Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187

    “Vetëvendosja’ së shpejti në Maqedoni

    “Vetëvendosja’ së shpejti në Maqedoni

    Të premten u mbajtën protesta para zyrës së Bashkimit Evropian në Shkup, nga organizata joqeveritare "Iliricum Libertas". Valon Kurtishi, kryetar i kësaj organizate lexoi memorandumin e dorëzuar në zyrat e BE-së dhe pastaj i njëjti u nënshkrua nga Iliricum Libertas, Shoqata e ish të burgosurve dhe të dëmtuarve politik në ish Maqedoni, Lwvizja qytetare "EC", Shoqata "Kongresi i Manastirit -Manastir", Organizata e Veteranëve të Luftës së ish UÇK, Unioni i 12 Shoqatave "Qëndresa"–Kërçovë, "Ballistët" e të tjerë. "Ne e informojmë BE-në se shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut, veçanërisht të shqiptarëve në IRJM, vepron shovinizmi etno-ekonomik, kurse nga ana tjetër degradimi i faktorit politik shqiptar na detyron si forcë që të organizohemi dhe të veprojmë nga rruga", tha Valon Kurtishi, kryetar i OJQ "Iliricum Libertas". Kurtishi paralajmëroi se forcat e shëndosha shqiptare do ta organizojnë vetveten dhe do të veprojnë në kuadër jashtë institucional, që do të quhet Lëvizja për vetëvendosje, baza e së cilës do të koordinohet fillimisht nga Këshilli i organizatave shqiptare, i cili përbëhet nga rreth 40 organizata joqeveritare."

  2. #2
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    zakonishte keshtu ndodhe ,kur ata qe kinse deputet ne parlament kane harruar se ke perfaqsojne dhe perse jane te zgjedhur!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    po albin-kuqka po e shef se ne Kosove se shpejti kan me ju mbyll te gjitha rruget qe i kishte albin-daqiqi te hapura me serbin
    e tash kqyr edhe shqiptarve qe jetoin ne maqedoni me ju perzie e me i krye disa pun te flliqta te cilat ja kerkon serbet prej ti e vetfundosjes
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.botasot.info/mesme/LV333.JPG

    Edhe në Maqedoni do të formohet Lëvizja “VETËVENDOSJE!”
    Lëvizja e pagëzuar “VETËVENDOSJE!” sikur e Albin Kurtit së shpejti pritet të zyrtarizohet edhe në Maqedoni, një iniciativë që vjen nga Këshilli i Organizatave Shqiptare (KOSH).
    Përfaqësues të KOSH deklaruan ekskluzivisht për INA se së shpejti themelohet lëvizja, por nuk jepen detaje se a do të jetë ajo degë e lëvizjes që drejtohet nga Albin Kurti, apo ndonjë organizëm i veçantë në Maqedoni.
    “Degradimi i faktorit politik shqiptar deri në nihilizëm, po i detyron forcat e shëndosha shqiptare të organizohen dhe të veprojnë në mënyrë jashtë institucionale, në një lëvizje, që do të quhet Lëvizja ‘VETËVENDOSJE!’, theksojnë për agjencinë e lajmeve INA nga KOSH, e cila përbëhet nga rreth 40 organizata joqeveritare dhe qytetare shqiptare në Maqedoni.
    Këto organizata përjashtojnë bashkëveprimin apo të jenë pjesë e ndonjë skenari të lidhur me partitë aktuale politike. Sipas tyre, në asnjë rast iniciativa nuk ka prapavijë të caktuar politike të ndërlidhur me ndonjë subjekt politik, por modeli i funksionimit do të jetë një lëvizje simotër, por deri tani të pakonfirmuar si pjesë e bërthamës së Lëvizjes “VETËVENDOSJE!” në Kosovë.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #5

    Vetëvendosja’ së shpejti në Maqedoni

    TV-ja, e reklamon ne kete menyre si titulli i kesaj teme ,psh : Se shpejti mercedesi i ri i 2011, abs, bbs, stereo, xhama elektrik , ne fund i fut nje cmim 120.000 euro

    ps: Ju qofte per hajer
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 13-03-2011 më 14:07
    Revolution 1848

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    ishalla dhe ne shqiperi se shpejti

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Shqypnia1878
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    prishtine-shqiperi
    Postime
    77
    Shqiponja bertet duke fluturuar,
    rrofte SHQIPERIA E RIBASHKUAR

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •