė fund tė 1944-ės, ekzekutohet Muharrem Rusi, ish-kryetar i bashkisė sė Leskovikut, njeri i nderuar dhe i respektuar nė tė gjithė krahinėn. Fill pas vendosjes sė diktaturės komuniste, Nevzatit iu caktua detyra e prokurorit ushtarak tė Qarkut tė Korēės, ku bėhet i famshėm pėr bėmat dhe gjėmat e tij. Merr pjesė nė ekzekutimin e grupit tė inxhinierėve tė Maliqit nė nėntor tė vitit 1946, duke u hedhur, me dorėn e tij, litarin nė fyt Abdyl Sharrės dhe Kujtim Beqirit. Zoti Ali Selenica, jurist, vdekur nė burgun e Burrelit, mė 1963, gjatė vuajtjes sė dėnimit me tė, mė tregonte se nė fillim tė 1945-s kur ai punonte si avokat nė qytetin e Korēės, gjyqi ushtarak komunist, me prokuror Nevzat Haznedarin, jepte ēdo ditė “nė emėr tė popullit”, 10-15 dėnime me vdekje. Shumica e tė dėnuarve ishin intelektualė dhe fshatarė analfabetė, qė kishin shkuar me forcat e Ballit...
    (gazeta ballkan)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Familjet e nderuara shqiptare
    Nga alumni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 16:46
  3. Gjenerali Petrit Dume dhe kuajt..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-11-2008, 08:24
  4. VMRO-DPMNE dhe PDSH formojne qeverine e re
    Nga Cimo nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 302
    Postimi i Fundit: 05-07-2008, 05:22
  5. Grupi puēist nė Ushtri.
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-03-2005, 09:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •