Te nderuar miq
Po afrojne zgjedhjet, dhe duhet te mprehim shpatat se do ia shajme njeri tjetrit nenen, baben, partine, kandidatin, idealet, deshtimet.
Pse e hapa kete teme?!
Ja arsyet:
BDI: Kemi marrėveshje pėr zgjidhjen e statusit tė familjeve tė dėshmorėve
Partnerėt e koalicionit qeveritar BDI dhe VMRO DPMNE kanė marrėveshje tė pėrbashkėt qė tė zgjidhin statusin e familjeve tė dėshmorėve dhe invalidėve tė 2001 gjatė kėtij viti, kėshtu ka deklaruar pėr Alsat nėnkryetari i parlamentit dhe nėnkryetar i BDI-sė Rafis Haliti.
Por edhe njėherė nuk janė dhėnė detaje se nė ēfarė forme do tė gjendet zgjidhje pėr statusin e ish luftėtarėve.
“Me marrėveshjen politike qė ka BDI-ja me partnerėt e koalicionit ėshtė statusi i ish luftėtarėve i cili gjatė vitit 2009 edhe duhet tė zgjidhet”, deklaroi Rafis Haliti, nėnkryetar i parlamentit.
Partitė shqiptare, organizatat dhe shoqatat e veteraneve tė luftės kėrkojnė qė statusi i ish pjesėtarėve tė UĒK-sė tė zgjidhet pėrmes njė ligji tė posaēėm gjė pėr tė cilėn nuk ėshtė e gatshme pėr momentin partia mė e madhe maqedonase nė pushtet VMRO DPMNE. Nga partia e Gruevskit nuk deshėn tė komentojnė nėse ēėshtja e invalidėve tė 2001 do tė zgjidhet gjatė kėtij viti. Ata mbėshteten nė deklaratėn e dhėnė me rastin e shpalljes sė koalicionit me BDI. Sipas VMRO-DPMNE kjo ēėshtje do tė rregullohet nė kuadėr tė ligjeve ekzistuese nė Maqedoni dhe jo me ligj tė ri.
“Tė dyja partitė vlerėsuan se ēėshtjen e ish pjesėtarėve tė UĒK do ta zgjidhin nė kuadėr tė ligjeve ekzistuese tė Maqedonisė pa aprovuar ligje tė tjera”, ka thėnė Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE.
Nė promovimin e prioriteteve pėr kėtė vit, ministri i Punės dhe Politikės Sociale Xhelal Bajrami, askund nuk pėrmendi zgjidhjen e statusit tė ish pjesėtarėve tė UĒK-sė, me arsyetimin se zgjidhja e statusit tė tyre nuk lidhet me afate kohore.
“Bėhet fjalė pėr njė kategori tejet tė ndejshme tė njerėzve tė cilėt kanė dhėnė kontributin jashtėzakonisht tė madh nė demokratizmin e kėtij shteti dhe nuk do tė lidhem me afate kohore se kur do tė rregullohet statusi I tyre nė kėtė shtet por tė jeni tė bindur se punohet nė atė drejtim dhe se pėrfundimisht edhe pėr kategorinė e atyre njerėzve do tė gjendet njė zgjidhje”, tha Xhelal Bajrami, ministėr i Punės dhe Politikės Sociale.
Pėr zgjidhjen e statusit tė ish pjesėtarėve tė UĒK-sė familjet e dėshmorėve dhe invalidėt e luftės janė zotuar tė gjitha partitė politike shqiptare, por asnjėra, pėrfshirė edhe kėtė tė fundit pjesė e Qeverisė akoma nuk po i jep fund zgjidhjes sė kėsaj ēėshtjeje. Ndryshe shumica parlamentare nė nėntor tė 2008 votoi kundėr njė propozim ligjit tė posaēėm me tė cilin parashihej edhe rregullimi i statusit tė pjesėtarėve tė forcave tė sigurisė qė ishin pėrfshirė nė konfliktin e 2001 dhe familjeve te tyre me arsyetimin se votimi i kėtij ligji do tė rėndonte buxhetin e vendit.
Gjyltene Rexhallari
ALST
dhe
PDSH kundėr ndėrtimit tė kishės nė Tetovė
Nė vendin ku ėshtė paraparė tė ndėrtohet kisha, PDSH sugjeron tė ndėrtohen objekte publike, si pėr shembull pishinė me pėrmasa olimpike.
Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar autoritetet komunale nė Tetovė, tė udhėhequra nga BDI, se nuk po i realizojnė projektet me karakter kombėtar pėr shqiptarėt. PDSH vlerėson se BDI, nė vend se tė ndėrtojė objekte me karakter publik pėr tė gjithė qytetarėt, ka vendosur tė ndėrtojė njė kishė.
Shefi i kryetarit tė PDSH-sė Skender Palloshi thotė se qė ironia tė jetė mė e madhe komuna e Tetovės lejon ndėrtimin e kishės nė njė hapėsirė prej 3 mijė metrash katėrorė, ku mė herėt ishte kėrkuar tė ndėrtohet njė pishinė olimpike. "Pėrgjigja e Komunės, si ēdo herė ishte negative, gjoja se prishet plani detal urbanistik", shtoi Palloshi. Ai publikisht pyet krerėt e Komunės sė Tetovės dhe BDI-nė, nėse njė e mirė publike siē ėshtė pishina e prishka planin urbanistik, pėrse njė kishė nuk e prish atė plan? "Pėr PDSH-nė ėshtė absurde qė Komuna e Tetovės jep leje ndėrtimi pėr njė kishė dhe nuk lejon ndėrtimin e Xhamisė nė Qendėr tė Qytetit, nuk lejon ndėrtimin e Bibliotekės, nuk lejon ndėrtimin e Sallave Sportive, pra nuk lejon asgjė qė ka tė bėjė me shqiptarėt.", thekson Palloshi.
ALSAT
Nese nuk e keni te qarte akoma pse e kam hapur kete teme, t'ua sqaroj dhe me tej:
Ne vitin 2008, afer 2 muaj para zgjedhjeve te parakoheshme PDSH (argate e atehershme e Gruevskit) nxorri "6 kushtet e Thacit", nderkohe qe 18 muaj kishin kaluar ne gjume.
Ne vitin 2009, afer 2 muaj para zgjedhjeve lokale BDI (argate e tashme e Gruevskit) paska gjetur zgjidhje per statusin e veteraneve dhe familjeve te tyre.
Si i behet qe keta politikanet tane frymezohen kaq shume per te ngritur zerin vetem 2 muaj pas zgjedhjeve dhe kohen tjeter e kalojne ne gjume?! Si i behet qe vetem opozita duhet te kerkoje ndryshime, gjera, realizime. Si i behet qe shqiptari s'eshte i pergatitur per te mbrojtur dinjitetin e votuesit te vet, qytetarit nga gjiri i te cilit ka dale, si s'eshte ne gjendje te mbroje djersen e qytetarit te cilen po e shpenzon per lukse e per shthurrje personale?!
Po shqiptaret??? Ne pra, votuesit, cfare duhet te bejme ne?! Te vazhdojme t'i perkrahim ata qe na vjedhin, na poshterojne, na shkelin, na vrasin, na burgosin, na gjykojne, dhe na kerkojne votat, dhe me pas edhe na i vjedhin votat?! Apo duhet te mendojme te ndryshojme pak?!
Ju ftoj per te thene tuajen!
Mbani mend - partite politike "zgjohen" vetem 2 muaj para zgjedhjeve - dhe ju s'duhet te humbisni miqte e te afermit per shkak se Partite jane zgjuar nga gjumi. E thashe me ironi ne fillim te temes, por po ju ftoj per diskutim te kulturuar, te gjejme te perbashketat, te shohim interesat personale, te shohim si na eshte "lujt nana" gjithsecilit prej nesh, dhe si mund t'i gjejme nje zgjidhje cdo gjeje.
Tani qe (me siguri do kete filluar dhe fushata atje), po ju bej dhe nje thirrje nga larg qe te respektoni njeri tjetrin, te respektoni dinjitetin e tjetrit, jeten e familjen e tjetrit.
Po ia ngjes dhe nje sondazh kesaj teme.
Votoni ne sondazh, por mos na lini pa nja dy fjale lidhur me kete ceshtje te shtruar per diskutim.
Ju falenderoj shume!
Krijoni Kontakt