Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 54 prej 54
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: A shërohet depresioni dhe ankthi?

    Ky Mara, thona,

    Ka zbuluar qe ka prejardhjen nga dylberet e turqise, dhe I ka hyp zemrimi.

    Prit kur ti bjere me koke ndonji shtylle rruges.

    Icik haloperidol, te qetson.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: A shërohet depresioni dhe ankthi?

    *

    Stresi, ankthi, depresioni...te gjithe e kane nje emerues te perbashket: sistemin nervor.
    Sistemin nervor mund ta paramendojme sikur nje shtepi te pajisur me rryme (korrent) elektrike. Nese ne nje dhome nuk kemi korrent, nuk kemi drite, nuk punon televizori, kompjuteri, frigoriferi...Ngjashem eshte dhe me sistemin nervor te njeriut...
    Shumica e njerezve te sotem jane te perballur me mbijetesen, vrapojne per ta arritur kete, ate, te gjithat...kjo krijon stresin. Deshtimet e shpeshta krijojne frike, ankth...duke kaluar ne jete te pashprese - depresion.
    Sa me pak stres, aq me pak frike/ankth dhe, rrjedhimisht, me pak (ose fare) depresion.
    E thash thjeshte me fjale, por praktikisht edhe pakez me veshtire. Per sherimin e depresioneve lypset ndryshim i menyres se te jetuarit te deritashem deri ne 180 shkalle.

    *
    klipp&klar

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Norça.li për postimin:

    maratonomak (05-11-2013)

  4. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545

    Për: A shërohet depresioni dhe ankthi?

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Ky Mara, thona,

    Ka zbuluar qe ka prejardhjen nga dylberet e turqise, dhe I ka hyp zemrimi.

    Prit kur ti bjere me koke ndonji shtylle rruges.

    Icik haloperidol, te qetson.
    sa qesharak qe behesh nonjehere ;

  5. #44
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: A shërohet depresioni dhe ankthi?

    Citim Postuar më parë nga maratonomak Lexo Postimin
    depresioni

    cfare eshte depresioni ?


    shperthim i papritur i nervave ?


    murmuritje
    gjume i trazuar
    humbje e kujteses ose veshtiresi per te kujtuar ngjarje
    fiksim dhe mendim te ngjarje te cilat te bejne te ndihesh fajtor
    e te tjera

    nese keto simptoma tregojne depresion , atere qenkam ne hall te madh
    jo mo jo se nerva kane te gjithe dhe kjo eshte gje e mire, por depresioni eshte tjeter embelsire. e para eshte e trasheguar... dhe ne familje rreziku i me shume se dy personave depres eshte shume i madh, pasi tani ilacet kushtojne dhe s'para i blejne dot edhe pse nuk lujane ndonje rol te madh. e dyta depreset zkonisht kane shume shume energji te brendshme dhe per t'i shkarkuar ecin shume apo vrapojne si puna e qenve qe duan te shkarkojne medoemos energji. e katerta duhet t'i shohesh shprehjen e fytyres pasi kane karakteristika te vecanta si sy shume te medhenj te rrumbullakosur dhe shume te levizshem te paperqendruar si dhe te tjera si keto. e pesta depreset duke mos patur nje personalitet te tyrin mundohen te genjejne, mashtrojne me shume se tre here ne dite (tre here eshte e lejueshme) dhe perpiqen te aktrojne e te hyjne ne personazhe te ndryshme gje qe tregon mungese karakteri si dhe nuk kane ndjenja. duan me patjeter te arrijne qellimin e tyre me cdo lloj mundesie dhe pa llogjikuar fare. sa per fiksime se pate ndonje s'do te thote se je depres. edhe kur do te ironizosh te tjeret eshte shenje tipike e depresionit se ndjen kenaqesine e te hedhurit dhe "kenaqesise shpirterore". depreset jane shume shume tipa te fshehur dhe perpiqen te tregohen gjithmone te ditur apo te bejne figure te mire para te gjitheve. pastaj lexo edhe nje cike ne ternet se besoj se ka shume informacion e mos prit te te gjykojme ne. sa per murmuritje te gjithe po flasin me vete nga hallet qe u kane rene.... dhe do te shtohen mjaft
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elian70 : 05-11-2013 më 17:07 Arsyeja: korrigjime
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  6. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-11-2013
    Postime
    3

    Për: A shërohet depresioni dhe ankthi?

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    jo mo jo se nerva kane te gjithe dhe kjo eshte gje e mire, por depresioni eshte tjeter embelsire. e para eshte e trasheguar... dhe ne familje rreziku i me shume se dy personave depres eshte shume i madh, pasi tani ilacet kushtojne dhe s'para i blejne dot edhe pse nuk lujane ndonje rol te madh. e dyta depreset zkonisht kane shume shume energji te brendshme dhe per t'i shkarkuar ecin shume apo vrapojne si puna e qenve qe duan te shkarkojne medoemos energji. e katerta duhet t'i shohesh shprehjen e fytyres pasi kane karakteristika te vecanta si sy shume te medhenj te rrumbullakosur dhe shume te levizshem te paperqendruar si dhe te tjera si keto. e pesta depreset duke mos patur nje personalitet te tyrin mundohen te genjejne, mashtrojne me shume se tre here ne dite (tre here eshte e lejueshme) dhe perpiqen te aktrojne e te hyjne ne personazhe te ndryshme gje qe tregon mungese karakteri si dhe nuk kane ndjenja. duan me patjeter te arrijne qellimin e tyre me cdo lloj mundesie dhe pa llogjikuar fare. sa per fiksime se pate ndonje s'do te thote se je depres. edhe kur do te ironizosh te tjeret eshte shenje tipike e depresionit se ndjen kenaqesine e te hedhurit dhe "kenaqesise shpirterore". depreset jane shume shume tipa te fshehur dhe perpiqen te tregohen gjithmone te ditur apo te bejne figure te mire para te gjitheve. pastaj lexo edhe nje cike ne ternet se besoj se ka shume informacion e mos prit te te gjykojme ne. sa per murmuritje te gjithe po flasin me vete nga hallet qe u kane rene.... dhe do te shtohen mjaft
    Me vjen gjynaf per injorancen qe gjendet ketu ne kete post. Ti ke rreshtuar 5 pika qe jane kompletesisht pa ndonje baze dhe te mbushura me ndjenje negative.

    1.Depresivet vrapojne. Pike se pari, sporti dihet qe ndikon per se miri ne gjendjen e njeriut (mendore dhe fizike). Vrapojne depresivet por dhe jo depresivet. Sigurisht ne tere boten njerezit qe jane jo stabel menderisht, qe vuajne nga depresioni apo ankthi, sugjerohen te kryejne aktivitete fizike ne menyre qe truri i tyre te marre dopamine dhe endorfinat natyrale qe sporti te jep.

    2.Depresivet kane sy te medhenj. Injoranca ketu del nga kupa. Depresioni prek cfaredolloj njeriu, me sy te medhenj te vegjel, kinez arab shqiptar etj. Nuk po komentoj me shume se me vjen gjynaf per energjine qe do harxhoja.

    3.Depresivet mundohen te genjejne. Edhe nje here ja ke futur pordhes. Ndoshta po ngaterron depresionin me ndonje semundje tjeter. Zakonisht njerezit depresiv vuajne nga perbrenda, ata nuk genjejne per tia hedhur te tjerve, ata genjejne apo mundohen te hiqen te lumtur sepse boten e shohin te zymte. Te tere njerezit genjejne sot per tia hedhur njeri tjetrit. Fatkeqesisht depresivet genjejne me pak (sipas hulumtimeve te mia). Biles depresivet jane dhe njerezit me te sinqerte sepse jane ne gjendje te pranojne qe dicka nuk shkon.

    4.Ironia eshte shenje e depresionit. Prap ja fute pordhes djalosh sepse ironi kane te tere. Si mund te ironizoje dikush qe nuk ka besim ne vetvete (karakteristike nje periudhe depresive)?

    Me pak llafe, te lutem mos shkruaj me ketu ne kete teme se po shperndan informacion jo te sakte. Ne vend te ndihmosh je duke gjykuar.

    Gjithe te mirat.

  7. #46
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: A shërohet depresioni dhe ankthi?

    @mungabunga

    Si urdheron shoku komandant! V.F.L.P.

    p.s. sa e ul veten ne forum dhe merresh me llum e injorante si puna ime....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  8. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-11-2013
    Postime
    3

    Për: A shërohet depresioni dhe ankthi?

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    @mungabunga

    Si urdheron shoku komandant! V.F.L.P.

    p.s. sa e ul veten ne forum dhe merresh me llum e injorante si puna ime....
    Se pari, me vjen keq qe e merr kaq personale dhe qe me ironizon se kam me ty, e kam me ato qe ke thene me siper.

    Dhe se dyti, nuk shkruajta ketu per te ulur veten time dhe as per ta ngritur.. dhe aq me pak per te te ulur apo ngritur ty.

    Shkruajta ketu per te ndihmuar me informacion te sakte personat qe vijne dhe kane nevoje per ndihme.

    edit: dhe te lutem ta leme me kaq per te mos dale nga tema e postimit nese ke nevoje per te me "sulmuar" (shif thonjzat ) me dergo mesazh privat me mire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mungabunga : 24-11-2013 më 02:58

  9. #48
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,782

    Për: A shërohet depresioni dhe ankthi?

    Depresionit mundet me ardhe nga magjia( sihrin ) une vet kam qen me teper se 6 muaj depresinon.....

  10. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2017
    Postime
    1

    Për: A shërohet depresioni dhe ankthi?

    I madh. Pergjigje e shkelqyer.
    Me inkurajon fakti qe "Njoh Disa persona qe kane thene dhe menduar qe kurre nuk do dalin nga ''depresioni'' por sot jane njerezit me te lumtur qe I njoh.""

    Best t

  11. #50
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: A shërohet depresioni dhe ankthi?

    Ti nuk e di, jo nuk i njeh ne rrethin tend se kush vuan. Perqindja eshte e larte dhe prek pothuaj cdo njeri ne nje mase te caktuar. Ka plot qe jane depresive por nuk e dine qe jane.Ka qe e dine por refuzojne ta pranojne. Tabu.Pune shqiptaresh.Shoqeri e ndryshur,e kompleksuar qe ne spermatozoid.

  12. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,206

    Për: A shërohet depresioni dhe ankthi?

    Neuroshkencëtarja ndan 6 këshilla: Çfarë duhet të bësh çdo ditë për të pasur shëndet dhe forcë mendore

    * Wendy Suzuki - Neuroshkencëtare dhe profesore e Shkencës dhe Psikologjisë Neurale në Qendrën për Shkencat Neurale në Universitetin e Nju Jorkut *


    Kur fillova të bëja kërkime mbi ankthin në laboratorin tim si neuroshkencëtare, nuk e mendoja kurrë veten se do isha gjithashtu e prekur nga kjo gjendje. Kjo zgjati derisa fillova të flisja, dhe të dëgjoja kolegët, miqtë e mi dhe veten time mbi mënyrën se si po ndiheshim: Të shqetësuar, të stresuar, të hutuar, nervozë dhe gati për të hequr dorë-por nga çfarë?

    Ajo që kam zbuluar, thote Suzuki, përgjatë viteve është se mënyra më e fuqishme për të luftuar ankthin është të punosh vazhdimisht në ndërtimin e të qenit elastik dhe në rritjen e forcës mendore. Gjatë rrugës do të mësoni të vlerësoni apo edhe të mirëprisni disa lloje të gabimeve që më parë i konsideronit të papranueshme, tek vetja dhe të tjerët.

    Më poshtë lexo gjashtë metoda të përditshme për të rritur forcën mendore:

    1- Vizualizoni rezultatet pozitive

    Në fillim ose në fund të çdo dite mendoni për të gjitha ato situata të pasigurta aktualisht në jetën tuaj ,të mëdha dhe të vogla. Për secilën prej tyre përfytyroni rezultatin më optimist. Mendoni se do ta zgjidhni atë problem, çështje që ju shqetëson. Mendoni zgjidhjen më ideale të mundshme. Kjo ndihmon në krijimin e perceptimeve pozitive, por edhe ju ndihmon në ide të reja se si realisht të zgjidhni një çështje.

    2. Shndërroni ankthin në progres

    Truri është krijuar në atë mënyrë që na mundëson të jemi elastikë gjatë periudhave sfiduese - të mësojmë se si të qetësohemi, të rivlerësojmë situatat, të riformulojmë mendimet tona dhe të marrim vendime më të zgjuara. Dhe është më e lehtë të përfitosh nga kjo kur i kujtojmë vetes se ankthi në vetvete nuk është dhe aq i keq. Zemërimi mund të bllokojë vëmendjen dhe aftësinë tuaj për të performuar, por/ose mund t'ju nxisë dhe motivojë; Ju ndihmon të bëheni më të vëmendshëm dhe shërben si një kujtesë për atë që ka vërtetë rëndësi për ju: dhe ndaj ju shqetëson.

    Frika mund të shkaktojë kujtime të dështimeve të së kaluarës; largon vëmendjen dhe përqendrimin; dhe rrjedhimisht minimizon performancën, por ndërkohë mund t'ju bëjë më të kujdesshëm në lidhje me vendimet tuaja reflektimi thellohet dhe krijohen mundësi për ndryshimin e planit që mendonit.

    Trishtimi mund të luhasë humorin tuaj dhe t'ju demotivojë, por edhe mund t'ju ndihmojë të riprioritizoni dhe të motivoheni për të ndryshuar mjedisin, rrethanat dhe sjelljen tuaj.

    Shqetësimi mund t'ju bëjë të vononi dhe të pengoni arritjet e qëllimeve, por edhe mund t'ju ndihmojë të rregulloni mirë planet tuaja; ose ju ndihmon të bëneni më realistë dhe të orientuar drejt qëllimit.

    Frustrimi mund të pengojë përparimin tuaj por gjithashtu mund t'ju nervozojë e për pasojë do të ndjeni sfidën për të bërë më shumë ose më mirë.

    3. Provoni diçka të re

    Këto ditë, është më e lehtë se kurrë të informohesh në internet, por gjithashtu mund të bashkohesh në një klub sportiv lokal ose të marrësh pjesë në një ngjarje virtuale. Gjithçka të re që bëni, nuk duhet të jetë tepër e vështirë, por interesante dhe thjesht pak jashtë zonës suaj të komfortit.

    4. Kërko ndihmë

    Të jesh në gjendje të kërkosh ndihmë, të qëndrosh i lidhur me miqtë dhe familjen, dhe të ushqesh në mënyrë aktive marrëdhënie mbështetëse, inkurajuese jo vetëm që të mundëson të mbash ankthin larg, por gjithashtu të forcon ndjenjën se nuk je vetëm. Nuk është e lehtë të kultivohet, por besimi dhe ndjenja se jeni të rrethuar nga njerëz që kujdesen për ju luan rol të madh gjatë një periudhe stresi.

    5. Shkruani në një bllok apo letër quote popozitive të krijuara nga vetë ju.

    Lin-Manual Miranda botoi një libër për këtë. Përmes quotes ai ndan ato që në thelb janë mesazhe të vogla optimiste të këndshme, që të bëjnë edhe për të qeshur.

    6-Kalo kohë në natyrë

    Shkenca ka treguar vazhdimisht se kalimi i kohës në natyrë ka efekte pozitive në shëndetin tonë mendor. Një studim i vitit 2015 zbuloi se kalimi i kohës në natyrë mund të rrisë ndjeshëm mirëqenien dhe gjendjen emocionale. Nuk keni nevojë të jetoni pranë një pylli për të qenë pranë natyës. Një park ose ndonjë mjedis i qetë me gjelbërim ku nuk ka aq shumë njerëz përreth do të funksiononte mirë.

    Merrni frymë, relaksohuni dhe fokusoni tek tingujt, era e freskët dhe pamja. Përdorni të gjitha shqisat tuaja për të krijuar një vetëdije të shtuar për botën natyrore. Ky ushtrim rrit elasticitetin tuaj të përgjithshëm pasi vepron si një lloj restaurimi i energjisë dhe rivendosjes së ekuilibrit.

    *Artikulli nga Wendy Suzuki neuroshkencëtare dhe profesore e Shkencës dhe Psikologjisë Neurale në Qendrën për Shkencat Neurale në Universitetin e Nju Jorkut. Ajo është gjithashtu autore e "“Good Anxiety: Harnessing the Power of the Most Misunderstood Emotion.” Përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.


    https://tiranapost.al/shendeti/neuro...-te-pa-i503176
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 05-09-2021 më 18:01

  13. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,206

    Për: A shërohet depresioni dhe ankthi?

    * MENAXHIMI I ANKTHIT *


    GJITHÇKA QË DUHET TË DINI

    6 gjëra që nuk duhet t’ia thoni dikujt që vuan nga ankthi


    Gati 1 në 5 persona ka çrregullim ankthi, kështu që ka shumë shanse që të njihni dikë me ankth. Ekziston një shans po aq i mirë që të keni qenë një mbështetje për të dashurin ose kolegun tuaj – dhe të keni t’i keni thënë ose bërë gjëra që ata i kanë perceptuar si jo të dobishme. Këtu janë disa gjëra që nuk duhet t’ia thuash dikujt që vuan nga ankthi:

    1. “Qetësohu!”

    T’i thuash dikujt “të qetësohet” nuk ndihmon aspak. Nëse personi që përjeton ankth do të kishte aftësinë të qetësohej, atëherë nuk do të vuante nga ky çrregullim. Për dikë me ankth, kjo frazë është e bezdisshme. Provoni të thoni diçka si: “Unë jam këtu për ty”, “Unë do të dëgjoj” ose “Unë do të qëndroj me ty”.

    2. “Nuk është ndonjë problem i madh”

    Shumica e njerëzve me ankth e dinë se disa nga mendimet e tyre janë irracionale dhe jashtë proporcionit me situatën në fjalë. T’i thuash dikujt në mes të një sulmi ankthi (ose paniku) se ajo gjë për të cilën ata shqetësohen “nuk është ndonjë problem i madh” është shumë e gabuar.

    3. “Pse je kaq i/e shqetësuar?”

    Kjo është një pyetje e pamundur për t’iu përgjigjur! Sigurisht, disa njerëz herë pas here mund të jenë në gjendje të identifikojnë burimin e shqetësimit të tyre në një moment të caktuar, por shpesh, ankthi dhe sulmet e panikut godasin pa ndonjë arsye të dukshme.

    4. “Unë e di se si ndihesh”

    Nëse nuk keni një çrregullim ankthi, nuk e keni idenë se si është të jesh i gjymtuar nga ankthi. Ndarja e përvojave tuaja me ankthin me dikë që është në mes të një sulmi paniku nuk është e dobishme.

    5. “Gjithçka është në kokën tuaj”

    Në njëfarë niveli, njerëzit që kanë çrregullime ankthi e dinë se shqetësimi është ‘gjithçka në kokën e tyre’. Por kjo nuk e bën ankthin ose frikën e tyre më pak reale. Shprehja e kësaj fraze hedh poshtë shqetësimet dhe ndikimin që ka ankthi në jetën e tyre. Në vend të kësaj, përpiquni të ndihmoni individët me ankth të lidhen me botën fizike përreth tyre. Ndihmojini ata të gjejnë një vend të qetë.

    6. “Përpiqu ta kalosh”

    Njerëzit nuk zgjedhin të kenë ankth. Është një gjendje shëndetësore, ashtu si diabeti, astma ose presioni i lartë i gjakut. T’i thuash dikujt “ta kapërcejë” është e pandjeshme në rastin më të mirë; në rastin më të keq, sinjalizon një mosgatishmëri për të ndihmuar individin të përballet me një gjendje kronike dhe shqetësimin në fjalë. Është shumë më e dobishme të tregoni mbështetjen tuaj, edhe nëse nuk e kuptoni vërtet gjendjen ose si ndihet.



    Konica.al

    https://konica.al/2021/10/6-gjera-qe...an-nga-ankthi/

  14. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,206

    Për: A shërohet depresioni dhe ankthi?

    ÇFARË PO NA TREGON SENEKA?

    “Antidoti i ankthit”/ Kush do të ishte çelësi stoik i paqes mendore?


    E vërteta është se, ne dimë kaq pak gjëra mbi jeën sa ne nuk dimë me të vërtetë se cili është lajmi i mirë dhe cili, lajm i keq,” vërejti Kurt Vonnegut ndërsa diskutonte Hamletin gjatë leksionit të tij të famshëm mbi format e tregimit.

    “I gjithë procesi i natyrës është një proces i integruar me kompleksitet të gjerë dhe është me të vërtetë e pamundur të thuash nëse çdi gjë që ndodh është për mirë apo për keq,” shkroi Alan Watts një gjeneratë më herët në argumentimin e tij të trishtë mbi atë që njeriu nuk duhet të mendojë vetëm në termat e fitimit apo humbjes.

    Dhe megjithatë shumica jonë kalojnë pjesën më të madhe të ditëve tona duke u shqetësuar mbi ngjarjet që pritet të ndodhin dhe që ne mendojmë se do të jenë negative, humbje potenxiale të krijuara nga ato që ne i perceptojmë se janë “lajme të këqija.”

    Në vitet 1930, një pastor e ndau ankthin në pesë kategori shqetësimesh, katër nga të cilat janë imagjinare ndërsa një e pestë, përbëhet nga “shqetësime që kanë një themel real, të cilat ndoshta zënë “vetëm 8% të totalit.”

    Një cikël lajmesh njëzet e katër orëshe që ushqehet mbi këtë pritshmëri njerëzore për keq në mënyrë të pamohueshme e ka shtuar ankthin dhe ka bërë të duket sikur 8% të jetë 98%, por në zemër të këtij realiteti shtrëngues është një tendencë e lashtë e mendjes, kaq fortë e lidhur në psikikën tonë dhe që ekziston në mënyrë të pavarur nga ngjarjet jashtë nesh.

    Filozofi i madh romak i shekullit të parë, Seneka, e ekzaminoi këtë psikikë, si dhe kërkoi antidotin e vetëm real të saj, si dhe e shpjegoi njohurinë e tij të pazakontë në një korrespondencë me mikun e tij Lucilius Junior. Këto janë publikuar më pas si Letrat nga një Stoik.

    Këto ishin letrat që mbartin një dituri të pakohë dhe që i dhanë njerëzimit deri në ditët tona këshillat e Senekës mbi miqësinë e vërtetë dhe atë të pavërtetë, mbi disiplinën e mendjes dhe mbi kapërcimin e frikës.

    Në letrën e tij të trembëdhjetë, të titulluar “Mbi frikërat e pabaza,” Seneka shkruan:

    Ka më shumë gjëra… që me gjasa na frikësojnë ne nga sa ka gjëra që na sulmojnë; ne vuajmë më shpesh në imagjinatën tonë se sa në realitet.

    Me një sy nga vesi njerëzor i vetë-dorëzimit dhe shqetësimit përballë katastrofave imagjinare, Seneka e këshillon mikun e tij të ri:

    Ajo që unë të këshilloj është kjo, ti nuk duhet të jesh i palumtur që para se kriza të mbërrijë; për shkak se mund të ndodhë që rreziqet përballë të cilave ti je zverdhur a thua se po të kërcënojnë aty për aty, mund të mos vijnë kurrë te ty; natyrisht që ato nuk kanë ardhur.

    Sipas rrethanave, disa nga gjërat na torturojnë ne më shumë nga sa duhet; disa na torturojnë ne para se të ndodhin; dhe disa na torturojnë ne ndërkohë që nuk duhet të shqetësohemi fare për to. Ne kemi vesin që të ekzagjerojmë, ose imagjinojmë, ose të presim, trishtim.

    Seneka na ofron ne pak kësaj një vlerësim kritik të shqetësimeve të arsyeshme dhe atyre të paarsyeshme, duke përdorur retorikë elegante për të ndriçuar çmendurinë e keqpërodrimit të energjive tona mendore dhe emocionale në shqetësime të paarsyeshme, të cilat shkaktojnë shumicën dërrmuese të anktheve:

    Është e pritshme që disa telashe do të bien mbi ne; por ky nuk është një fakt i aktuales. Sa shpesh ndodh e papritura! Sa shpesh ajo që pritet nuk vjen kurrë! Dhe megjithëse është e sigurt që e keqja do të ndodhë, nuk ia vlen që ne të dalim përpara për t’u takuar me vuajtjen tonë. Ti do të vuash mjaftueshëm kur ajo të vijë; kështu që ndërkohë këshillohet që të shohësh për gjëra të tjera të mira.

    Çfarë do të fitosh ti duke vepruar në këtë mënyrë? Do të fitosh kohë. Do të ketë shumë të ndodhura ndërkohë që do të shërbejnë për të vonuar, ose për të përfunduar, ose për të kaluar te një person tjetër, sfidat që janë pranë, ose edhe aty ku je ti. Një zjarr ka kapur një rrugë për të ikur. Burrat i kanë shpëtuar një katastrofe. Në disa raste shpata ka ndaluar edhe te fyti i viktimës. Burrat i kanë shpëtuar ekzekutuesve të vet. Edhe fati i keq është i paqëndrueshëm. Ndoshta do të vijë, ndoshta jo; dhe ndërkohë që pret, fati i keq nuk ka ardhur. Kështu që ndërkohë që pret, shiko për gjëra të mira.

    Gjashtëmbëdhjetë shekuj para se Dekarti të ekzaminonte marrëdhënien vendimtare mes frikës dhe shpresës, Seneka konsideron rolin e saj në pakësimin e ankthit te ne:

    Mendja me raste e shtyn veten te format e pavërteta të së keqes edhe kur nuk ka fare shenja që të sugjerojnë ardhjen e ndonjë gjëje të keqe; ajo vërtitet në format më të këqija të ndonjë fjale me kuptim të dyshimtë; ose i bën disa pakënaqësi personale të duken më serioze nga sa janë me të vërtetë, duke menduar jo se sa i zemëruar është armiku, por se çfarë është në gjendje të të bëjë ai.

    Por jeta nuk ia vlen të jetohet, dhe nuk ka kufij për trishtimin tonë, nëse ne zhytemi në frikërat tona; në këtë çështje, lëre kujdesin të të ndihmojë, dhe përbuz me një shpirt të vendosur edhe kur problemi është i dukshëm. Nëse nuk mund ta bësh këtë, kundërvepro ndaj një dobësie tënde me një tjetër, dhe zbut frikën që ke me shpresë.

    Nuk ka asgjë më të sigurt mes atyre që ne kemi frikë se sa fakti që gjërat që ne kemi frikë bien në asgjë dhe gjërat për të cilat ne shpresojmë thjeshtë tallen me ne. Për rrjedhojë, pesho me kujdes shpresat dhe po ashtu edhe frikërat, dhe kurdo që të gjitha elementët janë të dyshimtë, vendos në favorin tënd; beso atë që ti preferon të besosh. Dhe nëse frika fiton shumicën e votave, priru në drejtimin tjetër sido që të mundesh, dhe mos e ngacmo më shpirtin tënd.

    Por rreziku më i madh nga shqetësimi i pabazë, na paralajmëron Seneka, është që ky shqetësim na mban ne vazhdimisht të tensionuar përballë një katastrofe imagjinare, dhe na pengon ne që të jetojmë.

    Ai e përfundon letrën me një citim nga Epikuri:

    “Budallai, pavarësisht të gjitha problemeve që ka, ka gjithashtu një të mirë, ai është gjithmonë i gatshëm për të jetuar.”

    Leksioni i Senekës është i thjeshtë: jeta është shumë e shkurtër, thotë ai, kështu që ne bëjmë mirë ta jetojmë të tashmen me shpresë pa u frikësuar për çfarë do të na sjellë e ardhmja që nuk varet prej nesh.


    / ShtepiaeLibrit.com / Konica.al

    https://konica.al/2019/08/antidoti-i...paqes-mendore/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 02-02-2022 më 16:48

  15. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,206

    Për: A shërohet depresioni dhe ankthi?

    Nëse vuani nga ankthi, këto janë disa nga ushqimet që duhet të shmangni

    Pa dyshim, dieta jonë dhe në përgjithësi ushqimet që zgjedhim të konsumojmë kanë një rol të rëndësishëm në psikologjinë tonë.

    Është vërtetuar shkencërisht se ushqimet e përpunuara mund të shkaktojnë një ndjenjë euforie, megjithatë kohëzgjatja e saj është kalimtare. Në fakt, shumë ushqime që hamë pothuajse çdo ditë ndikojnë në pjesën e trurit që lidhet me stresin etj.

    Kafe

    Megjithëse konsumimi i moderuar i kafesë nuk ka shumë të ngjarë të shkaktojë një krizë stresi, sasitë e mëdha sigurisht që kontribuojnë negativisht. Shmangni sasitë e mëdha të kafeinës dhe kufizoni konsumimin në dy filxhanë në ditë.

    Pije të lehta

    Pijet e gazuara mund të shkaktojnë një dozë të dyfishtë stresi. Nga njëra anë përmbajnë kafeinë dhe nga ana tjetër ëmbëlsues artificialë, si aspartame, të cilët ulin nivelet e serotoninës në tru. Nëse dëshironi absolutisht karbonat, merrni parasysh ujin e gazuar.

    Spageti

    Spageti i bardhë është një karbohidrate dhe përmban sasi të mëdha sheqeri që mund të rrisë sheqerin në gjak dhe të shkaktojë stres. E njëjta gjë vlen edhe për bukën e bardhë. Për të shmangur këtë, zgjidhni produkte me drithëra të plota.

    Të ëmbëla

    E megjithatë, ëmbëlsirat mund t’ju çlirojnë përkohësisht nga stresi intensiv, por pas një kohe përfundoni më keq se më parë. Sasitë e mëdha të sheqerit dhe yndyrave trans rrisin stresin. Kufizoni ato sa më shumë që të mundeni.

    Alkooli

    Shumica e njerëzve që vuajnë nga ankthi mund të konsumojnë alkool, por në terma afatgjatë, alkooli funksionon negativisht. Kjo ndodh për disa arsye. Së pari, ajo ndikon në sistemin nervor qendror dhe mënyrën se si përpunoni emocionet. Së dyti, ai ndikon në nivelet e sheqerit në gjak i cili gjithashtu ndikon në emocione. Së treti, mund të shkaktojë dehidrim dhe paaftësi për t’u përqendruar. Të gjitha sa më sipër favorizojnë stresin.


    Koha Jonë

    https://kohajone.com/nese-vuani-nga-...t-te-shmangni/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 18-03-2022 më 17:40

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Depresioni
    Nga Leila në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 22-08-2023, 16:49
  2. Paniku dhe ankthi
    Nga Albo në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2023, 19:04
  3. Depresioni dhe sëmundjet e zemrës
    Nga Gimi3 në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 08:56
  4. Ankthi i quajtur ateizëm
    Nga intel inside në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 23:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •